E premte, 25.07.2025, 12:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vogëlushja nga Kosova

E hene, 24.12.2018, 12:15 PM


Vogëlushja nga Kosova

Këtë këngë , unë , ia kushtova ,

Një vogëlusheje nga Kosova ,

Që shpërndau foton  me vajë –

Gjithë  botën  e bëri të qajë !

Këtë vajzë anash s’e  kem lënë –

Ja çfarë jete tani bënë

Për pak çaste i shpëtoi vdekjes –

Tash shyqyrin ia dinë jetës !

Një vogëlushe kosovare ,

Ishte vetëm trevjeçare ,

Nga  Bukoshi i Kosovës –

Që ia qiti lotët gjithë botës !

Një foto e publikuar –

Në Kosovë duke luftuar ,

N’ vitin 1999 – tën ,

N’ ballë t’ gazetës “Bild” gjermane !...

Kjo foto , preku gjithë botën –

Të gjithë njerëzit u përlotën !

Bëhet fjalë për Albenitën –

E cila tani është rritën !

I ka mbushë 22 vjet –

E vetëdijshme , plot shëndet !

Afro 20 vjet më parë –

Ia vranë babën , serbët paramilitarë !

Për nënën e Albenitës ,

Nuk dihet sot e  asaj  ditës –

A është gjallë, a është e vdekur ,

Trupi i saj ku i ka tretuar ?!

Albenita trevjeçare ,

Vajzë e vogël kosovare ,

Nga Bukoshi i Kosovës –

Ua përloti sytë mbarë botës !

Gjilan, më 02.12.2018.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx