Kerko: a
Fatbardha Demi: Dy fjalë që ndryshuan historinë e botës (I)
E hene, 03.02.2020, 09:44 PM
DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS (pj.I)
Historia e kuptuar keq , nëse nuk tregohet kujdes , fare lehtë mund të
rrezikojë të tërheqë me diskretitimin e saj, historinë e kuptuar mire - Mark Bloch Mjeshtria e
Historianit
Nga Fatbardha
Demi
Ky studim bazohet në metodën që
ka zënë vend të rëndësishëm në shkencën historike të shekullit të 20-të, të
emërtuar “filozofia e historisë”, por
që akoma nuk ka mundur të hyjë në derën shekullore të Akademise sonë Albanologjike.
Patrick
Lancaster Gardiner (1922-1997) “Philosophy
of history” vëren, se emërtimi “Histori” mund të përdoret
me dy mendime të kundërta : mund të nënkuptojë 1) rradhitjen e thjeshtë të ngjarjeve
dhe veprimeve të së kaluarës së njerëzimit ose 2) përfundimet e arritura prej studiuesve në pasqyrimin e së kaluarës,
si rrjedhojë e metodës kërkimore të tyre.(1) Përdorimi nga historiani i
metodës së “filozofisë historike” ka vlerë të dyfishtë :
Së
pari ajo e ndihmon lexuesin, që në vënd të pranimit “sy mbyllas”
të çfarëdo teze dhe botimi me titull “historik”, të vlerësojë AI përfundimet (e drejta apo jo) të
autorit.
Së
dyti , kjo metodë e çliron studiuesin nga “ prangat e dogmatizmit” (pranimi i
detyruar i tezave të autorëve paraardhës) si dhe nga “ frika ” e fakteve dhe përfundimeve të
reja shkencore.
Po
cilat janë këto fjalë dhe cila gjuhë ka qënë mëma e tyre? Le të ndjekim
arsyetimin për të parën:
Origjina gjuhësore e fjalës “barbar”
Për të zbuluar popullin që e ka shqiptuar i pari fjalën “barbar” duhet
fillimisht të njihet formimi i saj gjuhësor, i cili e ruan edhe sot kuptimin e
tij zanafillor. Sipas Fjalorit të Oksfordit (Oxford
English Dictionary, 2nd Edition, 1989, "barbarous") : Emërtimi Barbar (gr. ????????) mendohet se u
përket fjalëve bëlbëzuese (onomatopeice) indo-eur. « bar-bar », siç
mund t´iu dukej grekëve e folura e popujve të huaj. (2)
Sipas Enciklopedisë italiane të viteve 1930,
« Barbarë » është një koncept i lashtë dhe e ka origjinën nga gjuha e
ashtuquajtur « indo-europiane » (në indishten e lashtë. barbaras; gr. ????????; lat. balbus ). Në
zanafill « barbar » emërtonte të folurën e popujve, tingëllimi i
fjalëve të të cilëve u ngjanin zërave që lëshonin kafshët. (3) Në Fjalorin hebraik fjala
“barbar” emërtohet greke - ???????? (barbaros) dhe zbërthehet
nga ana fonetike : bar'-bar-os (4) dhe është përmëndur 6 herë në Bibël.
Në të gjitha
Fjalorët e kërkuar nuk gjëndet shpjegim gjuhësor, por jepet kuptimi me të cilin është përdorur ky emër. Dhe siç ka
ndodhur edhe në rastet e tjera, kur flitet për origjinën gjuhësore të fjalëve
të lashta , ato gjejnë shpjegim vetëm në gjuhën shqipe.
Po
krahasojmë fjalët e formuara në shqip nga rrenja “bar”, me ato të gjuhës greke,
italiane, franceze, angleze dhe gjermane.
