Kulturë
Kalosh Çeliku: Sot nuk dua të flas jo me të djeshmen
E enjte, 13.02.2020, 07:00 PM
SOT NUK DUA TË FLAS
JO
ME TË DJESHMEN
NGA KALOSH
ÇELIKU
(Edhe Sot të “lumtur”
në Grazhd të Lopës)
I kuptoj lojërat
politike. Gropat
Edhe, dhiaret malore.
Pritat.
Lundrimet përrockave
Katundit:
Luftë për pushtet. Dhe,
pasuri
Në emër të Popullit
Shqiptar.
Po, dot nuk i kuptoj
duartrokitjet
Vallet me lodra.
“Hapjen” e kufirit politik:
Shqiptaro-shqiptar, para
kamerave televizive
Fotografive. Selfie me
telefona celular?!
Politikanëve sotshëm. “Analistëve”
politik.
Ende, si opionistë fetar
– politik në debate
Këmbekrye pa kokë, edhe
Sot në legen.
Kufinj politik, që nuk i
patëm as në Turqi
E, as në Shtetin e
Shokut Tito. Jugosllavi.
Ende turreni me të katra
pas herdheve dashit
Ndoshta, matanë gardhit do
t’i bien udhës.
Nateditë, para kamerave
televizive
Debate koti me
politikanë. “Analistë”.
“Hapni”, një kufi
Shqiptaro- shqiptar.
Premtime: Gjuhë shqipe.
Shkolla. Stadiume
E ne, me vite nuk kemi
as shkolla Shqipe:
Libra. Lektyra
shkollore. Revista për fëmijë.
I kuptoj Sot, lojërat
politike për pushtet
Por, jo politikanët.
Dhe, “Intelektualët”.
Aqmëpak, edhe
“profesorët” Universitar:
Me tituj shkencor të
blerë në “Qafë-Thanë”.
Përmëtepër, “analistët”
politik në debate:
“Pa kufinj”. Shkup.
Prishtinë. Dhe, Tiranë.
Nateditë, me tespi
kuqezi, ilahi në xhami
Këmbetru, edhe Sot e
kesaj dite në legen.
Partizanët e tyre
partiak, në xhami. Trusakatë
Edhe Sot, dehen me çaj
rusi në grazhd.
Popull i “lumtur” me
këngë e valle. Daulle
Që, Sot i gëzohet
“hapjes” të një kufiri politik.
Dhe: Jo, fshrijes
kufinjëve shqiptaro-shqiptar...
(I çmendur isha asaj kohe
mes poezive dhe librave)
Ehu, po plakem! Kthehem
në fëmijëri
Rini. Katund. Shkup.
Dhe, Prishtinë.
Vite, kur turresha pas
poezive. Mikeve:
Tek, “Parku i Grave” e
fshihja Veten
Netëve errëta, në Shkup
mes dëllinjave.
Herët, kthehesha në
banesë. Boshnjakja
Përgjushmëm ma hapte
derën e madhe:
O, rrugaç! Po, erdhe nesër
kaq vonë
Dije, nuk ta hap më
derën. Rri, akull
Jashtë, në shi e borë.
Prite, Pranverën!
Unë, të nesërmen: Përsëri
ia prishja gjumin
Çmendeshte. Thashë: Nuk
ta hapë më derën!
Megjithatë, ma hapte
krah më krah rrugaçit.
Nuk më priste shtrati
Saj. Gjumi. Ëndërrat
Po, Përqafimet e Vajzës
Saj azgane. Poezitë
Fletorja në xhep.
Librat, në shkollë. Pranvera...
(Dëllinjat e dikurshme
te “Parku Grave”)
Edhe Sot, plak me
mjekër. I çmendur
Unë, pi birrë të zeë te
“Parku i Grave”.
Përkarshi, i kam
dëllinjat e asaj kohe
Përçudi! Sot, janë
rritur. Janë bërë pisha.
E pyes, Veten: Sa të
bukura ishin atëherë
Sot, sa të shëmtuara!
Plaka. Degëthara.
Nuk më fshehin dot nga
Rrufjani. Gojëligat
Gjithë këtë burrë, Poet.
