Kerko: a
Lekë Mrijaj: Recension për librin “Koncilet Ekumenike” të imzot Mark Sopit
E shtune, 11.01.2020, 10:22 AM
Recension për librin “Koncilet Ekumenike” të imzot Mark Sopit, me rastin e katërmbdhjetë vjetorit të ikjes së tij në amshim
Shkruan
Lekë Mrijaj
Imzot Mark Sopi, Pinjoll i
denjë e pasardhës i martireve të Karadakut, ishte ipeshkvi i dytë shqiptar në
Kosovë që mbetët në radhën e ipeshkvinjëve të dioçezës Shkup- Prizren, nga përfundimit
të Luftës së parë botërore. Pikërisht prej vitit 1924, kur detyrimisht imzot
Lazër Mjeda ishte larguar nga selia ipeshkvnore në Prizren. Imzot Marku, gjatë
tërë kohës së veprimtarisë së tij, pas shugurimit meshtarak (në Romë me 29. 06.
1968) për disa vite emërohët si famullitar në Kishën e Ferizajit, njëkohësisht
ai kryen edhe detyrën e sekretarit të imz. Nikë Prelës, për të vazhduar me vonë
në Zllakuqan për shtatëmbdhjetë vite (1974-1991) me radhë.
Ai, si famullitar në
Zllakuqan, veq rrafshit të tij meshtarak, teologjik e katekizëm, në plotni
ishte në sherbim të të varfërve, të sëmuarve si dhe bëri një menagjim të mirë
në organizim të jetës baritore, ndërtimin e kishave, kapelave, meremetimin e
kishës amë në Zllakuqan, si dhe me perkushtim të plotë bëri përgatitjen për themelimin e dy famullive të
reja: në Klinë (Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë) dhe Budisalc (Kishën e
Shen Gjergjit) etj. Në vazhdim për katër vite me radhë si meshtar “fidei
donum”me vullnetin e tij, (s'bashku me vëllain e tij meshtar, don Damjan
Kurtin), e vazhdoi shtegëtimin e sojit të Shen Palit Apostull, në Milot e
Durrës (1991-1995) të Shqipërisë postkomuniste. Ndërsa me 6 Janar 1996 1996,
shugurohet si ipeshkëv (për dioçezën e Kosovës) nga Papa Gjon Pali II . Si
Bari, sherbeu deri në amshimin e tij, me 11 janar 2006, që do të thotë se
ndoqi, rrugën e shumë klerikëve të Kishës katolike Apostolike shqiptare gjatë
historisë, me qëllim që të hedhë dritë në rrafshin përshpirtëror e në sherbim
të zgjidhjes së çështjes në Kosovës. Vlerat e tij janë multidimenzionale, i
cili në thelbin e tij ishte një reflektim për rolin dhe kontributin e këtij
vizionari e kolosi të fesë dhe të kombit në përgjithësi, gjithmonë porosia
qëndrore e tij ishte se trashëgimia fetare dhe kombëtare e etërve tanë,
meritojnë një vënd meritor dhe të dinjitetshëm në rrugën historike fetare e
kombëtare gjatë shekujve, por edhe të shekullit të kaluar dhe të këtij të sotëm
gjë qe me të vertetë mbi supet e tij i ra hise një barrë e madhe e sakrificës
në ruajtjen dhe mbrojtjen e popullit të cilit i priu në kohët më të stuhishme
të fundshekullit XX.
Vlen të potencohët se veq
veprimit e këndveshtrimit të tij misionarik
e Baritor, ishte një krijues e bashkëpunëtor i spikatur i revistës
fetaro-kulturore “Drita”, pastaj në Durrës i revistës “Vegim Drite”.
Veq shkrimeve të tjera të pa botuara të tij, ai i botoi këto vëllime: “Baca
Kolë dhe famullitari”- (1995), “Martirët e Karadakut”- (1996), “Koncilët
ekumenike”- (2000), “Shën Luçia”- (2001).
Në shënjë respekti për
Bariun e Mirë të dioçezës sonë, imzot Mark Sopin pikërisht në kuadër të 14
vjetorit të kalimit të tij në amshim, kësaj radhe në shenjë kujtimi për
ipeshkvin tonë karizmatik, kam përzgjedhur që të reflektoj nga këndveshtirmi im
me një analizë të librit të tij historik e studimor që titullohët:
"Koncilet Ekumenike" që është një libër i tij me radhë, i botuar në
vitin 2000 pranë Shtëpisë Botuese "Drita" e Shtypshkronjës "Dukagjini"
në Pejë. Libri ka gjithsejt 179 faqe. Përveç materialit studimor të shkruar
libri ka edhe disa ilustrime e fotografi
të tjera ( Bazilika e Shen Pjetri-shehsi,shtatorët e Shen Pjetrit e Shen Palit,
Pieta-Zoja e Dhimshme që është vepër e Michelangelo etj) në Vatikan, të cilat e plotësojnë vlerën artistike, kulturore e historike të
tij.
Besoj se kjo analizë e
librit do të jetë një kontribut i vogël për ti njohur të tjerët edhe me shumë
Koncilet Ekumenike e historikun e tyre dhe aq me shumë për të forcuar kujtimin
për ipeshkvin tonë, i cili për mbi dhjetë vjet radhazi si Bari i Mirë, e
udhëhoqi në mënyrë denjë e të shkelqyer Kishën Katolike në Kosovë, në periudhat
më të vështira të historisë së saj të përgjithshme.
Ky Libër studimor “Koncilet
Ekumenike” është shkruar me shumë ngrohtësi nga një Prelat karizmatik karadakas
shqiptar i Kishës Apostolike, njëkohësisht është i konceptuar e permbledhur
teknikisht dhe gjuhësisht në mënyrë të shkelqyer nga i përndritshmi, imzot Mark
Sopi, ish-ipeshkëv i dioçezës së Kosovës nga viti 1996-2006. Ai, në këtë
testament libër të tij, ekspozon fakte historike mbi Koncilet Ekumenike të
krishterimit, libër të cilin ia nisi ta shkruaj gjatë kohës së studimeve të
tija teologjike e filozofike dhe e (ri)vazhdoj së shkruari e finalizuari pas
shkuarjës-shtegëtimit të tij n? Shqipëri, për të qenë një libër sa më afër
popullit të lodhur nga vuajtjet diktatoriale komuniste, dhe për të përcjellë me
dinjitet, përshpirtëri, durim dhe dashuri Fjalën e Zotit, pikërisht për faktin
se në Shqipërin amë, atherë kishte një mungesë të meshtarëve nga regjimi totalitar
mesjetar komunist enverian.
Autori i këtij libri, në
vënd të parathënies librit me një mjeshtëri të rrallë veq tjerash flet për
Koncilin e dytë të Vatikanit si kleri njëashtu edhe besimtarët kishin njohuri
shumë të pakta për Kishën ndaj siq thotë imz. Sopi, ishte Papa Gjoni XXIII, i
cili në Koncilin e dytë mori një vëndim për zevëndësimin e gjuhës latine me
gjuhët amëtare të secilit popull. Madje autori në parathënie thotë se:
"Vetëm Papës (që është edhe ipeshkëv i Romës) i takon e drejta ta thërras
Koncilin, udhëheqë atë vetë, apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij, ta transferoj,
ta ndalojë, apo ta mbyllë krejtësisht dhe ti miratoj vendimet e tij" që do
të thotë se Kisha në plotni i njeh Koncilet e saj Ekumenike të aprovuara nga
Papa. Ai, sqaron fjalën Concilium, fjalë e cila e ka kuptimin e mbledhjes,
tubimit, kuvendit. Në terminologjinë kanonike kishtare kjo fjalë e ka kuptimin
e e tubimit, kuvendit të Papës me ipeshkvinjtë. Koncilët ekumenike marrin
vendime të rëndësishme për Kishën katolike. Këto vendime janë të obligueshme
dhe zbatueshmeria e tyre e detyrueshme kur konfirmohet edhe nga kolegjiumi i
ipeshkvinjëve dhe konfirmimi i Papës. Njëkohësisht ai, sqaron edhe etimologjin
e fjalës “Ekumenik” gjë qe sipas tij, kjo fjalë rrjedh nga greqishtja dhe e ka
kuptimin “Botëror”, i botës së banuar me njerëz. Koncili ekumenik pra ka
kuptimin e tubimit të mbarë Kishës, me pjesëmarrjen e të gjithë ipeshkvinjëve
të botës nën drejtimin e Papës. Pra është një tubim gjithëpërfshirës i Kishës.
