Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Ulqini i piratëve të mbretëreshës Teutë dhe i princërve Balshaj
E marte, 06.08.2019, 09:50 PM
Qytetet e Ilirisë
Ulqini
i piratëve të mbretëreshës Teutë dhe i princërve Balshaj
Nga
Gani Mehmetaj
Ulqini
ishte dikur gati i vetmi qytet bregdetar, ku shqiptarët jashtë Shqipërisë e
bënin plazhin dhe i kalonin pushimet e verës. Ulqini ishte deti i shqiptarëve.
Dashurinë e parë aty e përjetuam, buzë detit, në freskun e mbrëmjes e në dritën
e hënës. Muzika na i mprehte shqisat, shushurima e valëve të detit na përkundte
prajshëm, kurse në heshtje lusnim yjet që kjo të zgjaste deri në përjetësi. Dhe
ato kujtime na ndoqën shumë vjet nga do që të shkonim, deri në fund të botës.
Detin, diellin e rërën në këtë rrip toke i kishim me tepri. Sa s'fluturonim si
engjëjt nga Kështjella e Balshajve në Gjirin e Pishave e tutje në horizont.
Ndërkohë
ditën merrnim e jepnim me ulqinakët, pasardhësit e piratëve të famshëm, të
cilët u zbutën, u kultivuan dhe u bënë nikoqirë që prisnin e përcillnin
mysafirë. Edhe sot Rana (Plazhi i vogël) dhe Plazhi i madh janë vendet ku
theken në diell shqiptarët e territoreve etnike, boshnjakët e më pak serbët e
malazezët. Ka edhe vende tjera pikante buzë detit që të joshin me diellin e fortë
për ata që e pëlqejnë diellin, por ka vende edhe për ata që e duan freskun e
pishave qindravjeçare. Sot Ulqini nuk e ka monopolin e detit për dardanët,
megjithëse krahas Durrësit është pushimorja më e madhe e shqiptarëve të
Dardanisë. Nga Velipoja në Ksamil ka qindra pushimore me det, rërë e diell.
Rana,
sikurse e quajnë ulqinakët plazhin e vogël, është gji që të mbron nga erërat e
të hapë horizontin e detit. Tutje limanit të vogël, rri me paraqitjen e heshtur
e madhështore Kështjella e Balshajve në kurrizin e shkëmbit, pingul mbi det,
duke i sfiduar valët e shkumëzuara verë e dimër. Gjiri nga hyrja tokësore në
portën buzë kështjellës, është struherë- mbrojtje natyrore. Dikur këtu
strehoheshin piratët pas sulmeve që u bënin anijeve tregtare. Mbi shkëmb është
ngritur qyteti i vjetër, ndërsa në faqen e kodrinës sipëri Ranës jetuan e
vepruan ulqinakët (dolqinianët) nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në
ditët tona.
Ulqinakët
janë pasardhësit e piratëve të njohur që nga mbretërimi i Teutës, mbase edhe më
parë. Piratërinë e ushtruan edhe gjatë mesjetës. A ishin ulqinakët ata që e
cytën luftën ilire-romake, apo pirateria e nxitur nga mbretëresha Teutë ishte
vetëm shkas për një sulm të fuqisë më të madhe të botës antike kundër
mbretërisë ilire, arkeologët e historianët e kanë thënë fjalën e tyre. Roma e
akuzoi mbretëreshën Teutë se po i rrezikonte anijet e tregtinë e lirë në
Adriatik e në Mesdhe, kështu që romakët nisën një flotë të madhe për ta
ndëshkuar Ilirinë. Më parë ulqinakët me ilirët e tjerë të bregdetit ishin zot
të Mesdheut.
Mesjeta
ishte jo më pak dinamike në këtë cep të Arbërisë. Nën mbretërimin e Balshajve,
Ulqini nxori valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, në krye të
dinastisë së Balshajve ishte Gjergji II, kurse Ulqini u bë kryeqytet i Pricipatës
së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin II e varrosën në Kishën e Shën Katrinës në
Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në pjesën e epërme
të Kështjellës u ndërtua në fundin e shekullit XIV. Kisha e Shën Mërisë u ngrit
në vitin 1510.
Ndërkohë
piratëria e ulqinakëve vazhdonte nga gjiri i Levantit në ngushticën e
Gjibraltarit. Piratët e Ulqinit e kapën Miguel de Servantesin, e mbajtën peng
një kohë të gjatë (pesë vjet), ndërsa më vonë kur ai u bë shkrimtar i famshëm
thuhet se protagonisten e romanit "Don Kishoti", Dylqinjen e Tobozës
e pagëzoi me trajtën Dylqinium (Ulqin).
Ulqini
me Tivarin ishin kështjellat e fundit arbërore që u pushtuan nga Perandoria
Osmane. Qëndresa ishte e fuqishme e dëshpëruese, sikurse shkruajnë priftërinjtë
arbërorë. Por qyteti ra, ashtu sikurse ra kështjella e Balshajve (1571).
Atëbotë Ulqini i takonte Arbërisë Venedikase. Pas pushtimit, sipas praktikës
turke, kishën katolike e shndërruan në xhami, ajo u bë kishë-xhami.
Kur
e trazojmë historinë dhe e thërrasim në ndihmë arkeologjinë na del se këtë
qytet bregdetar, margaritar i Adriatikut, e kanë themeluar ilirët rreth
shekullit V para Krishtit. Qindra vjet ulqinakët jetuan të pavarur, në kuadër
të mbretërisë ilire. Por pas luftërave ilire-romake, në vitin 163 pas Krishtit
Ulqinin e bregdetin i pushtoi Perandoria Romake. Shumë shekuj më vonë, në
fërkimet në mes të Perandorisë Romake të Perëndimit dhe Perandorisë Romake të
Lindjes (Bizantit), Ulqini hyri në kuadër të Bizantit. Balshajt ishin princat
më zulmëmëdhenj që e qeverisën këtë qytet dhe Principatën e Zetës.
Në
historinë e Ulqinit thuhet se dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e
lashtë të Ulqinit është e Plinit Plak, i cili flet për Olciniumin -Ulqinin e
lashtë. Arkeologët dëshmojnë se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit
ilir të Taulantëve.
Ulqinakët
e sotëm jetojnë nga deti, por jo nga pirateria. Thuhet se janë marinarë të
shkëlqyeshëm. Burimet kryesore të të ardhurave u vijnë nga turizmi. Kurbeti
është plagë që i ndjek në pesëdhjetëvjetëshin e fundit. Amerika është caku më i
largët, por Amerika ua shtoi pasurinë në vendlindje me biznese të vogla e
shtëpi-pushimore për turistë. Dardanët nuk u sjellin vetëm të ardhura kryesore
nga turizmi, Dardania ishte dhe mbetet fanar ndriçues për arsim, kulturë e
komunikim. Shkodra është stacioni i parë, por Prishtina është stacioni kryesor.
Ulqinakët
kishin krizat e tyre nga presioni i madh malazez e serb, kur një pjesë e tyre
me frikë e shpalosnin identitetin. Sot atë problem nuk e kanë sa e kanë problem
sulmin e organizatave të ndryshme turke e arabe që përpiqen t'i godasin në
identitet, t'ua shprishin strukturën kombëtare me ndihmën e boshnjakëve që i
sjellin në qytet me mejtepe e shkolla fetare. Zyrtarët sllavë shohin seri, ua
shkelin syrin shoqatave të dyshimta dhe i inkurajojnë boshnjakët e turqit në
ndryshimin
e
demografisë.
Ulqinakët
qëndrojnë më mes të Shilës e Harridbës. Anija e tyre e ndjeshme përplaset nga
valët e trazuara...
Ulqinakët
janë pasardhësit e piratëve të njohur që nga mbretërimi i Teutës, mbase edhe më
parë. Piratërinë e ushtruan edhe gjatë mesjetës. A ishin ulqinakët ata që e
cytën luftën ilire-romake, apo pirateria e nxitur nga mbretëresha Teutë ishte
vetëm shkas për një sulm të fuqisë më të madhe të botës antike kundër mbretërisë
ilire, arkeologët e historianët e kanë thënë fjalën e tyre. Roma e akuzoi
mbretëreshën Teutë se po i rrezikonte anijet e tregtinë e lirë në Adriatik e në
Mesdhe, kështu që romakët nisën një flotë të madhe për ta ndëshkuar Ilirinë. Më
parë ulqinakët me ilirët e tjerë të bregdetit ishin zot të Mesdheut.
