Kerko: a
Marjan Sebaj Sopi: Ateizmi
E shtune, 29.02.2020, 11:36 AM
ATEIZMI
Nga Marjan
Sebaj SOPI
Sot flitet për shumëçka, për probleme të ndryshme, për
jetë, për egzistenën e saj, për punë pra në përgjithësi për njeriun, dhe prapë
jemi të pakënaqur me shumë pyetje e për të cilat duket se nuk gjejmë dotë
përgjigjje. Shpeshëherë në shkrimet e temat e mia kam cekur dhe gjithnjë ceku
se; edhe pse ndoshta bota e sotme jeton më mirë në përgjithësi çka i përket
jetës mirëqenies materiale se sa më parë, por që prapë jemi në vetvete të
pakënaqur, të pavullnetshëm, të palumtur, e mos të them herë herë edhe të
dëshpruar nga e gjitha. Gjithnjë na mundon pyetja rreth prejardhjës sonë?
Kështu që sot mund të themi se njeriu është më tepër të ashtu themi një lloj
roboti, një „orë e kurdisur“, gjithnjë në vrapë, gjithnjë në lëvizje, duket si
gjithnjë në kërkim të diçkaje, mirëpo kur e pyet, ai prapë nuk din të
përgjigjet nga është, kush është, nga vie dhe çka është qëllimi i tij në këtë
botë, dhe atëherë çuditemi se pse gjithë ky vrap i tij, siç shprehemi “si pa
kokë”, pse nuk është i lumtur, pse duket sikur i humbur në këtë kohë të
konzumimit, kohë të materializmit dhe egoizmit, ku duket se gjithnjë e mundon
pyetja në vetvete, se nga vjen dhe kah shkon ai?!
Pra, kur flasim mbi jetën e njeriut, gjegjësisht mbi vet
njeriun ku edhe në veprat e mia si 1. „Njeriu mes lirisë e përgjegjësisë“
pastaj 2. „Njeriu pikënisje dhe qëllim i shoqërisë“ veçanarisht
kam potencuar dhe potencoj se ku qëndron ajo „barazëpesha egzistenciale“,
apo ekuilibri i tij, për të vlerësuar drejtë dhe për të nderuar atë marrëdhënie
në të cilën është, e këto si shembull janë; qëllimi apo marrëdhënia e
njeriut ndaj Krijuesit të tij, marrëdhënia ndaj vetëvetës, ndaj njerëzëve tjerë
dhe krijesave të tjera. Dhe vetëm duke e kuptuar këtë, atëherë mundemi
që në plotëni të realizojmë njerëzorën tonë. Mos të anashkallojmë apo më mirë
thënë mos të harrojmë askurrë se vija e veçantë e dinjitetit njerëzor është
pikërisht kjo; njeriu është i ftuar të jetë në bashkim, unitet me Zotin,
dhe këtë që nga vet fillimi i krijimit të tij. Nëse shiqojmë, edhe vet
Bibla, apo librat e besimeve tjera (si Kurani etj) që në fillim na shpallin apo
lajmërojnë lidhje me marrëdhënien shumë të ngushtë dhe të gjallë mes Zotit dhe
njeriut, dhe anasjelltas si dhe mes atij trekëndshi në marrëdhënie njeriu me
njeriun dhe Zoti. Të gjithë besimtarët e dinë apo duhet kuptuar dhe ditur se njeriu
në një mënyrë është i ftuar të jetë partner i Kriuesit lidhje me
zhvillimin dhe përsosmërinë e kësaj bote, saktësisht njeriu të jetë gjithnjë në
dialog me te dhe anasjelltas.
Mirëpo, siç cekëm që në fillim, fatkeqësisht është fakt
se sot ka njerëz që nuk e njohin dhe nuk e shohin atë marrëdhënie, d.m.th këtë
ftesë drejtuar atyre, e të cilët pra nuk e njohin dhe pranojnë, apo më sakt e
mohojnë Zotin, mohojnë egzistencën e tij, apo luftojnë kundër pranimit të
emërit të tij dhe këtu tanimë takohemi me termin apo dukurinë, realitetin e
ateizmit.