Shqip.
bar : gr. grasídi ; it. erba; fr. herbe;
angl. grass ; gjerm. gras
Shq. bariu: gr. voskós; it. pastore ; fr.
berger; ang. shepherd; gjerm. schäfer
Shq. barbar : gr. várvarous fr. barbares
angl. barbaric; gjerm.barbarische
Shq. barngrënës: gr. chortofágos ; fr. herbivore;
angl. herbivorous; gjerm. pflanzenfress. (5)
Siç
vihet re , rrenja/fjalë “bar” në të folurën e shqipetaro-arbërve është ruajtur
e paprekur edhe tek fjalët e tjera, ndërsa në gjuhët e huaja (greke, franzeze,
angleze dhe gjermane) gjëndet vetem tek një fjalë dhe këto gjuhë nuk e
shpjegojnë dot kuptimin e rrënjës së
saj. Ky përfundim na çon drejt ligjit themelor të shkencës së gjuhësisë
historike dhe krahasuese, i trajtuar nga Petro Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja,2005), por akoma i pa pranuar në
Shqipëri dhe në Institucionet botërore :
“Fakti
i pakundërshtueshëm që të gjitha gjuhët
e tjëra, nuk janë në gjëndje të shpjegojnë vetë fjalët e tyre (në rastet e
paraqitura nga autori-shën im) , dëshmon së ato janë ndërtuar me receta dhe
lëndë të parë të marrë hua, në mos
edhe të vjedhura (…) nga Shqipja”(e
cila) u jep mundësinë fjalëve të të gjitha gjuhëve të Botës të pajtojnë në
vetvete formën me brendinë (kuptimin e rrënjës së fjalës-shën im), që deri tani
kanë qenë krejt të shkëputura mes tyre e
pa asnjë lidhje...” (6)
Gjuha
shqipe jo vetëm e shpjegon kuptimin e rrënjës “bar”(bari i tokës), por ka
formuar edhe fjalë të tjera, të cilat e ruajnë lidhjen kuptimore të zanafillës
(bar ? kafshë ; bari ushqim i kafshëve, bariu,
barnatore, dhe si mbiemër mbart domethenjen : njeriu, fiset, veprimet ? si të
kafshëve). Pra origjina e fjalës
“barbar” është nga gjuha pellazgo-shqipe.
Siç
vërehet në botimet historike të shkruesve të të gjitha qytetrimeve që njihen,
kjo fjalë është përdorur e pandryshuar në shqiptim, por ...
Për popujt dhe shkruesit, fjala
“barbar” ka patur kuptime të ndryshme
Nga
një gjurmim i thjeshtë i bërë shkrimeve, studimeve apo thënjeve të mbledhura ,
emërtimi “barbar” është përdorur për :
prifterinjtë
pellazgë, fjalët e të cilëve nuk kuptoheshin.
fiset që nuk bëjnë pjesë në Amfilokinë e ashtuquajtur
« greke »
gjuhën
e popujve të cilën nuk e njihnin helenët.
ata që vijonin ta ruanin trashëgimin e të parëve.
popujt të cilësuar ”të pa qytetruar / të pa
helenizuar ” që nënkuptonte të etnisë
« jo greke » dhe që nuk flisnin gjuhën e ashtuquajtur “greqishtja e
lashtë”.
fiset
pushtuese të lashtësisë (gotët, hunët, avarët etj.)
popuj,
jo të besimit kristian (paganët).
popuj , të cilëve nuk u njhet apo u fshihet autorsia e
alfabetit të tyre (popuj të quajtur « pa alfabet » nga historianët e
shk.19 si psh. pellazgët dhe pasardhësit e tyre shqipetaro-arbër) … etj.
Mund
të vijohej edhe më tej me këtë listë, meqënëse kjo fjalë nuk është përdorur nga
vetë popujt, por nga shkruesit e lashtë dhe të kohëve të më vonshme . Për këtë
shkak, studimi historik dhe filozofik i emërtimit “barbar” merr një rëndësi të
veçantë për të njohur botkuptimin e kohës së dokumenteve shkrimore ku është
përdorur kjo fjalë.
