Kerko: a
Dedë Preqi: Kosovë je zonjë e rëndë
E diele, 02.02.2020, 07:25 PM
KOSOVË JE ZONJË E RËNDË FATIN TËND KUSH PO E NËPËRKËMBË
(Aty
ku nuk vepron ndërdija, ndërhyn edhe magjia)
Nga
Dedë Preqi
Faktori
kryesor që po e anashkalon dhe degradon jetën e qytetarit të Kosovës, dhe të
ardhmën e tij, është politika jo e mirëfilltë dhe e paorganizuar, e cila e
kushtëzon jetën dhe ekzistencën njerëzore të këtij vendi, duke i dhënë
përceptime të gabuara dhe të defektizuara, që në këto rrethana- nga një
këndvështrim i veçantë-njeriu nevojtar bëhët i varur, pa i kuptuar pasojat që
do ta ndjekin mbrapa.
Në
ecurinë e mëtejme të zhvillimit të vendit tonë, jeta e tregon realitetin e vet
ndryshe, pikërisht një sistem jo mirë të përllogaritur funksionesh në mënyrë
shkencore dhe të ndërtuar me saktësi, përmes formave dhe projekteve
shtetndërtuese, që stimulohen nga vullneti dhe bindjet e arsyeshme në
përmbushjen e nevojave të veta në plotësimin e
kushteve dhe standartit jetësor.
Nëse
natyra do të zotërohet nga njeriu dhe nga vepra e tij në mënyrë magjike, që do
të thotë edhe Kosova të zhvillohet në këtë mënyrë, apo të përfitojë prej këtyre
projekteve magjike, atëherë konceptet reale të njeriut serioz ngushtohen dhe njeriu
historikisht hynë në krizën e humanitetit të vet, ku në çdo kohë do të
përballet me rreziqet e natyrave të ndryshme negative, që vijnë nga ndikimet e
njerëzve MASHTRUES.
Ky
rrezik qëndron thjeshtë në çdo vend dhe shoqëri njerëzore, aty ku nuk vepron ndërdija,
që duhet ta vëmë nën kontrollën e brendshme dhe me ndihmën e forcave të
kthjellta të shpirtit dhe hirit njerëzor, duke ditur se shpeshherë dhe në
rrethana të prekshme njeriu është atakur shumë keq nga situatat e pa pritura të
shkatërrimit dhe përçarjeve familjare dhe më gjërë, që i janë shpalosë në jetën
e përditshme, burimin e të cilave e ka gjetë edhe tek këto dukuri të errëta,
veprimtaria e të cilave i ka pushtuar
vendet tona shqiptare me të madhe.
Asnjëherë
më parë Kosova nuk ka rënë kaq poshtë e ndikuar në këtë menyrë të çoroditur,
edhe atëherë kur ishte nën pushtuesit e huaj një dukuri e tillë nuk ka vepruar
në mënyrë të hapur, siq po ndodh tani, që fati i saj të peshohet edhe të
abuzohet në farmat e tilla, përveq njerëzve të pandërgjegjshëm nga pushtarët e
vet, edhe më e keqja, sikur ta kishte braktisë ndjenja morale, intelektuale dhe
politike këtë vend, që të matët sot ekzistenca dhe fati i një shteti dhe një
populli përmes rrëfimëve dhe bindjeve të
magjistarëve.
Nga
këtu mund të llogarisim hapat e përparimit dhe zhvillimit të vendit tonë, kur
në emisione telivizive të vendit ftohen magjistarët, dhe përmes bestytnive të
tyre shpjegohet dhe besohet gjendja aktuale politike dhe e ardhmja e Kosovës,
madje në tërësi edhe nyjet politike në mes koalicioneve të sotme, si dhe
magjitë e ndikuara në lidershipin e vendit, me preardhje nga Serbia, apo ndonjë
vend tjetër i rajoneve të pa njohura aziatike, duke e penguar edhe përspektivën
e këtij vendi.
Dhe
çfarë eksperimentesh mbi këtë popull duhet të ndodhin, dhe kur e shikojmë në
tërësi na krijohet përshtypja se, nuk qenkan më të prekshme dhe më të
rrezikshme, as luftat, as katastrofat natyrore dhe as sëmundjet, përkundra
rrezikut që vjen nga keqmenagjimet dhe gllabërimi i pushtetit ekonomik,
politik, juridik, organizativ e shtetëror, që edhe përfitimet e shtetit nga
djersa e popullit, përvetësohen dhe bëhën kapital i tyre.
Jo
rrallë herë për ty fliten edhe fjalë të kota, fliten edhe fjalë të shpifura, të
cilat kanë për qëllim të ulin prestigjin tënd dhe ekzistencën tënde në këtë
botë, por aty ku flitet dhe diskutohet seriozisht si edhe në formën e prekshme,
ky lloj djalli që të kanoset në këtë mënyrë dhe forma të ndryshme, ose
përfaqëson një frikë të pa përkufizuar dhe armik psikologjik, apo diçka e tillë
simbolike, që nuk ta dëshiron rritën tënde dhe as thëmelet e shtetit
demokratik.
Kosovë
je një zonjë e rëndë, je zotëruese e së vërtetës tënde, mos lejo në asnjë
mënyrë të nëpërkëmbësh, mos lejo bastardët të lozin me fatin tënd, ti shesin
dhe të bëjnë pazare me gjymtyrët e trupit tënd të lashtë dardan, mos lejo të
zbrazët djepi i yt, që rriti bija dhe bijë të çmuar të këtij trolli, të cilët i
njohu tërë bota e civilizuar, mos lejo që fati i këtij populli të matët dhe
prognozohet përmes magjistarëve, sepse fatin tënd e përcakton dhe e ndërton
vetëm Rinia e këtij vendi, që është forca më e fuqishme e përspektivës për të
ardhmën tënde.