Kerko: a
Kolë Tahiri: Grija e Tropojës, model edhe i harmonisë fetare
E hene, 16.03.2020, 10:44 PM
GRIJA E TROPOJES, MODEL (EDHE) I HARMONISE FETARE
- E, pra gricoret nuk kane patur kontakte, as
informacion nga Europa plake, por kane patur traditen e vet humane, autoktone,
thjeshte shqiptare. Per me teper ne kete qendrim e sjellje asgje nuk eshte e
imponuar, as me ligj shteterore, nga lart, apo forume te tjera, Gjithcka behej
natyrshem, pa zhurme e pa buje. Jeta e perbashket rrithte ne binaret e saj, ne
menyre perfekte, per t'u patur zili, per t'u trjtuar si mode!-
STUDIM NGA PROF. KOLE TAHIRI
Fshati Gri gjendet ne Malesine e Gjakoves, qe
ndryshej quhet edhe Malesia e Mire. Banoret e ketij fshati jane autokton, me
origjine te lashte Dardane, cka do te thote jane te Trungut ilirian. Fshati ka
terren kodrinor e fushor rrethuar nga plantacioni gjigand i geshtenjave, nje
nga me te famshemit e te medhenje ne Ballkan. Analiza gjenealogjive familjare,
jo kurdohere e besue-shme, sepse emrat e besimit mysliman mund t'i kene
perdorur edhe me pare, tregon perafer-sisht kohen kur keta banore, me qellim qe
te ruanin pronat e veta ndryshuan besimin nga ka-tolik ne mysliman.
Katundi
Gri, dikund me 50 shtep patriarkale me shume kurore shtrihet afer me krahinat e
besimit katolik Nikaj-Mertur. Kjo ka gjeneruar lidhjet e ngushta ekomunikime e
miqesore te dendura misdis banoreve te dy besimeve. Prej kendej buron edhe
dukuria e mirenjohur e talerances e mirekuptimit nderfetar midis banorev te
ketyre krahinave. Per gricoret kane qene
tipar dalues: lidhjet miqesore, harmonia, toleranca nderfetare,
komunikimet e marredhniet miqesore.. jo vetem midsi tyre, por edhe me banoret e
besimit katolik. Numroheshin me dhjetra lidhje kumarie midis banorve te dy
besimeve, kryheshin rregullisht vizitat reciproke per festa apo fatkeqesi,
bashkepunonin ne pune, kremtonin bashkarisht festat, benin recipro-kisht
vizitat te ndersjellta, miqesite e nxenesve ne shkolla e konvikte, ne burgje e
sidomos gjate kohes se sherbimit ushtarak midis te rinjeve e burrave te shquar
te asaj krahine me bano-ret e besimit katoliki etj. etj. Format e ketyre
lidhjeve tradicionale qe perdoreshin ne ato kra-hina binin ne sy dukashem edhe
ne marredhiet e gricoreve me fiset e tjera te largeta. Eshte krenaeri per
gricoret dhe meriton te shenohet, si element qytetarie fakti i pamohueshem, se nuk mbahen mend
vellavrasje midis banorev te ketij fshati me banor te besimit katolik. Kjo
eshte merite e spikatur e Gricorve,,meriton te theksohet, sepse behet fjale per
kohen kur gja-kmarrja, vellavrasja, ne mungese te shtetit ligjor me shtrirje te
gjere benin kerdine.
Ne
territorin e ketij fshati kalonte nje nga rruget, arterie kryesore qe
lidhte fshatra e krahi-nat e largeta te cilat tregetine e benin ne Gjakove,
Prizren etj. Rruga kembesore qe perdorej me mushka qe transpotonin materiale
nga me te ndryshme dhe kuajt e shales qe u sherbanin bajraktareve e njereve te
kamur te krahinav te ndryshme quhej drumi i madh i fisit. Ne ato kohera
flitej, ndonse ne raste te ralla, se tek-tuk, individ keqberes, per shitmendje
provonin armet e veta ne udhetaret e besimit katolik qe kalonin atyre aneve.
Asnje here nuk kam degjuar, se ne katundin e Grise te kene ndodhur ngjarje te
tilla te shemtuara Drumi i dynjase
ishte ne mbrojtje te banorve te ketij fshati dhe institucioneve te veta
tradicionale., konsidrohej i shenjet.
