Kulturë
Neki Lulaj: Flokëgështenja ime
E enjte, 14.02.2019, 07:20 PM
 Neki Lulaj
Neki Lulaj
Flokëgështenja ime
Para teje jam memec
S’di të hesht e s’di flas.
Kam në duar njëmijë fletë
Kam një zemër që po plas.
Kërkoj shtegun që të vij
Kërkoj fjalën që ta them
Ti je zanë në çdo burim
Ti je lumi që shpërthen.
Je flori i Dardanisë
Je anija që nuk ndalesh
Prush i nxehtë i dashurisë
Të shpërthen në trup petalet
Ti je vetë ëmbëlsia
Ti je hëna ti je dielli
Vjen në zemër kaltërsia
Kur shoh sytë e tu si qielli
Kur e vë buzën te gjiri
Edhe gusha nxjerr aromë
Ti je gonxhe trëndafili
Që i jep ballit kurorë.
Lumi unë kur t’gudulis
Buza puth si i harbuar.
Je burim i mëmësisë
Lule bjeshke e zbukuruar...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Zyba Hysa: Dashuria dhe shqiptarët
						Mehmetali Rexhepi: In memoriam - Idriz Ajeti (1917-2019)
						Milazim Kadriu: Hajdin H. Krasniqi - Mollë e kuqe
						Përparim Hysi: Tri histori me brekë
						Sotir Athanasi: Buqeta me mimoza pas dyzetëedy vjetësh
						Blerim Rrecaj: Anekse ankesash
						Resmi Osmani: Damian Himarioti
						Kalosh Çeliku: Xhadia që nateditë  i ndërron burrat
						Zymer Mehani: Hajrush Redenica - Flakë lirie
						Sylejman Morina: Arbneshja nga Shibeniku dr.sc. Bruna Petani profesoreshë në Universitetin e Zarës
						Fatmire Duraku: Plepi i thyer
						Astrit Lulushi: Libri “Para-j-sa?!" i Petraq Ristos - libër thesar
						Nezi Plaku Velaj: A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
						Kadri Tarelli: Emine Hoti. Çikë Dardanie
						Atdhe Geci: Retë shetitëse të luftës
						Hazir Mehmeti: Austria e ndihmoi shkollimin, shkencën, kulturën dhe pavarësinë e shqiptarëve
						Zymer Mehani: Ai është legjendar
						Sevdail Hyseni: Vuçiqi në Bujanoc
						Brahim Avdyli: Universi i përgjithshëm i kulturës së mendimeve nëpër vargje
						Milazim Kadriu: Historiku i arsimit shqip në Llugaxhi të Lipjanit
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










