E hene, 05.05.2025, 01:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Çka ka thanë mixha Rexhep

E premte, 21.12.2018, 06:50 PM


ÇKA KA THANË MIXHA REXHEP

Çka ka thanë mixha Rexhep :

“Gjithkujt bukën mos ia jep ,

Se buka e jote do të vret 

Kurrgjë s’ mbetët  për ahiret !”...

Çka ka thanë mixha  Shaban :

“Gjithkujt  t’ mirën  mos ia  banë ,

Se dikush është  i lemë për dreq –

Çdo të mirë –  ta kthen me t’ keq !”...

“N’ daç me shpëtua  pa pisllëk –

Mos u merr me spiunllëk !

Se Zoti ka shumë takat –

Do ta falë ndo ‘i  fëmijë sakat !”...

Çka ka thanë mixha Daut :

“Mos lakmo me u ba hajdut ,

Se ti thua po vjedh për bukë –

Ke me u rrahë si darabukë !”...

“Po u bane dilenxhi –

S’ ke pse shkon me u falë n’ xhami !

Po u more me dilenxhillëk –

S’ ke pse shkon për haxhillëk !”...

“Dikur  n’ media të  Kosovës –

M’ kanë pas marrë në punë për folës !

Pak ma vonë udhëheqësit fer –

Më graduan, më banë “Spiker “ !...

Tash po e  mbuloi  f’tyrën me  lesh ,

Lëshoi  mustaqet vesh me vesh ,

Dhe po i japi lajmet “Flesh” –

Der’  po e bëjë punën përshesh !...

Lajmet “Flesh” po i japi “Live” –

Kah po iu bien ujqit  dhive !

Tu i rrejt popullin  çdo ditë për viza –

Shpesh po ndodhë po m’ ikë kërthiza !”...

“Dikur kur isha fshatar –

M’ kanë pas zgjedhë për Kryetar !

Kur e panë se m’ u  rritën mentë –

Më zgjodhën për “President” !...

Nuk më rrihej në Kuvend –

Por , më çuan në Parlament !

Qytetarë edhe fshatarë –

T’ gjithë u bamë parlamentarë !”...

Mori fjalën Prof. Kaculi :

“Po e zgjedh mishin veç prej tuli !

Nxënësve , dijen po ua nguli –

Me metodën “Kuri – Kuli !”...

Gjilan, më 12.12.2018.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx