Kerko: a
Tahir Bezhani: Vetmi e burgosur
E merkure, 22.01.2020, 07:11 PM
Tahir Bezhani
VETMI
E BURGOSUR
Dimëri
po më futë frikën
Çdo
gjë e ngrirë,tharë edhe pemët
Gishtërinjtë
e duarve nuk i ndjej
Afër
zjarrit kallem,nxihëm si dru e lagur
Larg
tij dridhem si zog pa krahë
Në
vetminë e burgosur pa ty
Në
rrafsh t tmerr vapa, frikë acari
A
do vish prap një ditë?!....
VALBONA E BARDHË
Isha
dje në Valbonë
(ëndërr
malli më dërgoj)
Kishte
vënë qeleshen e bardhë
Iu
kishin rritur amat shtatit
Rrëmbyeshëm valët
shkonin shtratit
Sa
e këndshme ajo këngë qumështore
Ujëvaret
shkumbë e bardhë
Pishat
nën streq si nuset me duvakë
Sa
shpesh më përkund në ëndrra
Trishtueshëm iki prej saj
Shpirti
shprush përmallshëm
Të
ngrirë e mbaj shikimin...
AS FTOFTE AS NXEHTE...
Verës, përvlohëm nga vapa
Frymëmarrja
ngadalsohet
Aritmia dalldiset
Shkoj
birucave të podrumit
Prap
val, ku të shpëtoj?
Ku
ta gjej freskinë e humbur
Varë
dredhave në bistekët e tu...
Gjakovë,
Janar,2020