E premte, 01.11.2024, 12:39 AM (GMT)

Editorial

Everest Haxhi: Rama Ik, po kush do vijë?

E diele, 17.02.2019, 12:00 PM


Rama Ik, po kush do vijë?

Nga Everest HAXHI

Kalvari 30 vjecar i tranzicionit ende pa fund në Shqipëri po e cfilit shoqërine shqiptare në limitet e skajshme. Eshtë  fakt tashmë që klasa politike nuk ka mundur të menaxhojë Shqipërine post-komuniste dhe të arrijë që nga mbetjet e së kaluarës të rindertojë standarte institucionale të pranueshme.

Mos-dija apo mos-dashja ndërthuren aq natyrshëm saqë modeli politik i prodhuar është servirur nga te dy palët, majtas dhe djathtas, pa analizuar pasojat dhe efektet anësore të një  modeli te tille dhe impaktit të tij në modelin shoqëror.  Dilema më e madhe sot eshte  standarti i cunguar i tranzicionit politik shoqëruar ky nga mungesa e plotë e standartit të kontributit dhe daljes nga politika.

Deri sa klasa politike shqiptare të mundësojë qartë një model politik institucional,  ku përfshirja e standarteve të lartëpërmendura të jetë e mirëqartësuar, bazuar në meritokraci politike dhe shoqërore, gjendja do vazhdojë të jetë kaotike dhe boshllëkun e mungesës së standartit do ta mbushë në rastin më të mirë paaftësia, mediokriteti dhe në rastin më të keq, krimi dhe mafia.

Sikur të marrim pikënisje protestën e 16 Shkurtit nuk besoj se do gabonim nëse i japim përgjegjësinë kryesore Kryeministrit. Ai së pari, është product i modelit politik shqiptar që sic e përmendëm ka dështuar të ofrojë standart institucional në raport me vetë klasën politke dhe shoqërinë dhe së dyti, ai është përfqësuesi i fundit zyrtar i dështimit të të gjithë klasës politike sot.

Me figurën e Edi Ramës mëshirohen të gjitha ngërcet e politikës së mbrapshtë 30 vjecare, mëshirohen dështimet e Sali Berishës, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe gjithë kalvarit të lidershipit politik shqiptar post-komunist. Edi Rama nuk mund të ishte dhe as të jetë i sukseshsëm pasi ai reflekton mungesën e plotë të mos-dijes dhe mos-dashjes.

Elementët e dështimit janë shumë të qarta. Në 16 Shkurt, në protestën e anuncuar dhe të përgatitur nga opozita roli I të parit të vendit është I përcaktuar. Detyrimi I tij kushtetues është që të mos braktisi institucionin dhe në përmbushje të këtij detyrimi sa kushtetues po dhe aq institucional, Kryeministri  Shqipërisë duhej të ishte në Tiranë, prezent në institucionin që ai është zgjedhur të drejtojë dhe të implementojë lidërshipin shtetëror duke koordinuar për një mbarvajtje të plotë të protestës.

Pavarësisht përqindjes së popullësisë që I votë-besuan Edi Ramës drejtimin e shtetit, ai përfaqëson jo vetëm ata që e votuan por edhe ata që menduan ndryshe. Ky është themeli I demokracisë dhe standarti i parë i një shteti me institucione të konsoliduara. Kryeministri I Shqipërisë duhet të shqetësohet për motivin për të cilin mijra shqiptarë kanë lenë shtëpitë dhe janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe jo të braktisë institucioni dhe të fajësojë opozitën se po përdor popullatën.

Në Shqipëri sot nuk ka nevojë të manipulohen motive për të protestuar pasi ato janë aq të shumta sa po të ishim në një vend tjetër ,më të emancipuar dhe me kulturë qytetare më të konsoliduar, populli shqiptar, me gjithë ato tmerre që po përjeton nga krimi, mafia politike, mungesat madhore të kushteve të jetesës, braktisja masive e vendit dhe të tjera tmerre, do të ngujohej në protesta massive dhe nuk do të lëvizte derisa të gjenin përgjigjje.

Rama ka dështuar ashtu sic ka dështuar e gjithë klasa politike shqiptare. Kjo klasë politike në 30 vjet ka prodhur vetëm konflikte, kostoja e të cilëve I është lënë tërësisht shqërisë shqiptare, viktima e parë dhe e vetme e mungesës së plotë të standarteve institucionale, politke e shoqërore. Rama përmblodhi në 6 vitet e fundit të gjitha mësimet e mbrapshta të parardhësve të tij duke implementuar modelin e liderit partiak klientelist dhe shkatërruar vetë Ai, partinë Socialiste me gjithë kastën politike që kishte kontribuar maksimalisht në të.

Zërat fraksionistë brenda partisë janë shuar përgjithmonë edhe pse në mënyrë sporadike dhe nga themeluesit e hershëm të Socialistëve, dalin britma ankuese dhe tejet kritike për drejtimin që ka marrë sot Partia Socialiste e Shqipërisë. Mungesa e plotë e figurave politike me integritet dhe profesionalisht të arrira në Partinë Socialiste e kanë degjeneruar administratën drejtuese dhe qeverinë në emra të panjohur, pa asnjë relacion koherent me politikën e majtë dhe meritokracionë. Standarti I vetëm fillon dhe mbaron me Edi Ramën.

Rama duhet të ikë. Kush do të vijë?

Është një pyetje jo një milon dollarëshe por disa million dollarëshe por, ka ardhur koha që të mos kërkojmë motive partiake pas zemërimit të shqiptarëve qe po keq-qeverisen. Ka ardhur koha të mos bëjmë përgjegjëse opozitën që po përdor protesat. Në një shtet demokratik e drejta për të shfaqur zemërimin e keq-qeverisjes duhet të jetë e garantuar ashtu sic është e garantuar e drejta e cdo opozite politike të sensibilizohet me zërin e qytetarëve.

Nëse drejtuesi i një vendi nuk u jep motiv qytetarëve të vet për të protestuar atëherë mund edhe të akuzohej opozita për nxitje të protestave por në Shqipërinë që po vidhet në mënyrë konstante, kur një kilometër rrugë kushton 20 milion dollarë, kur bashkëshortët vrasin gratë dhe fëmijët në mënyrë massive në kushte mjerimi të plotë, kur institucionet e sigurisë kombëtare cënohen pandërprerë nga mungesa e plotë e burimeve dhe aseteve, kur jeta e qytetarëve nuk është e garantuar, kur mafia përfaqësohet politikisht në kuvendin e Popullit,  kur partitë politike janë kthyer ne trashgimi familjare, kur spitalet vidhen me tendera pa fund, kur bujqësia prodhon vetëm Kanbis në fusha pjellore dhe me teknologji moderne  dhe kur aplikimi I llotarive për viza pune jashtë vendit arrin shifrën rekord 385 mijë brenda një muaji të vetëm, atëherë problem qëndron vetëm me Kryeministrin.

Probleme të tilla madhore nuk besoj se do të gjejnë zgjidhje të shpejtë pasi përpara se të ofrohet zgjidhja duhet të konsolidohen disa element shumë të rëndësishëm.

Së pari duhet të konsolidohet modeli I ardhshëm politik që do të udhëheqë shqiptarët drej zgjidhjes.  Klasa politike shqiptare, domosdoshmërisht, duhet të mundësojë qartë një model politik institucional,  ku përfshirja e standarteve politike të jetë e mirëqartësuar, bazuar në meritokraci politike dhe shoqërore. Duhet riformatuar koncepti partiak I drejtimit dhe konsolidimi I standarteve brenda partisë për të implemetuar më gjerë demokracinë e organizimit të brendshëm politik. Duhet përcaktuar qartë standarti I daljes nga politika dhe rigjenerimi I klasës politike duke lënë hapsira të nevojshme për konsolidimin e brezave kontribues.

Tranzicioni i pafund po e cfilit Shqipërinë. Klasa politike Shqiptare është plotësisht përgjegjëse. Të paktën për këtë duhet të jemi në një mendje, majtas dhe djathtas.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahja Lluka: Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr,sot është një realitet Gani Mehmetaj: Ç'kanë shqiptarët që mrekullohen me diktatorë të huaj? Frank Shkreli: Dita Ndërkombëtare e Radios Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Frank Shkreli: Një riangazhim i Shteteve të Bashkuara në Europën Qendrore Gani Mehmetaj: Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve? Gani Mehmetaj: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus Frank Shkreli: Fuqia e Lutjeve Frank Shkreli: Këta e kanë kapur patriotizmin dhe demokracinë për bishti Rexhep Shahu: Gabove, nuk u bere dot minister z. Lleshi Frank Shkreli: Dhurimi i pajisjeve për të forcuar kujtesën Frank Shkreli: Presidenti Rugova nuk e humbi asnjëherë rrugën drejt varësisë Gani Mehmetaj: Kosova e mallkuar dhe Shami i shenjtëruar Frank Shkreli: Kërcënimet ndaj sigurisë botërore, në rrezik edhe Ballkani Perëndimor Frank Shkreli: 30 vjetori i vizitës së parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Washington dhe 13 vjetori i kalimit të tij në amshim Elvi Sidheri: Etërit e kulturës maqedonase (bullgare) me rrënjë shqiptare Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Mehmetali Rexhepi: In Memoriam - Tefik Selimi (1948-2019) Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Frank Shkreli: Mbështetje e fortë nga Kongresi Amerikan për Aleancën e NATO-s

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora