Faleminderit
Shaban Cakolli: Rapsodi ynë që shpalosi historinë kombëtare përmes këngës
E shtune, 20.09.2008, 11:50 AM
RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS
Demir Krasniqi
Shkruan: Shaban Cakolli
Demir Krasniqi, ky emër i njohur për artëdashësit anekënd trojeve shqiptare nga fëmijëria iu përkushtua këngës,një kënge domethënëse që qonte shtigjeve të historisë kombëtare,këngë të dëgjuara me ëndje nga populli që përqëndroheshin në personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Kështu ai bëri shtegtime nëpër hapisërën kombëtare plot dyzet vjet,ku tani shënon dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij.Krijues,pedagog,këngëtar dhe kompozitor,krijoi për kombin,edukoj gjenerata të reja në frymën kombëtare,thuri e kompozoi tekste poezish e këngësh,i këndoi dhe i mbolli në shpirtin e popullit.
U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
Pedagog muzikor,
Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.
Veprat e publikuara deri më tani janë:
“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:
“ Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!
Në këngët dhe veprat e tij krijuese radhiti figurat e shquara të historisë sonë kombëtare,vlerat tona dhe pasuritë afirmative,epiloget e dyndjeve dhe luftrave nga iliria,protagonistët e kohes nga epoka e Skëndërbeut filluar me këngën për Gjergj Kastriotin, këngë kjo ku Demiri e filloi karierën e vet,i këndoj Rilindjes kombëtare dhe figurave të etapës së saj, Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Lëvizjeve kaçake dhe kohës së Shqipërisë etnike nga vitet 1941-1945.Janë këto momente të vlimeve kombëtare të cilat ashtu si i paraqiti Demir Krasniqi,nuk i ka shtjelluar as historian,dhe as këngëtar.Reportuaret e tij kanë nxitur një kureshtje të theksuar,nga se dëgjuesi ynë kishte dhe ka nevojë për një vlerë të tillë historiko-kulturore,sidomos dëgjuesit tanë të rinjë që kanë interes të njohin peripecitë e të kaluarës historike shekullore.Këngët e tij me misione kombëtare padyshim nuk priteshin si në kopshte lulesh nga pushtuesi dhe UDBA-shët e tij,fshiheshin,përndiqeshin,por ky dashamirë i këngës dhe kombit,i përtrinte,u jipte shpirt,pavarësisht sakrificave para të cilave ndodhej,para grackave që i kurdiseshin.Demir Krasniqi mes këngës së tij paraqiti qëndresën e shqiptarëve për liri,përndjekjet,burgosjet,dhunimet dhe masakrimet mbi shqiptarët liridashës,dukedhënë komente mes këngës për 570 mijë të vrarësh dhe masakruarish,nga vitet 1878 deri më sot,paraqiti tmerrin e diskriminimit fizik dhe intelektual të shqiptarëve,i cili në mënyrë dinjitoze nuk harroi asnjë cep të Kosovës.Demir Krasniqi ka kultivuar edhe muzikën popullore,dhe pavarësisht motiveve,këngës i ka dhënë frymë kombëtare.Këngët e Demir Krasniqit,kanë vlerë reale historike për të kaluarën e kombit,aq më tepër për të sotëmen,këngë që do të i qëndrojnë edhe kohërave të ardhshme.Edhe pas dyzet vjet krijimtarie Demir Krasniqi me të njejtën energji,i përkushtohet krijimtarisë dhe këngës,shkruan,kompozon këndon,i këndon kombit dhe mbetet i dashur dhe shumë i dëgjuar nga populli.