Kerko: a
Vebi Xhemaili: Xhemë Gostivari - Ikona e trimërisë shqiptare
E premte, 27.12.2019, 02:11 PM
ME RASTIN E 110 VJETORIN E LINDJES TË TRIMIT LEGJENDAR XHEMË HASË GOSTIVARIT
XHEMË GOSTIVARI IKONA E TRIMËRISË SHQIPTARE
Nga Prof.
Dr. Vebi Xhemaili
Në rrethinën e Gostivarit në fshatin Simnicë, lindi stërnipi i Skënderbeut,
Xhemë Hasë Gostivari. Ikona e trimërisë shqiptare që në këto pjesë të
Shqipërisë lindore, kori 13 beteja kundër sllavo komunistëve. Prandaj duhet ndriçuar këtë
figurë historike që i riktheu popullit shqiptar dinjitetin dhe heroizmin e pa
shoq, pas luftërave të Skënderbeut në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore.
Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq,
pushteti serbt e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë.
Prandaj pushteti serb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari
ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur
edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.[1]
Xhema lindi në një familje të varfër
fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi
e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga
pushteti serb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të Shtatorit dhe
trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.[2]
Në këto rrethana
politike pushteti serb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si
qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja
Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti serb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u
martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen.
Rezistenca kundër
pushtetit Jugosllav kishte filluar shumë më herët, pasi pushteti serb kishte
paramenduar disa lloj taksash, pakënaqësia në popull ishte e madhe. Tagra mbledhësit silleshin shumë keq
me popullsinë vendase e në veçanti me elementin autokton. Pushtetit i pengonte
me të madhe gjithçka që ishte shqiptare, në veçanti kërkesa për arsim në gjuhën
e nënës dhe bartja e plisit të bardhë në kokë.
Në këto kushte të
vështira të fshatit ku mbizotëronte varfëria, papunësia, plaçkitja nga
pushtuesi serb, dhe sjellja tejet e vrazhdë e sistemit policor dhe
tagrambledhësve, gati për çdo ditë bëhej një gjendje më alarmante e sjelljes së
tyre jashtë kornizave njerëzore. Ky banditizëm i organeve policore dhe tagra
mbledhësve që vepronin nëpër mes dhunës duke përdorë forcën dhe policinë e
kishte sjellë fshatarin në një gjendje tejet të mjerueshme. Siç shprehen njohësit
e rrethanave në atë kohë shumica e popullsisë jetonin në varfëri të madhe dhe
nuk kishin mundësi ti paguanin ato tatime sa kërkonte pushteti dhe xhandarmëria
serbe. Por në anën tjetër e rëndonte situatën arroganca dhe sjellja tejet çnjerëzore
të tagra mbledhësve të cilët ofendonin fshatarin pa i matur fjalët fare.
Poashtu ata në të shumtën e rasteve përdornin sharje shumë të rënda pasi e dini
se ku janë më të ndjeshëm shqiptarët te familja dhe e shoqja.
VRASJA E XHANDARIT SERB DHE LARGIMI I XHEMË
HASËS NGA GOSTIVARI
Për vrasjen e xhandarit serb
ka disa teza të pa verifikuara, disa si pretekst e marrin kërkesën e xhandarit
serb, që t'i shesë arin e gruas për të paguar tatimin, por si duket kjo nuk
ishte i vetmi shkas, pasi arsyet janë të shumta. Por, është e vërtetë se
familja Hasa, gjithmonë ka pasur problem me pushtetin serb. Sipas dëshmive si arsye merret sjellja e keqe
e pushtetit dhe xhandarve serb. Si pretekst merret kur polici serb Jovan
xhandari bie në shqelm Xhemës duke e sharë kur ky pushonte i shtrirë në shesh e
qytetit.[3]
Xhema në atë kohë ishte
djalë i ri dhe sa i kishte mbushur të 28 vjet, i mllefosur shkon te daja dhe i
kërkon çiften kinse për gjueti, pasi e merr këtë armë shkon në shtëpi e
urdhëron shoqen që t'i mbushë disa fishekë dhe del në rrugën e Dibrës, që
lidhet me Gostivarin, pranë fshatit Raven. Në afërsi të mullirit zen pusi, duke
pritur njeriun e kërkuar, i cili, për fat i del përpara i veshur me tesha të
bardha me disa tagrambledhës i hipur në karrocë. Xhema e ndal dhe si burrat i
thotë: “O zotëri, ti kam sjellur amanetin që e ke kërkuar”. Sipas kanunit
shqiptar i shkrep dy plumba në ballë dhe e lenë të shtrirë për toke. Ndërsa dy
tagrambledhësit tjerë nuk i prek, por i lëshon të shkojnë për në qytet.[4]
Xhema pasi vrau Jovan
xhandarin, arrin të fshihet në një dru, pas alarmit që mori qyteti nga turma e
xhandarëve u lëshuan në kërkim. Këta e kërkonin rreth e përqark, por nuk
patën sukses ta zbulojnë se ku fshihej Xhema. Pas qetësimit të situatës dhe
largimit të policëve Xhema në mbrëmje vazhdoi rrugën drejt fshatit Duf dhe
niset drejtë kufirit shqiptar, duke kaluar malet e larta të Leshnicës kalon
Korabin dhe gjatë rrugës kur zbardhi
dita takon një bari dhe e pyet se si quhet
vendi. Ky i tregon me duar se këto janë të gjitha pasuri të Cen Elezit.[5]
Xhema kur bindet se ka kaluar rrezikun dhe ndodhet andej kufirit i tregon
bariut për rastin e vrasjes së xhandarit serb, se për këtë arsye kërkon strehim
në Shqipërinë e Ahmet Zogut.[6]
Xhema pas një pushimi të
stanet e këtij bariu, vazhdon rrugën për Tiranë, paraqitet në polici, ku e
tregon ngjarjen dhe arsyen e arratisjes nga pushteti jugosllav. Shteti shqiptar
në krye me Amet Zogun vendosin t’i japin një pjesë tokë në periferi të
Elbasanit, e ashtuquajtur “Fusha e
Mbretit” për të jetuar. Aty më vonë do të vinë edhe dy vëllezërit Musliu dhe
Abdullahu me familjet e tyre dhe
ndërtojnë një shtëpi të vogël për të jetuar.[7]
DËBIMI I FAMILJES SË XHEMË HASËS NGA GOSTIVARI DHE NDIHMA E MBRETIT ZOGUT
Pas vrasjes të Xhandarit
serb në vitin 1936,[8]
filluan torturat ndaj familjes së Xhemë Gostivarit, Pushteti Jugosllav vendos
me tortura ta detyrojë familjen e Xhemës që të bindë Xhemën që të kthehet në
Gostivar ku do të përgjigjej për veprën
e kryer. Pushteti jugosllav i burgosi dy vëllezërit me nuset dhe nënën
e Xhemës.[9]
Regjimi jugosllav kurrë pa
se nga kjo kërkesë e organeve policore familja Hasa nuk pranon një ultimatum të
tillë vendosi që familjen Hasa ta shpërngulë nga fshati Simnicë. Kjo nuk ishte
diçka e re për popullatën shqiptare të Gostivarit dhe më gjerë. Pushteti
jugosllav në këtë kohë kishte filluar shpërnguljet masive për në Turqi me
Konventën serbo-turke. Prandaj, ajo vendosi që edhe këtë familje kreshnike ta
dëbonte sa më parë për në shkretëtirrat e Anadollisë, që njihet si vend i nëmur
për shqiptarët. Pasi kjo krahinë krahasohet me shkretëtirrën e Saharës në
Egjipt. Vendimin për nisjen e familjes Hasa për Turqi, u informua edhe
diplomacia shqiptare në krye me Ahmet Zogun. Ky urdhëroi Legatën Shqiptare në
Shkup dhe Selanik të përcillet rrugëtimi i familjes Hasa, “ku të shihet kjo familje të ndalet dhe të kthehet prapa për tu vendosur
në shtetin shqiptar”.[10]
Legata shqiptare në Selanik
me një përkujdesje të posaçme e priti familjen Hasa dhe e ktheu prapë në
Shqipëri dhe më pas i vendosi pranë qytetit të Elbasanit në tokën të ashtuquajtur “Fusha e Mbretit”.[11]
Pasi Familja e Xhemës u
vendos në Elbasan, filloi jetën normale për ekzistencën e vet. Ajo punonte punë
të ndryshme për të mbajtur familjen. Xhema poashtu, filloi të adaptohet
kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë
ashtu edhe në qytet.
Pasi Familja e Xhemës u vendos në Elbasan filloj një jetë normale për ekzistencën e vetë. Ajo punonte punë të ndryshme për të mbajtur familjen. Xhema poashtu filloi të adaptohet kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë ashtu edhe në qytet Ahmet Pere deklaron se Xhemoja për sigurimin e kafshatës së bukës shpeshherë sharronte dru nëpër rrugët e Elbasanit. Po ashtu kjo ka qenë profesion i të gjithë shqiptarëve si para luftës së Dytë Botërore poashtu edhe pas luftës së Dytë Botërore. Pushteti komunist i ka shfrytëzuar shqiptarët për punët më të rënda: në hapjen e kanaleve, bartjen e qymyrit dhe prerjen e drurëve me sharë dore nëpër banesat e tyre në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, për të siguruar kafshatën e bukës. Kjo ka qenë ajo “barazia” e shumë shprehur e komunistëve ndaj shqiptarëve pasi e fituan luftën, Tito dhe komunistët e Jugosllavisë.
Fshati ku u vendos familja e Xhemë Gostivarit në periferi të Elbasanint
( e ashtuquajtur fusha e Mbretit)
OKUPIMI I SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE 1939
Pas rënies së
Shqipërisë politike nën sundimin italian më 7 prill 1939, Ahmet Zogu u largua
nga Shqipëria për Turqi, pastaj u vendos në fillim në Holandë-Belgjikë, ndërsa
më vonë vazhdoi për Francë dhe në fund u vendos në Angli.[12]
Pushteti italian më
10 qershor i shpalli luftë Francës dhe Anglisë, duke shpresuar se veprimet
luftarake nuk do të vazhdonin për një kohë të gjatë. Por këtë neglizhencë të
komandës ushtarake italiane nuk e duronte vetë Hitleri. “Ky kërkonte nga Musolini që të mbajë fjalën e dhënë, “në
takimin që patën tetë a tetë më 18 prill 1940”.[13]
Duçoja, për të
treguar forcën e vetë, urdhëroi ushtrinë italiane më 28 tetor 1940 ta sulmoj
Greqinë, në një gjatësi fronti rreth 200 km, populli dhe ushtria greke i bënë
një qëndresë të fortë forcave tejet të përgatitura italiane, lufta e rrufeshme
e komandës italiane jo vetëm që nuk i dha rezultatet e pritura por ajo në
luftën që zgjati më se dy javë dështoi plotësisht.[14]
Musolini për disfatën e pësuar kundër grekëve fajësonte popullin shqiptar duke
deklaruar: “se ato ngritën krye kundër
trupave tona”. Musolini e
cilësoi si arsye kryesore të disfatës italiane.[15]
Ushtria greke nga
mbrojtja, kaloi në kundra ofensivë kah mesi i nëntorit në drejtim të kufirit shqiptar duke pushtuar fshatra dhe
qytete. Grekët më 22 nëntor pushtuan Korçën, Ereskën, Leskovikun, ndërsa në
fillim të dhjetorit ushtria greke mori Pogradecin. Në anën e jugut, në drejtim
të Vlorës ushtria greke me 6 dhjetor pushtoi Sarandën, Delvinën, Qafën e
Muzinës, kurse më 10 dhjetor grekët hynë
në Gjirokastër pa luftë, pasi ushtarët italianë e kishin lëshuar qytetin. Ushtria
greke kudo që hyri, hoqi flamurin kombëtar në viset e pushtuara.[16]
Në fund të muajit dhjetor, ushtria greke zuri pozicionet në Himarë,
Vranisht, Bolenë, Gusmar, Progonat, Peshtan, Brezhdan, Fratar, Çorovodë, Dobrushë, Ujanik, Grabovë, Pogradec. Më 10
janar mori edhe Këlcyrën, duke arritur deri në lartësinë veriore të Malit të
Trebeshinës.[17]
XHEMË GOSTIVARI ME VËLLEZËRIT NË LUFTË KUNDËR PUSHTUESVE GREKË
Populli liridashës
shqiptar kudo që ishte e dënoi
agresionin italian kundër Shqipërisë, poashtu veproi edhe kundër agresionit
italian me sulmin që mori ajo kah fundi i vitit 1940 kundër Greqisë. Një pjesë
e ushtarëve shqiptarë që u dërguan me forcë në fronin grekë dezertuan dhe
kaluan vullnetarisht nga ana e fronit grek, duke luftuar bashkërisht pushtuesin
italian. Komanda italiane kur pa gjendjen e krijuar me shqiptarët i çarmatosi
dhe një pjesë të tyre e dërgoi në kampe
të përqendrimit. Komunistët e Shqipërisë
veprimin e ushtarëve shqiptarë në batalionet
“Tomori”, dhe Taraboshi e quajtën si të drejtë kundër popullit vëlla
grek.[18]
Por grekët nuk mendonin ashtu për shqiptarët dhe Shqipërinë, ata kudo që
vepruan në tokat shqiptare vranë prenë dhe hosën flamurin shqiptar duke ngritur
flamurin e tyre.
Lufta luftëra me
Greqinë kishte marrë përmasa të gjëra dhe Jugu i Shqipërisë po shkatërrohej nga
operacionet italo-greke, grupet komuniste shpërndanin në të gjitha anët
traktate. Nëpër mure komunistët shqiptarë shkruanin parulla: “Poshtë
fashizmi italian, rroftë populli vëlla grekë që lufton për liri”. Si duket lëvizja
komuniste pushtimin e tokave shqiptare
nga ushtria greke nuk e konsideronin si agresion, por luftë për liri. Propaganda
komuniste si duket nuk kishte ndërmend të dënoj këtë agresion të andarëve grekë.
V.Xh).
Ushtria dhe komanda
greke luftën kundër Italisë e shfrytëzoi për qëllime të veta ekspansioniste,
ajo në krahinat e pushtuara të Shqipërisë së Jugut u përpoqën të vinin në jetë
planet e borgjezisë cioniste greke për aneksimin e Gjirokastrës e të Korçës,
duke trajtuar popullin shqiptar si një popull armik.[19]
Vëllezërit
Hasa: Musliu, Xhema, Abdullahu
Në këto rrethana lufte kur
Jugu i Shqipërisë ishte në flakë, forcat liridashëse thirrën popullin shqiptar
kudo që ishte të paraqitet vullnetarisht për ta mbrojtur pragun e shtëpisë nga
hordhitë greke që po kallnin qytetet shqiptare. Në këto rrethana të vështira
për Shqipërinë, shumë shqiptarë u paraqitën vullnetarisht për të mbrojtur jugun
e Shqipërinë nga sulmet barbare greke. Midis të parëve u paraqitën edhe
vëllezërit Hasa: Musliu, Xhema dhe Abdullahu. Këta tre vëllezër treguan
trimëri të madhe e në veçanti Xhemë Hasa me togun e vet, kudo që luftoi kundër
grekëve korri fitore të shkëlqyera. Në këto beteja në një moment u plagos rëndë, por ky trim i
fuqishëm me plotë gjak shqiptari që luftonte për çlirimin e vendit shpejt u
shërua. Nga këto merita që fitoi në luftë kundër grekëve mori gradë ushtarake.[20]
SHQIPTARËT E BANOVINËS SË VARDARIT NË ISH JUGOSLLAVI KËRKON BASHKIM ME SHQIPËRINË
Menjëherë pas okupimit të
Shqipërisë së Ahmet Zogut F. Jakomini deklaroi se Italia është tejet e
interesuar për pozitën e shqiptarëve në krahinën e Vardarit dhe Kosovës. Në
këtë u paraqitën hartat e vërteta të banuara me shqiptarë që ishin nën regjimin
jugosllav. Disa historianë shqiptarë gabimisht këto territore i kanë trajtuar
si territore të Jugosllavisë, ku shtrihej popullata shqiptare.[21]
Pas kapitullimit të Jugosllavisë
dhe ardhjes së forcave italo-gjermane në Tetovë. Ata u pritën si çlirues, me
lule dhe shumë manifestime në të gjitha trojet shqiptare që ishin të okupuara
nga regjimi jugosllav. Propaganda
komuniste për këto manifestime akuzonte anëtarët e organizatës “Besa”. Poashtu,
ajo publikisht deklaronte: “se përçarje
më të mëdhaja midis serbëve malazezëve dhe shqiptarëve ka futur “Besa”.[22] Pasi kjo organizatë ishte e brumosur me
njerëz intelektual, të cilët gëzonin autoritetet të madh në popull, si kombëtar
të vërtetë. V.Xh).
