E premte, 01.11.2024, 12:14 AM (GMT)

Kulturë

Qerim Zariqi: Nevzate Çiçko Shporta - Jeta ime në arsim

E merkure, 02.01.2019, 09:45 AM


NEVZATE ÇIÇKO SHPORTA, PRIZREN

JETA IME NË ARSIM

Nga Qerim Zariqi

Pas kryerjes së shkollës në Korçë u hap kursi pedagogjik që përgadiste mësonjës për në Kosovë në vitin 1942.  Pasi kreva kursin, me dekretin e Ministrisë së Arsimit  në Tiranë, u emërova mësuese në Prizren.

1.Këtu, në Prizren kam ardh me datë 18. X. 1942 dhe fillova punën në Shkollën fillore “Avdyl Frashëri” dhe dy vjet në Shkollën fillore “Haxhi Imeri. Drejtori im i pare ishte i nderuari Mehmet Gjevori.

Më 1943 Hasan Vokshi i cili punonte në OZN-a, kolegun Nysret Zeka nga Kavaja e largoi nga puna se ishte fetar  Mua për kapriqion e tij. me pezulloi, mirëpo pas një muaji më thirren prap në punë .Këshilli për Kosovë e Metohi, më date 13.IX.1945, me bashkëshortin (në atë kohë edhe ai punonte në arsim) na transferuan  në Gjilan.

Prej këtij qyteti me kanë mbetur mbresa të paharruara dhe tepër të hidhura. Në ditën e pranverës, më 21 mars lajmërova nxënësit se do të dalim me shetitë në fushën afër shkollës. Në vend që të gëzoheshin nxënësit filluan të çajnë, dhe duke m’u lutur të mos shkojmë atje se aty janë koskat e babait, dikush tëxhaxhait, dajes, vëllaut, gjyshit etj. U habita , edhe sot e kësaj dite më rënqethet mishi kur e kujtoj dhe me dalin parasysh ata filiza me lot në sytë e tyre. Unë më ç’pashë dhe dëgjova atje ishte bërë krim i madh, se çdo familje ka pasur të zhdukur, dhe gjith qyteti ishte në zi. Me rea ndër mend një shprehje franqeze e cila thotë: - o liberte que de crime an gomment en ton nom –( o liri sa krime bëhen në emrin tend).

Me  atë  -quasi –liri që fituam ne, edhe sot çdo shqiptar I ndien pasojat.

Në mars të këtij viti erdhi I besuari I arsimit për Kosovë e Metohi, z. Mita Milkoviq në Gjilan. Këtij iu luta të na transferojnë prap në Prizren dhe si shkak vura kushtet e vështira sidomos ato banesore. Ky pati mirësinë dhe na kthen  për Prizren.

Në vitin 1946/47 punoja në shkollën “Bajram Curri”. Ka qenë një kohë e vështirë, por ne rinia e asaj kohe ishim shumë enthuziastë, dhe çdo njëri nesh mundohej të jepte maksimumin për arsimin e shtresave shqiptare, qoftë me shkollim të rregullt, ose nëpërmjet të kurseve për të rritur.

Kam hasur në moskuptim me shumë nëna, të cilat kursesi s’lejonin që vajzat e tyre të vazhdonin shkollimin, sepse ishin të zhvilluara fizikisht (këtu është fjala për nxën. e kl. të IV), por me anë bisedash duke u shpjeguar rëndësinë e arsimit për një t’ ardhme më të lumtur, më në fund bindeshin.

Prej shumë rasteve po shënoj vetëm dy. Qamileja sot është punëtore në “Printeks”, Hadija punëtore e arsimit etj.

