Kerko: a
Bardhyl Maliqi: Këmishët e të vdekurve
E marte, 24.03.2020, 11:43 AM
Bardhyl Maliqi
KËMISHËT E TË VDEKURVE
E
keni parë “Arturo Ui-në”?! E keni parë sigurisht.
një
detaj të mbetet në mendje, i mprehtë ligësisht.
Po
sa gangsterë si Ui-ja kanë bërë karrierë
dhe
sa vrasës si Xhivola i kanë padronët Hitlerë?!
Xhivola
mblidhte kapelat e të vdekurve
që
prej armës vrastare kishin ndërruar jetë,
Kapelat
kokës së tij i jepnin formën,
por
jo trutë e atyre që u nisën tatëpjetë…
Mendova
se qe kapriço e forcës dhe kaq...
e
kisha harruar Xhivolën në fëmijërinë e largët,
kur
befas një vdekje më trokiti në gjak,
ç’tronditje
të tmerrshme kam ndier sa kaq!
S’e
pata dëgjuar kurrë zakonin makabër
që
rrobat e të vdekurve të dhurohen për të gjallët,
gjithnjë
e kam gjykuar Xhivolën si monstër,
por
koha nuk pyet nëse je i mirë a i poshtër.
Në
mokrat e makthit realiteti të bluan
dhe
jeta me vdekjen aty qesh e luan,
kur
ke njëzet vjet që ke filluar të vdesësh,
dhe
pemën e jetës ta kultivosh a ta presësh.
Se
kurrë nuk kënaqesh në jetë ç’gatite,
se
fillimin e fundit e sheh në krye dite,
dhe
vesh një këmishë të re nga togu i vjetër,
larë,
hekurosur në kremastarin e gjelbër.
Këmisha
e radhës ka qenë e një plaku,
që
jeta e griu e prostata e mpaku,
që
e shoqja për bamirësi e fali në kishë,
iu
dha një emigranti, punëtor hekurkthyes.
Në
tekstilet e Çikagos këmisha qe prodhuar,
nga
gra emigrante qe qepur e kopsuar,
dhe
kuadratet e errëta si hoje renditur,
ku
grerëzat mjaltin me kohë kanë grabitur.
Ndaj
s’pati shumë fat kjo këmishë azilante
veç
të përfundonte sërish emigrante.
Dhe
rrugën mori për në barakën e vjetër,
ku
era rreh xhamat si mbreti me skeptër.
Dhe
emigranti vdiq: infarkt miokardi,
e
quanin Astrit, Apostol apo Nardi;
për
kërrkënd kjo nuk ka kurrfarë rëndësie,
se
koha rrjedh si ujë prej çatie.
Zbret
nga ulluqet në sterrën e vjetër,
dhe
sterra uturin prej mundimit të egër,
ashtu
Stiksi rrjedh tej Qafëbote,
ku
kurnaci Keront të mbart kësobote.
Dhe
ovullën ta merr nga gjuha e vdekur,
se
mbret është në Had ai e s’ka tjetër.
dhe
Akeronit kufomat mbarten në llucë,
kufomat
pa kollare, këmishë e këpucë…
Këpucët
e të vdekurve shiten te GABI,
ku
blejnë të gjallët, të gjorët nga halli
dhe
kollaret atje i blejnë profesorët,
dhe
kostumet me kile i blejnë doktorët.
Tek
kazanët e plehrave u vjen rëndë t’i shohin,
mos
komshijet, studentët, hafijet i njohin,
e
ku të shkojnë të mbyten të shkretët paskëtaj,
ku
ta shkojnë pleqninë e shkretë patravaj?!
Kjo
zonjë që vërtit prapanicat si autokombajnë,
që
kallinj kalimtarësh shkoqit me radhë,
edhe
kjo te GABI psonis dhe bërtet,
se
tulet s’i nginjen për turp, për ibret!
Këmisha
që ka zgjedhur për burrin e saj
s’di
nga ç’morg a bordel vjen paskëtaj,
një
këmishë e çuditshme: e zezë me kafka,
me
çizme piratësh, me thika të gjata.
Shtati
më rrëqethet thjesht kur e shoh,
ta
prek as një çast nuk mund domosdo.
gruaja
i vesh burrit këmishë banditi,
paçka
se pas tigrit fshihet ogiçi!
Një
prostitutë ka psonisur një kostum serioz,
kapardiset
si kastraveckë në kavanoz,
shpreson
paskëtaj të gjejë një punë për të qenë,
…për
shembull sekretare e zotit Diogjen!
Po
një merak më ha, ashtu si hekurin ndryshku e bren
si
do t’i vejë halli Zylos, po zotit Diogjen?
Sikur
nga Sharra a Limjoni t’ia behin një ditë
në
mes të qytetit të bardhë e evgjitë?
Po
të ngrihen të vdekurit e të zhveshin të gjallët,
t’u
kërkojnë këpucët, këmishët, kollaret,
t’u
kërkojnë livadhet, pronat, çatitë…
Jam
i vetmi që s’do çuditem ndoshta atë ditë!