Kerko: a
Enver Bytyçi: Peligrinazhi në pallatin e qelqtë të OKB-së dhe 30 metër rrugë ruse!
E enjte, 26.09.2019, 09:18 PM
Peligrinazhi në pallatin e qelqtë të OKB-së dhe 30 metër rrugë ruse!
Nga Enver
Bytyçi
U
ndalën goditjet e tërmetit, por nuk është se ndryshoi diçka në gjendjen e mjerë
që shkaktoi tërmeti i së shtunës në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Megjithatë
kryeministri Rama nuk u ndal. As në rolin e shoumannit të famshëm, as në rrugën
e udhëtimit të tij për në Nju Jork, aty ku pallati i qelqtë i OKB-së ka
mbledhur shumë prej liderëve botërorë, të cilët kanë shkaktuar panik në vendet
që ata drejtojnë. Përveç Edi Ramës, aty gjendet presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Eshtë dhe ministri i Jashtëm
i Serbisë, Ivica Daçiç. Burimet bëjnë me dije se ky i fundit ka blerë një
mandolinë të re dhe i këndon serenata Ramës në ambientet e këtij pallati.
Të
gjithë këta gjenden në OKB për të vetmin qëllim dhe për ta realizuar projektin
e tyre vrapojnë të bëjnë ndonjë foto me Trump, me Lavrov, apo edhe me vazjën pa
reçipeta të presidentit amerikan. Janë në garë të takojnë sa më shumë njerëz
dhe të bindin kë të munden se janë “paqësorë”, janë “të vetmit rojtarë të
stabilitetit në rajonin ballkanik”. Ndërkohë punojnë për t’ia vënë flakën këtij
rajoni. Para se të mbërrinin në Nju Jork i tradhtoi Milorad Dodik, kur deklaroi
se “Paqja në Ballkan vendoset kur Serbisë t’i bashkohen katër komunat e veriut
të Kosovës dhe Republika Srpska e Bosnjës”. Fix ajo që kemi thënë në krye të
herës kur kemi kritikuar projektin e Vuçiç. Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e
Kosovës.
Po
pse janë grumbulluar në këtë vend pazaresh tregtarët e kufijve të Kosovës?!
Sepse besojnë se mund të arrijnë diçka dhe mund ta kthejnë mbrapsht vendimin e
Berlinit për mos-ndryshimin e kufijve në rajon. Janë në kërkim të modelit të
zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb, me ndryshim kufijsh, ose siç e thotë
gjarpëri, me korrigjim të kufijve. Gjarpërinjtë që duan ta kafshojnë territorin
e Kosovës janë bërë bashkë. Drekojnë e darkojnë bashkë në kryeqytetin e OKB-së
dhe tallen me fatet e popujve që ata besojnë se i udhëheqin. Edi Rama i mban me
batuta, por duke qenë se këtyre personazheve ua ritregon ato për të dhjetën apo
njëqindtën herë nuk shkakton më humor origjinal. Gjithçka shfaqet si një komedi
dhe dramë njëkohësisht. Megjithatë nuk janë në ekstazë. Do t’u duhet të takojnë
edhe Angela Merkel, apo sekretarin Britanik të Punëve të Jashtme, të cilët janë
kundërshtarë të projektit të Nishit.
Për
ta realizuar ndarjen, ndryshimin e kufijve, Hashim Thaçi deklaroi në gjatë
kullufitjes së kafesë në një kthinë të pallatit të acartë se “Do ta heq taksën
për mallrat serbe”. Ndërkaq u kërkoi partive politike në vend që të heqin dorë
së bëri fushatë elektorale me kufijtë e Kosovës. Edhe Aleksandër Vuçiç ka bërë
vërejtje se “Në Kosovë bëhet politikë elektorale me kufijtë dhe projektin serb
të ndyshimit të këtyre kufijve”. Njësoj, si Thaçi edhe Vuçiç përsëri janë në të
njëjtën valë, kur është fjala te rekordimi i kritikave dhe vërejtjeve për
kundërshtarët e shkëmbimit të territoreve.
Por
lajmet bëjnë me dije se në kufirin ruso-estonez dy fshatra janë prej gati tri
dekadash të izoluar, sepse një rrugë që i lidh ata dy fshatra në një gjatësi
prej 30 metrash kalon në territorin e Rusisë. Ushtarët rus nuk i lejojnë
estonezët e dy fshatrave të izoluar ta shfrytëzojnë këtë pjesë 30 metroshe dhe
i detyrojnë të jetojnë vështirësi të panumërta për jetesën. Janë vetëm 30 metër
rrugë prej 5 metër gjerësi, me sipërfaqe vetëm me 150 metër katrore. Estonezëve
u hyjnë shumë në punë këto 150 metër katrorë sipërfaqe. Por Moska nuk ua jep,
megjithëse asaj nuk i hyn aspak në punë. “Eshtë e jona”, thonë ata dhe ju
estonezët nuk mund ta shfrytëzoni. Po doni ta shfrytëzoni, hiqni dorë nga
pavarësia!
Hashim
Thaçit dhe Edi Ramës nuk u del shpirti e as i ndal tërmeti të vrapojnë për ta
lut edhe në OKB pa asnjë arsye presidentin e Serbisë që të marrë së paku 1200
km katror territor të Kosovës. Kjo sipërfaqe është mijëra herë më e madhe se
ato 30 metër rrugë që lidhin dy fshatrat estonezë. Dhe është pjesa më e pasur
dhe më e dobishme për vendin. Në antitezë, me presidentin e Kosovës dhe
kryeministrin e Shqipërisë është presidentja e Kroacisë, ajo që gjendet në këtë
pallat në mbrojtje të territorit të Kosovës.
Pallati
i qelqtë i OKB-së në Nju Jork ka mbledh aty horrat e shqiptarisë. Ata që janë
të gatshëm të shesin brekët për hatër të Serbisë. Ata që tallen me qytetarët
shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. Ata që kanë emrin tërmet, vullkan, malarie,
zhugë politike me prapavijë pasurinë financiare dhe ekonomike.
Tiranë, më 26.09.2019