Veprat e para historike, sot pranohen Iliada dhe Odisea dhe sipas Tuqiditit (Tucidide, I, 3), Homeri nuk e ka përdorur asnjëherë fjalën “barbar” për pjesëmarësit në luftën e Trojës. (7) Siç dëshmon Dr. Arif Mati, nuk ekzistonte asnjë dallim etnik, fetar apo kulturor midis akejve dhe trojanëve. (8)
Këtë
filozofi të fiseve pellazge, pjesëmarrëse në Luftën e Trojës , e gjejmë të shprehur
tek dramaturgu helen Antifon (Antifòn; 480 p.K. – 410 p.K) i cili shprehet se : nuk
ekzistojnë dallime midis fiseve sepse “të gjithë njerëzit nga natyra e tyre
janë të lirë”.(9)
Ky
botkuptim i lashtë mbijeton në Kanunin e Lek Dukagjinit ku ndjenja e urrejtjes
apo përbuzjes për “tjetrin” ishte e dënueshme : “Kanuni i Malevet të Shqypnis
nuk e veçon nierin prej nierit. ”Shpirt per shpirt , se duken e fale Zoti ”. (Libri
i tetët, Ndera, Kry i shtatëmbdhetët § 593).
Në
Kanu të Malevet të Shqypnis gjithsa djelm të lein, njihen të mire e nuk veçohen
njani prej tjetrit. Seicilli mbahet i mire edhe i thotë vedit: “Jam burrë” e i
thonë : “A je burrë!” (Shtjefen Gjeçovi, Kanuni, Krye i njizetedytë, Nye i
njqindenjizetekatërt,Gjaku,§ 886, § 888).
Studiuesi arbëresh Zef Krispi (1781-1859) duke folur për periudhën e
ashtuquajtur « helenike » pohon se : « Grekët mbaheshin tërë madhështi
për shkak të kulturës greke dhe i shihnin maqedonasit si barbarë; por në asnjë vënd nuk thuhet se ata i
quanin barbarë, psh. athinasit ose peloponezasit edhe kur këta ishin me
origjinë nga fiset dore (...) edhe pse kishin
dialekte të ndryshme, megjithatë
quheshin grek (helenë –shën im) ». (10) Për
rrjedhojë fjala “barbar-etni jo helene” nuk i përket fjalorit dhe botkuptimit
të Europës së lashtë.
Si
përfundim, mund të themi se Pellazgët e hershëm nuk e njihnin fjalën “barbar”
dhe nuk i përcaktonin “të tjerët” me përbuzje si kafshë, përkundrazi, në
besimin e tyre hënor (sellenizmin) kafshët adhuroheshin, si psh kau Api në dinastitë
faraonike të Egjiptit apo dhia, shqiponja , ujku, luani tek pellazget. Në
objektet arkeologjike e shikojmë mbretin apo faraonin në formën e kafshëve të
hyjnizuara në besim apo me pjesë trupore të tyre (kokën, brirët, krahët).
Themeluesit mitik të Romës , Remo dhe Romolo janë “bijt” e ulkonjës.
Perëndia Seth-Amon (? 3050 p.e.r.) me kokën e dhisë, Egjypt.(fg.1) Zeusi, ku brirët dëshmojnë besimin hënor (dashi/dhia janë simbole kultike të Krijueses/Hënë) (fg.2); Skënderbeu me simbolin kultik të besimit hënor pellazg – dhinë (fg.3); Perëndia Pan (fg.4, Ortenburg ,Bavari, shk 16). (11)
Ky
hyjnizim i kafshëve nga pellazgët, u përdor nga kristianizmi si shprehje e
“barbarisë” së tyre dhe si mjet frikësimi për popullsinë. Kristianët i zbukuruan
kishat me statuja dhe piktura të përbindshave, duke i çpërfytyruar figurat e
mitollogjisë pellazge, si të mbretit-bari Pan (Alpan/Alban), Meduzës, etj. Në
Mesjetë, perëndia Pan me brirë dhe këmbë dhie, shprehte figurën e Diallit.