Koncilët ekumenike marrin vendime të rëndësishme për Kishën katolike. Këto
vendime janë të obligueshme dhe zbatueshmeria e tyre e detyrueshme kur
konfirmohet edhe nga Kolegjiumi i ipeshkvijve dhe konfirmimi i Papës pra vetëm
Papa si pas Codex iuris canonici, paragrafi 338 e ka të drejtën të thirr
Koncilin Ekumenik dhe atë mund ta drejton vet apo edhe me anën e një
përfaqësuesi të tij. Më përpara Koncilët i kanë thirrë perandorët sikurse rasti
i Konstantinit, Teodozi i I, Teodozi II, Marciani, Celestini, Justiniani i I.
Në Koncilët ekumenike marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e botës. Ata mund të
mungojnë vetëm për arsye të justifikueshme sikurse janë rrethanat e veçanta
politike, sikurse ishte rasti i Shqipërisë, sëmundja apo mosha e shtyme e
pleqërisë. Në vazhdim imzot Sopi, permend vlerat multidimensionale të Koncilit
siq janë; Teorit konciliare: (autorizimet e tij nuk mund ta tejkalojnë
autoritetin e Papës, marrin pjesë edhe ipeshkvinjë, mësues, këshilltar e
gjyqtarë të ndritur me praninë e Shpirit Shenjt). Thirrjën e Koncilit (është kompetencë
e Papës që në Koncilin e Kalcedonit 451 gjatë kohës së Leonit të parë ku etërit
nga atherë i shkruajn Papës se: "Ti je në krye të ipeshkvinjëve. Ti je
koka e ata janë gjymtyr?t, je i pranishëm nëpër ata që të përfaqësojnë. Princat
janë të pranishëm dhe drejtues kanë vetëm titujt e nderit" ashtu sipas
codex iuris canonici 1983, 331,1 dhe codex iuris canonici 332, 2 që do të thotë
se Koncilët Ekumenike dhe vendimet e tyre janë të pranueshme vetëm atëherë kur
konfirmohen nga Papa, ashtu sipas Codex iuris canonici, paragrafi 341.1. Kush
mund të marr pjesë në koncil (abatët, prelatet, “mullius” , kryetar të pare
të Kongregacioneve të rregulltarëve dhe gjenralët e rregulltarëve sipas codex iuris canonici 332, 2). Perforcimin
e koncilit (bëhët në plotni nga vetë Papa, ashtu sipas codex 341,1).
