Kerko: a
Bardhyl Maliqi: Përtej harrimit
E hene, 17.02.2020, 12:31 PM
Bardhyl Maliqi
PËRTEJ
HARRIMIT [1]
Çfarë ka përtej
harrimit? Cilët janë kufijtë e tij?
Apo harrimet janë si
amebat - qenie pa kufij,
Trupa njëqelizorë që
ndryshojnë formën e vet,
Shumë shtete një komb,
shumë kombe një shtet?
Klithje
e përmallim në rrugën e gjatë,
në
lëkurë të huaj deri në atë pikë,
fjala
u bë mall, fjala u bë brisk,
u
bë tel e u këput nga era nëpër ditë.
Ra,
por nuk u zhbë as në kohë të egra.
Lart
mbi Karadak shndrin një plis i bardhë,
mbi
krye burrash me flokët e gjatë,
që
i shpurpurit dhe gërshet i lidh era.
Në
dëborë janari kur lulëzojnë bajamet,
vocërraket
tanë me abetare në gji,
shpirtra
që ndriçojnë në dallgë e stuhi,
këmbëzbathurit
e mi me ëndrra në sy!
Mos
më quani Promete, as Zot i mëkatit,
mëlçinë
ma ha zhgaba e xhelatit,
nga
Tartari vjen në trojet e të parëve tanë,
zgjimit
të këngës i ndruhet psiqika e saj e vranë!
Kur
flet shpirti, nuk ka pritje, grua,
nuk
i ik ftesës sate erëmirë,
jo
se nuk di të thurr vargje për dashuri,
por
jashtë diç më grish, jam biri yt, Liri!
Klithje
e përmallim e dhimbje pambarim,
se
gjethet ma kujtojnë vdekjen tënde.
Përherë
me ty, shtegëtar ditësh,
endacaku
i rrugëve rubairash rende.
Si
frymëmarrja e tokës është kënga ime,
përjetim
nate me shi, gugatje pëllumbash,
me
erërat bëhem një në rrugët e padukshme,
ku
parandjenje e klithjes Luginën trand në endje!
Presheva
brenda saj si në gji të natës struket,
I
mungon puthja rrugës, ku macet trupojnë.
Asgjë
e jashtëzakonshme, veç kujtimit pranveror
dhe
aromës së asaj, që nuk u bë gruaja ime.
Peisazh
i ngrirë nga metaforat e zbrazura,
si
t’ia bëjmë historisë në këtë skaj të dheut?
Në
këtë baltë të gjetur jemi tash mijra vjet,
kur
sllavët s’ kishin as dhe, as flamur, as shtet!
Na
vrasin, na zhbëjnë në detin kuq e zi të Tivarit,
ku
arkëmorti ynë shkundullon e flet,
kroi
i Idriz Seferit çurgon nëpër fletë,
dhe
Durmish Presheva vrap në Vlorë u gjet.
Në
kufij zemrash agojnë mëngjezet e vrarë.
kur
vdesin para diellit vëllezërit Gërvallë
por
hapat me Shtutgardin nuk janë fort larg,
mortja
edhe vargjet troksain në prag.
Nëpër
Grykë të Urnës përmendorje e gjallë,
ndër
fatamorgana venë e vijnë shqiptarë,
me gisht i ndalin tanket në Grykë të Konçulit,
nëpër
lumenj gjaku, bjeri burri-burrit!
Sa
emra, ujë e gurë, ka Shkupi e Bardhari,
flamur
i shpalosur Shaip Mustafë Shqiptari,
me
shembjen e Kanunit, Anton Çeta i pari
Gjarpërinjtë
e gjakut tash vret preshevari.
Bashkë
me Adem Demaçin në një tavolinë,
nga
maja e Lëkurësit vrojtojmë gjithësinë,
dhe
flasim për Qosen-përmendore e gjallë,
Danjollët
e gabriollët e shprishur dheut mbarë.
Nëpër
Grykë të Urnës Qerim Arifi i parë,
ndër
fatamorgana venë e vijnë shqiptarë,
me gisht i ndalin tanket në Grykë të Konçulit,
nëpër
lumenj gjaku, bjeri burri-burrit!
Lisat
s’i merr era, ata frymojnë liri,
çarte
Kalin e Trojës, brushës very dry,
or
Rexha i Nonës, që bën histori,
përgjaki
baladat, troku i kalit nxi.
Unë
i falem njeriut që rron kokëlartë,
Ramadan,
Mexhid, Albinë e Briartë,
që
thurin ngjarje plot pathos e bukuri,
për
Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin e ri!
Këkon
kohë të qeta Sadete Presheva,
Në
klasa auditore, libra me poezi,
Oh,
me Mriko Gashin mburret sot Kosova,
me
vorbulla e plagë, uji netët e bardha i gdhi.[2]
Në ty prehet
fluturimi i dallëndyshes,
poetja jonë
Fehime Selimi!
Poetët si
piktorët e fjalës së bukur skicojnë,
buzëqeshjet
e tua tek ato fluturojnë.