Eshte interesante, se mbase, si ne pak
fshatra te tjera, ne Gri eshte veshtire te gjenden familje te cilat te mos kene
patur lidhje kumarie e marredhenie miqesore me familjet e besimit katolk. Cuditerisht martesat e gricoreve
me vajza te besimit katolik numroheshin me gishtat e dores. Kjo dukuri ka
domethenien e vet e duhet shpjeguar.
Ruajtja
e Drumit katundit, arteries qe lidhte krahinat me Gjakoven, Kosoven, Shkodren etj. ka
qene perparesi e banoreve te ketij fshati miqesor. Mbahen mend, ndonse tejet te
shke-putura, por perfliteshin raste kur, ne pune kolektive (argati) ndonje
kokrisur gjuate udhetaret katolik me qellim per te provuar armen. Per shkak te
ketyre mendesive primitive e rasteve te vrejtura banoret katolike, per siguri nisen te
perdornin emra e mbiemra te besimit mysliman: si, Bajram, Rame, Haxhi etj.
Besimtarte katolike, shpesh emrin Pashk e konvertonin ne Peshk, Zef ne Ismail
etj. Keto mendesi e paragjykime jane ruajtur ne ato krahina deri vone.
Katundi
i Grise, si fshat qe lidhte banorte e krahinave te Dukagjinit e Pukes me Gjakoven
ka qene bastion i mirenjohur per mikepritje e bujari tradicionale, fisnike, per
strehim e marrje ne mbrojtje te udhtareve dhe sipas nevojes edhe t’i strehonte
e mirrte ne mbrojtje. Ai ka qene katundi i strehimit e marrjes ndore (mbrojtje)
te mysafireve. Ne kete fshaht njiheshin, si
familje mikprites shtepi si : Shtepija e Sadik Selmanit e mire
njohur ne ato krahina,
veçohej
per demonstimin e natyrshem e pa, as me te voglen mburrje te ketij virtuti
human. E kjo, ne kohen kur, ne ate ato krahina kurre nuk ka patur as hotel, as
restorant, ndonse levizjet e njerezve kane qene domosdoshmeri e madje pa
nderprerje. Kete nevoje humane e kryenin
me korrektese banorte e ketij fshati te krahines Tropojes.
-
Aty, brezpasbrezi konceptet e ndjenjat e mikpritjes e bujarise kishin gjetut
strehim te thelle ne mendjet dhe zemrat e pjestarve te kesaj familje te madhe,
ku shtepija e banimit qellimisht ka qene ngitur ne udhkryq te Malesise Mire
duke u shnderuar ne simbol te ketij virtyti dhe kreanari per Malesine e
Gjakoves e me gjere.
- Ne fshatin gri Gri funksiononte «Kodi i
Burrave.». Aty gjenin zbatim e perseriteshin fjalet e urat popullore qe lidhen
me mikpritjen e bujarine dhe ushtrohej praktikisht pritja e perciellja e
udhtareve te panjohue, vizitorve e miqve te familjes.
- Per
mikun, mikpritjen, bukedhenien, bujarine etj. ne ato ane jane perdorur gjeresisht e per
shume kohete shprehje te tilla:
-
« Miku asht ai me te cilin ke ndrue buke e ai qe asht ne buke tande, te
hangri buken, te piu kafen, a edhe vetem kalli çibukun »(Kanuni i Skenderbeut).
-
«Kulmi i beses asht ndorja e mikut.», «Ma mire ‘i mik se ‘i çiflik.»
- “ Ma mire nje armik te mencur, se nje mik
budalla !", « Ku han miku asht Zoti.»,
-
« Oda asht shkolle...». « Thuhej : “Burre odash! ».
- « Dy vete e çartin oden : ai, si
s’di e flet e ai qe di e s'flet.».
-
djali i asaj familje, poeti e publicist i mirenjohur Zeqir Lushaj kujton
me mall : Shtohet nje strofe e poetit te ketij katundi Gri, Zeqir S.
Lushaj per ate shtepi shkruan me mall se:
« … Kjo ka qene djepi im,/
Tu blini i Grise ne koder,,
Le te jete kjo vjershe- diciture:
Na ishte dikur «Rozafa e vogel."
Dhe eshte prekes malli i gricorit ne mergim:
“ …me mire se frymor, ndjehem lendor.
Nje lend lisi ne Log te Arvejes,
Nje fije bari ne Qafe te shtylles,
Nje eshke geshtenje, ne kazhnjetin tim,
more edhe nje kungull misiri,,
Ne arat e femijerise,
Them :se- Do te ndihesha mbret,
Do te mreteroja ne emer te lirise.
Si duhet kuptuar mikpritja ?!........
Me sa di une e kam degjuar martesat e gricorve
me vajza te besimit katolik kane qene tejet te pakta, konsideroheshin si motra.
Grija eshte Krasniqe dhe Nikajt jane Krasniqe, pra kusherinj. Ne fshatin Geg-hysen (vella me
Gri), po edhe ne Bujan ngjitur me Gri, mbahen ne mend me shume raste te tilla
te kesaj natyre. Eshte ruajtur ne kujtesen popullore, se kur bajraktari i
Krasniqes shkoi ne Dukagjin, midis vajzave te bajraktarit, zgjodhi njeren prej
tyre e cila pas martese me bajraktarin e Fangut Mu-losmanajve lindi e rriti Mic
Sokolin e famshem.
Ne
fshatin Gri ka patur edhe martesa te tjera, por numri i tyre ka qene mjaft i
kufizuar.
-
modeli me i perhapur ka qene ai i kumaris. Ne Gri, ashtu, si ne fshatrat e
tjera ka qene i du-kshem numri i
lidhjeve te kesaj natyre, d.m.th.,kumarise midis familjeve te besim mysliman e atyre te besimit katolik. Keshtu,
Sadik Selmani i Grise ka patur kumbari e miqesi te sinqerte, madje per
njekohe te gjate me Tahir Sheremetin,
Nik Zogun e Mark Zenunin e Shengjergjit, me Gjelosh Sokolin, me origjine nga
Shengjergj etj. Meriton te permendet fakti se miqesia midis
ketyre familjeve eshte percjellur edhe tek brezat e rinj ne forma te ndryshme,
si te sho-qerise e miqesise, korrespondences e komunikimeve bashkohore ne
internet etj. I tille eshte rasti i lidhjeve e komunikimeve
miqesore te djali te Grise Zeqir Lushajt me Kole Tahirin ne Bruksel, me Frrok
Vukajn ne Tirane etj. Rreth te gjere e komunikime miqesore dhe per qellime
studimore mban Nuredin Lushaj me koleg e bashepunetor nga rrethe te
ndrysh-me. Rste te tilla ka plot, por une permenda ndonje nga ato qe i
njoh edhe vet direkt.
- Probatinite, te njohura ka patur edhe midis
personave te tjere te ketij fshati me persona nga krahina te tjera. Permendej
per mire shoqeria e miqesia vellazerore midis dy te rinjeve te besimeve te
ndryshme., si ajo Dede Gjeloshit Grise me Avdi Rexhen, Murat
Gecaj, me Maxhun Margjeken te
cilet konsideroheshin, si vellezer. Murat Gecaj, mbetur jetim e kishte
ushqyer, me gjirin e vet, si djalin, nena e Nimanit. ne keto raste ishte e
natyrshme qe forcoheshin lidhjet e familjave perkatese dhe madje keto lidhje
trashegoheshin edhe tek brezat e tjere. Lidhje te tilla, vetrete miqesore forconin
unitetin midis krahinave dhe dy besimeve.
- Per dekada te tera jane kujtuar rastet e
strehimit te koçakeve kunder qeverise Zogut, si ai Qerim Ndou me te bijte nga Betosha e Nikajt e
Merturit, Ndue Marashit i Tetajve, Beqir Ndout nga Tetajt etj..
-
Ka qene bere e permendur Dugaja e Grise, (dyqani i Dozhlanit) me shitesin Avdi
Rexha . Ai e pat kthyer dyqanin e vet ne
vater te mirenjohur solidariteti e ndihme per familjet e personat ne
nevoja, sidomos kur nevojat ishin te nguteshme e te konsiderueshme. Ka qene e
ndejshme kjo perkrahje sidomos per nikaj-merturesit e larget e hallexhinje te
krahines Nikaj-Merur, te gjithe, pa perjashtim te besimit katolik. Eshte e njohur, se rastet e fatkeqesive, si vdekje etj. nuk kane qene te
pakta. Zgjidhje te shpejta mund te jipeshin, vetem ne mirebesim edhe per
evenimente te tjera si fejes e martesm dasma etj. Permast e kesaj perkrahje nuk
eshte e lehte te paraqiten me shifra, por eshte fakt se ky shites, si pak kush
kishte krijuar opinion te tille, opinion i bazuar nga nje pervoje e sukseshme
shume vejecare. Nuk kam degjuar, sepse do te perflitej per ndonje rast, qofte edhe
te vetem qe borxhelinjet te mos kene qene korrekt ne kthimin e ndihmes dhene, plus falnderimeve
e fjales mire per shitesin Avdi Rexha, i
cili para pak muajsh ka nderrue jete ne moshen 95 vjecare. Respekt per emrin e
tij.