2

Në vitin 1947/48 udhëheqja dy kurse analfabetike, njëra në Hoça mahalle, dhe tjetra në reonin e III-të (natyrisht pas mësimit të rregullt). Në pranverë të vitit 1948 erdhen në inpektim z. Xhavit Nimani dhe një inspector nga Beogradi, kursisteve ua spjegova ardhjen e tyre, dhe u luta që ta heqin xharrin gjer në bel që të jenë të lira për lexim. Këta u bënë disa pyetje, ato  u përgjegjen dhe pastaj disa lexuan abetaren.  Kur do të ndaheshin shprehen kënaqësinë e tyre, dhe pasi me përgëzuan për sukses dhe të vazhdoj kështu.

(Posedoj edhe foto me kursiste)

Sheh Hasani, fetar por njeri përparimtar agitonte, zbulimin dhe lirimin e gruas shqiptare nga xharri që na kishte mbetur si trashëgim i prapambeturisë shekullore nga okupimet e ndryshme. Ky, në asnjë mbledhje  s’ shkonte pa mua që t’ u shpjegoj rëndësinë e emancipimit për të drejtat e grave për përparimin e tyre. Kemi pasur raste që grate aty për aty e hidhnin xharrin. Kjo ka qenë një kënaqësi për neve, që edhe femra shqiptare të vishet si bota e lire.

Më datën 20. XII. 1949 me erdhi një mirënjohje nga Ministria e arsimit për suksesin si brenda  dhe jashtë shkollës me nënshkrimin e Ministreshes  Mitra Mitroviq. Poashtu kam pasur edhe shpërblime dhe sipas fjalëve të të besuarit të arsimit në Prizren,Z. Mehdi Bardhi ka qenë shpërblimi më i madh në Kosovë. Këto mundeni t’i vërtetoni.

Kalojnë vitet njëri pas tjetrit, jemi në vitin 1951, vit i cili e këputi për beli popullin tone, vit i mbrapshtë, vit i ndarjes, kurse për mua vit makabër. Dushan Shosheviqi në mbledhjen e fundit të vitit na njohtoi hapjen e klasave turke. U bënë diskutime , njëra ndër to isha edhe unë U mundova t’ia spjegoj se kemi marrë pjesë në regjistrimin e populates dhe kishim urdhër t’i pysnim cilës kombësi i përkasin. Përveq dy familjeve: Vaganxhi dhe Mësërli, gjithë popullsia u regjistrua shqiptar, kurse ky Shosheviqi mundohej të na e mbush mendjen  se populli kërkon dhe ne do t’ua japim atë të drejtë. Protestova  duke i thënë: - Shok Dushan, pas luftës katërvjeçare të popullit tone, pas gjithë atij gjaku që u deredh për të fituar lirine dhe të drejtat tona të cilat me shekuj na u mohuan, ju po na injoroni këtë të drejtë dhe po na impononi ta ndërrojmë kombësinë tonë.me ate aziatike që s’na lidhë asgjë, përveç prapambeturisë si dhe injorimit si popull. Ky hap që merrni ju s’është gjë tjetër  por përçarje e popullit të vuajtur shqiptar.

Pas disa ditëve pasoi pushimi im nga detyra me nënshkrimin e Hajredin Vullkanit, këte s’ pranova dhe prapa vendimit i shkrojta: -Hajredin Vullkanin  s’e njoh si competent të arsimit. Me erdhi vendimi i dytë, këtë rradhë me nënshkrimin e Hajrullah Ishmit,burrit të Cica Patërnagiqit. Çdo gjë ishte e çartë, pushimi mbanë datën  10 gusht 1951.  Filluan ftesat prej UDB-ës pëe informata.  Inspektori që me merrte në pyetje ishte një trupshkurtër me flok të dredhura dhe pak të thinjura, kurse në pamjen e tij dukej mllefi dhe armiqësia që kishte. Ishte mjaft brutal, bërtiste dhe çirrej duke ofenduar pa kursim fjalësh,popullin të cilit i përkisja. Ka patur raste kur ngritej në këmbë i binte dyshemesë – Këtu e keni vendin  ju shiftarët !? Mbiemri i tij në qoftë se nuk me tradhton memorja ishte Gërgoviq.

