Kerko: a
Albert Zholi: Libri që hyjnizon por dhe trondit mitin e dashurisë
E enjte, 13.02.2020, 07:32 PM
“Guxo të dashurosh” libri i Bashkim Isait që hyjnizon por dhe trondit mitin e dashurisë
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist
Këto ditë, lexuesi shqipfolës mori në duar vëllimin e parë poetik të autorit Bashkim Isai, me titull “Guxo të dashurosh”. Dhe pse vjen vonë pranë lexuesit me libër, autori ka vite të tëra që krijon, studion, përcjell kritika letrare dhe akumulon risitë e zhvillimeve poetike. Si intelektual i heshtur, Bashkim Isai ndër vite ka qenë një lexues i zellshëm i letërsisë, por kurrsesi nuk është nxituar
të
vijë me një vëllim poetik, mbasi sipas tij, ka ende vend në “magazinën” e tij
shpirtërore të akumulimit për të marrë nektar të shoshitur poetik për ti kthyer
më vonë edhe vetë në vargje. Dhe ja, befas ai vjen me këtë vëllim në dukje modest,
por me një përmbajtje premtuese letrare, artistike. Ajo që bie në sy në këtë
vëllim është vargëzimi rimor që bazohet në strofat dy vargjesh. Në tërësinë e
poezive ku mbizotëron lirizmi, autori në disa poezi si vetë përkufizimi i
lirizmit nuk përshkruan ngjarje, por përqendrohet te ndjenjat dhe emocionet e
veta për një çështje të caktuar ku poeti përshkruan atë që ndjen ai nga brenda
për tematikat e ndryshme. Në këtë vëllim poetik bëjnë pjesë të gjitha llojet e
poezisë moderne dhe asaj të lashtë, si ditirambi, epigrami, epitafi, idila,
elegjia, apo himni, oda, etj... Te pjesa më e madhe e poezive, poeti shfaq
përjetimet e veta në tërë dimensionet reale të jetës si hidhërimet, gëzimet,
sukseset, fobitë, dëshirat, ëndrrat, vuajtjet, shpresat, arritjet dështimet por
mbi të gjitha ai ndalet në poezitë për dashurinë. Ndërsa, Ode-ja është tipari
dallues në këtë vëllim. Ajo si gjini e poezisë ka gjetur
shtratin
e ngrohtë tek vetë jeta dhe pena e autorit, pasi ai rreket
me
ndershmëri ti thurrë lavdi një individi apo dhe një ngjarjeje.
Por
kaq frymëzuese janë poezitë me temë nga jeta e qetë dhe e tërhequr, por më me
temp janë ato që pasqyrojnë një realitet ndryshe në natyrë. Poeti me stilin e
tij vargëzues dallohet dhe në vëzhgimin e problemeve sociale jo vetëm në Shqipëri
por edhe më gjerë. Ai nuk është thjesht një soditës i realiteti,t por dhe një
pasqyrues besnik, ku me anë të detajeve do të përcjellë anët
negative
të realitetit dukë bërë thirrje për ndryshim. Në çdo poezi ka situata që
ndryshojnë vargun, vendosin gurin kilometrik të problemit, por dhe gjejnë
optimizmin për përqafimin e së drejtës. Në libër do gjeni fshatin, nënën,
dashurinë, njeriun problematik, natyrën shumë dimensionale, fajin, turpin,
zgjimin, zhgënjimin, vëzhgimin, të bukurën, të shëmtuarën, detyrimet, të
drejtat por mbi të gjitha do të gjeni sinqeritetin vargëzues, që e bëjnë poetin
të besueshëm dhe praktik. Në këtë optikë integrohet natyrshëm ky vëllim poetik
me një titull sa shumshprehës aq edhe intrigues. Duke i studiuar poezitë
mendova të sjell si referencë disa poezi që mua mu dukën pikante për fabulën,
interesante për figuracionin, befasuese për shtjellimin dhe të spikatura për
mesazhin:
PEISAZH
Mullarët
e kashtës si murgjër të heshtur,
Pemët
plot fruta me llërat përveshur.
Pulat
e shpërndara, ndonjë gjel kikiron,
Ca
vezë të freskëta në kotec shikon.
Një
dem i epshur me tërbim vjen përqark,
Sytë
e lëngëzuar me rremat plot gjak.
Në
qosh zien kazani, po zihet raki,
Meze
me ullinj, djathë dhe ca turshi.
Qeni
vjen përqark për ndonjë kockë,
Mirseardhët
në ...Poloskë !