Mesjeta
ishte jo më pak dinamike në këtë cep të Arbërisë. Nën mbretërimin e Balshajve,
Ulqini nxori valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, në krye të
dinastisë së Balshajve ishte Gjergji II, kurse Ulqini u bë kryeqytet i
Pricipatës së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin II e varrosën në Kishën e Shën
Katrinës në Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në
pjesën e epërme të Kështjellës u ndërtua në fundin e shekullit XIV. Kisha e
Shën Mërisë u ngrit në vitin 1510.
Ndërkohë
piratëria e ulqinakëve vazhdonte nga gjiri i Levantit në ngushticën e
Gjibraltarit. Piratët e Ulqinit e kapën Miguel de Servantesin, e mbajtën peng
një kohë të gjatë (pesë vjet), ndërsa më vonë kur ai u bë shkrimtar i famshëm
thuhet se protagonisten e romanit "Don Kishoti", Dylqinjen e Tobozës
e pagëzoi me trajtën Dylqinium (Ulqin).
Ulqini
me Tivarin ishin kështjellat e fundit arbërore që u pushtuan nga Perandoria
Osmane. Qëndresa ishte e fuqishme e dëshpëruese, sikurse shkruajnë priftërinjtë
arbërorë. Por qyteti ra, ashtu sikurse ra kështjella e Balshajve (1571).
Atëbotë Ulqini i takonte Arbërisë Venedikase. Pas pushtimit, sipas praktikës
turke, kishën katolike e shndërruan në xhami, ajo u bë kishë-xhami.
Kur
e trazojmë historinë dhe e thërrasim në ndihmë arkeologjinë na del se këtë
qytet bregdetar, margaritar i Adriatikut, e kanë themeluar ilirët rreth
shekullit V para Krishtit. Qindra vjet ulqinakët jetuan të pavarur, në kuadër
të mbretërisë ilire. Por pas luftërave ilire-romake, në vitin 163 pas Krishtit
Ulqinin e bregdetin i pushtoi Perandoria Romake. Shumë shekuj më vonë, në
fërkimet në mes të Perandorisë Romake të Perëndimit dhe Perandorisë Romake të
Lindjes (Bizantit), Ulqini hyri në kuadër të Bizantit. Balshajt ishin princat
më zulmëmëdhenj që e qeverisën këtë qytet dhe Principatën e Zetës.
Në
historinë e Ulqinit thuhet se dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e
lashtë të Ulqinit është e Plinit Plak, i cili flet për Olciniumin -Ulqinin e
lashtë. Arkeologët dëshmojnë se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit
ilir të Taulantëve.
Ulqinakët
e sotëm jetojnë nga deti, por jo nga pirateria. Thuhet se janë marinarë të
shkëlqyeshëm. Burimet kryesore të të ardhurave u vijnë nga turizmi. Kurbeti
është plagë që i ndjek në pesëdhjetëvjetëshin e fundit. Amerika është caku më i
largët, por Amerika ua shtoi pasurinë në vendlindje me biznese të vogla e
shtëpi-pushimore për turistë. Dardanët nuk u sjellin vetëm të ardhura kryesore
nga turizmi, Dardania ishte dhe mbetet fanar ndriçues për arsim, kulturë e
komunikim. Shkodra është stacioni i parë, por Prishtina është stacioni kryesor.
Ulqinakët
kishin krizat e tyre nga presioni i madh malazez e serb, kur një pjesë e tyre
me frikë e shpalosnin identitetin. Sot atë problem nuk e kanë sa e kanë problem
sulmin e organizatave të ndryshme turke e arabe që përpiqen t'i godasin në
identitet, t'ua shprishin strukturën kombëtare me ndihmën e boshnjakëve që i
sjellin në qytet me mejtepe e shkolla fetare. Zyrtarët sllavë shohin seri, ua
shkelin syrin shoqatave të dyshimta dhe i inkurajojnë boshnjakët e turqit në
ndryshimin e demografisë.
Ulqinakët
qëndrojnë më mes të Shilës e Harridbës. Anija e tyre e ndjeshme përplaset nga
valët e trazuara...