| E enjte, 14.02.2019, 08:20 PM |
Neki Lulaj
Flokëgështenja ime
Para teje jam memec
S’di të hesht e s’di flas.
Kam në duar njëmijë fletë
Kam një zemër që po plas.
Kërkoj shtegun që të vij
Kërkoj fjalën që ta them
Ti je zanë në çdo burim
Ti je lumi që shpërthen.
Je flori i Dardanisë
Je anija që nuk ndalesh
Prush i nxehtë i dashurisë
Të shpërthen në trup petalet
Ti je vetë ëmbëlsia
Ti je hëna ti je dielli
Vjen në zemër kaltërsia
Kur shoh sytë e tu si qielli
Kur e vë buzën te gjiri
Edhe gusha nxjerr aromë
Ti je gonxhe trëndafili
Që i jep ballit kurorë.
Lumi unë kur t’gudulis
Buza puth si i harbuar.
Je burim i mëmësisë
Lule bjeshke e zbukuruar...