Kerko: a
Enver Bytyçi: Teoritë e legjitimetit dhe rasti i pushtetit ilegjitim në Shqipëri
E diele, 01.03.2020, 04:06 PM
Teoritë e legjitimetit dhe rasti i pushtetit ilegjitim në Shqipëri
Nga
Enver Bytyçi
Legjitimiteti
është ekuilibër, besim, harmoni, si dhe çelësi i çdo suksesi për qeverisjet në
përgjegjësi. Kjo do të thotë se dimensioni i legjitimitetit është politik,
ekonomik, social dhe moral. Për këto arsye filozofët dhe politologët
përcaktojnë tezën se legjitimiteti është tipari themelor i shoqërive dhe
shteteve demokratike, në të cilat sundon ligji, e drejta, dhe ligjshmëria është
në harmoni e ekuilibër me moralin dhe të drejtën. Një qeverisje totalitare ose
autoritare mund të jetë legale, por ajo kurrë nuk mund të fitojë legjitimitet
për shkakun e thjeshtë se qeverisjet si këto prodhojnë kriza të vazhdueshme dhe
nuk mund t’i zgjidhin atë brenda sistemit.
Nëse
analizojmë me metodën krahasuese tiparet dhe karakteristikat e qeverisjes në
Shqipëri, atëherë do të shkojmë te përfundimi i pakontestuar se sistemi i
qeverisjes te ne nuk është legjitim.
1.
Legjitimiteti i qeverisjes vjen nga zgjedhjet e lira, të drejta e të ndershme.
Të gjitha palët e zgjedhjeve në Shqipërinë e 6 viteve të fundit janë provuar me
zë dhe me figurë si zgjedhje e votime të manipuluara, të blera, të vjedhura dhe
të falsifikuara me një qëllim të vetëm, të shpallur publikisht: - Tepsia dhe
timoni të shkojnë në duart e Edi Ramës! Ky ishte dhe mbetet deformimi themeltar
i qeverisjes. Legjitimiteti i zgjedhjeve u shkërmoq sidomos më 30 qershor të
vitit të kaluar për pushtetin lokal, kur të gjitha bashkitë u shndërruan nw
bashki tw tipit të shtetit totalitar.
2.
Si të jenë zgjedhjet, e tillë do jetë qeverisja! Sot kemi një qeverisje jo
vetëm me tepsi e timon në duart e Edi Ramës, por edhe një qeverisje që ka
uzurpuar kushtetutën, ligjet, institucionet dhe pushtetet e qeverisjes. Vendin
e ligjit e kanë zënë urdhëresat e ministrave dhe të kryeministrit, vendin e
kushtetutës e kanë zënë vendimet e qeverisë. Kryeministri është vetë
parlamenti. Spektakli i tij në atë sallë është gjithçka për qeverisjen e sotme.
Nuk ka gjykatë kushtetuese as gjykatë të lartë. Mbi 80 mijë dosje të ankesave
të qytetarëve presin prej vitesh të shqyrtohen për të të jepet drejtësi.
Gjithçka është në duart e një personi. Tashmë edhe presidenti dhe funksioni i
tij janë mënjanuar e përvetësuar nga noterët e qeverisë. Qeverisja në këtë vend
shpreh vullnetin e numrit një të partisë në pushtet. Ai i sheh të gjitha
institucionet si instrumente në duart e tij. Gjykatat i ka zëvendësuar me
policinë e shtetit në duart e tij. Vetë ai edhe formalisht kryen funksione të
dubluara.
3.
Legjitimiteti i qeverisjes së sotme në Shqipëri është kërcënuar dhe rrënuar nga
mënyra e qeverisjes. Një qeverisje legjitime është dhe duhet të jetë qeverisje
transparente. Qeveria e sotme shqiptare nuk ka marrë qoftë dhe një vendim në
konsultim me qytetarët dhe grupet e interesit. Gjithçka publiku e mëson pasi
projekti të bëhet ligj. Praktika që vendimet të merren jashtë syrit të
taksapaguesve shqiptarë është praktikë rutinë e qeverisjes së Edi Ramës. Madje
dhe taksat e qytetarëve përdoren në mënyrë mafioze.
Në
këtë aspekt Rilindja ka ndërtuar një shtet të tipit mafioz!
4.
Qeverisja shqiptare është delegjitimuar gjithashtu për shkak të kriminalizimit
dhe bashkëpunimin e saj me organizatat mafioze, të cilat u ngritën bazuar në
një platformë politike qeverisëse, me qëllim që të përjetësohet pushteti
politik i Edi Ramës!
Mund
të renditen njëmijë tipare që e bëjnë qeverisjen në Shqipëri jo legjitime. Kjo
do të thotë se Shqipëria është në një çekulibër të frikshëm. Qeverisjet
jolegjitime gjithmonë krijojnë kriza, konflikte dhe disbalanca. Ato krijojnë
një hendek të jashtëzakonshëm midis të pasurve dhe të varfërve. Rritin përmasat
e dhunës e të terrorit verbal e fizik ndaj qytetarëve. Ushtrojnë një
arbitraritet dhe arrogancë të shfrenuar ndaj kujtdo. Ndërkaq liderët e një
qeverisjeje të tillë bëjnë kujdes të madh dhe shumëfishojnë buxhetin e
performancës, lobimit dhe imazhit të tyre. Gjithçka vihet në shërbim të
interesave dhe këtij imazhi të liderit kryesor dhe ndihmësve të tij në
qeverisje të tilla.
Liderët
e një qeverisjeje të tillë shndërrohen gjithashtu në liderë ilegjitimë. Si të
tillë ata i drejtohen metodave jo demokratike, thirren në mitet dhe simbolet
nacionaliste, ushtrojnë një lloj bullizmi në komunikimin me zgjedhësit e të
tjera sjellje të kësaj natyre. Kësisoj thellohet disekulibri social e civil.
Ndërkaq sa më ilegjitim të jetë qeverisja aq më destabil është një vend me
qeverisje të tillë, si Shqipëria e sotme. Krizat në këtë rast janë të
pashmangshme. Kjo krizë nuk është vetëm politike, por edhe ekonomike, sociale
dhe morale.
Instabiliteti
ushqen dhunën e qeverisjes jolegjitime, e ndërkohë nxit rezistencën e
kundërshtarëve të kësaj qeverisjeje. Në këtë rast institucionet paralizohen
edhe nga pikëpamjes formale. Eshtë lideri jolegjitim ai që merr përsipër të
gjitha përgjegjësitë dhe ndërton modelin e shtetit të dhunshëm mbi qytetarët.
Cikli përsëritet derisa njerëzit të organizohen që qeverisjen jolegjitime ta
rrëzojnë. Erozioni i qeverisjes jolegjitime ndërpritet vetëm atëherë kur
qytetarët bëhen të vetëdijshëm se sistemi ilegjitim në pushtet duhet rrëzuar
dhe shkatërruar. Dhe në fund një sistem jolegjitim i qeverisjes mund të
rrëzohet edhe me mjete jolegjitime. Këto që trajtova më lart janë teza të
bazuara në teoritë e shtetit dhe jo thjesht investigime të qeverisjes në
Shqipëri.
Por
rasti i Shqipërisë përbën modelin tipik të vërtetimit të hipotezave teorike të
raportit të shtetit me legjitimitetin ose jolegjitimitetin.