| E premte, 21.12.2018, 06:50 PM |
ÇKA
KA THANË MIXHA REXHEP
Çka ka thanë mixha Rexhep :
“Gjithkujt bukën mos ia jep ,
Se buka e jote do të vret –
Kurrgjë s’ mbetët për ahiret !”...
Çka ka thanë mixha Shaban :
“Gjithkujt t’ mirën mos ia banë ,
Se dikush është i lemë për dreq –
Çdo të mirë – ta kthen me t’ keq !”...
“N’ daç me shpëtua pa pisllëk –
Mos u merr me spiunllëk !
Se Zoti ka shumë takat –
Do ta falë ndo ‘i fëmijë sakat !”...
Çka ka thanë mixha Daut :
“Mos lakmo me u ba hajdut ,
Se ti thua po vjedh për bukë –
Ke me u rrahë si darabukë !”...
“Po u bane dilenxhi –
S’ ke pse shkon me u falë n’ xhami !
Po u more me dilenxhillëk –
S’ ke pse shkon për haxhillëk !”...
“Dikur n’ media të Kosovës –
M’ kanë pas marrë në punë për folës !
Pak ma vonë udhëheqësit fer –
Më graduan, më banë “Spiker “ !...
Tash po e mbuloi f’tyrën me lesh ,
Lëshoi mustaqet vesh me vesh ,
Dhe po i japi lajmet “Flesh” –
Der’ po e bëjë punën përshesh !...
Lajmet “Flesh” po i japi “Live” –
Kah po iu bien ujqit dhive !
Tu i rrejt popullin çdo ditë për viza –
Shpesh po ndodhë po m’ ikë kërthiza !”...
“Dikur kur isha fshatar –
M’ kanë pas zgjedhë për Kryetar !
Kur e panë se m’ u rritën mentë –
Më zgjodhën për “President” !...
Nuk më rrihej në Kuvend –
Por , më çuan në Parlament !
Qytetarë edhe fshatarë –
T’ gjithë u bamë parlamentarë !”...
Mori fjalën Prof. Kaculi :
“Po e zgjedh mishin veç prej tuli !
Nxënësve , dijen po ua nguli –
Me metodën “Kuri – Kuli !”...
Gjilan, më 12.12.2018. Demir KRASNIQI