I
Një përshkrim të fshatit në mënyrën më elegante. Një varg
i
thjeshtë por plot figuracion. Vargje ku detaji plotëson metaforën dhe kërkon
plotësimin e situatës. Mullarët e kashtës si murgjër, një dem i epshur me
tërbim vjen përqark, pulat e shpërndara, apo ndonjë gjel që kikiron, në
qosh
zien kazani me raki, qeni që vjen përqark për ndonjë kockë,
janë
një përshkrim kaq interesant, kaq bukur, kaq elegantolakonik
që
të mbeten në mendje. Një varg pa sforcime, por në mënyrë ylberore, ta përcjell
ambientin e një shtëpi fshati në mënyrën më të bukur të mundshme.
Kjo
poezi ka detaje që të duken sikur janë të njohura, por jo çdo kush mund ti
përcjellë në vargje në mënyrë harmonike. Këto mund ti bëjë një poet që e do
fshatin, që është i lidhur me të, që do natyrën, që do hapësirën, që do ta
njohë jetën në fshat dhe që i 6 Guxo të dashurosh lë mbresa të veçanta ai. Jo
të gjithë poetët kanë shkruar për fshatin dhe jo të gjithë përcjellin detaje
specifike nga kjo jetë, ku çdo gjë flet me gjuhën e natyrës së pastër, të
bukur, ku çdo gjë që gjallon është Bio.
II
JETA
NË MOSHË TË THYER
U
bë kjo jeta jonë në moshë të thyer,
Si
serial televiziv drejtpërsëdrejti,
Ankohu,
shërohu me kokrra doktori,
“Defekt
teknik! Rifillojmë së shpejti!”
Një
poezi realiste- që përmban shumë doza humori. Një poezi
ku
e vërteta flet pa asnjë perde mbulese. Një metaforë konkrete
që
të befason. Pak vargje, pak fjalë, por një realitet i dhimbshëm
që
nuk e anashkalon dot. Sot në Shqipëri sheh gra që mbushin 60
vjeç
dhe burra që mbushin 65 vjeç shkëputen nga puna zyrtarisht,
marrin
librezën e pensionit dhe pas kësaj ata përfshihen në atë që
quhet
mosha e tretë. Por ç’ndodh me këtë kategori sociale? Pas
këtij
momenti shtohen problemet shëndetësore. Nganjëherë është vetë njeriu që e
sfidon moshën, plakjen, pleqërinë por nuk e mënjanon dot moshën, vitet që mban
mbi supe. Një problem i madh i moshës së tretë sot në Shqipëri është se ka
shumë prindër në moshë të braktisur nga fëmijët që janë në
emigracion
dhe kjo është drama e kohës sonë. Kjo u shkakton atyre mërzi, stres e gjer
depresion. Ndihen të zhvlerësuar dhe pa ndonjë rol në jetë. Nuk ftohen të
kontribuojnë sërish në shoqëri me mundësitë që kanë. Ndaj dhe sëmundjet
shtohen. Ndaj për ta kërkohet një tjetër vizion social kulturor
pasi
kjo do jetë e “nesërmja” e të gjithëve neve. Duke parë realitetin duhet të nisë
dhe sensibilizimi siç ndodh me këto vargje….
III
SHIJA
E BALTËS
Një
varr i vjetër me një gur në qosh,
Një
foto e shpëlarë tregon një djalosh.
Bari
e ka pushtuar, ca shkronja kanë mbetur,
Ca
lule të kalbura, një qiri i tretur.
Herë
e ngroh dielli, e herë e lan shiu,
Herë
qefini i borës, askund këmbë njeriu.
Ai
vrau veten për një dashuri,
Por
tani i vdekur s’kujtohet njeri.
S’kujtohet
e dashura, e qetë ajo fle,
Apo
ndoshta po puthet tani me dikë?!
Të
shkoi fati keq, ishe i gabuar,
Kur
çelësat e zemrës i dhe pa menduar.
Kujtove
se bota ishte veç ajo,
Tani
të kalb shiu, askush nuk të do.
Dhe
dashuritë ndryshken, nuk janë flori,
Pra
s’ja vlen të shijosh baltën kaq i ri.
Në
dashuri janë dy zemra, që bashkohen në Një,
Kur
është vetëm njëra, në baltë të lë!