Fytyrë
e babës na ndjek sherrxhi a urtanë,
ne
peizazhet e mrrolun ua heqim nga fytyra,
ndaj
qeshet Zhunica, Presheva e Valmira.
s’jemi
më të vetëm, mbahuni ju etër!
Përtej
Harrimit- kjo baladë për Dhearin,
Ç’na
duhet dielli pa ty, lum djali!
Lirinë
e ëndërruar përjetësojmë në këngë,
me
lirë zogjsh në krahë, qendrojmë në vend.
Mes
klithjeve përpëlitem në tym e flakë,
punë
Sizifi, ngatërrohen numrat në sokak,
në
takim me vetveten dhimbja është terun,
anatomija
e saj si këmishë e nderun.
Çast
dëshpërimi në tragjikët e Migjenit të Ri,
si
kopsht i çuditshëm, i mbjellë pa dashuri.
Fjala
nuk është fjalë e thënë pa zemër,
fjala
sekrete pa titull, pa shenjë e pa emër!
Unë
i falem njeriut që rron kokëlartë,
Ramadan,
Mexhid, Feime e Briartë,
që
thurin ngjarje plot pathos e bukuri,
për
Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin e ri!
Cila
je ti që më vështron kaq pranë,
te
kulla e Mujo Ulqinakut, te bronxi i randë,
në
orën trembëdhjetë, kur duhej ti erdhe,
Te
drama e Mirushit je, të shoh nën perde.
Një
çast, një puthje, aty ku flladit deti,
shtatë
vjet s’janë shtatë ditë a lum Meti,
transformimi
i hidhur, lojë e vonuar mbeti,
por
lumi Kokit sot pa lotë mbeti!
Për
udhë jam sërish, të them lamtumirë,
kemi
mbetë si statuja në peisazh të ngrirë,
çdo
ikje është tragjike, pa ty mbet errësirë,
magji
e bukur kthehu, Preshevës së pavdirë!
Ne,
or miq, në ikshim derën e lemë hapur,
vetëm
dhimbjen lëmë si gotë të pazbrazur,
hiqi
sysh ferrat, se kthehemi sërish,
prej
zemrës në zemër takohemi befasisht.
Udhëtimi
rend në troje biblike
edhe
kumti i vdekjes në shpatull të këndezit,
në
Kala të Preshevës duket edhe zhduket,
kthimit
tonë i ndruhet në agun e mëngjezit.
Bashkë
me ne vjen drita, zbardhet e vërteta,
natën
njëqindvjeçare ja pamë sherrin ferrit,
në
këtë shformësim hijesh tjetër formë ka kthimi,
horoskopët
e rrejshëm ia panë sherrin sherrit!
E
shtatë kumte pëshpërisim mbrëmjes
thuaje
fjalën e drejtë, shkurt e pa lak,
mos
u rrëzo para hijes sate, ashtë e më asht,
pavdekësinë
tonë, or mik, e çojmë në cak.
Mësojmë
të ecim shtigjeve të ardhmërisë,
kam
gjithnjë nënkresë gurin e të parëve të mi.
brengë
i kemi tapitë që na përcëlloi dushmani,
gjak
i gjakut tim, lule është vatani!
Edhe
djalli e citon biblën, e thotë dhe Shekspiri,
me
shtatë vrima i bën fyejt Aristidhi,
vdekja
me pavdekësinë s’piqen në asnjë pikë,
dhe
kënga e përdalë rend nëpër mëhallë…
Kohën
mos e plak në kërkim të vetëvetes,
tërë
jetën mbetëm një çetë profetësh,
vargje
të mbyllura në guacka deti,
fjalët
stoli perlash në ballë planeti|
Rruga
rend si fjalë, si ngulje meteori,
vdekja
veritikale i ka hije burrit,
Ora
e kohës klloçit dhimbjet tona,
tek
rend të kap orën në çdo fund nëntori!
Mashtrimi
çel në rrënjë pikëlllimi,
luftoni
përdëllimet të mos mashtroheni kurrë,
takohuni
me veten diku përtej harrimt,
se
lisat s’i bëjnë hije lisit e as trimi trimit!
Do
të takohemi sërish ndoshta përtej kohës,
kur?
Nuk e di, por ne s’na shkel vetëvetja,
ty
farë e keqe, tash t’i thyejmë pasqyrat,
kurrënjëherë
mos të të pëlqejë vetja!
Ti
ëndrrvona, ke makthe aluçinacionesh,
vuan
nga mosdija e lojës së shahut,
Gjarpër
i harruar në ekspozita tmerri,
Azilant
kokëbosh luan kukafshehti.
Është
koha të kërkojë falje nga Nënë Tereza,
ajo
lutet për ne tej nga Amëshimi,
metamorfozë
kryeneçësie ti Azem Shkreli,
fare
e zanafillës është Beqir Musliu!
Si
bukuri e zezë ecën në teh të shpatës,
shkon
Ali Podrimja bri Fatamorganës,
bukuri
e akullt kur dilte ylberi,
idil
i pakuptimitë pas mortit na theri.
