Kerko: a
Hilmi Saraçi: Përpjekjet e fundit për formimin e koalicionit LDK dhe LVV (?)
E premte, 31.01.2020, 10:06 PM
Përpjekjet e fundit për formimin e koalicionit LDK dhe LVV (?)
Nga
Hilmi Saraçi
Albin
Kurti tani më në fund e ka parë së LDK-ja nuk është “kafshatë e
vogël” për ta “gëlltitë” leht është duke u përpjekur për të gjetur rrugë
të ndryshme për ta bindur dhe për ta “detyruar” LDK-në për koalicion,
sepse nese deshton koalicioni, Albin
Kurti është humbës, sepse në të ardhmen nuk do të ket shancë për të qenë
kryeministër i Kosovës as fitues në zgjedhjet e fundit nese mbahen. Ai me
qëndrimet e tija si “kajtagji” ka humbur
besimin e votuesëve në të ardhmen ashtu edhe LDK-ja me Isa Mustafën. Prandaj
Kurti , më në fund sikur është “zgjue nga xhumi” duke u përjekur ta formojë
qeverine dhenë këtë fushë ka thirur për ndihmë ambasadorë të vëndeve të kuintit
dhe të tjerë për ta ndihmuar edhese më parë ishtë kundër përzirjes se tyre. Kjo
sikur nuk po i shkon përdore .Kurti si lider i partisë së parë në zgjedhjet e 6
tetorit (2020) ka mënduar se shumë lehtë do të kalojë më Isa Mustafën- LDK-në, por tani më në fund
e ka parë se kjo është “arrë” e fortë për tu thyer prandajnuk po jep rezultate të pritura, sepse
LDK-jë nuk lëkundet nga qëndrimet e parashtruara. Në këto përpjekje të fundit
sikur e kanë futur Albin Kurtin në një rrugë pa krye e mbushur me “mjegullë” që po e vështirëson daljen në hapsirën në rrugë të drejtë pa
“mjegullë”.Siq dihet në fillim,në
harmonizimin e programeve pa ndonjë pengesë të dukshme kanë arritë që të
pajtohen, prandaj edhe shihej se do të harmonizojnë edhe qëndrimet në ndarjen e
ministrive dhe pozitave të tjera në qeverinë e arshme.Kurti nuk është i rryer si politikan dhe nuk ka përvojë për të
vepruar me mënquri dhe urëtësi si disa
të tjerë në zgjidhjem e problemeve. Në
këtë drejtim ka bërë mjaft gabime, por pa përjashtuar edhe LDK-në në krye me
Isa Mustafën i cili gjithashtu ka gabime. Kurti si duket është përpjekur që “livadhin” ta lë për vete e
“ndjerrinën” LDK-së. Është e kuptueshme se pozita e kryeministrit i takon
partisë së parë (VV) por të tjerat është dashur të ndahen në mënyrë të barabart
me partinë e dytë, por kjo nuk ndodhi. “Mollë sherri” ishte propozimi i
presidentit në të ardhmen. Për këtë u humbë shumë kohë duke dalë pastaj edhe të
tjera “pyka” qëpenguan marrëveshjen e koalicionit deri me tani. Pengesa më
emadhe tani është pozita e kryetarit të Kuvëndit- Glauk Konjufca , zgjedhja e
tij pa nji marrëveshje dy palëshe-koalicionit(LDK-LVV)).Tani LDK-ja “ngulë këmbë” se kjo pozitë duhet t’i takoj asaj (kështu ishin marr vesh edhe
më parë edhepse sipas rregullave ky post i takon partisë së parë fituese-
LVV-së). Rreth kësaj për ta
“ndihmuar”, PDK-ja ka filluar ta
kritikoj dhe ka akuzuar Glauk Konjufcën së ai duhet të jap dorëheqje nga kjo pozitë “pasiqë ai
ishte mik dhe përkrahës i Ramabajës “i cili i takon Organizatës Terorste “Syri i popullit”. Kjo është një përpjekje që
të pengohet edhe më tepër dorëheqja e Glaukut i cili me dorëheqjen e tij nga ky
post ndoshta do të zgjidhej
mosmasrrëveshja LDK-LVV. Ai (Glauku)tani ka dekluar se nuk do të jap dorheqje
sepse kjo dotë kuptohej se PDK-ja ka të deejt.prandaj sikur janë humbur shpresat për koalicion dhe
formimi i qeverisë . Tani Albin Kurti siku po mëndon që ta formojë qeverinë me
partitë tëë tjera të përkrahur edhe më
deputetë të pakicës joshqiptarë dhe me “Listën serbe”. Kunsultimi i Albin
kurtit me “ListënSerbe” për formimin e qeverisë sikur e bën Kurtin dyfytyrësh-
në kundërshtim me mëndimet e tija të mëhershme kur ai ishte një kritik mjaft i
ashpër ndaj veprimeve joligjore dhe kundërshtues i shtet ndertimit të të Kosovës
- e derigjuar nga Beogradi. Me 3 shkurt (2020) është thirrur séance konstuitive
e Kuvëndit të Kosovës për formimin e qeverisë,mirpo mëndoj se në këtë seancë nuk do të votonin shumica e
nevojshme e deputetëve për formimin e Qeverisë me Kurtin kryeministër nese nuk
formohet koalicioni…