Kurre e kurres nuk kane ndodhur vrasje
katolikesh ne kete katund. Eshte regjistruar ne histo-rine e ketij fshati, rasti i ekzekutimi te 14 burrave malesor te
atyre aneve, krimi makaber i kryer nga pushtuesit serbo-mlazes ndaj
shqiptareve per te ngjallur urrejtje
krahinore ne keto ane. Po gricoret nuk kane patur qelim as gisht ne kete
gjakderdhje. Ne asnje rast as kush nuk ka shprehur dyshime ndaj gricorve,
Proverbiale kane mbetur kremtimet e
ndesjellta te perbashketa te festave te Pashkeve dhe Baj-ramit, sidomos midis
familjeve te besimit katolike me familjet e besimit mysliman te ketij fshati me
banor human. Jehona e ketyre festimeve nderfetare ndihej deri larg ne ato
krahina. Shtepi me te permendura ne Gri mund te permenden... Sadik Selmanin,
Sadri Salihin, Mal Halilin, Adem Aline, Halil Beken, Muje Baramin, Haxhi
Brahimin, Rame e Harajdin Baramin etj etj
-Modej i perktyer qe eshte veshtire te
ndeshet eshte shembulli i mirekuptimit e bashkepunimit jo vetem i birinjeve,
por edhe i tere bjeshketareve te Grise me bjeshketaret e lagjes Mulaj te Eper dhe ata te Currave Eper.
Interesant, po fakt se, ende, sot e kesaj dite nuk jane percaktuar kufinjet ndares
te ketyre bjeshkeve midis Gise, nga njera ane e Mulajve e Currajve Eper nga ana
tjeter. Mirekuptimi nuk i ka
lene shteg nje kufizimi te tille.
-
Pranimi nga gricoret i banorve te
besimit katolike per te jetuar ne katundin e vet dhe trajtimi pa komplekse e
paragjykime si c`jane rastet e: familjeve te Gjelosh Sokolit, Nike Zogut,
Prel Nika Lulashit nga Puka, Zef Marashit etj. mbeten veper qe meriton levdatat
me te larta. Pra, status i ri per ardhacaket : si komshi te pare, shumeçka
te perbashket : te drejten e ujit per vaditjen e tokes, kullotat ne
bjeshke e ne verri, kazhnjetet, burimet, shkollen etj. per me teper te gjitha
me te drejta te barabarta e te trashegueshme flet per humanizmin e ketyre
banoreve, per faqinjesine e mire si baze e unitetit shoqeror, krahinor e
kmbetar. Gjithcka behej, pa asnji kufizim kohor. Familjeve te besimit katolik,
pa asnje dallim prej vendasve autokton u
respek-toheshin maksimalisht: Origjina perkates, besimi katolik, e dreja
e ruajtjes traditave te veta, kremtimit te festave e kremtimet te besimit
katolik, si cdo e drejte tjeter qytetare, pa asnje ku-fizim. A nuk eshte ky
element qyteterimi Europiano-Perendimor. Pa diskutim qe
po. E, pra gricoret nuk kane patur kontakte, as informacion nga Europa plake,
por kane patur traditen e vet humane, autoktone, thjeshte shqiptare. Per me
teper ne kete qendrim e sjellje asgje nuk eshte e imponuar, as me ligj
shteterore, nga lart, apo forume te tjera, Gjithcka behej natyrshem, pa zhurme
e pa buje. Jeta e perbashket rrithte ne binaret e saj, ne menyre perfekte, per
t'u patur zili, per t'u trjtuar si mode! A nuk ka ne keto mardhenie e
mirekuptime plot gjera prej te cileve duhen nxjerrur mesime serioze per nje
bashkejtese qytetare te kulturuar e humane.!? Pa asnje diskutim qe po. Sa
madherishem e thjeshte e shpreh Zeqiri, poeti i ketij fshati kur me konsidrate
kujton:
Nje cigare duhan ne pjekje burrash,
ngjuhet edhe per tek Ti.