Dihet
botërisht se poezia është forma më e lashtë dhe më e zgjedhur e artit të fjalës
dhe si e tillë, është në të njëjtën kohë dhe ajo më e studiuara. Por te kjo
poezi jam ndalur mes dhimbjes. Një përshkrim ndryshe i dashurisë ndjenjës më
sublime njerëzore. Një përballje mes një të dashuruari idealist dhe
një
pseudo-dashurie. Dashuria sentimentale ka përmasa të përbindshme, ajo është
zjarr dhe parajsë, skëterrë dhe Ylber, errësirë dhe dritë, shpërthyese dhe
shtangëte, sfilitëse dhe argëtuese, frymëzuese dhe stepëse, optimiste dhe
pesimiste, e bukur dhe e shëmtuar. Disa herë dashuritë arrijnë deri në marrësi,
por herë-herë deri në vetësakrifikim të pamerituar si në këtë poezi. Kjo mënyrë
e
përcjelljes së dashurisë është shumë e veçantë dhe specifike
ndaj
dhe ndala. Çdokujt në jetë së paku një herë i ka ndodhur që të
mos
ketë fat në dashuri. Çdokujt i ka ndodhur që dashuria ti ketë
shkaktuar
dhimbje. Kjo poezi ka pikturuar me ngjyrat më reale, sinqeritet, dhe jo të
rafinuar fjalën Dashuri. Kjo poezi përmban një thirrje të fuqishme me zërin e
sublimuar që vërteton edhe dashurinë hipokrite duke shkallmuar themelet e
moralit të rremë me një sinqeritet drithërues. Dashuri, do të thotë dy zemra në
një, dy shpirtra një qëllim, dy trupa një vegim, dy gjini të ndryshme një
vizion dhe dëshirë. Kjo është dhe ana e errët e dashurisë. Kur nuk gjallon tek
dy trupa,
ajo
sjell tragjedinë si në këtë rast. “Dashuria, ky moment i mëkatit biblik, mbart
brenda vetes magjepsjen e ëndrrave, strumbullarin filozofik të ardhjes së
njeriut në jetë, shpirtëzon botën e ripërtërin jetën, gjithmonë duke u bazuar
në dy qenie”. Por jeta nuk është një lundrim i qetë. Jo çdo gjë që dashuron
mund të të dashurojë. Poeti në këto vargje ka aftësinë magjike ta bëjë të
ndjeshme,
të
prekshme dhe ta saktësojë dhimbjen e dashurisë, të lartësojë
gjuhën
poetike të vargut duke ofruar te lexuesi një emocion krejt
ndryshe
të jetës njerëzore. Ai vrau veten për një dashuri,/Por tani i vdekur s’kujtohet
njeri/ S’kujtohet e dashura, e qetë ajo fle,/ Apo ndoshta po puthet
tani
me dikë?!
Ky
është fati tragjik i moskuptimit, i të qenit duet në
dashuri.
Dashuria për tjetrin duhet të qëndrojë mbi eksperiencën
që
ka çdokush mbi dashurinë, duke gjetur dhe ekuilibruar limitet
e
vetes, me atë të femrës. Ekuilibra normaliteti dhe jo idealizmi të ngurtë, pasi
qenia njerëzore në dashuri është gjysma e një të tëre, ku çdo gjysmë
kërkon
me ngulm kompletimin me gjysmën tjetër. Po kur gjysma
tjetër
nuk ekziston??!! IV Në tërë vëllimin poetik të poetit Bashkim Isai dallohet
mesazhi humanist e pozitiv edhe kur përballet me dhimbjen, negativen,
intrigën,
pabesinë dhe mosmirënjohjen. Dhe pse në disa poezi ka
nota
mosbesuese, autori kur vargëzon për dashurinë, sintetizon
qartazi
se dashuria transformon botën, botën e brendshme dhe atë
të
jashtme njerëzore, dhe ajo shërben si burim begatie, paqeje,
lumturie,
dhe i jep krahë imagjinatës dhe ëndrrave në sirtar. Për nga tematika, stili,
gjeografi-shtrirja e situatave, mënyra e ndërtimit të lëndës, përqasja
artistike dhe formëzimi estetik, vëllimi i parë i autorit është premtues. Ai në
këtë vëllim është vetvetja, i thjeshtë, i lexueshëm, korrekt por dhe misionar.
Misioni
tij në poezi është të jetë i drejtpërdrejtë, shumëplanësh, kërkues me qëllimin
e vetëm të japë mesazhe paqeje, mirësie, bashkëpunimi, që ta shohë botën si një
nuse të bukur, ku e shëmtuara të zhduket dhe harmonia të jetë melodia më e
bukur e shpirtit njerëzor.