3

Në këtë vit frike dhe vuajtje u takova me patriotin kosovar,Prof. Zekirija Rexha, i cili me përgëzoi për kurajon që pata. Të njejtin urim ma ka bërë edhe i nderuari z. Ibrahim Fehmiu etj. S’mora paraysh asgjë dhe si çdo shqiptare kryelartë sfidoja të gjitha akuzat dhe gënjeshtrat që me visheshin.

Z. Ibrahim Fehmiu ishte i sëmuar, e vizitova në shtëpi, ishte i dobësuar i lodhur, kur u ngrita të shkoj, me një considerate të posaçme dhe me respect të madh ia putha dorën këtij pedagogu të devotshëm, i cili gjithmonë ishte i gatshëm kur kërkonim këshilla pedagogjike prej tij. Ky ishte takimi i fundit me këtë patrot, me këtë atdhetar dhe gjigant të luftës për liri dhe arsim. Me këtë person të nderuar që edhe nëpër burgje u mësonte popullit shkrim lexim. Ndrroi jetë në dhjetor të vitit 1951.

Vuajtjet e mija vazhdonin, duke me thirrur për çdo ditë në biseda informative. Shefi i UDB-ës me njohtoi se s’do të largohesh nga qyteti pa lejen tone. Ajo që më rëndonte më tepër ishte panënshtetësia, të cilen e mora  vetëm më 4. Nëntor 1959. Gjithashtu me tha; çdo ditë në ora 8 të mëngjesit të paraqitesh këtu të Bojaniqi. Prej vitit 1951 – 1953 çdo ditë paraqitesha në orën e caktuar. Më 1952  shefi m’u kanos se do të me ndajnë nga familja dhe do të me çojnë nga kam ardhur. Në këtë kohë kisha dy fëmijë të vegjël. Filloi të me mundoj pagjumësia, kjo shkaktoi edhe një krizë nervore, të cilën e munda pas disa muajve me këshillat që m’i jepte Dr. Lush Daka dhe me vullnetin tim të forte.

Në një ditë  të ftoftë nëntori të vitit 1953, pasi u paraqita të Bojaniqi, u ngrit në këmbë dhe me ofroi të ulem, e falenderova, dhe i thash duhet të shkoj se kam lënë fëmijet në gjumë. Me qenë se ngutesh pot ë lajmëroj se prej sot s’ ka nevojë të vish më, je e lire. Theksoj se Bojaniqi ka qenë korrekt.

Kaluan disa muaj dhe në shkurt të vitit 1954 me thirren prap, duhesh të paraqitesh të Bojaniqi. S’dija  ç’po ndodhë, me dhjeta- pse me kalonin nëpër tru. Hyra Brenda  me ofroi të ulem dhe me buzëqeshje ironike me pyeti:  a do me e pa Masarin? –me knaqësi I thash (Masar Shporta im kunat i privuar nga liria, gjindej në burgun e UDB-ës). Kur hyri kunati u befasova, pork u menjëherë tha: -mund të bisedoni. Pasi ndërruam disa fjjalë, u largua.Masari, në fytyrën e tij të zbehtë kishte shënja të vuajtjes,por  gjithmonë kryelartë për pafajsinë e tij. Roja solli Brenda Refik Nushin. Bojaniqi nxorri nga sirtari një letër dhe filloi ta lexojë. N. SH. Është takuar me R. N. dhe i ka thënë… s’ preanova ç’ i kishte shkruar dhe e mendoja ç’ kishte shtyr të shkruaj akuza të reja apo e kanë detyruar !?  U zbeh në fytyrë. Bojaniqi tha se posedojmë dokumente. U largua edhe Refiku. Në ndërkohë u hap një derë prapa meje dhe dikush me një send të forte  i ra derës. Eemocionuar dhe e frkësuar, ktheva kokën prapa. Ky ma tërhoqi vërejtjen, mos u kthe prapa!  Isha tepër e shqetësuar dhe me lejoi të shkoj.

Vite me radhë kam dhënë lutje për inkuadrim. Të gjitha me rrefuzoheshin. Më 1967 shkova në Prishtinë dhe kërkova  të ankohem të z. Fadil Hoxha. Fadili me pranoi dhe i tregova si

4.

qendron puna. U çudit që ka zgjatur kaq shumë papunësia ime. Me sygjeroi të jap lutje Kësillit Krahinor.Lutjen time ia drejtuan Këshillit të qytetit të Prizreniut. Prita dy muaj por asnjë përgjegje. Vendosa të shkoj të kryetari, z. Zivgareviq. Në koridor takoi z. XH. Doda, me pyeti shkakun e ardhjes, i tregova.Me tërhoqi me një anë dhe më zë të ulët më tha: lutja jote u hodh –ad akta. Ika. Të nesërmen u nisa për në Prishtinë.Për fat të mire ndodhesh aty Fadil Hoxha, I cili m’u përgjegj më datën 4. X. 1967 (letrën e kam bashk? me dokumentet tjera). Ky intervenoi personalisht dhe në vitin 1967 u inkuadrova në Shkollën fillore “Mustafa  Bakia” , pas 16 vjet anatemimi dhe maltretimi. Zotit Fadil, unë dhe familja ime  i jemi mirënjohës.

Prej vitit 1967 – 1979 punova këu. Me 1980 kërkova të punoj në shkollën e re “Fadil Hisari, por për fatin tim vetëm një vit. Më 1981 filluan lëvizjet studentore të cilat ndikuan kudo. Nëpër muret e  shkollës shkruanin “Kosova Republikë”, më vonë edhe nëpër klasa. Lajmëronin SUP-in. mendova në rast se do të shkruajnë edhe në klasën time, unë do të jem e para që do të në grackë.

Kundër dëshirës sime, dhe etjes për punë, e këputur moralisht, dhash lutjen për pensionim. ZV.-drejtori, Miçoja s’u pajtua dhe me tha, ty nuk të lejoj. Pas disa bisedave e lutjeve, u pensionova më 1981.

Pas disa vitësh, pikërisht më 12. XI. 1987, me thirren në Shkollën “M. Ugareviq, dhe drejtori z. Manitasheviq, me dhuroi Monografinë e shkollës, bashkë me një levdatë me shkrim.

Në faqen e dytë të librit në fjalë, shkruante: -“Me rastin e kremtimit të 80 vjetorit të ekzistimiit dhe  punës së shkollës,  Shkolla fillore “M. Ugareviq” në Prizren i dhuron shoqes Nevzate Çiçko Shporta këtë monografi të shkollës si kujtim për punën pranë kësaj shgkolle. Nga drejtoria.

Tani japi kontributin tim në Organizatën bemires “Nena Tereze” në kuadër të Bashkësisë locale “Gani Çavdarbasha”

Prizren, më dt. 12. O7.2001.                                            Nevzate Shporta 5.

Nevzate Çiçko –Shporta, e lindur në Korçë ( Shqipëri) më 25. 12. 1925.  nga prindërit: babai Zija Çiçko dhe  nëna Ismete. Zija, advokat, i cili kishte mbarua fakultetin juridi në Lion të Francës.

Nevzatja,arsimin fillor dhe Liceun i mbaroi në Korçë. Poashtu në Korçë përfundoi edhe kursin e mësuesisë. U martua në Prizren me Behzat Shportën. Linden pesë fëmijë: Vjollcën,Valdetën, Dritën, Sadikun dhe  Riten..

( Qerim Zariqi, profesor)

MËSUESJE, NEVZATE SHISHKO -SHPORTA

NEVZATE SHISHKO në rreshtin e pare, në këmbë, me mantil të bardhë

Mësuesja NEVZATE SHISHKO –SHPORTA në rreshtin e pare në mes të nxënësve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora