E hene, 05.05.2025, 01:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Buzët e Liqenit

E shtune, 22.12.2018, 09:21 AM


Neki Lulaj

BUZËT E LIQENIT

Era valëvit tallazet mbi faqet e shkëmbinjve

Evala i dhuron bregut një puthje të jonizuar

Pulëbardha bën roje mes dritës se yjeve.

Si dëshmitar i heshtur tjerr kujtimet i lumnuar.

Po shikoj detit përtej bigjeve ku ndrin një zjarr.

Po përse vallë  nuk u kthye marinari.

Mbeti ulliri pa u vjelë  e ugari mbeti pa farë

Letra që nuk shkoi kurrë  e përpiu dallga si mali.

KUR FLE

Je e urtë,

E qetë,

E afërt për gjithçka njerezore.

Si frymon bota jote

Ti ke në veçanti

Një shpirt që jeton me frymë hyjnore….

STINË ZOGJSH

Zogjët nuk ciciruan mbi dritare

Bukla ua shpurpurishi çerdhet.

Heshtjen e mbuloi sheshi

Sikur kishin ardhur tufane.

Loti rrëshqiti mbi qelqin e dritares

Nga jashtë u dëgjua bubullima

Laraskat kishin ngritur krye me zë krokame.

Ditët e stinët nuk u ndalën

Nga guerilja kishim marrë mësim

Në çerdhen e huaj s`ka rehati, as trashëgim.

Thyen qafën lakuriqët e natës se gjatë

Le t’i djegë ferri

E këtu le të kthehet cicërima përsëri.

Unë do të jem këtu prapë.

Për besën e malit të lartë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx