Kerko: a
Florim Zeqa: Loja e Thaçit me KQZ-në dhe kushtëzimet e Isa Mustafës, skenar i koordinuar politik!
E merkure, 04.12.2019, 09:33 PM
Loja e Thaçit me KQZ-në dhe kushtëzimet e Isa Mustafës, skenarë i koordinuar politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mënyra
se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e
koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit
të vendit, përveq egoizmit të pastër njerëzor, shpërfaq ambiciet e pashërueshme
pushtetore.
Abuzimi
presidentit paranojak Hashim Thaçi me KQZ-në për deformimin e procesit zgjedhor
dhe kushtëzimet e liderit të LDK-së për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit
kryeministër, dolën të jenë jenë një skenarë i koordinuar politik.
Fushata
e hapur dhe fshehtë e Thaçit janë një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti,
prandaj po synon që ta bllokoj me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij
kryeministër, me qëllim që të mbetet edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas
paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Me
futjen e "Kalit tëTrojës" në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është
krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe
destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje
të sërishme në Kosovë.
Tani
pas abuzimit skandaloz të procesit zgjedhor, partitë fituese të zgjedhjeve dhe
partnerët e koalicionit (LVV-LDK) të dëmtuar për 4 deputet, përveqse do ta kenë
akoma më të vështirë arritjen e marrëveshjes zyrtare për koalicionin qeverisës,
do të bëhet i pamundur krijimi i qeverisë nga dy sybjektet fituese të
zgjedhjeve.
Për
mosmarrëveshjet që kanë mes tyre LVV e LDK
për ndarjen e kulaçit qeverisës, gjithsesi do të duhet ndërhyrja e
faktorit ndërkombëtar, por paraprakisht presidenti Thaçi do ta shfrytëzon
mundësinë e tij kushtetuese që ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e
qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor dhe ta vazhdon lojën e
ndërskamcave politike që pamundësojnë krijimin e "Qeverisë Kurti".
Ambiciet pushtetore,
pengesë për arritjen e marrëveshjes
Takimet
e "frytshme" të liderëve të LVV-së dhe LDK-së pa dhënjën e asnjë
rezultai në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës kanë filluar që
tani ta zhgënjejnë qytetarin të dyja këto subjekte politike si fituese të
zgjedhjeve, ngase që në fillim të negociatave për koalicion nuk po arrijnë
gjuhë të përbashkët në emër të interesit për ndryshime dhe çkapje të shtetit,
ashtu sikur paten premtuar gjatë fushates zgjedhore, por tani më shumë janë
fokusuar në ndarjen e pushtetit sesa çkapjen e shtetit vetëm për rehatimin e
grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile në
qeveri.
Përcaktimi
fillestar i këtyre dy subjeketeve për vetëm 12 ministri ua ka vështirësuar
arritjen e marrëveshtjes, për shkak se orekset e klientelave të këtyre dy
subjekteve politike janë më të mëdha se kaq.
Siq
po duket edhe Albin Kurti është duke u ngjitur drejt zyrës së kryeministrisë
përmes të njëjtave "shkallë" dhe është duke u përballë nga të njëjtat
vështirësi që kishte pararendësi i tij, i tij Haradinaj, kur ishte detyruar
t'ia jepë hiq më pak se katër ministri AKR-së me vetëm 1 deputet në parlament.
Kur
kësaj i shtohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, që LDK-ja e ka fiksim
për Isa Mustafën, atëherë arritja e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së bëhet
akoma më e vështirë dhe e pa arritshme.
Edhe
pse fituese e zgjedhjeve, LVV-ja me 26 % të votave e ka të pamundur të bëj
ç'kapjen e shtetit, e aq më pak të ndryshojë mentalitetin qeverisës dhe
uzurpues në këtë vend.
Negociatat e pasinqerta
të LDK-së, ogurë i zi për demokracinë
Skenaristët
e dështimit të koalicionit LVV-LDK nuk kanë të ndalur me obstruksionet e tyre
politike. Alternativa e LDK-së nuk është zgjidhje për arritjen e marrëveshjes,
por obstruksion i pastër politik.
Me
propozimin e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu se Vetëvendosje mund
të zgjedhë edhe që t’ua lënë pozitën e kryeministrit, e ministritë, që ta
marrin pozitën e të parit të shtetit, e të Kreut të Kuvendit, ku si dhuratë për
këtë, Veliu ua premton edhe një ministri plus.
Oferta
e Veliut me të drejtë ka shkaktuar revoltë në kampin e LVV-së dhe indinjatë të
thellë tek qytetarët e vendit. Bazuar në rezultatin zgjedhor dhe në shumë
rrethana tjera politike, posti i kryeministrit i takon LVV-së dhe se Albin
Kurti duhet të jetë i pakontestuar për postin e kryeminstrit dhe jo vetëm.
Albin Kurti duhet të jetë edhe udhëhqës i dialogut me Serbinë.
Për
këtë arsye, posti i padiskutueshëm duhet të jetë ai i kryeministrit, pasi
populli vendosi që Albin Kurti të jetë i pari në zgjedhje, si individualisht
ashtu edhe me parti (marrëveshje kjo parazgjedhore mes Isa Mustafës e Albin
Kurtit), e kjo nuk duhet të jetë në tavolinën e diskutimeve, e as në
marrëveshjen mes dy partive.
LDK-ja
nuk duhet të kërkojë asnjë zgjidhje kompromisi për postin e kryeministrit, për
arsye se është njëra ndër partitë që ka qëndruar më së gjati në pushtet në këto
20 vitet e fundit. Është provuar e sprovuar disa herë në qeverisjen e vendit,
prandaj edhe në aspektin moral është e udhës t'i lëshojë rrugë dhe ta ndihmojë
VV-në në shtyerjen përpara të proceseve politike.
Nëse
ju referohemi numrave dhe nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë pajtueshmëri kompromisi
dhe nuk bëjnë koalicion me ish paritë politike të PAN-it vendi pashmangshëm do
të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Negociatat
LVV-LDK nga fillimi kanë qenë të pasinqerta, tani po vazhdojnë të bëhen edhe qesharake dhe të pa
afrueshme për lidhjen e koalicionit qeverisës. Nëse këto dy subjekte e
shpërfillin vullnetin e elektoratit dhe besimin e dhënë nga qytetarët e vendit
për një qeverisje më ndryshe, do të ballafaqohen me pasoja të rënda në
zgjedhjet e radhës, e në veçanti do të pësojë LDK-ja si shkaktare e mos
arritjes së marrëveshjes politike për bashkëqeverisje me LVV-në.
Gjasat
që LDK-ja ta merrë postin e kryeminstrit ekszistojnë, por në një variant tjetër
e jo me LVV-në. Obstruksioni politik që po i bëhet LVV-së konsiston pikërisht
në qëllimin e LDK-së, që Albin Kurti të mos i merrë votat e mjaftueshme në
Kuvend, e mandej sipas Kushtetutes, t'i vie radha LDK-së parti e dytë, e cila
në marrëveshje me partitë e PAN-it ta themelojë qeverinë me Vjosa Osmanin
kryeministre.
Prandaj,
lirisht mund të thuhet që tani, se koalicioni LVV-LDK është "Missione
Impossibile" dhe i paarritshëm dhe se PAN-istët në heshjte kanë filluar të
"fërkojnë duart" për rimarrjen e pushtetit përmes LDK-së.
Loja djallëzore ndaj
Vjosa Osmanit, do t'i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe klientelës së tij
Atë
që unë e kam thënë 3 muaj më parë, se kandidimi i Vjosa Osmanit nuk erdhi nga
gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit Mustafa dhe as e kryesisë qendrore, por
erdhi nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar
zgjedhor të partisë, tashmë po e thonë hapur të gjithë në LDK.
Sikur
zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6
muaj më parë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së në këto
zgjedhje jo vetëm që do të ishte e garantuar, mund të ishte fitore absolute e
këtyre zgjedhjeve.
Sikur
të pyetej elektorati i LDK-së, kryetari aktual i partisë dhe shumë nga
kryetarët e degëve, humbës serik të disa palë zgjedhjeve lokale, fare nuk do të
ishin rizgjedhur, madje edhe përbërja e kandidatëve për deputet do të ishte
krejt më ndryshe nga seqë është.
Nisur
nga ky fakt, është hera e dytë që Isa Mustafa nuk e pati guximin të përballet
me elektoratin. Përderisa Isa Mustafa në zgjedhjet e 2017-s e "dogji"
profesorin e nderuar Avdulla Hoti, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 e kishte
planifikuar djegien e Vjosa Osmanit.
Mirëpo
kësaj radhe situata doli të jetë pak më ndryshe, mos respektimi i vullnetit të
elektoratit në zgjedhjet partiake, e ka kthyer Vjosa Osmanin lidere morale të
partisë.
Tendenca
për "djegien" e Vjoses, do të prodhoj zgjedhje të jashtëzakonshme në
LDK për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të elektoratit për Vjosa
Osmanin.
Tani
e ka rastin historik Vjosa Osmani, që mbështetjen e fuqishme të elektoratit të
LDK-së ta kthejë në forcë dhe motivim personal për ç'kapjen e partisë nga
klanet dhe grupet e interesit, nga urithët e nëntokës, nga karrieristët dhe
matrapazët politik.
Vjosa
Osmani, besimin e elektoratit duhet ta kthejë në force dhe guxim për marrjen e
timonit të LDK-së, jo me forcën e muskujve por me transparencë veprimesh përmes
organizimit të një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik në LDK, ku
secili anëtarë të ketë mundësinë e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur në
parti.
Loja
djallëzore ndaj Vjosa Osmanit, do t'i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe
kientelës së tij. Tashmë po shihet në horizont fundi i epokës së errët në LDK
dhe ardhja e një epoke të ndritshme në subjektin simbol të demokracisë dhe
plurazimit politik në vendin tonë.