(fg.4) (12)
Duhet
theksuar se emërtimi “barbar” nuk është përdorur nga populli, por nga elita drejtuese (mbretër, komandantë të
ushtrive apo sekretaret e tyre, politikanë, oratorë, pronarë të skllevërve,
etj.), dokumentet shkrimore shprehin fjalët e tyre. Në të gjitha këto raste,
emri “barbar” shprehte përbuzjen ndaj
“tjetrit”: për paditurinë , mungesën e qytetrimit, kundrejt fiseve kundërshtare
në luftime, që nuk e kishin besimin apo gjuhën e tyre. Dionisi i Alikarnasit ( Dionysius of Halicarnassus,) pohonte se një helen
dallohej nga një “barbar” në katër veçori : gjuha e përpunuar, edukimi, besimi
dhe e drejta e qytetarit (“i lirë” apo skllav-shën im). (13) Si shprehje
përbuzëse përdorej edhe për njerëzit e tyre, siç pohon Aristofani ( Aristophanes ): “Një njeri analfabet është gjithashtu
barbar”. (14)
Në
librat e Historisë së shekullit 21, qytetrimi i shoqërisë njerëzore i Europës
së lashtë nis me dy emra : Grek, Romak
apo qytetrim Greko-Romak. Asnjë prej këtyre emrave nuk përmënden nga Homeri, Hesiodi dhe shkruesit e
tjerë të lashtësisë për ndonjë emërtim fisi, deti, lumi, mali, gadishulli, të
një mbreti të hyjnizuar në mite apo si emërtim i besimit të lashtë (përveç si
emër qyteti - Roma 753 p.K.). Në këtë Histori të kohës së sotme , fjala “barbar”
nuk i prek emrat “grek”dhe “helen”, por u bashkangjitet emrave të famshëm që i
hasim në dokumentet e lashtësisë si Pellazg, Etrusk, Dardan, Maqedon, Ilir,
etj. që njihen si fise PELLAZGE.
Historiani gjerman Lochner-Hüttenach
(1960) zbulon se, që në lashtësi fjala “barbar” ka treguar ndryshimin etnik : “
Herodoti do të trajtojë edhe çështjen e përkatsisë etnike të pellazgëve dhe do
t´i quaj ata “etnos barbar”. (15).
Studiuesi nuk e vërteton me fakte, nëse
Herodoti e ka përdorur fjalën “etni barbare”, për mungesë të qytetrimit të
fiseve pellazge, siç e gjejmë të përdorur në periudhat e mëvonshme, apo “të
ndryshimit si racë ” .
Për
fjalën BARBAR ? ETNI TJETËR , Hüttenach akuzon autorët
grek : “Mospërkatësinë e Pellazgëve tek
popullsia greke do e tregojnë më tepër, ato vënde të shkrimeve historike të
antikitetit, ku historianët grek do
t´i pershkruajnë ata si “barbarë”. (16)
Por, sipas Fjalorëve eciklopedik, në
kohën e Homerit (? shk.8 p.e.r.) dhe të Aristofanit (v. 445 - 385 p.e.s)
fjala “barbar” akoma nuk përcaktonte dallimin etnik. (17)
Në
Historinë e Lashtësisë së shekullit 21, fatkeqësisht, “teza etnike” e fiseve
Pellazge vijon të huazohet nga studiuesit e shk. 19 si, Diefenbach 1861, Busolt
1885 ¸ Hesselmeyer 1890 etj. pa i vënë
në dyshim (të gabuara apo jo) përfundimet e tyre. Këtë metodë, Mark Bloch e
quan një “recitim” përmëndësh i autorëve paraardhës dhe gabim, pranimin e çdo
dokumenti të shkruesve të lashtë, si fakt shkencor : “... prej shumë kohësh
është vënë re, se nuk duhen pranuar verbërisht të gjitha dëshmitë historike”. (18)
Në
Europën e lashtë, fiset e shumta pellazgjike mund të kenë bashkjetuar edhe me
tribu të panjohura. Por është e çuditshme se si studiuesit nuk marrin
parasysh, faktet e fiseve të njohura, si psh që pellazgët kanë folur një gjuhë
por me dialekte të ndryshme. Në librin e studiuesit arbëresh, Nikoll Ketta (Tesoro di Notizie su de´Macedoni, v.1777)
lexojmë : « gjuha e grekëve (helenëve-shën im)
dhe e maqedonasve ndryshonte vetëm si dialekte (…) dhe e folura e maqedonasve
ishte e njejtë me të epirotëve … ) (19) Pra helenët flisnin të
njejtën gjuhë me fiset “barbare” maqedone dhe epirote.
Mospërdorimi
i metodës së “filozofisë historike” apo “kritikës mbi dokumentet”, siç shprehej
M. Bloch, solli si pasojë shtrëmbërimin
e vetë Historisë së Lashtë që kemi
sot, ku fiset Pellazge trajtohen
artificialisht si fise të huaja nga ana etnike.
Thumer
: “Një gjë duhet të veçohet në mënyrë të prerë, që pellazgët dhe helenët duhet të trajtohen si dy popullsi të ndryshme, të
dallueshme etnikisht nga njera-tjetra”. (20) Ndërsa G.Grote (A History of Greece,1853) do e theksoj
me forcë : “ndërmjet grekëve (helenëve –shën im) dhe pellazgëve ekziston një
ndryshim etnik”. (21)
Çudija
e përfundimeve të “shkollës gjermane” mbi “tezën etnike” të Pellazgëve është
edhe fakti, se Tuqididit (Thuk.1,3)
kishte pohuar se, Helenët përpara se të merrnin këtë emër, dmth të quheshin helenë,
ata emërtoheshin me emrin e popujve të
tjerë, kryesisht me emrin Pellazg.(22) Shkëmbimi i emrit të fiseve me një emër
tjetër, nuk do të thotë se ata shkëmbejnë edhe racën. Edhe shqipetarët pas
viteve 90 u detyruan të ndrojnë emrin e tyre në Greqi apo ta shpallin veten
“grek”, por kjo nuk i bëri ata etnikisht të
ndryshëm nga prindërit shqipetarë që lanë në atdhe.
Pasojë
e kësaj verbërie në trajtimin e dokumentave të lashta, ishte vjedhja “shkencore”e “pronës historike” të Lashtësisë
(mitet, objektet arkeologjike, qytetrimin, etj) prej pronarëve të saj legjitim
Atlantido - Pellazgëve hyjnor dhe pasardhësve të tyre të mbijetuar në
Gadishull, Shqipetaro-Arbërve të sotëm.
Do
ishte naive të besonim se në këtë masakër, faji i takon vetëm metodës së
ndjekur, ndikoi edhe padija e studiuesve
mbi gjuhët e lashta dhe dialektet e gjuhës shqipe, dhe veçanrisht i besimit
pellazg, nga e kanë origjinën emrat “pellazg”, “arbër”, “shqipetar” dhe
“helen”. Emri “grek” nuk i përket asnjë besimi.
Nikoll
Ketta shton këtu edhe faktin e habitshëm, se si, të ndodhur brënda Europës : “Asnjë studiues nuk u ka dhënë vëmëndje të
veçantë popullsisë Arbëreshe, e cila deri në shk. 14 ka patur tradita të përmëndura
nga shumë studiues të lashtë si Erodoti, Tucididi, Dionisio, Plutarku, Straboni
etj. me të cilat ne formuam sistemin e origjinës…)(23)
Por,
le t´iu drejtohemi fakteve të autorëve të shekujve modernë, se si e kanë
vlerësuar qytetrimin e pellazgëve “barbarëve” dhe sa u detyrohen helenët
“grekë” arritjeve të tyre.
