Kerko: a
Arbana Xharra: Amerika ishte shpresa!
E shtune, 29.02.2020, 06:28 PM
Amerika ishte shpresa!
Nga
Arbana Xharra
Edhe
pak ditë na ndajnë nga shënimi i 21 vjetorit të bombardimeve që zgjatën 78 ditë
dhe përfunduan me dëbimin e forcave policore dhe ushtarake të regjimit të
Serbisë nga Kosova, me ndihmën e Amerikës.
Trupat
e KFOR-it u futën në Kosovë dhe në mendje më vijnë pamjet e qytetarëve teksa i
puthnin edhe tanket nga gëzimi që shpëtuan. Kjo ishte data kur historia jonë
ndryshoi, falë Amerikës.
Kjo
ishte kërkesë e gjithë shqiptarëve që nga vitit 1912 kur na e ndanë fatin të
mbetemi nën Serbi. Nuk mund të harrojmë as ata që u shpërngulën me dhunë, e as
ata që pësuan deri në Luftën e Dytë Botërore, as viktimat e Rankoviqit,
demonstratat e vitit 1968, ato të vitit 1981 e as qindra e mijëra vjet vuajtje
në burgjet e Serbisë.
Thjesht
asgjë nuk fillon me një datë të caktuar. Sikur të fillonte lufta në vitin 1990
kur u hoq autonomia e Kosovës, zor se mund ta prisnim një mbështetje kaq të
madhe ndërkombëtare. Kur minatorët u mbyllën në zgafellet e xeherores së
“Trepçës”, përveç sllovenëve dhe deri diku kroatëve, askush nuk guxonte t’i
përkrahte. Madje edhe sindikatat e fuqishme evropiane dhe botërore të
xehetarëve heshtnin.
Nuk
kishim mbështetje sepse Jugosllavia ishte e fortë, kishte autoritet të madh në
botë. Por regjimi i ashpër që nisi me mbylljen e shkollave, vendeve të punës,
si kundërpërgjigje mori rezistencën paqësore për shumë vjet, bota nisi të
njihej me zorin tonë të madh. Por edhe lëvizjes paqësore i erdhi fundi, masakra
e Reçakut dhe lufta e vendosur e UÇK-së i hapën rrugën ndërhyrjes ushtarake të
NATO-s.
Tash
21 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s secili kemi nga një tregim për ta treguar, por
një është e sigurt: pa Amerikën sot nuk do të kishim shtet!