Sot, Plak me mjekër.
Jo, nuk më fshehin nga
Rrufjani. Gojëligat
Edhe, Sot e kësaj dite
te “Parku i Grave”...
(Rrugaçe me Dy shtamba verë
Sot më gjen në Bibliotekë)
Ti vazhdon jetën rrugëve
Qytetit. Nën Rrap
Edhe, nëpër botë ta
gjesh Princin Tënd.
Mos e kërko kot! Sot, ka
dalë në Mal
Vargjet i veshi përqafe.
Poet, Gjeneral.
Jo! Mëkot, e kërkon nën
hije. Dhe, Rrap
Kokë më kokë, Sot me Dy
shtamba verë.
Dje, ishte Princ. Sot, Mbret.
Gjeneral.
Asajkohe, rrokulliste
Ibrikë me raki rrushi
Mike, në Vendlindje.
Shkup. E, Prishtinë.
Dhe, Sot: E gjen me
siguri, në Bibliotekë...
(Ti nuk qaje mes maleve
po villje nga inati)
Ti, pasmesnate nuk qaje
asaj kohe
Edhe, kur Unë ikja
maleve Dibrës:
Çmendeshe. Villje zorrët
nga inati.
Përpak, desh të lash
pasmesnate
Grykës Radikës. Maleve
Dibrës.
Herët, ende pa zbardhë
Agimi
E pushtuam Shkupin, në
gjumë.
Dhe, e lamë inatin. E
lamë Dibrën...
(Zjarrin që Ti e ndeze në Dibër
nuk i dha flakë as Prometheu)
Pamarrë parasysh, a jemi
në Kërçovë
Strugë. Dibër.Shkup.
Prishtinë. Tiranë.
E përcollëm Natën. E
pritëm Agimin
Ne ishim në Shtëpi.
Ende, në Atdhe.
Jo, për Besë! Ende, si
Familje kaçakësh
Nuk e kemi mendjen të
ikim në Turqi!
Endacakë: Te plepat.
“Parku i Grave”
Ose, Grykës Radikës.
Dimër e Verë.
Ne, jemi në Shtëpi.
Ende, në Atdhe
Zjarrin, që e ndeze Ti
dikur në Dibër:
Dëborës madhe. Akullit.
Dhe, Acarit
Jo! Ende, nuk e ka ndez
një Promethe...
(Hotel “Biseri” në Strugë
ende e ruan një varg)
Vite ka, që nuk shihemi
më. As rrallë
Netët, ku i kaluam.
Vërtetë, për mallë.
Valët e Liqenit, na
suleshin me dallgë.
E, ne i prisnim me Dy
shtamba verë
Verandë. Mëkot, suleshin
dritareve:
Tërboheshin. Ne, ishim
vetë dallgë.
Sot, e shoh: Heronj
kishim qenë në breg
E, Liqeni tërboheshte.
Hyjë në Shpellë:
Jo, i thoshe Ti: Sonte,
është i imi ky Poet!...
(Gratë e Mia besnike përfunduan
te Nëna Parti – në shtrat)
Fuqi, nëse ke Ti, o Poet
endacak. Rrugaç
Gratë e Tua besnike, do
i kishe në Shtëpi.
Dhe, do i rrokullisje Dy
shtamba me verë
Edhe, Sotekësajdite. Po,
Ti nuk je Krishti
As Muhamedi a.s. me
shtatë gra në shtrat.
Fuqi, po të kishe Ti, o
Poet endacak. Rrugaç
Gratë Tua besnike, nuk
do t’i merrte Nëna Parti
Rrokullisë, nateditë
posteve politike. Shtrat...
(Sot nuk dua të flas
Jo me të Djeshmen)
Sot, nuk dua të flas me të
Djeshmen. Jo!
Inatë, do të çoj te
“Parku i Grave”:
Dje, ku Unë e shkërdheva
Xhadinë
Dhe, Sot bythekrye edhe
të Djeshmen.
Jo! Sot, nuk dua të flas
me të Djeshmen
Dje, Unë e kam
shkërdhyer Xhadinë.
Dhe, Sot: Bythekrye, edhe
të Djeshmen...