Autori i librit imz. Sopi,
në librin e tij ka përfshirë këto tematike historike e studimore të koncileve
siq vijojn: Koncilit Apostolik të Jerusalemit: Është Koncili i parë
dhe është mbledhë në vitin 49 në qytetin e Jerusalemit. Këtë Koncil e kishte
drejtuar Shën Pjetri, menjiherë pas vdekjës- ringjalljes së Jezusit dhe pastaj
drejtimin e Koncilit ia kishte besuar Shën Mateut. Morën pjesë edhe Shen Pali,
Shen Gjoni, Shen Jakobi i Ri apo ipeshkvi i Jeruzalemit, të cilët e shkruan
dekretin dhe e nisën për në Antioki me këto fjalë: Përfunduam, pra, Shpirti
Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi atë që është e
nevojshme”. Faqe: 21-24. Koncilit të Niceas: Është mbajt prej 19
qershor deri me 25 korrik 325 të cilin e kishte thirrur perandori Konstantin në
kohën e Papës Silvestri i I, në Nike (qytet i Azisë së Vogël) , morën pjesë 300
etër, kryesisht nga vëndet e lindjës kurse nga perëndimi u paraqitën vetëm 7
ipeshkvinjë i cili kundërshtoi herezinë e arianizmit, një doktrinë e mbrojtur
nga Arius, prifti nga Aleksandria i cili i përmbahej parimit mbi natyrën
njerëzore të Krishtit duke mos pranuar hyjninë e tij. Në këtë koncil u dënua
arianizmi dhe u përcaktuan themelet e Credo/Besoj, që përmban formulimin e të
vërtetave themelore të besimit të krishterë, formulim që ndryshe quhet edhe
Besoj-ma apostolike. Faqe: 25-28). Koncilit
të Konstatntinopolit: Është mbajt gjatë majit dhe qershorit të vitit
381, i thirrur nga perandori Teodozi I, pikërisht në kohën e Papës Damazi, gjë
qe tema qendrore i këtij Koncili ishte hyjnia e Shpirtit Shenjt andaj me atë
rast u miratuan katër ligje sipas të cilit u shpallën heretike edhe kishat e
Pontit dhe gjithë ata që nuk bashkoheshin me ipeshkvinjët e Cezaresë, Eladit,
Mitilenës, Otros, dhe Nisit, që do të thotë se u plotësua edhe me shumë
CREDO-ja apo BESOJ-ma në këndveshtrimin e Shpirtit Shenjt. Faqe: 29-33. Koncili
i Efesit: Është mbajt në Efes apo në bregdetin Egje të Turqisë së sotme
prej 22 qershorit deri me 31 korrik të vitit , në kohën e Papës Celestini I,
kundër nestorianizmit, doktrinës së ngritur nga Nestori, patriark i
Kostandinopojës, sipas të cilit natyra e dyfishtë e Krishtit nënkuptonte dy
persona të veçantë, një njerëzore dhe një hyjnore. Ky koncil e shpalli Marinë
Theotokos, Nëna e Hyjit (Hyjlindëse). Kështu u konfirmua parimi i të qenit unik
të personit të Krishtit, tek i cili bashkë-ekzistonin dhe ishin të pandara
natyra njerëzore dhe natyra hyjnore. Faqe: 34-37. Koncili i Kalecedonit:
Sesion i cili i ka zhvilluar punimet e veta prej datës 8 tetor deri me datën
1 nëntor 451 nën drejtimin e Papës Leoni I. Ketë Koncil e kishte thirrur
perandori Marcian. Ky Koncill i riafirmoi dy natyrat e Krishtit, njerëzore dhe
hyjnore, që të dyja të përkryera e të pandashme. Koncil ishte dhe kundër
monosfizmit. Janë bërë përcaktime rreth çeshtjes doktrinare, definimi i
personit të Jezu Krishtit si dhe Papa Leoni parë në letrën e 95 e quajti tubim “hajdutërin e Efesit- latrociium efesinum.
Faqe: 38-46. Koncili i dytë i Konstantinopolit: Është mbajt prej
datës 5 maji deri me 2 qershor 553 në kohën e Papës Virgjili. Këtë Koncil e ka
thirrur perandori Justiniani i I, koncil i cili u zhvillua në tetë sesione dhe
u denuan “Tre kapitujt” duke ju hapur rrugë njohje së Koncilit të dytë të
Konstaninopolit si Koncil Ekumenik. Faqe: 48-50. Koncili i tretë i
Konstantinopolit: Është thirrur nga perandori Konstatini i IV .
