Kerko: a
Sevdail Hyseni: Më(vetë)simi..!
E hene, 17.02.2020, 05:41 PM
Satira festive
Më(vetë)simi..!
12
vjet Kosova shtet
Pavarësi
e sovranitet,
Me
disa njohje botërore
E
marrëveshje vendore!
Midis
garash me maska
Reciprocitet
ose taksa...
Shtyhet
loja pa fund
-Tërhiq
e mos këput!
Por,
kjo Festë pavarësie
Sjell
mesazhe lumturie,
Kryetari
Trump me pietet
E
uron Kosovën shtet!
Na
këshillon sikur shokun
Mos
ta humbim dialogun,
Se
për ndryshe dreq o punë
E
hamë bajgën për samun!
Siç
e hëngrën fqinjët tanë
Me
"Apaçët" mbi tavan...
Që
s'i ndalnin dot fishekët
Deri
sa i mbushën brekët!
S'ka
nevojë të biem ndesh
E
t'na shkoj mundi për lesh,
Kemi
ndihmën amerikane
Dhe
mbështetjen gjermane!
Ndaj,
Kosova si të themi
Mos
të bëhet mollë karremi,
Prej
që kur u bë si shtet
Le
t'kremtoj me dinjitet!
T'rritet
gëzimi deri n're
Na
prin shqipja n'OSBE,
Me
projekte mbi tryezë
Nga
Presheva në Prevezë!
Sevdail Hyseni