Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Piramida e inatit
E enjte, 09.01.2020, 08:04 PM
Shyqyri Fejzo
Piramida
e inatit
Piramidën
tonë të inatit
E
mallkojmë nga na erdhi
Ja
lëmë genit apo fatit
Helm
e vrer tek ne derdhi
Nuk
janë pak inatet tona
Na
arratisën buzqeshjen
Fund
e krye në mes prona
Në
gjyqe e kemi ndeshjen
Ambicjen
vura në bazë
Për
divorcet gjynahqarët
A
e dini se këtë rradhë
U
dashkan dhe celularët
Në
bazë u vendos krevati
Sipas
mendjes të disave
Aty
bënte gjumin inati
Në
mes jastëkut të grave
Në
bazë vura kësaj here
Të
gjithë e dinë historinë
Për
inat të asaj vjehrre
Shkoi
e fle me mullixhinë
Inatçinjtë
i paskan ndarë
Në
kategori pas lartësisë
Qëndrojnë
në vend të parë
Të
dikastereve e ministrisë
Pak
më lart gjykata rrri
Shohim
aty prokurorinë
Vra
e pri e gjak mos kri
Vendosa dhe
gazetarinë
Rrotull
në e sjelltë dhe fati
Në
këmbë hyri një gjemb
I
shkumëzohen keq inati
Turren:”dhëmb
për dhëmb”
I
zemruari, i turbulluari
Hakmarrjen
e ka të lehtë
Plagë
hapur le i mallkuari
Për
shoqëri e atë vetë
Në
garën një ra nga kali
Inati
helmi ndodhet aty
Zjarr
nis e nuk di të ndali
Kurrë
përballë e sy në sy
Problem
i madh mbetet kulmi
Kush
do vendoset, e pret bota
Tani
hapur po duket zullumi
Inatçinjtë
paskan ngrënë koka
Nga
kulmi fort po bërtet inati
Dëgjoni
të rinj dhe ju të vjetrit
Shpejt
këtu bëhet kampionati
Mballosjani
mirë njëri-tjetrit
Si
ajo që u bë me mullixhinë
Nga
inat i Europës hop në Kinë
Kemi
shengenin dhe Sërbinë
Kemi
miken e vjetër Turqinë
Kulmi
i piramidës, sherr pa hesap
Mendime
ndryshe, e shumë fjalë
Në
fund i vendoset goxha cjap
Mes
gomerëve cjapi duket kale
Duhen
mend duhet dhe pak fat
Koha
ka ardhur e po na kalon
Që
i helmëti e mërzitshmi inat
Ta
qërojmë, a nxjerrim në pension