Por duhet pranuar se Forcat
nacionaliste arritën rezultatet e para nën sundimin italian. Pushtuesit italian pas ardhjes në trojet
shqiptare aplikuan paralelisht si guhë zyrtare; gjuhën italiane dhe gjuhën
shqipe. Kjo u dha sinjal shqiptarëve se po afrohen ditë më të lumtura për
Shqipërinë Lindore, që deri tani ishin nën sundimin jugosllav dhe nuk gëzonin
kurrfarë të drejta elementare. Prandaj,
propaganda italiane ishte e interesuar për të ushtruar pushtetin e vet kundrejt
popullit shqiptar në pikat më të ndieshme të saj, duke i premtuar zhvillimin e
kulturës, gjuhës, krahas saj edhe bashkimin kombëtar deri në Shkup, prandaj ajo
i kishte filluar edhe bisedimet me politikën bullgare për kufij të rinj midis
Bullgarisë dhe Shqipërisë. Pushtuesit italian të bindur thellë se me realizimin e këtyre idealeve kombëtare shqiptare, politika e tyre
në këto troje do të fitojë kredibilitet dhe siguri edhe më të madhe në trojet
shqiptare, që deri tani ishin të aneksuara për tre dekada nga hegjemonizmi
serbomadh (1912-1941). V.Xh).
Në veçanti nacionalizma
shqiptare mori fletë, pas deklarimit publik të Mustafë Krujës, në Romë në maj
të vitit 1941, kur Ky përmendi kufijtë etnik të Shqipërisë, në fjalimin që
mbajti në Akademinë Mbretërore të Italisë.
Poashtu, në këtë frymë është botuar edhe punimi i Gjergj Fishtës
“Shqipëria Jonë”.[23]
Me formimin e Prefekturës së
Dibrës gjatë muajt gusht të vitit 1941, u stabilizua deri diku situata politike
në territorin shqiptar të Shqipërisë Lindore. Me këtë ranë poshtë pretendimet
bullgare për zgjerimin e saj në këtë territor shqiptar. Në kuadër të
Prefekturës së Dibrës bënin pjesë nënprefekturat: e Tetovës, Gostivarit, Rekës,
Kërçovës, Strugës, dhe Rostushës. Në
kudër të Prefekturës së Dibrës vepronin 49 komuna të njohura me emrin bashki.
Me rëndësi është të theksohet politika e shtetit shqiptar e në veçanti gjatë
udhëheqjes së Mustafë Krujës, ku Ky kërkonte nga tërë personeli i Prefekturës
së Dibrës në veçanti nga arsimtarët, të jenë të zellshëm e të punojnë në ngritjen
e vetëdies kombëtare.
Ndryshimet filluan të duken
që në ditët e opara të sundimit italian. Nqoftëse bëhet një krahasim me Jugosllavinë e paraluftës kur në
këtë territor nuk ka pasur asnjë shkollë ose ent tjetër kulturor në gjuhën shqipe. Me ardhjen e pushtetit
italian hapja e shkollave shqipe u bë e
zakonshme gjatë viteve 1941-1944, në
territorin e Maqedonisë shqiptare, ka qenë e madhe. Ky problem të cilin e
përmend edhe propaganda komuniste jugosllave, e cila pranon se shqiptarëve jo
që nuk u lejuam shkolla në gjuhën amtare, por ndaj tyre bëmë presione të pa
para të shtypjes dhe terrorit.[24] Nga të dhënat që disponojmë; për disa muaj në
Prefekturën e Dibrës u hapën mbi 33 shkolla fillore dhe shumë kurse për të
mësuar shkrim-lexim në gjuhën shqipe, ku vepronin mbi 74 arsimtarë.[25]
SHKATRIMI I MBRETËRISË JUGOSLLVAVE 1941 DHE
KTHIMI I XHEMË HASËS NË GOSTIVAR
Xhemë Hasa pasi kishte ikur nga Jugosllavia e vjetër në vitin 1936, në
Gostivar u kthye pas rënies së Gostivarit nën sundimin italian, Xhema kthehet nga Elbasani në Gostivar. Pushteti italian
me insistimin e Xhevat Kallajxhiut, Xhemë Hasën
e ngarkon me detyrën e gardianit
të burgut pranë nënprefekturës së Gostivarit.[26]
Sipas mësuesit Amet Pere, Xhema nga muaj tetor të vitit 1941 u
punësua si “mbikëqyrës” në burgun e karabinejerisë italiane”, ku ka
punuar deri në vitin 1942. Por,
sipas administratës italiane emërimi i Xhemës për gardian u bë në janar të vitit 1942, ndërsa është i
regjistruar sipas shërbimit administrativ shqiptar të ministrisë së Punëve të
Brendshme më 23 e VII 1942.[27]
Ky emërim i afroi në veprim edhe më shumë Xhevat Kallajxhiun dhe Xhemë Hasë
Gostivarin.[28] Ky i
fundit fare nuk i simpatizonte italianët e në veçanti veprimi i dhunshëm i
forcave ushtarake italiane dhe karabinieria e saj në Gostivar me rrethinë. Në
veçanti kur italianët në disa fshatra bënë edhe vrasje të shqiptarëve, si në
fshatin Sërmnovë ku vranë dy të rij nga ky fshat: Sabitin dhe Zaimin që të dy
nga fshati Sërmnovë.[29]
XHEMË HASA NË
LUFTË KUNDËR USHTRISË ITALIANE
Në këto rrethana të sundimit
të pushtetit italian Xhemë Hasa aty kah fillimi i vitit 1943, vendosi që së
bashku me një grup shokësh të braktisë burgun dhe të dal në mal.[30]
Në burg ndodhej shoku i tij Shefqet Përshovca nga fshati Përshovcë rrethi i
Gostivarit. Ky fshat ndodhet në thellsi të malit Sharrr, mbi fshatin Debreshë,
sot ky fshat nuk ekziston fare, pasi kah fundi i nëntorit të vitit 1944,
fshatin e dogjën deri në themel komunistët e
Titos dhe e rrafshuan me tokën.[31]
Xhemë Hasa me disa shokë arratisen në mal, ku organizojnë një
çetë të pavarur.[32] Ai me Shefqet
Përshovcën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin do të formojnë çetën e
tyre, kjo çetë në fillim ka numëruar 14 vetë. Ata për tu fshehur nga ushtria italiane
u vendosën te stani i Lokë Llakavicës në Koshare.[33]
Ky i vendosi këta atdhetarë
në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj,[34]
duke bërë parapërgatitje për luftë kundër ushtrisë dhe karabinierisë italiane.
Armët e para kjo çetë i pagëzoi publikisht në fillim të vitit 1943. Në pritë
kundër ushtrisë italiane në rrugën Gostivar-Tetovë, çeta vullnetare e Xhemës
pati sukses, ajo u pajisë me material
luftarak duke vrarë edhe disa ushtarë italianë. Nga kjo krismë e parë për atdhe
u çarmatosën shumë ushtarë italianë, duke tronditur thellë komandën e saj.[35]
Në këtë kohë vepronte dhe
një çetë tjetër vullnetare kundër pushtetit italian nën komandën e Sherif Zhelinës, i cili i pari e kishte ngritë zërin kundër
sundimit italian në fushën e Pollogut. Në çetën e tij më së shumti kishte
vullnetarë nga fshatrat përreth Malit të Thatë
Poashtu në çetën e tij në fillim
bënte pjesë edhe Emin (Minçe) Bogovina.
Ky më vonë largohet nga çeta e tij dhe me disa shokë u bashkëngjitet forcave
vullnetare të Xhemë Hasë Gostivarit.[36]
Xhemë Hasa në fillim me
ndihmën e Sherif Zhelinës i çarmatosi
pikat kufitare në Sallarevë, Gurgurnicë dhe fshatin Koritë, pastaj kalon në
anën e Malit Sharr në fshatin Vranjovcë, ku poashtu e mund keq një tog italian,
që e ndiqnin, ku pati disa të vrarë.[37]
Famën më të madhe Xhemë Hasa e fitoi gjatë vitit 1943, kur e sulmoi kolonën e
kamionëve që vinte nga Tetova për Gostivar. Sulmin e parë bëri midis fushës së
Bogovinës, në drejtim të fshatit Gradec.[38]
Xhemë Hasa sulmin e dytë e bëri aty kah fillimi i muajt prill
në vijën hekurudhore Zherovjan-Vrapçisht, sulmoi një tren transportues me disa ushtarë italian, dhe me këtë rast
vrau rojet e trenit, ku pati mbi 11 të vrarë dhe disa të plagosur.[39]
Pos këtyre forcave që
përmendëm më lartë aty kah fundi i vitit 1942, dhe fillimi i vitit 1943, në
Prefekturën e Dibrës paraqiten edhe disa çeta vullnetare kundër sundimit
italian përveç çetës së Sherif Zhelinës, që operonte në Tetovë, Mbi Gostivar,
kanë vepruar çeta Selman Litës, Selim
Boçkës, ndërsa në Sharr, ka vepruar edhe çeta e Bafqar Kollovozit. Poashtu edhe
çeta e Hamzë Rexhepit nga Luma, ka vepruar mbi
fshatrat e Gostivarit deri në fshatin Rakovec. Por më e rëndësishmja në aspektin kombëtar ka qenë
çeta vullnetare e Xhemë Hasë Simnicës. Kjo
çetë filloi aktivitetin e vetë ushtarak në mars të vitit 1943.[40]
KOMANDA E XHEMË HASËS NË QYTET
Pushteti lokal në Gostivar ishte jetësisht i
interesuar që ta përfitojë Xhemë Hasën për vete që të luftojë në anën e tyre në
luftë kundër komunistëve. Deri te lidhja erdhi nëpërmes kryetarit të Komunës Enver Qafmorin, ky
ndërmjetësoi deri te nënprefekti Xhevat Kajllaxhiu. Xhemë Hasa në ma në marrëveshje
me ta u kthye në Gostivar.
Në atë kohë në Gostivar me
rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili
ishte i ardhur nga rrethina e Shkodrës, por në bazë të dokumentacionit
ekzistues ai ka një biografi të pa definuar, me disa emra sllav, të krishterë
dhe mysliman.[41] Toma Shumski ishte nga veriu i Shqipërisë, kishte të kryer vetëm katër
vute të shkollës fillore dhe një kurs
për roje pyjesh. Emrin Shumski e merr
pasi vinë në Gostivar dhe me këtë emër njihej në Gostivar me rrethinë ky emër
konspirativ do ti shërbej atij deri në vrasje. Ky me këtë emër u prezantua edhe
në takimin e parë që pati me komandantin Xhemë Hasë Gostivari. Po ky ka përdor
në popull emra të ndryshëm: Në Bullgari e njohin si Stojçe, në Greqi, si Petro,
ndërsa shpeshherë edhe emrin e vërtetë Selim Xheladini. Më vonë e hasim si zëvendës komandant në aradhen e Mavrovës. Ky
ishte I vetmi shqiptarë në këtë aradhë. Ky në Gostivar u pranua edhe anëtarë
Partisë Komuniste. Ndërsa në vitin 1943 do të emërohet komandant i aradhes
“Mirçe Acev”
Për organizimin e luftës së
përbashkët Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit
Llakavicë.[42] Tema e
bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër
okupatorit italian. Në këtë takim Tomë Gjelaj i tha Xhemë Gostivarit, “se ne na
kanë dërguar nga Tirana që t'ua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj
pyetje provokative këtij spiuni bolshevik i përgjigjet, ”Ne i kemi të mbyllur, por do t'i
hapim vetë, se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar
për komunizmin dhe jeni bë vëlla me sllavin, që është në kundërshtim me
ndjenjat tona kombëtare”.[43]
Xhema me Toma Shumskin kanë
bashkëpunuar deri në kapitullimin e Italisë, Xhema e ka ndihmuar shumë çetën e
tij, duke e mbajtur me veshmbathje dhe armë për aradhën e tij. Toma Shumski ka lëvizte deklaronte; “se ai është përkrahës i Xhemës”. Ky
deklarim i tij nëpër fshatrat e Gostivarit i bënte nder atij. Kjo ishte një
ndër arsyet kryesore që fshatrat e Gostivarit i bënin mikëpritje madhështore
Toma Shumskit. Ata në emër të besës shqiptare e respektonin në fillim sa Xhemë
Hasën. Shqiptarët të bindur se të dy sëbashku, luftojnë për çlirimin e vendit
nga pushteti italian.[44]
Kjo periudhë e bashkëpunimit zgjati deri në çarmatosjen e italianëve në shtator
1943, prej kah i ndërprenë lidhjet dhe këtu bashkëpunimi mori fund. Gabimi
trashanik i tij ishte, kur ai në takimin e fundit në fshatin Raven me Xhemë
Hasën në dorën e djathtë e mbante flamurin jugosllav. Komandant Xhema
edhe kësaj radhe ia fali jetën, por nuk e pranoi në biseda dhe, ky ishte takimi
i fundit me këtë komunist shqiptar, që më së shumti u besonte komunistëve sllav, se sa shqiptarëve.[45]
Por, Xhema që ishte kalitur
në disa luftëra e dinte shumë mirë se njerëzit e që luftojnë për komb, nuk
vrasin prapa shpine shqiptarin, i cili pa vetëdije kishte rënë thellë nën
ideologjinë sllavokomuniste, edhe pse
kjo ideologji ishte kryekëput kundër
interesave tona kombëtare, deklaronte Xhema.[46]
Pas këtij takimi Xhema i
informoi krerët nacionalist të udhëhequr nga Kadri Saliu, këta u informuan për
qëllimet e aradhës së Tomë Gjelës, i cili angazhohej për idealet komuniste, të
ashtuquajtur “Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet
kombëtare të programit të Lidhjes së Parë të Prizrenit, të Organizatës “Besa” as të Ballit Kombëtar që në këtë kohë ishte
themeluar në Tiranë dhe ishte përhapur me të shpejtë programi për bashkim te të
gjithë nacionalistët, në gjitha trojet shqiptare që luftonin të jetësojnë
Shqipërinë Etnike. Poashtu edhe Mefail Zajazi ka pasur mendim tejet të keq për
veprimtarinë tradhtare të Toma Shumskit. Ky i dënonte të gjithë shqiptarët që e
ndihmonin këtë komunist shqiptar.[47]
Xhemë Gostivari në
fillim nuk i takonte asnjërës rrymë politike, ai ishte vetëm një atdhetar i
kombit, e pastaj u emërua oficer dhe komandant
i USHTRISË VULLNETARE KOMBËTARE (UVK), që luftoi në jugu të
Shqipërisë në Gjirokastër, deri në Lindje të Shqipërisë, në Shkup, për
mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Xhemë Gostivari, filloj
ta ndihmoj dhe çliroj popullatën nga pushtuesit e huaj. Ky shumë shpejtë u
shkëputë nga politika nihiliste e komunistëve shqiptarë dhe atyre sllavë dhe u
bashkua me Kadri Saliun, jurist i njohur dhe atdhetar me shpirt të luftës për
bashkim kombëtar. Ndërsa në Tetovë bashkëpunonte ngushtë me udhëheqësin dhe
intelektualin e shquar tetovarë Shaip Kamberin, patriot dhe udhëheqës i flaktë,
i cili luftoi deri në vdekje për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.
Xhemë Gostivari në shtabin e vetë të luftës ka
pasur njerëz të vendosur në vijën kombëtare, që vepruan gjatë viteve 1941-1945.
Me këtë rast do të përmendim vetëm disa që kontribuuan në Shtabin Madhor të
Xhemë Hasë Gostivarit: si ideolog kryesor të luftës për mbrojtje të Shqipërisë
Etnike ishin: Kadri Saliu, Shaip Kamberi, Xhevat Kajlajxhiu, Mithat Hoxha,
Minir Shatku i cili në atë kohë ishte Sekretar i Komitetit në Gostivar dhe ndihmës kryesor i Xhemës. Bashkëpuntorë tjerë ishin Rakip Raça,
Prefekti Zola Kolonja, Zini Fiqriu, Abdulla Izeti, Remzi Rakipi-Debreshi,
Mexhit Kadriu. Pastaj Mehmeti nga fshati Çegran, Sherif Llakavica, Asan Kosova
dhe afuz Izeti në rolin e Muftisë, Isan Xhenadia, Nexhit Çaku, Gavrill
Santo nënprefekt i Parë në Gostivar në vitin 1941.
KAPITULLIMI I ITALISË 1943 DHE PRISHJA E XHEMË
HASËS ME KOMUNISTËT
Me kthimin e tij në Gostivar lindi problemi
me komunistët dhe lëvizja partizane ishte në ankth. Pasi malet e Sharrit ishin
të mbushur me vullnetarë të qëndresës ku shumë shpejtë zëri i qëndresës së tij
kaloi kufijtë etnik në luftë kundër bullgarëve, italianëve dhe sllavo-
komunistëve.[48]
Poashtu u erdhi fundi edhe çetave që nuk vepronin në të mirë të kombit, si ajo
e Selim Boçkës dhe Sherif Zhelinës.
Në prag të
kapitullimit të Italisë në Tetovë dhe Gostivar u themeluan komitetet e pavarura
shqiptare. Kadri Saliu, pas kapitullimit të Italisë ka themeluar komitetin nacional
kundër “Luftës Nacional Çlirimtare”. në fillim ka
qenë kryetar, pastaj vetëm anëtar i komitetit. Kadri Saliu dhe Shaip Kamberi ishin edhe
deputet në Parlamentin e Shtetit të bashkuar
Shqiptar.
Kadri Saliu të gjitha punët e organizimit
politik dhe ushtarak në Gostivar i koordinonte me Shaip Kamberin. Këta ishin ideologë kryesor në mbrojtje të Shqipërisë Etnike.[49] Në Gostivar pas Kadri Saliut, në krye të
Komitetit ishte Sherif Llakavica.[50] Pas disfatës
që pësuan nacionalistët shqiptarë në Pogradec në luftë kundër partizanëve të
Mehmet Shehut, nga komanda gjermane internohet për në Prishtinë, Kadri Saliu me Gajur Derrallën.[51]
Në të njetën kohë në Gostivar vepronte edhe Komiteti
partiak i Gostivarit përmes komunistëve shqiptarë Selman Kasapi dhe Tomë Nikë
Gjelaj, organizuan bisedime me Xhemë Hasën në fshatin Bajnicë të Epërme.[52] “Në
këto bisedime Xhema ra dakord se do të bashkëpunojë me të gjithë në luftë
kundër italianëve”.[53]
organizata partiake e udhëhequr nga mësuesit e ardhur nga Mbretëria Shqiptare në
Gostivar për të shtuar influencën e tyre
te Xhemë Gostivari, në njësitin e tij i dërguan edhe dy komunistë shqiptarë Selman
Kasapin dhe Kiço Progrin.[54]
Simpatizuesit e Partisë komuniste shqiptare
mbajtën një konferencë në fillim të vitit 1943 Gostivar, me të cilën udhëhiqte Gavrill
Santo, për ta rikthyer Xhemën në radhët
e lëvizjes partizane që mos ta shfrytëzojnë italianët për interesa të veta. Si përfaqësues
vullnetarë të partisë për të shkuar te Xhema u paraqitën: Selman Qorri dhe Kristaq
Progri, të nesërmen këta dy u nisën nëpër fshatra dhe e kapën lidhjen me Xhemën.
Këta dy ndejën në taborin e tij 10 ditë. Komunistet me fshatarët mbajtën një
konferencë ku u tha; “Se Xhema ka ikur në mal dhe nuk pajtohet me pushtetin
italian”. Selman Kasapi mbante lidhje edhe me
komunistët e palës maqedonase. Të cilët deri në këtë kohë kishin qenë shumë
pasivë dhe nuk kishin kurfarë organizate të tyre. Ata fare nuk bënin aktivitete
dhe deklaronin se nuk kishin konspiracion.[55]
Por është shumë e vërtetë se
Xhema e simpatizonte luftën partizane, por jo edhe komunistët sllav. Rol të
posaçëm në vendimin e Xhemës të kthehet përsëri në Gostivar për të mbrojtur
Shqipërinë Etnike ka luajtur nënprefekti Xhevat Kallajxhiu dhe Kadri Saliu
udhëheqës të denjë të Gostivarit dhe veprimtarë të palodhshëm të çështjes
kombëtare për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar. Xhemë Gostivari më 9-10 shtator 1943, pas mosrmrëveshjes që patën në
fshatin RAVEN, e ndërpreu bashkëpunimin me forcat partizane shqiptare dhe
definitivisht kaloi nga ana e forcave nacionaliste dhe u kthye në Gostivar.[56]
Në këtë kohë Tetova
dhe Gostivari ishin qendra kryesore të
lëvizjes kombëtare. Pas themelimit të
Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva, e vizitoi Tetovën dhe
Gostivarin, ku u prit në mënyrë madhështore nga Shaip Kamberi, Gajur Derralla,
Hysen Derralla. Xhafer Deva në Gostivar, mbajti një fjalim të zjarrtë para
qytetarëve, për mbrojtjen e vendit nga përhapja e komunizmit. Pas tubimit
Xhafer Deva vizitoi familjen e Kadri Saliut. Pasi me Saliu ishin bashkëpunëtor
të vjetër që në kohën e ish
Jugosllavisë, në luftën e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Qendra e Gostivarit
në vitin 1943
Xhema me bashkëveprimtarë ishin kundërshtarë
të përbetuar të të gjithë atyre që synonin t’u bashkoheshin aradheve partizane
sllave, në mesin e të cilave ishte Brigada e Parë (Kosovare-maqedone), ku
shumica ishin kolonë serb të ardhur në Kosovë, pastaj brigada kishte disa
maqedonas. Kjo brigadë siç dihet u themelua nën mbikëqyrjen e Tempos në vitin
1943. Një vit më vonë u thelua edhe
brigada e Brigada Katërt Shqiptare. Këto ishin formacionet kundërshtare të
Xhemë Gostivarit në betejat e pareshtura
deri në fund të vitit 1944. Pas
mbarimit të luftës në Jugosllavi, këtë vlerësim për Tempon e pranuan edhe
komunistët shqiptarë: Mithat Hoxha, Xhafer Kodra, Qemal Agolli, Abdi Gola dhe
shumë të tjerë. “Pasi Tempo i organizoi kampet e përqendrimit për të vrarë e
masakruar shqiptrarët nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi deri në
Preshevë e Bujanocë”. Sot e kësaj dite nuk u dihet varri i djemëve më të mirë
që u vranë nga OZN-a, komuniste e komanduar nga vetë Tempoja. (V.Xh).
Xhemë Gostivari shpesh
shkonte në Shkup në Bojali Han dhe takohej me Shukri Hasanin. Pas kapitullimit
të Bullgarisë në këtë han është mbajtur një Konferencë ku u vendos që në Shkup
të ngrihet flamuri kombëtar dhe Shkupi t’i bashkëngjitet Shqipërisë. Në këtë
Konferencë kanë marrë pjesë edhe Xhafer Deva, me parinë e Shkupit: Shukri Hasani, Jashar Emini, Reshid beu e tjerë.[57]
Emin Jashar beu në këtë Konferencë
foli në dobi të turqve dhe më në fund tha se shqiptarët nuk duhet të hynë ta
marrin Shkupin. Pasi shqiptarët janë pakicë. Udhëheqësia shqiptare nga ky
fjalim antikombëtar vendosën që t”i pastrojnë hesapet me bejlerët e Shkupit.[58]
Pas kapitullimit të Italisë në Gostivar themelohet edhe Komiteti
Antifashist. Takimi u mbajt në shtëpinë e Abdulla Izetit, kanë marrë pjesë:
Hamdi Demo, Mithat Hoxha, Stefan Kuzmani, Ahmet Pere, Fejzo Murtezani, Bajram Hoxha, Abdulla Kuriu. Ky takim u mbajt
në dhjetor të vitit 1943.[59] Takimi i dytë u mbajt
pas 20 ditëve në janar të vitit 1944. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Rakip
Raça. Lidhjet me të krishterët ortodoks i ka mbajtur Nexhat Agolli dhe Hamdi
Dema.[60]
LUFTËRAT E XHEMË HASËS KUNDËR
KOMUNISTËVE
Me këtë rast duhet përmendur luftimet e përgjakshme të
zhvilluara anekënd Pollogut në Koritë, Gurgurnicë, Sallarevë, Lrshkë, Vratnicë.
Pastaj në anën e Kërçovës: Dy beteja në Izvor, në Brod, në Zajaz, në Kërçovë.
Në anën e Dibrës; në Dibër, në Rrekë,
Mavrovës dhe te Ura e Ravenit mbi Gostivar më 9 shtator 1943. Pastaj kah fundi
i vitit 1944 kemi beteja shumë të përgjakura vetëm kundër komunistëve jugosllav
dhe atyre maqedonas në fshatin Shishovë-Gllumovë në drejtim të “Gurit të shpuar”, mbi lumin
Ilirida, të cilat zgjatën mbi dy muaj. Pastaj luftimet vazhduan edhe Karadak të Shkupit. Në fund kemi marrëveshjen
në fshatin Gllumovë, e njohur në histori si “Marrëveshja e Pajtimit”, midis
komunistëve dhe forcave nacionaliste. Por edhe këtu marrëveshjen e shkelën
komanda jugosllave, e cila prapa shpine sulmoi shqiptarët.
Heroikisht duke luftuar ,
Deri tek Guri i Shpuar ,
Atje mbi fshatin Shishovë ,
N’ Iliridë deri në Kërçovë .
Në Tetovë e Gostivar ,
Ngriti lartë flamur kombëtar !
Mirë po i prinë Xhema flamurit –
Deri n’Shkup te Ura e Gurit !
Më 12 Shtator, Dyzet e Katër –
Xhema hyri n’Shkup pa hatër !
Bashkë me trimat vullnetarë –
Ngriti lartë flamurin kombëtar !.[61]
Xhemë Gostivari: IKONA e trimërisë Shqiptare
BETEJA E FUNDIT NË MALIN SHARR
Xhemë Hasa me disa shokë kishte vendosur mos
të largohet nga vendlindja dhe ta lente popullin e vetë në mëshirën e komunistëve jugosllav.
Në anën tjetër pushteti komunist e dinte trimërinë e pashoq të Xhemë Hasës,
prandaj kishte planifikuar që kjo figurë emblematike dhe trimëria e tij në këto
anë kishte marrë dhenë kudo midis popullit dhe rinisë shqiptare se në këto anë
lufton trimi i Gostivarit Xhemë Hasë Simnica. Prandaj pushteti komunist kishte
urdhëruar forcat që sa më parë të asgjësohet ky kolos i trimërisë shqiptare.
Sllavët në këto anë assesi të qetësohen dhe nga fika që kishin kur dëgjonin për
emrin e tij nuk i merr as gjumi.
Në pranverë të vitit 1945 kemi një
betejë shumë të përgjakur në stanet
midis fshatrave Rakovec-Novosellë mbi Bogovinë, ku flitet për një numër të madh
të vrarë partizanë. Në këtë betejë doli fitimtarë Xhemë Gostivari. Ndërsa
forcat komuniste, do të pësojnë humbje të mëdha, ku me të madhe i kishte
kapluar paniku nga çetat vullnetare të Xhemë Hasë Gostivarit.
Ndërsa nga komandantët
duhet përmendur zëvendësit e tij: Mefailin dhe Arif Kapetan Tetovën, pastaj komandantët
e batalioneve si: Aqif Reçanin, Musli Hasa, Shaban Korita, Lok
Llokavica Bajram Dobërdolli. Nga Tetova:
Menduh Palloshi, Idriz Cërcëri, Emin Roshi, Mehmedali Gllumova e tjerë.
Luftën e Xhemës si
oficer dhe Komandant i Ushtrisë Vullnetare në Maqedoninë Perëndimore
(Shqipërinë Lindore), konsiderohet luftë
për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet, në të cilin
popujt pa dallim feje e kombi do të ishin të lirë dhe barabartë.
Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga
gryka e Dërvenit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë, pikën më strategjike të
gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje deri në Radushë,
me qytetet Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë, është njohur si vend i
lirë i shqiptarëve ose shpeshherë si zonë më e sigurt në aspektin e sigurisë
gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhemë Hasë Gostivarit.[62]
Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka
bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël. Ndërsa në Strugë me
rrethinë Komandant Xhema ka bashkëpunuar me: Mentor Çokun, Beqir Bautën, Nazim
Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Llabunishtën e shumë të tjerë që luftonin për
kauzën shqiptare VXh.).
Ndërsa Xhema në Dibër ka bashkëpunuar me
parin dibrane e njohur në histori si “Bashkimi Dibran”, ku bënin pjesë Ukë Cami, Demir Dema, Sabri Maçellari, Ali Maliqi,
Ferit Maliqi, Kadri
Kallçishta, Ysni Dema, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi,
Alil Alija, Ramadan Hoxha, Ilmi Bej Karahasani, Shaqir Cami, e tjerë. Këta sëbashku kanë dëbuar forcat
partizane nga Dibra të komanduara nga Haxhi Lleshi.[63]
Në fundin e vitit 1944 rrethanat e
përgjithshme ushtarake dhe politike, të formacioneve për një rezistencë të
armatosur për mbrojtjen e tokave të tyre, nën komandën e Xhemë Gostivarit
dobësohen pas dorëzimit të Gostivarit dhe Tetovës. Ndonëse nën rrethana shumë
të rënduara, Xhemë Gostivari nuk heq dorë nga lufta e armatosur për realizimin
e idealeve dhe të synimeve atdhetare. Nuk e ndërron për asnjë çast kursin e
idealit për atdhe të bashkuar. Atdhe ai gjithnjë konsideronte Shqipërinë
Etnike, tërësinë territoriale: Shqipëri – Kosovë – Çamëri. Njohësit e mirë të
veprës luftarake të Xhemë Gostivarit me bashkëluftëtarët e tij të cilët dëshmojnë: “se çdo betejë e fillonte
dhe e përfundonte me moton e kësaj kënge.[64]
- Bini
burra, djem të ri,
Për bashkimin me Shqipni,
Me Kosovë dhe Çamëri..
Xhemë Gostivari me grupin e tij më besnik
largohet nga Ahishta dhe merr drejtimin e shpateve të Sharrit mbi fshatin Rakovec
dhe Novosellë. Atje planifikonte ta priste pranverën për ta filluar luftën
kundër komunizmit.
Në majat e Sharrit do të rezistojë me armë në
dorë deri në fillim të majit të vitit l945.[65]
Në Sharr me Xhemën në fillim ishin edhe Lokë Llokovica, Aqif Reçani, Ilmi
Tërnova, Merr Sërmnova etj. Për shkak të rrethanave që po krijoheshin, dimrit
dhe acarit që po afrohej, ishin ndarë në dy grupe deri në pranverë. Xhema
kishte vazhduar me grupin e gorjanasve, ndërsa Loka me Aqifin, Ilmiun, Merën,
Xanin dhe të tjerë në drejtim tjetër.[66]
VRASJA ME TRATHTI E XHEMË HASËS
NË PRANVERË TË VITIT 1945
Kur pushteti komunist mori pushtetin në
hapësirat e okupuara, vuri në shërbim organet e ndjekjes të udhëhequr nga OZNA.
Këmbëngulës ishin ta zënë gjallë Xhemë Gostivarin. Pushteti i kohës lidhur me
zënien e Xhemës bënte plane të ndryshme. Meqë në betejat e ndryshme pësonin
dëme të konsiderueshme, atëherë përdorën metodën tjetër, atë të tradhtisë. Tash
vinin në skenë spiunët dhe njerëzit labilë, të shitur, ata të cilët lakmonin në
para, në poste e në privilegje. Pushteti komunist gruan dhe dy djemtë e mitur që
jetonin në Gostivar nuk i internoi, por i mbylli në shtëpinë e tyre, ku
instaloi njerëzit e vetë që kenë nën mbikëqyrje familjen e Xhemës.[67]
Siç deklaron i biri i Xhemës, Sheraf Hasa: “ditë që nuk harrohen kurrë”
Pikërisht i përgjigjet rastit dhe ngjarjes së
likuidimit fizik të Xhemës nga “miqësia”. Që kishin lidhur me sllavët: labilët,
frikacakët, karrieristët, të shiturit, tradhtarët, ata që kishin rënë në ujdi të plotë ta
zhduknin fizikisht këtë trim të madh të kombit dhe njëherit legjendë e
trimërisë mbarë kombëtare.
Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të sllavit,
supozohet, se është hartuar plani i zënies dhe i likuidimit të Xhemës. Ai plan
do të jetë hartuar në kancelaritë më të larta të sigurimit shtetëror në Gostivar,
Shkup dhe në Beograd. Këtij grupi të ashtuquajtur “miq të Xhemës” i premtohen privilegje të mëdha, poste e detyra në
hiqymet, rroga të majme. Ndër të tjera, u kishin thënë: “se me likuidimin e Xhemës, ata kryenin një
borxh ndaj atdheut jugosllav dhe një detyre të shenjtë komuniste”. Në listën
besnike të pushtetit, siç është marrë vesh më vonë, ishin i aty dhe i vëllai i
gruas, baxhanaku i Xhemës dhe më të afërmit e tij. Planin e kishin pjekur mirë,
ngase Xhemës i frikësoheshin si vdekjes. Meqë nuk guxonin t’i dilnin përballë,
kishin bërë planin ta helmonin. Njëri nga pjesëmarrësit në helmim, në këtë
vepër antikombëtare, në lavd e sipër, kishte rrëfyer shumë më vonë se Xhemën e
kanë helmuar me petulla. Sapo kishte filluar të hante petullat e helmuara, të
përgatitura enkas për të, kishte ndjerë të therme të forta – dhembje në bark.[68]
Nga djegia e brendshme që i kishte shkaktuar helmi i fortë, i ishte afruar
burimit. Helmi shpejt e kishte bërë të veten. Në fund ky hero kombëtar bindet
se është i tradhtuar. Rrok shmajzerin dhe ua drejton. Sytë i terratisen, e
lëshon fuqia atë burrë shkëmb. Zbraz një breshëri plumbash të pakontrolluar nga
shmajzeri i tij. Ishte hera e parë dhe e
fundit që nuk qëlloi aty ku duhet, në
armikun shekullor të kombit. Komplotistët kur u bindën se nuk jepte më shenja
jete, i afrohen Xhemës, i cili qëndronte i shtrirë pa frymë, ia rrëmbejnë shmajzerin
dhe me plumbat e mbetur ia qendisin gjoksin për së vdekuri, pikërisht më 6 maj
l945, ditën e Shëngjergjit.[69]
Shumica e të intervistuarve dhe ata që kanë
bërë fjalë në mjete të informimit lidhur me likuidimin fizik të Xhemës kanë të
njëjtin mendim –është helmuar me petulla pastaj është qëlluar me armë
automatike.[70] Sa i përket datës së
helmimit hasim mendime të ndryshme. Ka të atillë që datë të helmimit e marrin 2
maj e vitit l945. Ia presin kokën dhe “triumfalisht” e sjellin në fillim në Tetovë,
pastaj e dërgojnë në Gostivar dhe e
vendosin te ndërtesa e burgut në dritare, ku pala maqedonase ftohet për ta parë
kokën e Xhemës. Në këto raste tragjike
për shqiptarët në përgjithësi ata fyejnë dhe pështynë kokën e komandantit dhe
trimit Legjendar të shqiptarëve.
Trupin e copëtuar të Xhemës “miqtë” e tij e
lënë mbi dhe në shpatiet e malit Sharr. Pas disa ditësh trupin e pajetë do ta
gjejnë çobanët e këtyre anëve, do ta varrosin, duke e vënë trupin e gjymtuar të
pushojë thellë në malet e Sharrit. E varrosën çobanët atje ku këmba armike kurrë nuk shkeli. Varrin
do ta shënojnë me dy gurë të bardhë. Ishin
këta gurë lapidarë pa shkronja, mbi varin e heroit kombëtar që luftoi aty ku e
do nevoja, për të mbrojtur Shqipërinë .[71]
Me likuidimin fizik të Xhemë Gostivarit,
forcave kombëtare shqiptare u jepet grusht i rëndë historik. Mirëpo, ka
mbijetuar dhe do të jetojë vepra e tij kombëtare, do të jetojë fryma bujarisë,
jehona e tij do të jetojë trimëria e
pashoq e këtij kolosi nga Gostivari. Lavdia dhe emri i Xhemës që krijoi me
veprën e tij luftarake do të jetë
gjithnjë në shërbim dhe në ndihmë popullit, kurdo që e kërkon nevoja dhe rasti
në mbrojtje të kombit..
Viti 1945 është vit i kobshëm për
nacionalizmin shqiptare, Kadri Saliu pasi
u kap u burgos në Tetovë dhe u nxor para në gjyqit ushtarak të Tetovës. Ky në
gjyq para të pranishmëve tha; që shumica nga ky Këshill gjyqësor kanë qenë nga
ana e Bullgarisë ndërsa Boris Kançeskit i tha para trupit gjykues: “Ti Boris
Kançeski, je ai që e ngrite lartë flamurin bullgar së bashku me shokë në
Gostivar, duke pritur ushtrinë e Car Borisit, ushtrinë fashiste bullgare.”[72] Këto fjalë tingëlluan fuqishëm para gjithë
popullit i cili dëgjonte me vëmendje, pasi ky ishte në atë kohë anëtar i Partisë
Komuniste të Qarkut të Tetovës. Pra, kësi njerëzish me bagazh të errët politikë
i kanë dënuar shqiptarët që vetë kurrë nuk kanë qenë për një Maqedoni të
pavarur. Por, këto dëshmi të Kadri Saliut nuk u morën parasysh. Kryetari i
Këshillit të Gjyqit Ushtarak, Tomo Sofronievskit dhe Prokurorit publik Koço
Tolevski, më 30 maj 1945 Kadri Saliut i shqiptuan dënimin me vdekje.[73]
Më vonë Kadri Saliu arrin të largohet nga
burgu dhe së bashku me Shaip Kamberin dhe Jusuf Kulikun fshihen në një shtëpi
afër Xhamisë së Larme në Tetovë. Por pas disa ditëve zbulohen nga ana e disa
shqiptarëve dhe paraqiten te pushteti komunist. Këta kapen nga OZN-a dhe
dërgohen në drejtim të lumit Shkumbin, ku hidhen në gypat e hidrocentralit mbi
Tetovë dhe sot e kësaj dite nuk u dihet
vari. Me vrasjen e këtyre udhëheqësve Tetova dhe Gostivari ngelin nën pushtetin
komunist jugosllav. V.Xh).
Poashtu në pozitë tejet të vështirë ishin
edhe ata atdhetarë që u kthyen në Shqipëri, ku tani më sundonte Pratia komuniste
në krye me Enver Hoxhën. Pushteti
shqiptar i dënoi edhe udhëheqësit e Gostivarit me urdhrin e jugosllavëve: I
pari ishte Nënprefekti i Gostivarit Xhevat
Kallajxhiu i cili bëri shumë në rregullimin e qytetit, poashtu edhe Ibrahim
Tërshana u burgos nga komunistët shqiptarë në Tiranë, ky ishte i burgosur në
burgun e Tiranës dhe kur pa se dënimi kundër ti është i përjetshëm, ai u hodh nga
dritarja e katit të tretë dhe vdiq në vend, vetëm për mos me ra gjallë në duar
të komunistëve.[74]
Xhemë Gostivari sot njihet në tërë Shqipërinë
Etnike, si një hero mbarëkombëtar, si një burrë trim i pashoq i cili kërkonte
bashkë me vëllezërit e vet dhe shokët e tij që të bashkonte Shqipërinë ashtu
siç e ka falur natyra, një Shqipëri Etnike, të bashkuar dhe demokratike në Evropë.
Të gjithë së bashku të veprojmë dhe çojmë në
mendjen tonë synimin dhe amanetin e
Xhemë Gostivarit, që ia kishte lënë amanet Abdyl Frashëri “të gjithë së bashku të luftojmë
dhe të punojmë për Shqipërinë për kombin dhe për atdheun tonë që një
ditë të jemi të gjithë bashkë Ashtu siç na do na ka falë Zoti, ashtu siç na do
shpirti dhe zemra të gjithëve.
Ne, jemi sot përpara heroit të kombit, mikut
dhe bashkëluftëtarit të Mithat
Frashërit, që shkroi historinë e kësaj ane me trimërinë e pashoq me
gjakun e vet. Sot është nderë për të gjithë ne emri i Xhemë Hasë Gostivarit.
Është nderë për kombin shqiptar, u tregoi të gjithëve në vepër se si luftohet
për komb e atdhe, së bashku me të gjithë ata që luftuan për të mbrojtur kauzën
shqiptare.
Shqiptarët sot mburren me emrin e këtij
kolosi, emri i tij është emblema e trimërisë shqiptare. I cili vazhdoi rrugën
pas heronjve të mëdhenj të kombit: Skënderbeut,
Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit e tjerë. Burra të tillë rrallë
lind historia, që flijuan veten për Shqipërinë dhe kombin mbarë. Edhe një herë
nderime për Gostivarin si qendër e rezistencës për bashkim kombëtar. Respekt dhe përkulje për këtë hero mbarëkombëtar,
që vulosi në piedestal trimërinë shqiptare.
Prof. Dr. Vebi Xhemaili
Më 24 dhjetor
2019
Tetovë
[1] Sipas burimeve italiane ato përmendin
datën e lindjes në vitin 1909.
[2] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në
luftë për çlirim e bashkim Kombëtar, Tetovë, 2003, f. 164-165.
[3]
Emine Reka-Kalisi mbesa e Xhemë
Gostivarit që e ka përjetuar tragjedinë e Gostivarit me sjelljen e kokës së
Xhemës në Sheshin e Gostivarit.
[4]
Emine Reka Kalisi., Po aty.
[5]
Ali Llunji-Iljaz Metaj, Xhemë Gostivari, Tiranë, 2001, f. 33.
[6]
Abdulla Hasa, vëllai i Xhemë Has Gostivarit, deklaratë e tij në Gostivar më 4
gusht 2007.
[7]
Po aty, Emine Reka-Kalisi.
[8]
Arkivi i Maqedonisë Fond.OZN-a deklaratë e Gajur Derrallës.
[9]
Emine Kalisi-Hasa, deklaratë e saj dhënë me shkrim autorit, janar 2007.
[10]
Ahmet Pere, vizita e tij në Shkup në vë prill të vitit 1994.
[11]
Ahmet Pere personalisht e kamë njohur Xhemën deri sa isha nxënës i shkollës së
mesme në Elbasan.
[12] Enver Hoxha, Reziku anglo-amerikan për
Shqipërinë, Tiranë, 1982, f.21;Vebi Xhemaili, Forcat Kombëtare në mbrojtje të
Shqipërisë etnike 1941-1945, Tetovë, 2006, f.18.
[13] Historia e Luftës nacionalçlirimtare të
popullit shqiptar (1939-1944), I, Tiranë 1984, f.179.
[14] Muharem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin
Italian. Tiranë, 2005, f.211.
[15] Historia e popullit shqiptar Tiranë 1968,
f. 672.
[16]
[17] Historia e Luftës nacionalçlirimtare të
popullit shqiptar (1939-1944), I, Tiranë 1984, f.181.
[18] Enver Hoxha, Vepra, vëll. V, f.246-248.
[20]
Ahmet Pere, mësues nga Elbasani, rrëfimi i tij në vitin 1994.
[21]
Vebi Xhemaili për sqarim ata territore kur nuk kanë qenë të Jugosllavisë ato
territore Jugosllavia i ka marrë si dhuratë nga Konferenca e Londrës kur Serbia
dhe Mali I Zi u ritën për 50% mbi territoret shqiptare. Shih librin; Shqiptarët
e Pollogut në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1912-1918.
[22]
Organizata “Besa”, pas kapitullimit të Jugosllavisë.
[23]
Revista “Shkëndija”, V.II.Nr.4, Tiranë, 1941.
[24]
Arkivi i R. M. Mikro.i 348.
[25]
Arkivi I shtetëror I Shqipërisë, Raport I inspektorit të arsimit nga Tetova,
dërguar ministrit të arsimit në Tiranë.
[26]
Izmit Krosi-Raveni, deklaratë e tij në vitin 2003 në Gostivar (simpozium i
mbajtur në dhjetor 2003).
[27]
Sipas listës te punësuarve ne nënprefekturën e Gostivarit, përmendën Xhevat
Kallajxhiu dhe Xhemë Hasa gusht te vitit 1942.
[28]
Abdulla Hasa, dëshmi dhëne autorit ne vitin2003
[29]
Begzat Begzati, Xhemë Hasa ushtarak-demokrat botimi I dytë, vitit 1995, f. 29.
[30]
Masar Kodra, Shqiptarët e Maqedonisë. Vep e cit. f.94.
[31]
Sipas dokumenteve më të reja Shefqet Përoshevca nuk është nga fshatrat e
Tetovës por është nga fshati Proshevcë i
Gostivarit.
[32]
Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivari, dhjetor 194 -korrik 1955”, (Përpjekjet e
shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi), monografi në dorëshkrim Tiranë
1989, f. 142.
[33]
Rrëfime të vetë Rexhë Topëlicës, dhënë autorit në vitin 1977, pas kthimit nga
burgu i Tiranës, i cili në burg ka përjetuar vuajtje të pa përshkruara por ka
qenë i njohur se i ka munguar veshi i
majtë.
[34]
Nazif Selimi, Dëshmitë e gjalla, Shkup, 1998, f.45.
[35]
Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivarin, 1941-1955”, vep e cit. po aty.
[36]
OZN-a Kut, 1-27.
[37]
Ali Llunji Iljaz Metaj, Xhemë Hasa, vep. e cit. f.43.
[38]
OZNA, Kut, 1-27.
[39]
Deklaratë e Xhelë Kalishtës në dhjetor të vitit 2003.
[40]
A.Q.SH.-Tiranë, Dos.1992, nr.1, Qarkore e nënprefekturës së Gostivarit, dërguar
qeverisë shqiptare në Tiranë, raporti fletë për situatën e rënduar në
nënprefekturën e Gostivarit dhe paraqitjen në teren të Xhemë Has Gostivarit.
[41] Po,
aty
[42]
Nazif Selimi f. 46.
[43]
Ahmet Pere, Gostivari 1941-1947, (Monografi në dorëshkrim) 1990.
[44]
Mahmut Mahmuti bashkëluftëtar i Xhemës që ishte takua disa herë Toma Shumskin
dhe kishte biseduar personalisht me të, duke marr mendimin pozitiv për Xhemë
Has Gostivarin si komandant shqiptarëve
të Pollogut.
[45]
Mahmut Mahmuti, bashkëluftuar i Xhemës nga Tërnova, deklaron se Toma Shumski në
takim me shqiptarët deklaronte se është përkrahës i ideve të Xhemë Hasës.
[46]
Izmit Raveni, përcjellës personal (agjutant), i Xhemë Has Gostivarit
[47]
Demir Iljazi nga fshati Patalisht, nacionalist i njohur i kësaj zone dhe
luftëtarë i Xhemë Hasë Gostivarit. Rrëfimi i tij për Xhemën gjatë kohë kur isha
deputet i prosperitetit në vitin 1994.
[48] Rahim Sadiku, Jetë kushtuar Lirisë,
(monografi për Hajrulla Trepezën), Prishtinë 2002, f 172.
[49] Jovan Pavllovski, Sudenata kako posleden
poraz, vep e cit.
[50] UDB-a; pas mbarimit të luftës Xhevati largohet në Itali.
[51] Xhafer Deva kur e vizitonte Gostivarin
gjithmonë e vizitonte Kadri Saliun në
shtëpi.
[52] Ahmet Pere, Kujtimet e mija për Gostivarin,
dhënë autorit në Prill të viti 1994.
[53] Po aty.
[54] Sipas Ahmet Peres, Selman Kasapi ishte
themelues i bërthamës komuniste shqiptare në Gostivar.
[55] Ahmet Pere aktivist dhe mësues në Gostivar.
[56] A.M.-Shkup, materiale në gjuhën shqipe,
K.34, Raport i karabinierisë së Gostivarit, dërguar organeve përkatëse në
Dibër, 30.IV. 1943.
[57] OZNA, Kut.18.
[58] Po aty.
[59]
[60]
[61]
Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari -
Nderi i Kombit E Premte,
19-02-2010, 10:06 pm (GMT+1
[62] Gazeta “Zani i Sharrit” tetor 1944 në Tetovë; Miftar Vahiti nga fshati
Tearcë, pjesëmarrës dhe ushtarë i forcave vullnetare në çetën e Arif Kapitenit.
[63] Vebi Xhemaili, Forcat kombëtare në
mbrojtje të Shqipërisë etnike Tetovë 2006.
[64] Nuri Karrai (tash i ndjeri), kushëri i afërm i Xhemës, pjesëmarrës në
shumë beteja në luftë kundër partizanëve; Mahmut Mahmuti – Gjenovica, luftëtar
i pandashëm i Xhemës.
[65] Adem Emini, Remzi Hima bashkëluftëtarë të
Xhemës në malin Sharr; Ali Llunji – Ilaz Metaj, vep, e cit., f. l93.
[70]
[72] Ahmet Pere Dëshmi
[73] Gazeta “Nova Maqedonija”, 3 qershor 1945.
[74]
Dëshmi të Ahmet Peres; Poashtu në Tiranë u burgos për disa vite edhe sekretari
i nënprefekturës së Gostivarit Zihni Fiqriu.