Kerko: a
Nexhmije Mehmetaj: Një libër për dijen, shkollën shqipe dhe kulturën kombëtare
E diele, 16.02.2020, 12:19 PM
NJË LIBËR PËR DIJEN, SHKOLLËN SHQIPE DHE KULTURËN KOMBËTARE
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Doli
në qarkullim libri « Mësimi shqip në
Kantonin e Aargaut- Zvicër » monografi,i mësuesit të dalluartë Shkollës Shqipe
Hamzë Morina.
Libri
është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve dhe mësueseve të
Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, shumica e të cilëve
drejtpërdrejtë ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate arsimtarëshqë
kanë marrë rrugën e mërgimit, duke marrë atë pak dritë e diturisë në Shqipëri,
Kosovë e që duantë përcjellin tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në
Zvicër.
Në
të 260 faqet e librit trajtohet problemi i gjuhës shqipe në mërgim, ngjarje që
lidhen me Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, me të dhëna
informative shumë të pasura nga viti 1990 kur u hap shkolla e parë shqipe e
pavarur deri më sot e mësuan me mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë. Përvoja e
mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilat përballet
shoqëria shqiptare larg atdheut përballë asimilimit tepër të shpejt që po
ndodhë, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve.
Libri
trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësueseve dhe prindërvedhe
mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha dhe arsimi shqip të
zhvillohet e të mësohet nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.
Libri,
nga ana tjetër, ështënjë nderim për gjithë mësuesit shqiptarë në Zvicër, të
cilët pas punës së përditshme gjejnë kohën të mësojnë fëmijët e mërgimtarëve që
gjuha shqipe të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.
Libri
është një dëshmi se si mësuesit shqiptarë në Zvicër kanë marrë nismën dhe të
bashkuar rreth Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”
organizojnë mësimin e shqipes në shumë kantone,sepse për mërgimtarët shqiptarë,
nevoja e rrjetit shkollor në gjuhën amtare, është bërë prej tre brezash më së e
domosdoshme për mos asimilimin e fëmijëve, duke nënkuptuar me këtë koncept të
gjitha rrafshet e traditës dhe kulturës kombëtare në bazë të të cilave qëndron
gjuha amtare shqipe.
Libër
është një zëdhënës i diasporës shqiptare që edhe paraqet zhgënjimin ndaj
pushtetarëve dhe politikanëve të atdheut të cilët nuk e ngritën Mësimin
Plotësues Shqip në nivel shtetit, ashtu siç veprojnë komunitetet tjera.
Diaspora shqiptare në Zvicër priti në gjirin e saj shumë ministra të arsimit e
personalitete të ndryshme nga Kosova por kurrë asnjëri prej tyre nuk mori të
paktën një takim me palën zvicerane për të ia parashtruar problemin e Mësimit
Plotësues Shqip.
Libri,
në një mënyrë është edhe një udhërrëfyes për autoritetet shtetërore të arsimit
në Kosovë, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në
ndihmë të mërgimtarëve që Mësimi Plotësues i Gjuhës Shqipe të
institucionalizohet me të gjitha parametrat shtetëror, fëmijët shqiptarë çdo
ditë janë nën nofullat e asimilimit.
Libri
është botuar nga shtëpia botuese ”Lena”Prishtinë.
Delemont, 15.02. 2020