Njëkohësisht është mbajtur prej datës 7 nëntor 680 deri me 16 shtator 681 në
kohën e Papës Agaton dhe Papës Leoni II. Koncili në fjalë shqyrtoj ngjarjet e
përgjithshme parakonciliare, koncilin e tretë të Konstantinopolit si dhe e
denoi monoteizmin dhe shqyrtoj çështjen
e Onorit për të dy natyrat e Krishtit të bashkuara dhe të paperziera). Faqe:
51-52. Koncili i dytë i Niceas: Është thirrë nga perandoresha
Irenë në kohën e Papës Adriani i I. Është mbajtur prej datën 24 shtator deri me
23 tetor 787. Koncili u zhvillua në tetë sesione dhe u miratuan 20 ligje si dhe
shqyrtoi çështjen e ikonave, inoklaszimin e tyre. Faqe: 58-64. Koncili i
katërt i Konstantinopolit: Është thirrë nga pernadori Bazili katërt, në
kohën e Papes Adriani i dytë. U zhvillua në 10 sesione nga 5 tetori 869-28
shkurt 870. Koncil i cili lidhet me mosmarrveshjet që krijoj veprimtaria e
Focit (shkaktar) e që më në fund
shkaktoj Skizmën. Faqe: 65-71. Koncili i parë i Lateranit: Mbahët
prej datës nga 6 mars deri me 18 prill 1123 në kohën e Papës Kalisti II. Pas
mosmarrveshjës së ndermjet Papes dhe Pernadorit u konfirmua një kongordat për
investiturën. Faqe: 72-76. Koncili i dytë i Lateranit: Mbahet në
tri sesione prej datës 2 deri me datën 17 prill 1139 në kohën e Papës Inocenti
II me atë rast u denua fuqishëm Skizma e Anketit të dytë. Faqe: 77-73. Koncili
i tretë i Lateranit: Mbahet gjatë 5-19 ose 22 marsit të vitit 1179 në
tri sesione në kohën e Papës Aleksandri III. Koncili i cili pranoj qe Papa të
zgjedhët së paku me 2/3 e votave. Faqe: 80-83. Koncili i katërt i
Lateranit: Mbahet prej datës 11 deri me 30 nëntor 1215 në kohën e Papës
Inocenti III. Koncil i cili e denoi herezin e katarëve si dhe u percaktuan
detyrimet vjetore dhe rrefimet e kungimet. Faqe: 84-91. Koncili i parë
ekumenik i Lionit: Ky Koncili Ekumenik filloi me 28 qershor deri me 17
korrik 1245 në kohën e Papës Inocenti IV për sjelljet e padenja do të
shfronzonte Federikun e dytë me 1245. Faqe: 92-95. Koncili i dytë i Lionit: Mbahët
prej datës 7 maji deri me 17 korrik 1274 në kohën e Papës Gregori X e qe mori
vendim për konklavat dhe bëri shkarkimin me kishën bizantine. Faqe: 96-103.
