E shtune, 27.04.2024, 05:47 PM (GMT+1)

Mendime

Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

E shtune, 29.02.2020, 09:29 AM


Drejtuar:         Përfaqësisë së Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dt.29 shkurt, 2020

Lënda:             Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Përshëndetje,

Jemi disa votuese dhe votues të Partisë Socialiste; midis nesh ka edhe anëtare/ë të saj. Përmes kësaj letre dëshirojmë që t’ju njohim me një mocion për reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mocioni përcakton objektivat kryesorë të reformimit dhe propozon një paketë me 10 ndryshime e plotësime themeloreProgramin dhe në Statutin e partisë. Kërkojmë nga ju, paraqitjen e tij për votim Kongresin e PS, të dt. 29 shkurt 2020.

Kjo letër do të bëhet publike me qëllim që çdo anëtare dhe anëtar  i PS, çdo votuese dhe votues  i PS, çdo simpatizante e simpatizant i saj, e po ashtu edhe çdo qytetare e qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhet - në vend dhe në emigracion - të ketë mundësinë që të njihet vetë me përmbajtjen e këtij mocioni dhe të përcaktojë lirisht e me bindje të plotë  qëndrimin personal ndaj tij.

Ne besojmë se shumica do ta mirëkuptojë dhe do ta mbështesë këtë mocion për reformim, pasi reformimi përmirëson Partinë Socialiste e për pasojë përmirëson edhe qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj dhe të votueseve e votuesve të saj.

“Mocion për Reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”

Vazhdimi i misionit politik afatgjatë për të cilin u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë në vitin 1991 dhe zgjidhja e problemeve ekonomike, sociale e politike që përjeton vendi ynë në këtë periudhë zhvillimi (përfshirë edhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe shërimin e pasojave të tyre),  kërkojnë sot një reformim të thellë cilësor Programit politik dhe të Rregullave të funksionimit të saj.

Objektivat e mocionit

1.    Parti me liri  fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial.

2.    Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

3.    Parti  që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë.

Paketa me ndryshime e plotësime në Program dhe në Statut

1.    Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që      garanton me ligj të               drejtat  dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi materiale për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i             domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim,  shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë.

2.    Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislativë dhe ekzekutivë, qëndrorë dhe         vendorë, janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë              demokratike, si dhe të korrigjojnë çdo veprim të mëparshëm qeverisës, që nuk respekton këtë detyrim,           pavarësisht  se kur është kryer.

3.    Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar, do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për            amendimin e       ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë       vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon                 kontrollin parlamentar të ekzekutivit dhe shmang çdo përqëndrim ”de jure” e ”de facto” të pushtetit shtetëror në            një institucion apo individ të vetëm.

4.    Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të    institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH,  për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë           nga          korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen: (a) - Verifikimi sistematik dhe pa            asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit           të            Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë; (b)- Konfiskimi i             pasurive të tyre të paligjëshme; (c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur,            që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

5.    Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik  manipulimit          dhe vjedhjes së votave, që mund t’i bëhet  çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit (zgjedhje parlamentare e vendore, referendume, për çështje me interes publik, qëndror dhe vendor).         Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit    politik të personit apo personave  porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.

6.    Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga                organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë              parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që    shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore,   detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste. Përndryshe, duhet të argumentojnë mospajtimin e vet me          anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej  tyre rivotim të  fshehtë; ky       rivotim është vendimtar.

7.    Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet         përgjithmonë nga Partia Socialiste e Shqipërisë: (a)pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka        përfituar nga         manipulimi dhe vjedhja e votës; (b) - pavarësisht funksionit, që mund të ketë patur ose vazhdon të            ketë  në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

8.    Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë        papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit   të bashkisë.

9.    Numri i mandateve partiakekryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të          Shqipërisë kufizohet deri në dy.

10. Në Partinë Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake         vendimmarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturore për mbrojtjen e   demokracisë          së brendshme, respektimin e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të   partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë                mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë. 

***

Për të siguruar arritjen e të gjithë objektivave të mocionit, paketa zbatohet e plotë. Kjo paketë është konceptuar si një strukturë unike, e përbërë nga 10 njësi në lidhje logjike mes tyre, që të gjitha të domosdoshme për të arritur reformimin e synuar. Për këtë arsye,  paketa i paraqitet Kongresit për t’u votuar si një e tërë , me Po” ose “Jo”. Njësitë  1-5 dhe 6-10 integrohen përkatësisht në Programin dhe në Statutin e partisë. Ky integrim shoqërohet me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tjera të nevojshme, bazuar në tekstin dhe në frymën e njësive 1-10.

Tiranë , 26 shkurt, 2020

Me respekt

Arta Dade, Eva Teqja (Allushi), Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani, Përparim Bodinaku



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora