Kerko: a
Skender Jashari: Botë mos prit Skenderbe që t’i ndalojë sërish Sulltanët Turq!
E enjte, 24.10.2019, 10:00 PM
Botë mos prit Skenderbe që t’i ndalojë sërish Sulltanët Turq!
Nga
Skender Jashari
Me
fillimin e agresionit turk, kundër Kurdëve
etnik, të Sirisë, më së paku
shqetësimi ka rënë mbi forcat Kurde të Sirisë, por më shumë
është ndikuar dhe lëkundur stabiliteti i
paqes botërore e sidomos asaj rajonale. Konventat ndërkombëtare
të Luftës, e sanksionojnë kategorikisht si agresion, sulm kundër paqes(
sepse territori i kontrolluar nga Forcat Kurde të Sirisë, ndërkombëtarisht
ishte pranuar si burim i Paqes), sulm kundër njerëzimit. Po ashtu dihet
mirëfilli, që edhe Perandoria Osmane ishte
krijuar nga ekspansioni ndaj fqinjëve
të saj, për të kaluar më pas në
Europë. Praktikat e tilla, që sot ndjek
qeveria turke, tërësisht janë
të kopjuara nga praktikat e
luftës hibride të Rusisë.
Hipokrizia
e Erdoganit, shkon përtej,
duke arsyetuar qëllimet e tija për spastrim etnik të zonës
30 kilometërshe përskaj kufirit me shtetin turk, nga popullata etnike kurde. Mosndalimi, mossanksioni ende i duhur ndërkombëtar, kundër këtij
agresioni, ka bërë që Turqia të gjejë shteg
për të kryer agresion kundër kurdëve të
Sirisë.
Reagimi
i ashpër i SHBA-së, kundër Turqisë, për
t’ia shkatërruar dhe zhdukur ekonominë
turke dhe sanksionet
konkrete, si zakonisht duken rezultatdhënëse me vonesë.Vlerësimi po ashtu
nga Shtëpia e Bardhë, që Forcat Kurdë,
janë të përgatitura dhe me përvojë që mund ta
përballojnë edhe agresionin turk, janë
shpresëdhënës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në atë rajon, që të mos transferohet
rreziku i tillë në drejtim të vendeve
kah synon ekspansionin
neo-kolonial Turqia. Agresioni turk dhjetë ditor, që synonte pushtimin e
një rripi tokësorë( të quajtur gjoja zonë të sigurisë) në distancë
30 kilometërshe përgjatë kufirit
turko-sirian, në gjatësi rreth 500 kilometra, ka bërë që të ngecë.
Forcat
Kurde të Sirisë, e pastaj edhe Peshmergat( Forcat Kurde të Irakut),
bartën barrën kryesore të
forcave tokësore në mposhtjen
e Kalifatit Islamik të ISIS-it. Më shumë se 10.000 luftëtarë kurd gjatë
vitit të shkuar kanë dhënë
jetën në luftë kundër
ISIS-it, veçmas “Milicitë Kurde” njësitë
kryesore të Forcave Demokratike Siriane( SDF-së), ishin elita
ushtarake e luftës kundër ISIS-it.
Pushtimi
turk ndaj Kurdëve të Sirisë, daton me
agresionin e vitit 2018, kundër qytetit kurd Afrinit në Siri,
ku ushtria turke së bashku me xhihadistët
islamik e pushtoi, të njejtën
mënyrë e aplikon edhe gjatë
agresionit të fundit, në aleancë me xhihadistët islamik të Sirisë. Atë
botë nga qyteti i Afrinit, sipas shifrave të OKB-së, ishin larguar 140.000 qytetar shkaku i agresionit
turk, derisa shifrat shkonin edhe
disa herë më të mëdha sipas burimeve
vendase. Forcat turke dhe xhihadistët,
plaçkitën shtëpitë kurde, shkatërruan sistematikisht bazat
e jetës kurde. Të njejtat plane
Erdogani i ndjek edhe tani.
Shqetësimi
është serioz për shumë arsye:
Aplikimi i formave të luftës hibride;
Përgatitja
e forcave speciale dhe të policisë turke, për operacione në Siri, me forma të luftës hibride e deri jokonvencionale,
tërësisht të ngjajshme dhe të kopjuara nga Rusia ndaj Ukrainës, tashmë shihen që janë vënë në operim. Rasti bëhet edhe më
delikat, kur dihet që Turqia është
anëtare e NATO-s dhe
aspiruese shpresëkot për në BE.
Krahaso, edhe sot, Rusia nuk pranon
dërgimin e forcave të saj për pushtim të
krahinave të Ukrainës Lindore, derisa nëpër medie janë shfaqur
video-incizime, ku shihen brohoritje të policëve dhe ushtarëve turq, për
pushtim kundër kurdëve të Sirisë. As
Hitleri nuk pushtoi më ndryshe Austrinë, Çekinë, pastaj Poloninë, apo
Musolini ndaj Shqipërisë. Njejtë sot,
sikur Putini edhe Erdogani
imitojnë figurat e tilla naziste dhe
fashiste.
Përdorimi i xhihadistëve
islamik;
Ndërkombëtarisht janë
sanksionuar si organizata
terroriste, xhihadistët që luftojnë në Siri. Mes tyre janë të numërta
organizatat e tilla, me të cilat
si në rastin e agresionit turk ndaj
qytetit Afrin të Sirisë, ashtu edhe
tash së fundi, kanë bashkëpunuar
dhe bashkëluftuar kundër kurdëve të Sirisë. Madje ka video dhe dokumente,
që forcat turke në Afrin dhe në brezin kufitar kishin
bashkëpunim edhe me organizatën famëkeqe ISIS. Shqetësuese është fakti, që
tashmë publikisht kanë dalur edhe
terroristët islamik të organizatave të
tilla, që dëshmojnë lidhjen
me forcat turke të sigurisë.
Keqpërdorimi i
refugjatëve sirian;
Instrumentalizimi
dhe politizimi i refugjatëve sirian, por
edhe atyre afgan, irakian dhe arab të
tjerë, për ta destabilizu gjegjësisht për ta
shpërbë BE-në, rrjedhimisht edhe NATO-n, janë aplikuar edhe nga Rusia. Të njejtën e kopjoi edhe
Erdogani, duke kërcënuar botën
perëndimore, që do i dëboj 3.6 milion
refugjat sirian që janë
në Turqi, në drejtim të Europës. Mos të flasim më për infiltrimin e shumë “ujqërve të vetmuar” brenda turmave të
regugjatëve, nga të cilët disa edhe
kryen akte terroriste në vendet e Europës. Refugjatët sirian, mund të
ktheheshin për në Siri, përmes korridorit të pushtuar në
qytetin e Afrinit, pasiqë forcat
qeveritare siriane, kishin kontroll mbi
territoret tjera që dikur kishte
patur ISIS.
Spastrimi etnik i kurdëve të Sirisë;
Erdogani
me këtë plan, qartë shihet që dëshiron shpërnguljen e kurdëve
etnik nga zona kufitare
në distancë prej 30
kilometrash, duke tjetërsuar
etnikisht këtë rajon, duke vendosur-populluar me sirian
arab. Mënyrë kjo që shteti turk të shkëpusë lidhjen gjeografike
të kurdëve të Sirisë me kurdët e
Turqisë. Gjatë agresionit të
fundit, kemi pa shumë raste të zhvendosjes
së disa qindëra mijëra qytetarëve
kurd nga vendbanimet e tyre, ndërsa
vendosjen e kolonëve siriano-arab në vendbanimet e tilla. Turqia
nuk ka qëllimin e kthimit të refugjatëve
sirian në vendbanimet e tyre, por impenjimin
e tyre për kolonizimin e vendbanimeve
kurde, në zonën e sigurisë. Duke
mos hy në krimet kundër njerëzimit,
krimet e luftës, deri në krime
me premise të gjenocidit( p.sh:
krijimi i zonës së sigurisë duke i
kolonizuar me kolon duke shfarosë kurdët
etnik të Sirisë); përdhunimin, gurëzimin dhe vrasjen e politikanes kurde; përdorimin e nënmunicioneve në vendbanime; përdorimin
e predhave dhe bombave ndezëse( fosfor të bardhë) etj.
Rreziku nga rilindja e
shtetit islamik;
Lufta kundër ISIS-it, ende s’ka
mbaruar, rreziku nga ringritja e tyre është evidente, sepse edhe më
shumë se 12.000 terrorist të ISIS-it, të
burgosur nga forcat kurde, janë
rrezik serioz. Edhe pse Turqia ka marr
obligim nga SHBA-të, për trajtimin
ligjor të terroristëve islamik
të ISIS-it, e jo për lirimin e
tyre. Për fat të keq, kemi pa, lexu edhe përpjekje dhe thyerje
burgjesh kurde nga ISIS, derisa forcat kurde përgatiteshin për t’u mbrojtur
nga agresioni turk. Jasht atyre
që kanë përjetuar gjenocidin dhe tmerret e
ISIS-it, duan Kalifatin Islamik, madje të tillë e duan edhe
publikisht e kanë kërkuar edhe në
vendin tonë disa hoxhallarë.
Veprimet pasuese që mund
të merren nga Turqia etj.
Destabilizimi nga ana e
Turqisë, të rajonit, heq
presionin që ende vazhdon
kundër agresionit rus në Ukrainë,
gjë që nxit edhe orekse
lokale dhe rajonale të vendeve
tjera që të kalojnë në forma të tilla lufte. Në ballkan dihet paqëndrueshmëria dhe rroli destabilizues i Serbisë. Kjo bënë të
ketë pasiguri, rrezikim të paqes.
Ka vite të tëra që shohim forma neokolonialiste turke, karshi
Trojeve Shqipëtare, derisa
veprimet kaq agresive kundër kurdëve të Sirisë, nëse kalohen
në heshtje, agresioni vazhdon tek fqinjët tjerë( pra edhe kundër Atdheut tonë). Nga ana tjetër edhe Serbia edhe Rusia do nxiten
të kryejnë agresione të reja kundër vendeve fqinje, kjo mund të quhet pastaj
fillimi i hapur i Luftës së III botërore.
Prandaj
NATO, në krye me SHBA-në, është nevojë
imediate, të ndërmarrë masa konkrete, jo vetëm
sanksione që ta dëmtojnë dhe zhdukin ekonominë
turke, por ta neutralizojnë forcën
sulmuese të këtyre agresorëve po ashtu të
neutralizojnë edhe forcën
sulmuese të çdo agresori
potencial.
Duke e patur NATO-n, si organizatë të mbrojtjes së
përgjithshme, mos të priten heronjë të
rinjë të ngjajshmë me Gjergj Kastriotin.
Më:24.10.2019
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.