Kerko: a
Murat Gashi: Poeti që shfaq mallin dhe dhimbshurinë
E hene, 09.03.2020, 08:28 PM
POETI QË SHFAQ MALLIN DHE DHIMBSHURINË
VËSHTRIM
PËR LIBRIT POETIK "DIELLI MBI FLOKNAJË" TË AUTORIT ENVER SULAJ
Nga
Murat GASHI
Libri poetik
"Dielli mbi Floknajë " i poetit Enver Sulaj, u botua këto ditë nga
SHB "PROKULTRPRESS” në Prishtinë.
‘Sonte po numëroj yjet në qiell/Pas përcëllimës tropikale/M'u dogj kupa e
kresë…’
Libri poetik i
autorit Enver Sulaj, "Dielli mbi Floknajë " që u botuar këtyre
ditëve, në fund të shkurtit dhe fillim marsit, më dha një frymëzim tjetër për
të dhe një vështrim. Që në fillim të librit më ra në sy poezia e parë me
titull: Sa shumë të dua, e cila në vete, shpreh shpirtit të poetit.
Kështu poeti e fillon librin me vargjet e lira, me një stil sa figurative aq
edhe stilistike, ku shpreh mallin e tij për kohën e ikur.
‘Sa shumë i dua ata sy/Krahët e mi s'e zënë në përqafim horizontin para
meje/Dua të eci këtë natë skaj më skaj qytetit/T'i takoj miqtë e vjetër, t'ua
shoh thinjat e flokëve /E rrudhat e ballit /Të flas me ta për dashuritë që
s’janë më /Se ato ne i vramë /Pastaj vramë edhe veten’.
Që në fillim të
librit poetik "Dielli mbi Floknajë" të autorit Enver
Sulaj, në vargjet e para poeti, shfaq mallin dhe dhembshurinë e rinisë së tij,
për t'u takuar me miqtë e gjeneratës dhe, t'i shoh ata dhe vetën se si ju ka ik
koha e rinisë përmes flokëve të thinjura dhe rrudhat e ballit, ku me metaforën
artistike thotë se ato ne i vramë; por e vramë edhe vetën. Këtu poeti Enver
Sulaj si duket e mallkon kohën e ikur, por dhe veten, të cilët nuk janë parë në
mes veti shumë vite.
Bota poetike e
poetit Sulaj, nuk ndalet vetëm këto vargje të lira që pasqyruam në fillim, por
janë një botë e tij e brendshme, ku pastaj i eksploron te lexuesit dhe pasqyron
gjendjen e tij shpirtërore brenda vetvetes.
Për nga tematika
dhe rrethanat e kohës, këtë poetikë mund ta identifikojmë si një poetikë
lirike, ndërsa për nga stilistika dhe zhanri poetik, na del një libër poetik
modern, me një gjuhë shumë të kthjellët, ku poeti i përjeton dhe i trajton
problemet e jetës, që na kanë kapluar damarin e shpirtit njerëzor. Për të
kuptuar më lehtë lexuesi, titulli i librit poetik "Dielli mbi
Floknajë" është një titull metaforik, që kërkon zemrën e lirisë në
subjektin lirik. Ndërkaq, në poezitë, poeti pasqyron librin kur objektin e
trupit e paraqet me kwto vargje: Zemra e vogël. Duke pritur kthimin Duke
pritur kthimin... As natë As ditë Në këtë pritje Rrufetë çajnë lisat Sytë e
përlotur Shohin veç zemrën e vogël Tek lulet për pak ngrohtësi Në këtë botë të
madhe Ku s'gjen njeri... Figuracionin poetik në këto vargje, poeti fuqishëm
që ndërlidh zemrën e vogël me botën e madhe ku jetojmë. Pastaj, ai e sheh botën
e vet se si po ikin nga njeri - tjetri. Këtu poeti duket se ka një dhembshuri
shpirtërore për vendin, atdheun që po zbrazet, jo për shkak të dashurisë por për
shkak se rinia nuk ka perspektivë nga hipokrizia e tepruar, e cila ia ka
ngulfatur frymëmarrjen dhe e ka katandisur atdheun e çliruar me gjak. Pra,
libri poetik i autorit Enver Sulaj "Dielli mbi Floknajë "
është një libër poetik, që lidh shpirtëroren shqiptare, përmes ndjenjës së
dashurisë, dhimbjes, por krenar, duke mos kaluar entitetin e vet dhe
vendlindjen për asnjë çast si në vijim: Sa shumë i dua ata sy, duke pritur
lajmin, lëkur gjarpri, pelerinë turpi, marrëzira në kohë paqeje, kohë dilemash,
poemë për liri, lutje etj.
Unë si lexues dhe
lexuesit tjerë në përgjithësi përmes këtyre vargjeve të poetit, shohim shtrirje
të gjerë motivore, jo vetëm shpirtëroren, humanizmin e tij, por edhe vargjet
poetike moderne - postmoderne, të cilat nuk dallohen nga ato poezi
"botërore ", veç se poezitë e Poetit Sulaj, janë të shkruar me një
frymë e motiv tjetër shpirtëror. Te poezitë e autorit, kemi të bëjmë me
tematikën poetike që lexuesi sheh një ndjenjë të veçantë të dashurisë, dhimbjes
por krenar në vendin ku jeton poeti. Pra kemi të bëjmë, përveç elementeve
poetike që i ka shpreh poeti, dhimbjen, humanizmin, kemi edhe dashurinë
atdhetare të cilat me figurat të fuqishme artistike i shpreh. Libri poetik i
Enver Sulaj, zdrukthurohet, jo në bazë të cikleve por si një tërësi, universale
të unifikuar artistikisht, ku poeti i shpreh qartë temat dhe motivet që i
identifikon subjektet lirike - objektet, të veçantë në krijimtarinë dhe
mendimit shpirtëror. Poeti Enver Sulaj, për nga stili i thurjeve të vargjeve
dhe për nga përdoromi i figurave stilistike është një poet i ri modern dhe
bashkëkohor, që në qasje tek lexuesit krijon përshtypje se është një poet
Rilindas, ndërsa në krijimet e tij artistike është poet bashkëkohor modern i
këtij mileniumit të ri, sepse vargjet poetike të Enver Sulaj, Janë të thurura
me figura metaforike moderne, ku përveç tyre vijnë në shprehje edhe dhimbja
patologjike e atdheut, epiteti, e shumë figura tjera. Këto vargje, të këtij
stili modern i gjejmë edhe te dy libra tjera poetike, të botuar më parë si:
" Nyjë në ujë ( poezi ) botuar NB " RILINDJA " PRISHTINË 1997,
dhe ZJARRMIJA E STINËS ( poezi ), botuar SHB " LUMBARDHI " Prizren
2016. Me vargjet artistike poeti Enver Sulaj, nuk do të ndalet por do të
vazhdon edhe me botime tjera, sigurisht me figura të reja metaforike dhe pse jo
me stilizim më të avancuar posmoderne. Ka dorëshkrime poetike dhe publicistike
që presin dritë e natyrës në hapësirë të hapur ku lexuesit mezi presin që t'ju
bie në dorë për ta ushqyer shpirtin e tyre. Autorit, Enver Sulaj, i urojmë
shëndet të mirë e jetë të gjatë, dhe suksese në krijimtarinë e tij letrare
poetike, ku letërsia shqiptare pasurohet me thesar të çmuar. Respekt pafund!...