Obligim, dora ne zemer ;
-Tu rrite ndera, zotni.
Edhe kur, ndoshta) nuk e pi.
Dhe,saqaron me tej, se nen hijen e Blinit
baba i e ka porosite:
« Pamvarsisht, se ku?
Nje nate Mysafiri kur shkon.
E ka nje sac mbi krye qe pervelon…
Hajde byre !
Del ne oborr,
zoti i shtepise te prêt, fjala…,
Buzeqeshja…., At’sac ia hjek. »:
- Ne kete fshat femijet shkonin ne shkolle e
ne veprimtarite e tjera kulturor, argetuese, sporive etj. pa pargjykime,
miqesisht. Midis te rriturve, e aq me pak midis brezave te rinj nuk
egzis-tonin, madje perbuzeshin e luftoheshin shfaqie e cdo lloj racizmi e
paragjykimesh denigruese.
- Ne objektet e kultit nuk ka guxuar kush qe
bente sajonte skenare, skandale etj. per te armi-qesuar katoliket me
myslimanet. Ne ato krahina jane regjistruar raste kur armiqt e shqipta-reve (shkijet)
ose trathetar te shitur tek ata inskenonin skandale, si p.sh., thernin derrin
dhe e hidhnin ne xhami dhe perhapnin thashetheme, se ishte «dora e katolikeve»,
me synim per armiqesuar e ndersyer shqiptaret midis tyre, duke shkaktua
perçarje mbi bazen e besimit fetar. Po, ne Gri nuk shiteshin keto mallra. Barikade
qendronte vetedija kombetare, toleranca e shk-elqyer me te cilen mund te krenohej
çdo komb i diteve tona. Nje tregues tjeter emancipimi shoqeror ka qene mbrojtja
e ruajtja me fanatizem i toponimeve dhe obekteve, si trolli i kishes, vendi i
varrezve te besimtareve katolik etj. Kisha
e Grise edhe sot ka nje emer te mirenjohur.
Jo,
vetem kurozitete !
Nuk
eshte pa interes pershkrimi i nje ngjarje, jo te zakomshme qe ka ndodhur ne
kete fshat.
Parashikohej tronditje e medha ne opinionin
shoqeror te vendit e rrjedhimisht edhe ne
ate te ketyre banoreve. Mexhlis i papare i gricoreve, kur thote populli me shtate e
shtatedhjete. Vihen ne levizje aktivistet, pa dyshim
te gjitha levat e partise, organizatat e
frontit, gruas, veterane, rinis e deri tek ajo e pionierve. Ne mledhjen
gjithperfshrese nuk duhej te mungonin as te vegjelit, as pleqet, pra, si ne
kushtrimin tradicional : «Me shtate e 7O.te!» Parshikohej ardhja e e nje
kuadri te larte, ardhja e deputetit te krahines te cilin e shoqeronte nje suite
e madhe. Peshperitej, se deputeti do te mbante nje fjalim te pa degjua, falim
historik. Pergatitje te gjithaneshme, si asnje here me pare. Agjitacioni
figurativ, ne nivelin qe e kerkonte evini-menti: Parulla te llojllojshme,
pankarta, flamuj pa kursim, shirita te shkruar me shkronja te medha zbukuronin
vendin. Ato te zinin frymen e paralajmeronin nje ngjarje epokale.si ; « Parti Enver, jemi gati
kurdohere!»,« Cfare thote partia ben populli!”, « Cfare don populli
ben partia!”, « Socializmin do t’a ndertojme me forcat tona" etj.
parulla e pankarta kunder Imperializmit amerikan, Revizionizmit sovjetik etj.!.
Sinoptiket parashikonin nje ngjarej tro-nditese.
Ne logun e madh te burrave mbreteronte qetesi
varri, nuk ndihej, as levizja e ndonje mize
camarroke. Deputi i djeresitur mban fjalimin e vet dhe ne moment kulmor,
gjenerali ne pen-sion, ish pjesemarres ne lufteten e Spanjes, shoku Veli Dedi,
mbushet me fryme e djers dek-laron, se:
«Vendi i shqiponjave, krenar, i shquar, si gjithmone gjat historise per guxim e
trille te medha ka prish miqesine, me te
madhe qe njeh njerezimi (ate me B.S.) dhe ka lidhur nje tjeter miqesi, shume
here me te madhe e me te fuqishme, me nje nga me te medhenjet e globit: me
Kinen e Madhe. Shperthejne ovacinet. duartrokitjet frenetike e brohoritjet e
porsitura me kujdes per partine dhe udheheqesin e madh. Ushtonte lugina e
Valbones e dridheshin kodra e male.
Degjuesit gozhduar, ulu ne shesh (te
moshuarit kembekryq) kishin ndaluar frymemarrjen, perqendruar veshtrimet tek
tribuna.
Deputeti, pasi merr fryme thelle e sqaron me
tej thellsisht e paturpesisht, na ka trathetuar B.S, prandaj duhet te heqim
dore nga miqesia me te, sepse eshte bere revizionist. Por, burbullon deputeti : Republika
Popullore e Shqiperise e ka oren gjalle. Partia e Punes
dhe udheheqesi i Madh shoku Enver Hoxha na kane lidhur me nje mik tjeter, edhe
me te forte, e me besnik, se ai i pari. Kemi lidhur miqesi te perjeteshme me
Kinen e Madhe te Mao Ce Dunit. Besniket e partise shperthejne ne duartrokitje
frenetike e «urra te perseritura. Deputeti i frymezuar va-zhdon shpjegimet
per miqesine e re e te pathyeshme. Pas
pauzes rastit, Ai rregullon fry-memarrjen, kthehet tek gjuha popullore e
gjemon : « Kinezet,... kinezet jane aq shume e aq te fuqishem, sa me
shkopinje me ardh nuk lane kend me na prish timin e duhanit !». Perseri,
duartrokitje edhe me frenetike, se te parat. Per habi, dikush me kujdes buzqeshete nen buze.
Pas nje triumfi te tille, sipas tradites te
«konsultimi i kuadrove partise me masat, me popullin», drejtuesi i metingut
pyet ne, se dikush donte te shtonte diçka, apo te pyeste deputetin e der-guar
me porosi te vecante nga lart. Ishte krijuar tradita e forte, qe ne kesi
rastesh, persona te pergatitur me pare, me mburrje te vecante shprehnin, ne
emer te pjesemarresve miratimin e madje shpalosnin angazhimet e veta.
Premtohej, se te gjithe do te ishim gusht bashkuar rreth partise me komitetin
qendror etj, etj.
Kuptohet, se tere kjo eufori shoqerohej me
duartrokitje te stuhishme, aq sa habiteshin edhe godinat e mbetura bosh te
Dervishlereve te Teqes se Molles Kuqe perballe.
Pas pak, nje burre i moshuar, Gjalosh Sokoli
i Shengjergjit i pranuar prej dekadash, si banor i Grise me te drejta te
barabarta nga ata qe populli i quan «burra kuvendi ose odash», te cileve ua degjonte
fjalen shpreh deshiren per te thane diçka, ne gjuhen e popullit qe
perfaqesonte :
- «Te lumet goja, o shoku deputet (e njihte
deputetin me rrenje e dhemballe), boll bukur fole! Te pacim ty e partine sa
keto male ! Per prishjen me B.S. nuk na vjen, aq keq, se populli i
Tropojes nuk i ka pase, asnje here per zemer shkijet dhe vllaznit e tyre sllave
te cillet, kurre nuk ia kane da te keqen Shqipnise e Kosoves.»
Pas nje pauze,- vazhdoi plaku i urte, - na
gezove me mikun e ri. Po, une kisha me thane dhe e gre zanin qe te degjihej
mire : « Ata, .. ata, duke bere me dore prej Bjeshkes,- priti
Zot ! Priti zot ! Mos ua pashim faren ne trojet tona se ne deri dje ju kemi thane GABEL!
Trojet i kemi ruajt e do t’i ruajm vete»!
Kjo
pat qene Bombe me efekt te ndjeshem. Ajo befasoi
degjuesit, trondit metingun. Peshperima, zallamahi midis njerezve te thjeshte.
Gjendja ishte aq kritike sa edhe komike... Njerezit, sidomos te moshuarit, me
veshtersi mbani te qeshurit. Nje pergjgje e tille, as qe menduar, as nga me kundershtaret
me te eger, te kesaj miqesie te padegjuar as parashikuar.
Ne kete situate, me te vertete dramatike (diktatura
nuk fale ne kesi rasesh) deputeti duke u çje-rrur, me gishtin drejt plakut
bubullon : « Eh ! Bre ! Na e paskemi armikun midis
nesh ! ».
Te gjithe drejtohen tek veterani dhe presin
reagimin e tij, autokritiken.e sinqerte, si ndegjegj vrare. U zbulua se ky
«armiku» jetonte i maskuar ne gjirin e popullit. Larg tradites per t’u
per-mbajtur ne kuvend, plaku, ngrihet, ne njerin gju dhe sokllin ne drejtim te
deputetit : « Po. Po ! Anmik e zgupan Shale! Anmik e fort bile, o Hoxha
i Kolashinit… »!
Vazhdimi
i metejshem i asaj qe ndodhi pas kesaj nuk paraqet inters. Mjafton te themi, se
kjo fjale e plakut, Gjelosh Sokoli te Grise u perhap shpejt, ne krejt rrethin
dhe eshte permendur, per shume kohe dhe permendet edhe sot nga populli i ketyre
krahinave. Kur i dolen rrathet edhe kesa miqesi te madhe me kinezet, nuk e di,
nese e mori vesh plaku apo jo ..!? Gjeloshi prej kohesh kishte kaluar ne amshim.
Ndonjeri, por sidomos pjesemarresit e metingu thoshin: " Sa mire e sakte
kishte pas thane Gjelosh Sokoli i Grise, i paste shpirti drite»!
-
Rrenjet historik te kesaj tolerance e harmonie nderfetare shembullore te
popullit Tropojes jane deshmi e kultures tradicionale, deshmi e
asaj, se Shqiptaria ka qenderuar, kurdohere mbi dasite fetare, por edhe e
orientimit europerendimor te ketyre banoreve.
Legjendat deshmojne, se kumbonet e Kishes Grise degjoheshin deri ne Gjakove e
rrethe. Gojedhenat thote, se aty ka qene nje manastir, madje, manastir i
degjuar me mjaft murgj te perkushtuar. Ne nje kohe, qe nuk mbahet mende, koh e
pa shenuar ne dokumente te njohura deri me sot, fltet, se kur sulmohet ky
manastir nga forca te errta (nuk perjashtohet mundesia perfaqesues te besimit
ortodokes), tragjedia pat qene e permasave serioze. Per rrjedhoje, ma-nastiri
shkaterohet me zjarr e hekur,
shkrumbohet gjithçka mbi toke. Qellimi te mos mbe-teshin gjurme, as
nishan.
Gojedhenat flasin, se aty kleriket paskishin qene shume. Ata u kapen ne befasi dhe u theren bar-barisht, si bagetia. Kufomat e tyre u hodhen ne perrua, ose u mbuluan ne gropa kolektive. Sipas legjendes, njeri prej murgjeve qe mundi t’i shpetonte kasaphanes i tmerruar arrin ne qendren e vet dhe me nje fryme deklaron : «Na kane gri te taneve» ! Veç une mujta te pervi-dhem e zoti me shpetoi gjalle, vecse me tregue...!
Prej kendej, i mbeti emri katundit GRI, çka
do te thote, se te gjithe besimtaret katolik i pat gri nje force e errte, siç
ishte forca e prifterinjeve ortodoks te serbise, Stefan Dushanit, apo te ndonje
tjetri. Dokumentet e Vatikanit, kur te arrihet qe te zbulohen nuk eshte cudi qe te hedhin drite mbi ate
ngjarje te ruajtur brezpasbrezi ne kujtesen verbale te banoret. Pa dyshim qe do te sqaronin edhe
situaten politiko-shoqerore ne teresi. (Besoj, se per kete fakt duhet te kete
informacion edhe studjuesi zellshem i folklorit te atyre krahinave, intelketuali,
Nuredin Lushaj, me origjine nga ky fshat). A nuk flet kjo per tolerancen e
mirekuptimin nderfetar, ne menyre te vecante te banorev te fshatit Gri te
Malesise Mire (Gjakoves), te rrethit Tropojes.
Me ka ngjallur kersheri edhe rasti i
geshtenjes (trungut) mirenjohur nga banoret e atyre aneve te emertuar «Kshtaja
e Currit"ose Bajram Beg Currit."
Gjithnje, sipas gojedhenes te ruajtur mire ne
kujtesen e banoreve deshmohet, se ne nje
lendin qe shtrihet midis dy lagjeve lartesohej trungu i nje geshtenje. Per
kete, kishte plasur sherrnaje serioze. Trungu
i geshtenjes gjendej ne kufi midis dy zonave dhe asnjera njera pale nuk
le-shonte pe. E solli puna, qe konflikt t'i binte ne vesh Bajram Currit i cili
gezonte rrepektin e malesoreve. Nisur nga gjendja prijesi popullor per te shuar
grindjen atdhetari u drejtohet ba-shkekrahinasve te vet: « Burra te
Malesise, a po ma falni mue kete trung geshtenje?" Gicoret nuk e
prisnin nje kerkese te tille dhe e
pranuan, me kenaqesi propozimin. Zgjidhja shuante grindjet dhe shenonte nder
per te gjithe banorte pa perjashtim. Trungu i gshtenbjes u be prone e Bajrm Currit. Tregonin, nuk dihet sa eshte e vertet po prodhimin e saj per shume vite ia
dergonin Bajram Currit ne Gjakove. Ky trung geshtenje, qe mbulon nje lendin te tere
perjtesishttere eshte thirur "Kshtaja e Currit.".
Ne
rerritorin e fshatit Gri ushtronin "zejen" e tyre edhe te
shumeperfolurit Dervishet e Grise, Ata
banonin, ne lagjen Molla e Kuqe, ne Kosharishte, matan lumit te Valbones, ne Gri. Banesa e tyre
sherbente, si vend peligrindazhi per besimtaret e atyre krahinave e madje, deri
ne Kosove.
Po sjelle tregimin trondites te deshmitares, te ndjeres, Sofia Doshi (Hajati)
e martuar ne Salce te krahnes Nikaj Mertur. Sofia, nuse e re, bsahkeshorte e
Kole Gjonit nga fsahti Salces e kesaj krahine do te shkonte per pune
dokumentesh ne Tropoje. Si njerez bestyd vendosin, qe te ta-koheshin edhe me
dervishin e Tyrbes, ne lagjen Molle e Kuqe. Cifti ishte martuar para pak kohesh. Nusja mbante ne djep femijen e vet te pare djale. Gjate biseds, Devishi
i deklaron cif-tit ri, se do te ishin jetegjate, se do t'u lindnin edhe djem te
tjere, madje ata do te beheshin, aq te zotet, saqe, ai nuk e parashikonte dot.
Dervishi e mbyll parashikimin, me
sinqeritet misio-nari, se do t’u lndte edhe nje vajze e cila do te martohej, do
te behej me femije, por, ne mo-shen 42 vjecare, ajo do te
vdiste."Parashikimi ugurzi nuses iu ngulit fort ne koke dhe nuk e harroi
tere jeten.
Kaluan vitet, njeri pas tjetrit. Cifti tashme,
per shkaqe ekonomike ishte shperngulur e vendo-sur ne qytetin e Shkodres. Aty
atyre u lindin edhe tre djem te tjere
dhe nje vajze. Djemt
per-funduan studimet ; dy prej tye ne ish B.S, dhe i treti ne Gjermani. Djali i
vogli u be mekanik i shquar ne Shkoder. Ankth i shkaktuar nga devishi e ndoqi
Sofi Doshen tere jeten. Ne fakt u be realitet parashikimi: sapo vajza mbushi 42
vjec ndrroi jete, ashtu sic e kishte parashikuar der-vishi. i cuditshem. U be
realitet i hidhur parashikimi makaber i profetit.
Sofi
Doshin, nena e vajzes dhe djemve Marash Hajatin, gazetar i degjuar e vellezerit
e tjere i kam ndohur mire e drejtperdedrejti.
.
Pranimi
dhe vendosja e Teqes se dervishve ne token e Grise dhe kthimi i saj ne vater,
qender peligrinazhi popullor per njerezit e krahines e madje deri thelle ne
Kosove shpjegohet edhe me tolerancen nderfetare te gricorve.
Shtrirja
e germimeve arkeologjike ne kete fshat do te zbulnte fakte te rendesishme
historike te cilat do t'i sherbenin te sotmes dhe te ardhmes.
Ne
kete mjegull qe ka mbuluar krejt globin (koronavirusi) hodha keto konsiderata
per kete fshat dhe banorte e tij.
-Nga Belgjika, pranvere 2020-