Koncili Ekumenik i Vienës: Është mbajtë prej datës 16 tetor 1311 deri
me 6 maji 1213, në kohën e Papës Klementi i V. U denuan templarër, teoria e at
Pjeter Olivit dhe pseudomistikët. Pikërisht këtu shohim se ky Koncil ka zgjatur
më shumë nga të gjitha koncilët deri me tani të mbajtura. Prej këtu si shihet
fillon periudha e traditës së koncilëve shumëvjeçare. Faqe: 104-111. Koncili
i Konstancës: Është mbajt në 45 sesione prej datës 5 nëntor 1414 deri me
22 prill 1918 në kohën e Papes Gregori XII dhe disa antipapeve. Këtë Koncil e
kishte thirr perandori gjerman Sigismund i cili arriti të e bashkoj Kishën
përëndimore dhe të i rikthejë perfundimisht papët në Romë. Faqe: 112-123. Koncili
i Bazileas, Ferrares, Firencës dhe Romës: Është mbajtë në 25 sesione
Ferrara, prej datës 23 korrik 1431-7 maj 1437, pikërisht në kohën e Papa
Eugjeni. Morën pjesë edhe eterit bizantin dhe përkohësisht u realizia bashkimi
i Kishës. Faqe: 124-133. Koncili
i pestë i Lateranit: Është mbajt nga 10 maji 1512 deri me 16 mars 1517
në dymbdhjetë sesione kur ishin Papë Juli II e Leoni X. Koncili në fjalë e
denoi skizmën e Pizës dhe hartoi dekrete të reformës kishtare. Faqe: 134-138. Koncili
Ekumenik i Trentos: Është mbajtë në 12 sesione pikërisht nga 13 dhjetori
1545 deri me 4 dhjetor 1563 perfshirë në tri periudha: Periudha e pare nga viti
1545-1547 në Trentor dhe Bologna në kohën e Papes pali III. Periudha e dytë:
nga viti 1551-1552 në Trento, kur Papë ishte Gjuli dhe në perudhën e tretë: nga
viti 1559-1565 në kohën a Papës Piut IV. Faqe: 139-149. Koncili i parë i Vatikanit: Është
mbajtë nga 8 dhjetori 1869-18 korrik 1870 në kohën e Papa Piut IX. Sesioni u
zhvillua në katër pjesë me atë rast u diskutua dhe u miratua Dekreti për
pagueshmerinë e Papës. Në mbledhjën e këtij Koncilli morën pjesë: 744 etër
delegatë të cilët përfaqësonin ipeshkvinjtë nga të gjitha vëndet e botës veç
Rusisë , qeveria e secilës i ndaloj ipeshjvijt e saj. Faqe: 150-159. Koncili
i II i Vatikanit: Është mbajtë prej datës 11 tetor 1962 deri me 7
dhjetor 1965 në kohën e Papës Gjoni i XXIII dhe Papës Pali i VI. Koncil i cili
i zhvilloi punimet në 9 Sesione e 4 periudha. Miratohen unanimisht Kushtetutat
mbi Liturgjinë(SC), Kishën (LG), Zbulesën (DV), dhe Kishën në botë (GS).
Zhvillimi i pergjithëm i punimeve të Koncilit është bërë në 4 periudha.
Periudha e parë nga 11 shtaori- 8 dhjetor 1968. Periudha e dytë nga 19 shtator 1963-4 dhjetor 1964. Periudha
e tretë: 14 shtator 1964-21 nëntor 1964. Periudha e katërt nga 14 shtatori – 18
dhjetor 1965. Faqe: 160-166.
Në fund të fundit,
pavarësisht të gjithave, mund të vijmë në përfundim se dikur në vëndët tona
pikërisht në Shqipëri, kishte mungesë të literaturës së Kishës Katolike dhe
Apostilike në shqip. Mirpo libri
“Koncilet Ekumenike” është një formë trajtese e testament studimi nga autori
imzot Mark Sopi, pothuajse është dhe mbetet katalogu i parë i botimeve të para
në Shqipëri, i cili vjen jo vetëm si katalog por edhe si një studim i thellë,
të të cilin lexuesit dhe studiuesit e kategorive të ndryshme gjithëperfshirëse,
mund ta marrin këtë libër dhe të shohin pikë për pikë mbarvajtjën e Koncileve
Ekumenike, nisur nga Koncili Apostolik i Jeruzalemit (mbajtur në vitin 49 në
qytetin e Jerusalemit ) që është Koncili i parë e deri te Koncili i dytë dhe i
fundit i mbajtur në Vatikan (me 11 tetor 1962 deri me 7 dhjetor 1965).