“Ligji” barbar që baltosi Pellazgët hyjnor
Kur
flitet për Lashtësinë, që nga periudha e emërtuar “greko-romake” e deri në
ditët e sotme, është pranuar si “ligj” i padiskutueshëm përkufizimet :
Helenizëm? Qytetrim;
Helen ? Grek; Grek ? Simbol i zhvillimit të
shoqërisë njerëzore, krijues i pasurisë kulturore, mitike dhe besimtare të
Euro-Azisë; Pellazgët dhe fiset e tjera “ të pa helenizuara”(që nuk kishin kulturën helene) ?
Barbarë.
Po
veçoj disa dëshmi të marra nga “shkolla gjermane” e shk.19-20 që janë mbështetur mbi autorët e lashtësisë :
Në
Enciklopedinë Italiane /Treccani/ shkruhet se Hipokrati (Hippocrate, 460 p.e.r.
- 377 p.e.r) dhe historianët e parë që
drejtpërdrejt u njohën me popujt “jo hellen”, vunë re se, edhe ata kishin një kulturë të rëndësishme , shpesh edhe më të zhvilluar , bile mëma e asaj hellenike. (24)
Locher-Hüttenbach duke u bazuar tek Diodori shkruan se :
Poetët e parë të Hellasit, kishin përdorur ato
shkronja alfabeti që i kishin patur perdorur më parë banorët
e parë të këtij vendi , “pellazgët”. (25)
Në
studimin e tij (1861), Diefenbach
pohon se : Helenët
do të huazonin nga popullsia e mëparshme një numër shumë të madh fjalësh, të
cilat njihen si fjalë të kulturës. (26) Disa vjet pas tij
(1890) një tjetër autor gjerman, Ellis Hesselmayer do të shtojë : Pellazget
do të bëhen mësuesit e tyre (grekëve) në fushën e bujqësisë, para së gjithash
në punimin e tokës si dhe artin e ndërtimit, veçanrisht në ndërtimin e banesave
të forta dhe të sigurta. (…) Larisa dhe Argosi me ndërtimet e tyre të rralla
nuk do të zhduken kurrë nga kujtesa e grekëve. Ata do huazojnë prej kulturës së
pellazgëve të lashtë edhe elementet e kalendarit si dhe mësimet e perëndive (teollogjinë pellazge-shën im) . (27)
Një
pasqyrë më të detajuar për qytetrimin pellazg na jep gjuhëtari gjerman Hans Krahe
(1898 – 1965) . Sipas tij, shumica e emërtimeve që lidhet me shtetin dhe
organizimin shtetëror dhe shprehin kuptimin e ushtrimit të “pushtetit dhe të
sundimit shtetëror”që gjënden në fjalorin e greqishtes janë huazime nga materiali
gjuhësor i gjuhës paragreke. Gjithashtu, Greket do të mësojnë nga pellazgët përpunimin
e metaleve, lundrimin detar dhe fjalët që lidhen me këto veprimtari.
(28)
H.Krahe nënvizon se influenca pellazge mbi grekët përfshin
veçanërisht fushën e fesë. Të gjitha
emrat e hyjnive greke, me përjashtime shumë të vogla janë emra me
prejardhje jo greke dhe rrjedhin nga bota e vjetër e mesdheut. Së bashku me emrat, vijon studiuesi, grekët përvetsuan edhe historitë (mitet
/ folklorin e pellazgëve –shën im) që
lidheshin me këto emra dhe të heronjve që lidheshin me këto histori. (29)
Duhet të kemi parasysh se çdo veprimtari e njeriut nga parahistoria deri në
periudhën e mesjetës së herëshme udhëhiqej nga feja dhe drejtuesit e
Institucioneve fetare, prandaj « greket » kanë huazuar nga pellazgët
jo vetëm ritet, por edhe ligjet. Ligjet e para ishin ato që dënonin moszbatimin
e riteve nga qytetarët.(F.Demi, Kombi –
origjina e organizimit të bashkesive fisnore dhe i ligjeve të Kanuneve
të Arbërve ).
