Mendime
Gëzim Loka: Një alternativë e hapur për Lurën
E enjte, 19.07.2018, 08:00 PM
Shoqata “Lura jonë”, një alternativë e hapur për Lurën dhe lurianët
Nga Gëzim LOKA - Botues dhe kryeredaktor i gazetës “LURA”
Udhëtimi drejt Lurës është gjithmonë suprizues e befasues, sidomos për një lurian, që vazhdimisht është në kërkim të rrënjëve të tij, të pragut të kullës dhe gurit të varrit të të parëve. Por këtë radhë, udhëtoj drejt Lurës me një mison të vështirë, të hedhim themelet e shoqatës “Lura jonë”, ti mbledhim lurianët ku janë e s’janë nën një “çati” të përbashkët luriane. Dhe për këtë së pari rruëgtimi duhet nisur në Lurë, në vendin e rrënjëve tona, për të vijuar më tej kudo ku lurianë, në tokën amë, nga Durrësi në Tiranë, nga Shkodra në Lezhë, nga Gjirokastra në Sarandë, në emigracionin e vjetër e të ri, në diasporë, nga Greqia në Itali, nga Franca në Gjermani, gjer në Amerikë.
Bashkë me krijimin e struktuarve bazë të shoqatës, kemi çuar në Lurë dhe numrin e parë të gazetës “Lura”, një zë i Shoqatës “Lura jonë” dhe i të gjithë lurianëve, kudo që punojnë e jetojnë.
Në Lurë duhet të bëjmë kujdes që organet drejtuese dhe kryetarët e fshtarave për Shoqatën të zgjidhen në përputhje me kararet e Lurës, me një frymë thellëlsisht të hapur dhe demokratike.
Pas një shoshitje të imët të kandidaturave dhe një votimi të fshehtë, thellësisht transparent, kryetar I përgjithshëm I Shoqatës për Lurën u zgjodh Dalip Gjoçi. Kryetar për fshatin Lurë evjetër u zgodh Nikoll vladi, për fshatin Pregjë Lurë u zgjodh Nikoll B. Vladi. Në fshatin Gurë Lurë të gjithë votuan unanimisht për kryetar Hazis Muratin, në Borje Lurë Rustem Bruçin dhe në Fushë Lurë, Ibrahim Bruçin.
“Lura jonë”, një shoqatë thellësisht transparente, në shërbim të lurianëve, kudo që banojnë e jetojnë
Kështu, me nismën e një grupi nismëtarësh u krijua dhe nisi rrugën Shoqata “Lura jonë”, një model bashkëpunimi dhe demokracie në veprim. Dy premtime në një ditë: Shoqata “Lura jonë” dhe gazeta “Lura”
Jam vërtet shumë i emocinuar dhe i mbushur me aq shumë dashuri e mirënjohje, sa më duket se fjalët më pengojnë për të shprehur atë çfarë më thotë shpirti dhe zemra.
Ju kam ndjekur kudo me shpirt bashkëlurasit e mi, edhe kur nuk kam mundur t’iu ndjek me këmbë, me shpirt e mendje kam qenë dhe jam me ju, me hallet tuaja, me ëndrrat tuaja, me merakun për rrënjët tona të përbashkëta në Lurën tonë të mrekullueshme.
Siç e dini, miq të mi lurainë, dhe ju kundërshtarë të mi, që ju dua se jeni lurianë, pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme për shumëçka, ka njëzet vjet që kjo shoqatë ka qenë pjesë e angazhimit tim. Dhe për shkak të këtij akumulmi të gjatë, u deshën vetëm pak ditë për ta formëzuar dhe për t’i dhënë udhë. Tani pritet vetëm nota juaj, të nderuar lurianë, ballafaqimi me mendësitë dhe transparecën e shpirtit lurian.
Unë jam vetëm një nismëtar që pasi kjo shoqatë të jetë ligjëruar plotësisht dhe të ketë marrë bekimin lurian, nuk dua të qëndroj asnjë minutë më shumë në krye të saj, por lurianët të votojnë me vota të fshehta e shpirt të hapur atë që mund ta bëjë më mirë e mund ta mbaj më fort zjarrin ndezur në odën e shpresës luriane.
Unë doja që kjo shoqatë të vinte nga fryma dhe mendësia luriane, se po të ishte për vete, e kisha krijuar para njëzet vitesh, dy dekada më parë se të krijohej i ashtuquajturi “Unioni Lura”.
Tridhjetë e tetë fiset e Lurës do të zgjedhin sipas karareve luriane, me kthjellësti e drejtësi, 38 vetë, më dinjitozët, që do të jenë në kryesi të kësaj shoqate.
Bordi do të zgjidhet me vota të fshehta, në një votim të drejtëpërdrejtë dhe publik, në prani të pjesëmarrësve në mbledhjen e parë të krijimit të Shoqatës.
Nuk do të ketë podium. Nuk kemi podium aq të gjërë ku të mund të ulen të gjithë lurianët e mi.
Mbledhjen e parë të Shoqatës do ta hapi më i vjetri lurian pjesëmarrës, i cili do të prezantoj rendin e ditës dhe programin e gjithë aktivitetit.
Shoqata jonë do të ketë frymë thellësisht demokratike, rregulla sjellje e veprimi të përcaktuara me rigorozitet, ndjenjë të lartë përkushtimi e përgjegjësie.
Shoqata do të synojë që të gjitha energjitë luriane, të shkojnë drejt rrënjëve tona, aty ku kemi kullat tona, ca edhe të rrënuara, por që mund të riparohen; aty ku kemi gurin e pragut dhe të varrit, ku kemi paraadhësit tanë të shuar në përjetësi, ku kemi këngët, vajet e mitet, ku i thonë bukës bukë e nderit nder dhe ku fjala e burrit nuk tundet nga asnjë tërmet.