Mohimi i Krijuesit
Është e kuptueshme pse njeriu është i pakënaqur, i
mërzitur, i lodhur nga vrapi, nga kërkimi dhe prapë nuk gjenë përgjigjje të
duhur. Po, është shumë normale se njeriu duhet të mendoj mbi prejardhjen e tij,
të mendoj mbi jetën, por në njeriun ndodhë diç tmerrësisht e palogjikëshme ku
njeriu, krijesë Hyjnore, e mohon vet Krijuesin e tij, ku pasoja mohon
vet shkakun e saj, mirëpo pranë gjithë kësaj është fakt se ateizmi sot
është dukuri reale. Është fakt se ka njerëz dhe sisteme të tëra filozofike të
cilat tentojnë që në mënyrë tjetër të shpjegojnë botën, ku si shkak i së
gjithës nuk e shiqojnë apo njohin Zotin Krijues, si një qënie të
jashtëzakonshme dhe plotësisht të përsosur, plotësim i egzistencës dhe jetës, por
shiqojnë në materie e cila në fillim ishte edhe pa jetë por edhe pa arsye,
kurse që e gjitha u bë pastaj duke iu falenderua lëvizjes së saj evulutive
gjatë kohës. Pra, këta njerëz në metarie shiqojnë substancën e qënies së
nevojëshme, e vendosin në fillim të gjithçkaje, duke e shpallur të përjetëshme
dhe të vetmjaftueshme atë, e cila shkak të egzistencës së saj ka përjashtimisht
në vetvete. Kështu nga ajo sot nxirrën të gjitha ligjet me të cilat jemi të
rrethuar në botën fizike, biologjike dhe intelektuale.
Mirëpo, fillimisht të shiqojmë dhe përcaktojmë këtë term,
për të kuptuar më mirë dhe më drejt se çka do të thot ateizëm. Pra, vet
fjala „ateizëm“ ka prejardhje nga fjala greke a teon e që në vetvete do
të thot apo shënon diç që është „pa Zot“, diç që „nuk ka Zot“.
Mirëpo, shiquar realisht patjetër duhet cekur se ky term nuk është edhe i
paqartë, mirëpo ndoshta këtu është më mirë të flitet mbi „sindromin ateist“.
Termi dhe llojet e ateizmit
Çka është ateizmi? Ateizmi është gjithësesi një pikpamje
e caktuar mbi botën. Këtu në rend të parë bëjnë pjesë ata (ato) që në mënyrë të
qartë definitivisht e përjashtojnë Zotin, e ky do të ishte apo do të quhej pra;
ateizëm filozofik apo ideologjik. Ateizmi i tillë është i themeluar në
konceptimin e caktuar filozofik, përpiqet të arsyetoj ideologjikisht dhe
sistematikisht mos ekzistencën e Zotit. Pastaj, takohemi me të ashtuquajturin ateizëm
postulativ ose materialist. Këtu nuk hulumtohet filozofikisht apo në
mënyrë filozofike, por se mohimi i Zotit është më tepër postulat i ideologjisë
së caktuar, qëndrim ndaj zgjidhjës së jetës dhe njeriut. Për shembull i tillë
mund të themi se do të ishte ateizmi i Marksit. Ky, pra, asnjëherë nuk është
marrë në mënyrë doktrinale me pyetjet rreth egzistencës së Zotit, por thjesht e
ka mohuar Zotin. Deri këtu ka arritë duke kritikuar religjionin në të cilën nuk
ka parë mundësinë e zgjidhjës së pyetjes rreth njeriut, përkundrazi ai ishte i
bindur se religjioni edhe më tepër e tjetërson njeriun.
