Kerko: a
Albert Habazaj: Burri i vockël Mares Habazaj
E marte, 07.01.2020, 07:25 PM
Burri i vockël Mares Habazaj
(3
muajsh)
Nga
Albert Habazaj
Çeli
ngrohtë e bukur dielli
Më
tre tetor dhe plot shkëlqim
Me
kostum lirik u vesh qielli,
Toka
u zbukurua me blerim.
Me
ujët bënë trininë e gëzimit,
Shndritën
pastër si vesa në gjethe,
Nga
Shenjtëria e Lumturimit
Pëllumba
pruri Mares me vete.
Dhe
ditët kalojnë pa vënë re
Nga
tre tetori si sumbulla mjalti.
Ka
natyrë kultike numri tre,
Vërtetuar
nga Mares si prurës fati.
I
shenjtë Triniteti i hyjnive
Vjen
i njomë si frymë ulliri,
Si
një dashuri e Perëndive
Burri
i vogël në trajtë floriri.
Mares
Habazaj është ky burrë,
Që
bën “gë-gë...” e qesh si lëng rrushi,
Që
të shikon si kapedanët dikur,
Edhe
pse tre muajsh sapo mbushi...
Ujë i Ftohtë, Vlorë, 3
Janar 2020