Në
kraharorin tënd të gufuar do të doja të flija,
aty
tek ngjitem shkallëve të ylberit,
Dashuritë
tona mbajnë emrin e Merit,
jemi
të gjithë Lasgushë, çapitemi zabelit.
Gabimi
yt është se e merr kokën ndër duar,
dhe
bredh jashtë mureve në botën e trazuar,
njëqind
e ca vjet në vena më rrëshqet errësira,
mos
më lini vetëm, heu ju marrtë e mira!
Fundi
i jetës s’është fundi i vetvetes,
Bota
kurrë nuk matet me kutin e vetes!
Kanë
ndryshuar kohët. moj ti. e mira ime!
Mos
i beso përrallës me Dhëndërrin gjarpër!
Botën
e brodha, më mbet Presheva e shkretë,
po
ç’them kështu, Preshevën e kam brenda vetes!
Lodhje
të errëta kanë ata që i plandos vdekja,
I
gjallë mbi të gjallët, unë mbetem vetvetja!
Mos
i prisni lisat, mos i rrnoni shtëpiat,
vocërrakët
kanë dalë të mbledhin karthijat,
fuqia
ime e shpirtit s’shihet në pasqyrë,
as
fjala e moçme s’jep në sqep të korbit shpirt!
Shtëpia
nuk nëmet në emër të jetës,
errësira
jote është vetëm për varre.
Unë
flas në emër të mbijetesës sonë,
që
traktorin e kohës shkon përmbi zezonë!
Mbi
dheun e Arbrit mbetet vetëm dashuria,
ti
vërtet germën “Sh” të parën e ke,
Nuk
vjen nga Karpatet si ndryshk përmbi dhe,
diellin
e ngrohtë të jugut, ti e ke Atdhe!
Do
bëjmë si t’ia bëjmë, të dalim në verë,
Vijnë
të agimtë kasnecët e lirisë,
trimat
u bëjnë homazh dëshmorëve,
piramidave
të kuqe të shqiptarisë!
Ne
dimë edhe të vdesim si burrat aty pari,
kur
kushtrimin e epërm e jep Adem Jashari,
Djemtë
në luftë shqipja i ka tretur,
e
ata ringjallen - feniksët e paepur!
Sot
e dje, pikë në zemër na ka mbetur,
rrugës
së parrahur, gjak rrjedh plaga,
kam
mbetur aty, te Ura e Qabesë,
Shqiptari
i fundit, por me besë e shpresë!
Shkëlqim
yjesh të shuar janë Perandoritë,
trup
e shpirt e jetë jemi ne, bijët e harrimit,
ti
me thikë kërcënon pse jetojmë bashkë,
gazin
mbajmë brenda, dhimbjen nxjerrim Jashtë!
Nga
shqetësimet e thinjura, mbushen puset me lotë,
t’i
vrasim kukuvajkat, shpendkeqët në pullas,
që
me patriotët e sotmë ngjajnë orë e çast,
mallkuar
plaku Noe, që i prure me varkë!
Metamorfoza
e njeriut qenka e çuditshme,
ndryshe
lind e sillet ndryshe, miu bishtdallëndyshe.
vetëm
kënga e zëri e tradhëton,
gugutë
e pëllumbit në klithje korbi i shndërron.
Por
Presheva e njeh sorrën që zbardhon,
lyer
me gëlqere, “yll” që vezullon.
Rrëzë
bjeshkëve të Karadakut ajo i shtjell motet,
Di
ti ruajë vitet e pathyera ndër shoqet.
Kalëron
Olimpin duke parë Ostrovicën,
Një
mijë bukuri në vërshimë loti,
anatomia
e dhimbjes së dashurisë së pashijuar,
Atdheun
e mbajmë si zjarrin ndër duar.
Imazhe
të pashlyera me këngë në buzë,
në
tej largësi të vërej si shpuzë,
zogu dashurisë na cicëron në vena,
në
kërthizë të kohës, në bash të vendit jena.
Trekëndëshi
magjik për Preshevën prore,
është
këmbonë dhimbje, përgjakje lirie,
Shenjat
e shenjta nëna i njeh, i kanë hije,
janë
ëndërrbardha në ditë robërie.
Trimat
e saj mundin muzgun e pafund,
porsi
dita që lind e perçen e natës shkund,
në
pritje të lirisë, veç për ty , moj Loke,
unë
e ngre plisborën lart e përmbi shoqe.
Ëndrrat
femijërore ngre vertikalisht,
kronikat
e zeza i hedh në gurishtë,
linja
dashurie ngado ngre kushtrimi,
O
Presheva jonë, nuse përdëllimi!
[1] Këto Impresione poetike që burojnë nga leximi I librit
me të njejtin titull të Mexhid Mehmetit ua kam kushtuar Preshevës dhe bijëve të
saj.
[2] Lojë në vargje me disa nga titujt e librave të Mriko Gashit