Marksi duke pranuar materializmin dhe shpjegimin e botës
materialiste të Fojerbahut si dhe metodën e Hegelit mbi interpretimin e
fenomeneve, ai thjeshtë mohon dhe përjashton Zotin si pjesë të strukturës
njerëzore e cila tjetërson njeriun. Pra, këtu nuk kemi fakte apo gjë
përfundimtare dhe sistematike nga e cila do të shihej se nuk ka Zot, apo që
egzistenca e tij është e pabesueshme, por këtë mund të themi se ky më tepër
është postulat nga i cili nisët. Pra, ateizmi i Marksit (ateizmi Marksit) ka karakter
dogmatik.
Pastaj, ka njerëz të cilët nuk e mohojnë Zotin në mënyrë
të qartë, mirëpo mendojnë se lidhje me egzistencën e tij as që mund të dijnë e
as të vërtetojnë gjë. Nuk thojnë me ndonjë siguri se a egziston apo nuk
egziston ai. Këtu pra fjala është për ateizëm agnostik.
Ky lloj ateizmi nuk e pranon dhe nuk llogarit se egziston
Zoti ( a – teos), pamvarësisht se a egziston apo jo ai, kështu që vlerëson dhe
jeton sikur të mos ketë Zot. Mirëpo, mos të harrojmë se te shumica, metoda e
studimit është e gabuar: këta do të dëshironin që Zotin ta arrijnë përmes
metodës së shkencave positive, dhe kur nuk e arrijnë këtë, atëherë thjeshtë
konkludojnë se nuk ka Zot. Ndërsa, duhet kuptuar se qenësia e Zotit i shmangët
çdo lloj mase dhe përcaktimi njerëzor, pasi qenia e tij transcendente tejkalon
plotësisht përtej përvojës sonë njerëzore. Kështu që, të përmbledhësh apo
përfshishë të gjithën në metodën e shkencave positive do të thot t’ia mos
qëllosh apo ta gabojsh qenien Hyjnore. Këtu tani arrijmë te i ashtuquajturi ateizëm
pozitiv. Dhe ky mentalitet pastaj lindë sloganin: “Shkenca ka dëshmue se
nuk ka Zot” Mirëpo, ne pyesim, cila shkencë? Mos vallë Fizika? Jo, sepse
ajo mirret me botën materiale dhe ligjet e saj! Atëherë mos Kemija? Jo, meqë
ajo mirrët me vështrimin e atomeve dhe ndryshimin molekular të elementeve të
ndryshme si dhe marrëdhëniet e tyre! Mos atëherë Paleontologjia? E kjo mirrët
me gërmimet dhe hulumtimet e të së kaluarës! Biologjia? Jo, sepse kjo mirrët,
apo hulumton fenomenet e jetës në format e saj më të ndryshme! Atëherë mos
Mjekësia, apo biokemija medicinale…? Pra, siç e dimë dhe e shohim se çdo është
shkencë positive për lëndë të saj ka vështrimin dhe analizimin e një gjëje të
kësaj bote tonë materiale. Kështu që, në fund asnjëra shkencë nuk mirrët me
pyetjen e egzistencës së Zotit. Sepse, Zoti transcendon botën materiale, kështu
që është i pa kapshëm apo i pa arritshëm për cilëndo apo fardo hulumtimi
material!
Kur bie fjala lidhje me ateizëm positiv, të cekim edhe
një slogan të saj; ” I besoj pra vetëm asaj që e shoh me sy!” Ky është
pretendim shumë arbitrar dhe injorant, sepse mjafton të kujtojmë se jo e gjithë
bota materiale është objekt i përvojës sonë, veçanërisht përvoja vizuale. Ne
përfundojmë për shumë realitete të botës materiale vetëm mbi bazën e veprimit
të veçantë që vëzhgojmë në materie. Pra, njeriu ende qëndron para materialës në
atë masë sikur para një misteri që përkundër të gjitha angazhimeve tona në
botën materiale, të cilat shpesh janë analitike dhe precize, ku ne ende nuk e dimë përgjigjen e pyetjes; Çka
është materia? A është atëherë çudi që Zoti është "i fshehur" për
kërkimet tona materiale?
Kur të shiqohen të gjitha këto që i cekëm deri më tani,
ka njerëz të cilët botëkuptimin e tij e formulon kështu: “Nuk e di a agziston
Zoti. Mirëpo, një forcë duhet të egzistoj!” Me këtë rast nuk dimë se a flitët
këtu tani për teizëm apo ateizëm,vërtetë vështirë është të dimë këtë. Pra, çka
është ajo “Forcë” – me këtë rast kjo është pyetja themelore. Nëse pra, kjo
“forcë” nuk është asgjë më tepër se forca materiale, atëherë këtu bëhet fjalë
për materializëm; mirëpo, nëse pra nën termin e tillë mendohet në Qenien më të
lartë, të ndryshme nga kjo botë materiale, atëherë këtu është fjala për teizëm!
Megjithatë, shpesh kjo shprehje është më shumë, më tepër, një arratisje apo
ikje nga manifestimi i qartë i bindjës së tij.
Kur është fjala për ateizëm, gjithësesi një kujdes të
veçant meriton i ashtuquajturi ateizëm praktik. Si dukuri ky ateizëm
është përhapë dhe përhapët më së shumti në vendet e zhvillimit të lartë, në vendet
e zhvilluara dhe të pasura ekonomikisht. Sipas disa statistikave në të cilat
hasa, shkruhet se vendet nordike prijnë me këtë lloj ateizmi, si shembull
Suedia me përqindje ka rreth 50% të popullatës së deklaruar ateistë praktik, po
ashtu është edhe në vendet tjera nordike si Norvegjia, Finlanda etj…faktikisht
kjo është një jetë e një vetë-mjaftueshmërie të caktuar. Jetohet ashtu sikur të
mos kishte Zot fare, që do të thot se teoritikisht nuk e mohon askush
egzistencën e tij, e që i bie se në praktikë (praktikisht) mohon egsistencën
e Zotit. Pra, në rrethet e tilla dhe tek ata individ, në Zot nuk llogaritët
aspak, kështu që shpeshherë flitët dhe shkruhet mbi “Zotin e vdekur” apo “Zotin
i cili ka vdekë!”
Siç shohim, kur është fjala për shkencat positive, kemi
cekur më parë se ato nuk mundin me metodat e tyre as të dëshmojnë, e as ta
mohojnë Zotin. Mirëpo, atë çka ato mundin, është tregues për ate, duke na
zbuluar pasojat e veprimtarisë së tij. Këtë ato e bëjnë pikërisht duke
eksploruar saktësisht këtë botë materiale, duke zbuluar ligje të thella, lidhje
dhe veprimtari të qëllimshme brenda botës materiale. Kështu psh. e dimë se
mjeku dhe naturalisti suedes me emërin Carl Linne (1707 – 1778), i cili
faktikisht solli apo prezantoi nomenklaturën binare me të cilën çdo bimë dhe
kafshë ka emërin, gjininë dhe llojin, e në një moment gjatë punës tij i
mahnitur dhe ngazëllyer mbi pasuritë e jetës, brohoriti: “Pashë Zotin të
kalojë, dhe unë u shtanga!” Mjafton të ndalosh mbi një gjethe të një
bime! Ajo, vërtetë Ai është një fabrikë e vërtetë që shndërron lëndën
inorganike në lëndë organike! Njerëzimi ende nuk ka një fabrikë të tillë nëse
do të kishim, do të zgjidhnim problemin e ushqimit! Dhe nëse do të kemi
ndonjëherë një gjë të tillë, ne do të duhet të jemi studentë të asaj gjetheje
më parë, të studiojmë se si ajo e bënë atë, më pas të bëjmë studime të
shkëlqyera dhe së fundi të shkruajmë libra studimi. Kush pra pastaj mund të
marrë guxim e të thot se ajo gjethe punon apo vepron pa lidhje, pa kordinim e
që nuk njeh veprim të qëllimshëm? Kurse edhe më vështirë është të supozosh se
para të gjithave qëndron vetëm materia edhe atë në formën më primitive të saj,
përfundon studijuesi Linne.
