Kerko: a
Florim Zeqa: Ujdi monarkësh apo ujdi tuxharësh politik!?
E diele, 02.02.2020, 07:00 PM
Ujdi monarkësh apo ujdi tuxharësh politik!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Sa
herë që e godas mirë cakun me shkrimet e mia, të parët që më lajmërohen në
inboks (mesengjer) janë zyrtarët e LDK-së. Ashtu ndodhi edhe dje pas publikimit
shkrimit "Mashtruesi" Albin apo tradhtari "Putin"!?
Zyrtari
në fjalë, pas fjalëve përshendetëse dhe komplimenteve për shkrimin, nuk e
fshehu as dëshirën që së shpejti do të gjendet një zgjidhje e mirë për vendin.
Nuk
vonoi shumë dhe zgjidhja e "mirë" për Kosovën ndodhi!
Kurbani i marrëveshjes
dhe delegjitimimi i Kuvendit
Edhe
pse jo e konfirmuar zyrtarisht, në media, me shpejtësi të dritës u përhap lajmi
për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, për t'i hapë
rrugë marrëveshjes për koalicion të zorit!
Bërja
e Glauk Konjufcës kurban i një marrëveshje të zorit, jo vetëm që nuk është zgjidhje
e mirë, paraqet delegjitimim të institucionit të Kuvendit.
Për
të mos shkuar më largë në historinë e zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i
Kuvendit me 26 dhjetor 2019 me votat e LDK-së, po kthehem tek kërkesa e Lidhjes
Demokratike të Kosovës drejtuar LVV-së për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga
posti i kryeparlamentarit, të cilës lideri i kësaj partie, Albin Kurti ju
kishte përgjigjur me një letër të gjatë, në të cilën i kishte thënë këto fjalë
Isa Mustafës; "“Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet
demokratike me ujdi monarkësh”.
Pas
kësaj përgjigje, askush nuk e kishte pritur një gëlltitje kaq të shpejtë dhe
situatë kaq nënshtruese të Albin Kurtit për arritjen e një marrëveshje të zorit
me LDK-në!
Kthimi prapa në seancën
e 26 dhjetorit 2019
Detyrimi
i Glauk Konjufcës për tu tërhequr nga posti i kryeparlamentarit, përveqse
dhunim i tempullit të demokracisë, paraqet delegjitimin të institucionit të
Kuvendit dhe fyerje e rëndë ndaj shprehjes së lirë e të zgjedhurve të popullit
në Parlamentin e Kosovës.
Pas
këtij veprimi skandaloz të Albin Kurtit, ditën e hënë të 3 shkurtit 2020 në
Kuvendin e Kosovës do të ndodhë një përseritje e seancës së 26 dhjetorit 2019,
përkatësisht një rivotim për postin e kryeparlamentarit i cili do të jetë i
baras-vlefshëm me votimin e 'Qeverisë Kurti'.
Sadoqë
në taborrin e LDK-së po e vlerësojnë me nota të larta tërheqjen e
kryeparlamentarit, bërja kurban e Glauk Konjufcës është zgjidhja më e keqe për
arritjen e një zgjidhje të mirë për vendin.
Me
këtë veprim, Albin Kurti u fut edhe në një aventurë e re të paparashikuar në
seancën e 3 shkurtit 2020, nga e cila mund të dalë humbësi më i madh i
zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Delegjitimimi
i institucioneve demokratike, përkatësisht delegjitimimi i zgjedhjes në mënyrë
demokratike dhe ligjore e kryeparlamentarit paraqet shkelje të rëndë të parimeve bazike të demokracisë dhe dhunim
i shprehjes së lirë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht
arsyetimit të këtij veprimi antidemokratik, kinse me qëllimin e mirë për krijimin
e institucioneve demokratike në vend, nuk asryetohet detyrimi i tërheqjes së
Glauk Konjufcës për arritjen e një marrëveshje të zorit për kënaqjen e egove
për pushtet.
Kthimi
prapa në seancën e 26 dhjetorit 2019, e mjegullon akoma më shumë të ardhmen e koalicionit
qeverisës LVV-LDK.
Jam
nga ata, që prej fillimit kam qenë për një koalicion qeverisës LVV-LDK, për një
koalicon të ndërtuar mbi bazën e parimeve dhe mirëkuptimit të plotë mes dy
subjekteve, e jo për këtë marrëveshje që erdhi si produkt i shantazhit politik
dhe pazareve të pista në orët e fundit.
Kjo
marrëveshje e inateve dhe zorit, nuk u bë për të mirën e shtetit dhe as për
kthimin e shpresës së qytetarëve, por për kënaqjen e egos për pushtet të një
grupi të vogël njerëzish në gjysëm shtet.
Vërtetë
nuk e kam as idenë më të vogël se si do të funksionojë dhe sa do të zgjasë kjo
martesë e zorit pa dashni mes Albin Kurtit e Isa Mustafës!
Punët
që bëhen fshehtas dhe për inati, përveqse nuk sjellin gjëra të mira në jetë, e
kanë e kanë edhe një përfundim të keq.
Mbase
e mira e kësaj pune është se, disa nga kampi rugovian që deri dje e shanë dhe
fyen Albinin në rrjetet sociale, do të fillojnë të dashurohen në të, ashtu siq
e deshën Hashim Thaçin në martesë me Isa Mustafën.
Të
hënën, tek pasi të votohet kryeparlamentari/rja mund të hapet rruga për votimin
e 'Qeverisë Kurti', por për këtë nuk do
të mjaftojnë vetëm votat e LDK-së.
Doemos
do të vendosë vota e partive minoritare në Kuvend. Mbetët të shihet të hënën,
se a do t'i bashkangjiten partitë e vogla jo serbe koalicionit qeverisës apo do
të jetë "Lista Srpska" ajo që do ta zgjidhë "nyjën
gordiane" në Kuvend.
Megjithatë,
fjalën e fundit pas delegjitimit të institucionit të Kuvendit do ta thotë
Gjykata Kushtetuese.