Kerko: a
Sevdail Hyseni: Partitizmi
E shtune, 11.01.2020, 10:00 AM
Satirike
PARTITIZMI
Anembanë
shqiptarisë
U
rrit gëzimi u bë mal,
Me
të mirat varg e vi
Në
sistemin tonë plural.
Për
t’i dalë vendit “Zot”
S’mbeti
kush në periferi,
Nga
Presheva në Prevezë
Pa
u "ngul" nëpër parti!
Me
të gjitha "vlerat" sot
I
ra hise çdo shqiptari,
Pa
menduar me nxitim
Të
radhitet diku i pari!
Me
tamam sikur atëbotë
Kur
“partia” pa të keqe,
Duke
ecur me premtime
Sall
ëndërronte privilegje!
Ndaj
dhe sot sikur dje
Pa
dallime e ndryshime...
Ç'ka
kujtoni këto partitë:
Nëpër
vezë kërkojnë qime?!
Jo
të dashur, miq t'satirës
Këtë
mesele e di çdokush,
Kjo
i bie si të themi...
Me
hip n' kumbull me lyp rrush!
Mes
partive ka një rregull,
Kush
të ngele në opozitë,
Mos
t'i hipe pelës prapë
Se
nuk ngjitet në pozitë!
Në
bashkësi me shumë parti
Merren
krundet shpesh për miell,
Siç
e thotë një fjalë e urtë:
-
Lavdi n’qiell e bytha n’diell!
Sevdail Hyseni