Kerko: a
Resmi Osmani: Përtej kufirit të mërzisë
E premte, 14.02.2020, 09:06 PM
PËRTEJ KUFIRIT TË MËRZISË
Tregim nga Resmi Osmani
Ambulanca
e lagjes në katin e parë të pallatit shumkatësh, ka dy dhoma,të pritjes
dhe kabinetin e mjekes. Muret të bardha,
të ftohta, të zhveshura. Anës disa karrige plastike, ku ulen të sëmurët në
pritje të vizitës te mjekja. Dita është e mugët dhe e ftohtë. Ata që vijnë nga
jashtë, mbështjellë me shall, kapuçe apo kapele, pyesin kush është i fundit.
Kur nuk ka karrige bosh, mbeten në këmbë e mbështeten pas murit .Duhet të bëjnë
durim e të presin. Janë thuajse të gjithë të moshuar, pa shpresë që dikush tu
lërë karrigen.Të rinjtë nuk sëmuren. Më pranë derës së hyrjes, një zonjë e
moshuar, me një tufë letra në dorë, duket se e ka radhën. Pas saj një tjetër
grua e mbështjellë me shall dhe një burrë i moshuar, i rrëgjuar me fytyrë të
hirnosur, i pa rruar, mjekërthinjur dhe kapele borsalinë strehëvarur ulur deri
mbi vetulla. Duket i shqetsuar, lëviz, kthen kryet majtas e djathtas dhe u hedh
një sy letrave që ka në dorë. Duket që s’e mban vendi. Pas tij të tjerë e të
tjera.Bie në sy një zonjë e vjetër,trup pakët me xhup,kapuç, me tuta dhe
atlete, fytyrën e plakur por të
kujdesur, u ka shkuar buzëve një të kuq të lehtë, ka shikim shpotitës,
patericat mbështetur pas murit. Qetsinë e prish një pyetje e hedhur ashtu kot;
-Pse
kaq shumë njerëz sot?
-Doktoresha
ka qënë e sëmurë, me raport disa dit.
-Pse,
sëmuren doktorët?
-Po
ja që sëmuren, njerëz janë dhe ata.
Heshtje.Nga
brënda po vonohet të dalij vizitori i radhës.
-Si
s’na u ndanë njëherë radhët mor aman, si ta kishim mallkim!
Pyetja
protestuese mbetet pa përgjigje.
Burri
i vjetër me borsalinë, ngrihet nga vendi dhe i afrohet derës, por ajo që është
para tij, e ze nga krahu dhe e tërheq prapa.
-Prit
radhën.Mos të të gënjejë mendja të hysh para meje, se siç e sheh jam edhe më e
vjetër se ti!-I thotë me hakërrim.
-Ti
do ma lesh radhën, gjithë ju do të ma lini radhën, po ta dini si e kam hallin.
-Jo
dhe jo-ia kthen pritësja e radhës.
-Pa
na e thuaj si e ke hallin- i thotë zonja
me paterica.
-Nuk
do vizitohem për vete.Do përtërij recetën për rimbursimin e ilaçeve të gruas.
-Epo
mirë,s’qenka gjë me rëndësi, prit radhën .
-Kam
lënë plakën vetëm në shtëpi, në dyshek, mbuluar me jorgan, pa zjarr se kam
frikë mos më digjet.
-S’ke
njeri tjetër?
-Jo
edhe djali edhe vajza me të tyret kanë ikur në emigracion.Kemi mbetur fillikat,
ku thërret qameti. S’ka kush na jep një gotë ujë.
-Ç’të
ka gruaja?
-Ah
moj zonjë, sëmundjen e saj mos e paste as qeni. Vuan nga diabeti i sheqerit.
Nuk mund ta dini se ç’sëmundje e mallkuar është. Hiqet zvarrë e rron me ilaçe.
Është katandisur kockë e lëkurë, zere se është verbuar. S’është më e zonja për
asgjë.Zere se rron kot, por ja që jeta është e dhimbsur, se kemi në dorë as kur
vijmë as kur ikim. Mua më takon të jem në shtëpi vetë burrë e vetë grua.Po edhe
mua kanë filluar të më dridhen duart.
Hall I madh, unë s’jam i zoti as për vete. Tashti që e kam lënë vetëm
aty e kam mendjen se mos ndodh ndonjë hata. Jetë e poshtër. Vdekje le të
kishte, por pleqëri të mos kishte!
-Këtu
mos e përmend vdekjen, se ne të moshës sonë, të gjithë e kemi prerë biletën për
Tufinë, por nuk na vjen mirë kur na e kujtojnë.
-Po
ti vetë, si je, mbahesh?-e pyeti gruaja me kapuç që ishte pranë derës.
-Si
të jem, shh e shkruaj,damblla.Cërma mi bluan eshtrat si qen, tensioni më shkon
njëzetenjë, ja nga e keqja, hiqem branë si breshka.Më mban më këmbë e keqja e
gruas.
Dera
e kabinetit u çel dhe doli personi që ishte vizituar.
-Burri
me borsalinë u ngrit dhe u turr drejt derës, por të dy gratë që ishin para tij
ia prenë rrugën. Njera hyri dhe ia përplasi derën në fytyrë.
-Amani
more, në keni perëndi, ç’bëhet kështu.Si s’u ka mbetur një çikë njerëzi-tha dhe
gjunjëprerë,sit a kishte goditur rrufeja, u ul në karrige duke ofsharë- I ziu
unë,i ziu, ç’më gjeti!
-Mjaft
u qaravite, të gjithë këtu jemi për hall. Nga të kemi?- E pyeti zonja me
paterica si për të hapur muhabet dhe për t’I hequr mendjen nga radha.
-Nga
Tepelena, por ka vakte që kam ikur, që kur isha I ri, pa martuar.
-Me
siguri ke qënë oficer,apo çoban me dhi?
-Jo.
Murator. Tulla e llaç gjithë jetën. I sheh këto duar-dhe ai I ngriti duart lart
si të deshte të fluturonte-Me to kam ndërtuar gjysmën e Tiranës.
-Ti
që bën sikur përgjërohesh, kushedi sa do ta kesh rrahur gruan, se ju
tepelenasit jeni të sertë- e ngacmoi gruaja me paterica.
-Po
kjo? Si ta nxe goja moj zonjë! Për atë zot që është një, s’kam vënë dorë kurrë
në të.Epse ta bëja?Ka qenë shpirt njeriu. Kemi shkuar mirë. Po ty, nga të kemi?
-Këtu
nga Tirana.Gjyshi ishte pejan, officer, u vu në shërbim të Qeverisë së Vlorës.U
martua me një vajzë tiranase. Babai inxhinjer, i arsimuar në vjenë.Unë mësuese.
-Me
cilë mblidhesh në shtëpi?
-Vetëm,
ja me këto supe- dhe ajo tundi supet. Djali me nusen dhe fëmijët po bëjnë
dhjetë vjet në Angli, në Londër.
-Sa
vjeçe vajte?
-Ç’të
duhen ty vjeçet e mia,apo do të hysh lajmës?Nuk e di që gratë s’pyeten nga
vjeçet?
-Kot,
moj, kot. Sa për t’u gjendur në llaf.Keq e paske edhe ti, po sido qoftë i del
zot vetes. Ti s’mund ta dish se çfarë sëmubdje e poshtër është diabeti. Dhe unë
e kam lënë gruan vetëm në shtëpi. Jam këtu dhe se di e gjej apo se gjej!-zëri
vinte i ngjirur, i zvargur dhe si në të
qarë.
-E
po mjaft de, se kjo që na e përsërit është përtej kufirit të mërzisë. Ose thuaj
gjësend tjetër ose hesht.
-Ah
moj zonjë, përtej kufirit të mërzisë, nuk është kërkesa ime, ajo është e njeriut
në nevojë, por janë këto radhë, kudo që shkojmë për hall, që s’na u ndanë dhe
na e nxinë gjithë jetën.
Përsëri
heshtje.Sikush me një barrë mërzie e
padurimi rrinte e priste radhën.
-
O njerëz! E kuptoni apo jo se ç’u them: e kam lënë gruan vetëm, në jatak, të
paralizuar, vetëm fillikat. Lermëni të hyj te doktoresha, nuk u vonoj, vetëm do
të marr recetën për rimbursim të ilaçeve se i kanë mbaruar.Ajo vetëm me ato
rron. U lutem shumë!
Zonjëa
me paterica, kuptoi se ai nuk hiqte dorë nga kërkesa ngaqë ai nisi të fliste si në jerm i erdhi vërtet keq dhe iu drejtua të
pranishmëve:
-
E vërtetë që zotria e paska një hall më të rëndë se ne, si thoni ia lemë radhën
të hyjë te doktoresha? Një më parë apo
një më pas, për ne s’është kushedi çfarë.
Burri
me borsalinë u bë i tëri sy e veshë dhe nisi ti shihte të gjithë me një
vështrim lutës.Pa që fytyrat e tyre u zbutën dhe nënqeshën lehtë.
-Le
të hyjë,-u përgjegjën të gjithë si në
kor.
-
Oh, rrofshi e qofshi, keq mos paçi, ua shlyefsha në të mira, tha ai mirnjohës e
i mallëngjyer.
Dera
u hap. Burri me borsalinë hyri në kabinet me tufën e letrave në dorë.
Nuk
kaloi shumë dhe ai doli nga kabineti.
-
Ika, ika, faleminderit e të shkuara edhe juve. - Me hapa të mëdhenj e të
hallakatur u turr përjashta, kindat e palltos ia tundte era.
Te
dera e kabinetit doli infermierja.
-Radhën,-tha
ajo.
Zonja
me paterica u ngrit ngadale dhe e mbështetur në të dy patericat duke i hedhur
këmbët me vështirësi hyri në kabinet.
Të
tjerët prisnin radhën, të lodhur e përtej kufirit të mërzisë.
Tiranë,12.2.2020.