Vetë emri i Europës , që sot mbahet si simbol i
qytetrimit më të lartë, e ka origjinën nga mitet pellazge. Dokumentet historike tregojnë se në veri të
Thesalisë dhe në Labadeia, ku banonte
fisi pellazg, adhurohej perëndesha e tokës me emrin « Demetër
Europa » (Fick 1905). (30)
Titano-Pellazgët e quanin veten « bij të dheut/tokës » dhe nga ana
gjuhësore emrin e saj e shpjegon vetëm gjuha shqipe : shq. De/dhe ;
gr. ?? (gi); it. terra; fr.terra
ang. terre; gjerm.erde. Edhe fjala/rrenjë « terr » e cila ka dhënë në
gjuhët latine fjalën terra (toka), i përket gjuhës zanafillore shqipe :
terr-errësirë, siç është brëndësia e tokës; terri i natës, u bë qielli terr i
zi, etj.
Në këtë studim, ju
drejtova kryesisht « shkollës gjermane » për dy arësye : 1.
sepse Historia e Lashtësisë së Europës, në të gjithë botën është bazuar tek kjo
shkollë e shk.19 dhe 2. sepse dëshmitë e studiuesve të huaj,
trajtohen si « të padiskutueshme » për vërtetsinë e tyre shkencore,
nga hartuesit e botimeve shkollore në
Shqiperi dhe në mendimin akademik të Albanologjisë.
Nga sa pamë në thënjet e mësipirmë, studiuesit gjerman të
shekullit 19 (Kretschmer 1895, Busolt 1885 Hesselmeyer 1890 etj.) do të
pranojnë se « kultura që zotëronte popullsia paragreke (dmth pellazge-shën
im) ishte në një nivel shumë herë më e lartë se sa kultura e popullsisë së mëvonshme
greke » (31)
Ndiqni me vëmëndje arsyetimin e « shkollës
gjermane » të shk.19, për përfundimin e tyre « pellazg/barbar ? etnikisht jo grek/pa qytetrim»: « Sipas
Herodotit (II,51) historianët do ti trajtojnë pellazgët si të ishin helenë, por ai vetë është i prirur që të shoh tek
pellazgët - barbarët, por nuk guxon ta theksoj këtë mendim me siguri. (32)
Ndërsa pjesa e parë e frazës është fakt historik, tek e dyta (me të zeza)
autori shpreh mendimin e tij personal për Herodotin, por pa fakte të
dokumentuara.
Kjo kontraditë vihet re edhe tek Hesslmeyer (1890),
Busolt (1885) , të cilët , pasi i quajtën pellazgët « barbar » dhe
« të paqytetruar », do të pohojnë se : « Faktet historike (…) do
të tregojnë se ishin helenët ata, që kur erdhën në këto vise, do të gjenin një
popullsi shumë herë më të zhvilluar dhe me një nivel shumë më të lartë
kulturor, e cila do të bëhej mësuesja e
tyre dhe prej se cilës do të merrnin
njohuritë më të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës, që më vonë do t´i
trajtonin si arritje të tyre ». (33)
Lind pyetja : kush ishin në
të vërtet fiset BARBARE ( të pa
zhvilluar dhe pa qytetrim) të
Lashtësisë, para çfaqjes së fiseve aziatike mongole ? Ky problem i
ka trazuar shpirtrat e filozofëve dhe sedrën profesionale të autorëve modern.
Për ta justifikuar çoroditjen e tezës « pellazg ?barbar,
jo etni helene / jo grek » të shk19,
Hesselmeyer (1890) përdor një frazë po aq të çuditshme (me shkronja të
theksuara) : « Nëse poetët e kohëve
historike flasin për prejardhjen e grekëve (bëhet fjalë për helenët-shën im)
nga pellazgët , kjo nuk ka të bëj me
konceptin historik mbi pellazgët. Pellazgët ishin etnikisht të ndryshëm nga
grekët dhe është e gabuar ti trajtosh ata si paraardhës të grekëve ». (34) Se cili ka qënë ky
« koncept historik » që do tregonte dallimin etnik të pellazgëve me
helenët, mbetet enigme, « fajtori » i vetëm mbetet fjala - BARBAR.