A mos vallë nuk kërkohet këtu besimi më i fortë, dhe se a
mos është këtu më vështirë të besohet se jeta ka filluar nga mosjeta, materia e
vdekur, se sa të besojsh se në fillim, para së gjithave qëndron Qenia e cila
është plotësimi i jetës dhe egsistencës sonë?! Në rast të parë pasoja do të
ishte më e madhe se shkaku?! Kështu që, duhet thekësuar se shkencat positive
nuk mund të provojnë (dmth tregojnë) Zotin, mirëpo duke zbuluar pasurinë e
botës materiale fuqishëm shtyjnë njeriun që të kërkoj shkakun e parë. Dhe duke
ndjekur pastaj këtë rrugë, atëherë njeriu mund edhe të zbuloj Zotin.
Kështu që lirisht mund të themi se; shkenca apo njohuri janë më të pakta ato që
të largojnë nga Zoti, kurse shumë e më shumë shkenca (njohuri), të sjellin
(afrojnë) te Zoti!
Prandaj, nuk kemi nevoj “të frikësohemi për Zotin” sepse
sa më shumë që përparon shkenca natyrore, përkundrazi, duhet edhe më tepër të
gëzohemi, sepse ajo zbulon “shenjat e gishtërinjve” të kryersit, dhe shkaktarin
e krijimit të kësaj bote tonë materiale.
Aty - këtu mbi shkaqet e ateizmit
Pas kësaj që pamë shkurtimisht mbi ateizmin, tani do të
cekim e do të themi diç mbi shkaktarët e ateizmit. Vërtetë është për tu
çuditur se si në një mënyrë mund të themi se ateizmi është „fëmijë“ në mesin
apo rrethin e krishterë! Kuptohet se këtu tanimë shtrohet pyetja: Çka
dështoi këtu?! Shpallja, dëshmia? Përvoja e krishterë?Përvoja e
besimtarit? Pra, si erdhi deri këtu që njeriu aq shumë ta çmoj apo thënë më
mirë të vlerësoj vetën dhe njohurin e tij, saq mbrenda botës dhe civilizimit të
krishterë, po edhe vet i pagëzuar, menjëherë, me automatizëm e befasisht, të
pohoj se nuk ka Zot?!
Siç kemi cekur më parë, shkaktarët si dhe vet ateizmi
janë të shumtë. Shpeshherë kjo është një lloj preteksi kundër të keqës në botë,
kundër vështirësive që i kanë ndodhur njeriut, kështu që në gjithë këto e ka
vështirë të gjejë e të njoh Zotin i cili kujdeset për këtë botë, i cili i don
njerëzit. Kështu që qyshmë atëherë kërkohet Zoti (kurse çdo njeri deshi apo jo
është kërkues i Zotit, kërkon Zotin) në të mirat e krijuara, në shkencë,
teknikë, zhvillimin njerëzorë, ku nga to kërkon dhe pret zgjidhjen për njeriun
dhe këtë botë. Bota në të cilën jetojmë shpeshherë vështirëson, pengon,
arritjen te Zoti, pasiq njeriu jep siguri të rremë dhe ndjenjë të vet –
mjaftueshmërisë.
Pra, mund të themi lirisht se një përgjegjësi të madhe
lidhje me ateizëm bartin edhe vet besimtarët. Ata do të duhej të dëshmojnë me
jetë, vepra dhe fjalë, ata do të duhej t‘i „tregojnë“ botës së sotme Zotin,
kurse fatkeqësisht shpeshherë dhe pikërisht ata janë demant, apo mohim i tij.
Këtu vie në pyetje edukimi i krishterë i dobët dhe i lënë anash, predikim e
shpallje e pamjaftueshme dhe e dobët e Ungjillit, mbyllja e kishës mbrenda
katër mureve në hapësirat e veta, dëbësimi i vetdijës misianike, mbështetje
vetëm në shoqëri të caktuar të klasës shoqërore etj…
Marjan Sebaj SOPI
28. 02. 2020