Kulturë
Albert Habazaj: Princesha e letrave shqipe në Vlorë
E shtune, 22.12.2018, 09:22 AM
PRINCESHA
E LETRAVE SHQIPE NË VLORË
Shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj
Nga Albert Habazaj
Princesha e letrave shqipe në Vlorë
Na fal mjaltin e shpirtit të sinqertë.
Edhe dimrin egran mbush me aromë,
E vesh me buzëqeshje e dinjitet.
Misionlarta s’jeton për t’u dukur,
Fisnikëria e saj - lartësi tjetër,
Me të bota është më e bukur,
Më e mirë, më e dashur patjetër.
Nuk e njeh fjalën e keqe urrejtje,
Të varfrën hipokrizi s’e përfill,
Ngjyra humane i qëndis kësaj jete
Dritën dhe në shkrimtarì e ka ungjill.
Dhe princërisht Mjeshtre e Madhe e Penës
Shkruan e thur me gërma trëndeline,
Dhe gjelbërojnë freskët gjethet e Pemës,
Pemës së krijimit që pikon mjaltë Kanine.
Bija bujare e Kaninës krenare,
Udhëton e feks bukuri engjëllore,
Me brumë dhimbjeje dashuri universale
Gatuan e mirësinë merr për dore.
Vilhelme Vranari Haxhiraj, e mira
Ringjallet si Krishti për emancipim,
Matet, shpartallon e shemb egërsira
Si amazonë e paepur për qytetërim.
Ujë i Ftohtë, Vlorë, 07.12. 2018