Origjina
e « ligjit » pellazgë = barbar
« Shkolla gjermane » e shk.18-19 njihet si
nismëtare e shkencës gjuhësore, që solli krijimin edhe të shkencave të tjera që
u morrën me zbulimin e origjinave dhe lidhjeve etnike të popujve. Fakti që
fjala «barbar » është përdorur si përbuzje ndaj një popullsie
tjetër dhe sidomos këmbëngulja, se kjo fjalë
i dallonte etnikisht pellazget nga « helenët e qytetruar »,
siç e pamë më lart, na shtyn të kërkojmë filozofinë e elitës së Europës
veri-perëndimore të kësaj periudhe.
Përbuzja, që jo rrallë shndrohet në urrejtje brënda një
etnije apo ndaj etnive të tjera, për arësye nga më të ndryshme, në kohët
moderne është emërtuar « racizëm ». Studimi i kësaj ideollogjije
është emërtuar « racizmi shkencor ». (35)
Nuk është vëndi këtu të zgjerohem me tezat e ndryshme që
i dhanë shkas filozofisë raciste, që sollën « përbuzjen etnike » në
botimet historike. Ishte shkenca gjuhësore që i dha shtysë lindjes së
mitit historik ; kërkimi shkencor çoi në pretendimin e superioritetit
moral, që do të kryesonte filozofinë e
racizmit. Gjatë mësimdhënjes në Angli (1859-1861) gjuhëtari gjerman, Max Müller shprehte
doktrinën raciste nën velon e kërkimeve gjuhësore. (36)
Racizmi
(etnik), u çfaqën tek disa autorë të shk.17- 18 në shkencën e historiografisë,
por u shndrua në doktrinë për trajtimin
e Lashtësisë, nga studiuesit e shk 19-20.
Docenti i Universitetit të Londrës mjeku Robert Knox (1791 - 1862) pohonte në vitin
1850 se « raca është çdo gjë, është një fakt më i jashtzakonshëm, më i
kuptueshëm që ka shpallur filozofia ndonjeherë. Raca është gjithshka : letersi, art, shkencë –me një fjalë
qytetrimi varet nga ajo ». Arësyen e këtij racizmi historik e shpjegon
studiuesi belg Guy Bunnsen : « ... se
ishte e pabesueshme që popuj, të cilët janë kaq të rëndësishëm sot, nuk duhet
të kenë luajtur asnjë rol në të kaluarën ». (37)
Përfundimi :
Fjala BARBAR e
përdorur për “tezën etnike” të Pellazgëve ishte një fallcifikim i fakteve
historike të Lashtësisë dhe nuk kishte asnjë bazë
shkencore, siç e pohon edhe Friedrich Müller (1834-1898) : “Etimologjia është ende një shkencë në të
cilën hamëndsia e verbër është
praktikuar më shumë se sa hulumtimi metodik (...) punimet
tona shpesh rezultojnë në një pështjellim se sa në sqarim ».(38) Duke u njohur me ideollogjinë që përfshiu
botën shkencore europiane të shk.19, do të shpreheshim se, nuk fajsojmë vetëm
metodollogjinë, shkak kryesor ka qënë filozofia raciste që , krahas
politikanëve, përfshiu edhe studiuesit e shkencës së Historiografisë.
Që në shk 18-19, « shkolla Albanologjike » e
Arbëreshëve të Italisë, një shekull përpara « shkollës gjermane »,
zbuloi panoramën shkencore të përbërjes etnike dhe qytetrimin e fiseve të
Gadishullit Pellazgjik. Dy shekuj që pasuan nuk i lëkundën dot përfundimet e
tyre.
Shënim :
Të gjitha referimet mbi « shkollën gjermane » të
shk.19-20 janë marre nga studiuesja Shpresa Musaj (Gjuha –Dëshmi e lashtësisë sonë mijëravjeçare)
Fatbardha
Demi (fatbardha_demi@yahoo.com )
31.01.2020