E hene, 05.05.2025, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Iku në parajsë poeti

E shtune, 22.12.2018, 10:00 AM


Iku në PARAJSË  POETI

In  memoriam, ZOI  PALI   DASHI

Nga Përparim Hysi

Ç' qe ky lajm që më tramaksi?

Vdiq POETI   ZOI   DASHI

Po ZOI kish një shpirt prej zogu

Jo kurkund s'i gjendej shoku.

Si në prozë e poezi

Mu në varg:krejt shpirti tij.

Kish një shpirt prej altruisti

Mua më ngjante krejt  si KRISHTI.

KRISHT qe për  shokë  e miq

Shpirtin e vinte në kryq

Dhe i rrallë qe  si poet

Rebeluar me çdo pushtet.

Nëpër vargje aq i lirë

Sa ç'është një zok në pyll

Tërë jetës mbet i varfër

Po nga shpirti qe i  qashtër.

Qe i qashtër si fëmi

Se nuk njihte djallëzi

I sinqertë me miq e shokë

Dhe për shokët bëhej copë.

ZOOOOOOOOOOI ! Të thërres,a më dëgjon?

Si do më dëgjosh, tash je në PARAJSË

Ta dish, o mik,sa na mungon

Ta dish se ç' dhëmbje ke lënë pas!!!

Tiranë, 19 dhjetor   2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx