| E shtune, 22.12.2018, 09:21 AM |
Neki Lulaj
BUZËT E LIQENIT
Era valëvit tallazet mbi faqet e shkëmbinjve
Evala i dhuron bregut një puthje të jonizuar
Pulëbardha bën roje mes dritës se yjeve.
Si dëshmitar i heshtur tjerr kujtimet i lumnuar.
Po shikoj detit përtej bigjeve ku ndrin një zjarr.
Po përse vallë nuk u kthye marinari.
Mbeti ulliri pa u vjelë e ugari mbeti pa farë
Letra që nuk shkoi kurrë e përpiu dallga si mali.
KUR FLE
Je e urtë,
E qetë,
E afërt për gjithçka njerezore.
Si frymon bota jote
Ti ke në veçanti
Një shpirt që jeton me frymë hyjnore….
STINË ZOGJSH
Zogjët nuk ciciruan mbi dritare
Bukla ua shpurpurishi çerdhet.
Heshtjen e mbuloi sheshi
Sikur kishin ardhur tufane.
Loti rrëshqiti mbi qelqin e dritares
Nga jashtë u dëgjua bubullima
Laraskat kishin ngritur krye me zë krokame.
Ditët e stinët nuk u ndalën
Nga guerilja kishim marrë mësim
Në çerdhen e huaj s`ka rehati, as trashëgim.
Thyen qafën lakuriqët e natës se gjatë
Le t’i djegë ferri
E këtu le të kthehet cicërima përsëri.
Unë do të jem këtu prapë.
Për besën e malit të lartë.