| E shtune, 22.12.2018, 10:00 AM |
Iku
në PARAJSË POETI
In memoriam, ZOI PALI DASHI
Nga Përparim Hysi
Ç' qe ky lajm që më tramaksi?
Vdiq POETI ZOI DASHI
Po ZOI kish një shpirt prej zogu
Jo kurkund s'i gjendej shoku.
Si në prozë e poezi
Mu në varg:krejt shpirti tij.
Kish një shpirt prej altruisti
Mua më ngjante krejt si KRISHTI.
KRISHT qe për shokë e miq
Shpirtin e vinte në kryq
Dhe i rrallë qe si poet
Rebeluar me çdo pushtet.
Nëpër vargje aq i lirë
Sa ç'është një zok në pyll
Tërë jetës mbet i varfër
Po nga shpirti qe i qashtër.
Qe i qashtër si fëmi
Se nuk njihte djallëzi
I sinqertë me miq e shokë
Dhe për shokët bëhej copë.
ZOOOOOOOOOOI ! Të thërres,a më dëgjon?
Si do më dëgjosh, tash je në PARAJSË
Ta dish, o mik,sa na mungon
Ta dish se ç' dhëmbje ke lënë pas!!!
Tiranë, 19 dhjetor 2018