E diele, 10.11.2024, 05:58 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

E diele, 10.02.2019, 12:59 PM


Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Nga Gani Mehmetaj

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën. Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.

Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?

Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat. A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?

Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.

Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës

Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.

Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.

Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.

Kosova, Shqipëria e territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat. Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora