E diele, 10.11.2024, 08:07 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Tre Haxhi Qamila të rinj të Kosovës

E marte, 17.07.2018, 09:11 PM


Përpjekjeve për rikthimin e neo otomanizmit në trojet shqiptare, ju bashkuan edhe tre Haxhi Qamila të rinj të Kosovës: Fatmir Sejdiu,Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga

Nga Nue Oroshi

Përvjetori i grushtetit kundër diktatorit turk Erdogan u kremtua edhe në Prishtinë.Këto përpjekje për rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare i organizoi Ambasada e Turqisë apo strofulla e gjarpërinjeve aziatikë. Nga Politikanet aktivë të Kosovës mori pjesë pasardhësi i Hashim Thaqit, i cili me përpikëri është besatuar se do ta vazhdon rrugën e Hashimit në raport me rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare Albin Kurti. Kurti me këtë hap politikë ka treguar qartë se Vetvendosja nuk është parti me orjentim  kombëtar, por shqiptarizmën e perdor vetëm për përfitime politike por parti e cila i takon një përzierje idoeologjike ruso-turke, me një fjalë parti e ideologjisë lindore dhe jo perëndimore.Edhe më brengosës është fakti i marrjes pjesë për rikthimin e neo otomanizmit në trojet shqiptare i ish dy Presidenteve të Kosovës:Fatmir Sejdiut dhe Atifete Jahjages.Që të dy këta ish presidentë tani janë dekoruar me medaljen e Haxhi Qamilit për kontributin e tyre në rikthimin e neootomanizmit në trojet shqiptare.Për Atifete Jahjagen e kam ditur se nuk e ka ndonjë përvojë politike dhe shumë lehtë mund të bijë në karremin e politikës.

Këtu u tregua plotësisht e pandergjegjshme duke i kthyer shpinën politikës amerikane,politikë e cila e solli në krye të Kosovës duke shpresuar se i takon orjentimit perëndimorë dhe jo atij lindor, por që ju doli gabim.Atifete të paqim falë tek Erdogani, shko në Turqi dhe mos u kthe kurrë ma. Kurse më tepër jam i brengosur me pranimin e nofkës Haxhi Qamil të Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu për një kohë të gjatë ka qenë bashkpuntorë i Presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova. Por fatkeqësisht fare spaska mësuar asgjë as nga orjentimi politik i Presidentit Rugova dhe as nga vizioni kombëtarë i Ibrahim Rugovës.Edhe Fatmir Sejdiu i koftë falë Erdoganit.Tashë këta tre Haxhi Qamila të rinjë të Kosovës ju bashkuan karvanit të diktatorit Erdogan.

Me një fjalë ju bashkangjitën krimeve, burgosjeve, rrahjeve dhe vrasjeve politike që po bënë Erdogani në Turqi dhe pranimit të okupimit të Kurdistanit, të njejtën gjë qe e ka bërë krimineli Millosheviq në vitet 1998-1999 kundër Kosovës dhe shqiptarëve po e bën Erdogani kundër kurdëve. Shpeshherë më kujtohen fjalët e një mikut tim që për shkak të respektit nuk  dua t'ia permendi emrin i cili më thoshte:Eh po shumë fellë e ka futur pllugun turku dhe shkau në trojet shqiptare o Nue Oroshi, 600 vjet robëri aziatike dhe karpatiane e kan bërë të vetën. Dhe ky veprim për kthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare po bëhët pikërisht me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim te Gjergj Kastriotit,  ku e kemi edhe vitin jubilar të Gjergj Kastriotit tonë të madhë.

Me plotë të drejtë në këtë marshë të rikthimit të Neootamnizimit në trojet shqiptare e ka kritikuar edhe KMDLNJ ku në një reagim ndër të tjera thotë“Sipas KMDLNJ nëse shtetasit e Kosovës të komunitetit turk rreshtohën pas një politikani turk , pas një partie apo qeverie duke votuar për ta dhe duke iu dhënë përkrahje publike ( sipas ligjeve të Kosovës ) mund dhe duhet të kuptohet dhe të pranohet si shprehje e vullnetit demokratik të tyre , prania e ish – presidentëve të Kosovës :Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë veprime të papërgjegjshme që e dëmtojnë interesin e Kosovës në planin ndërkombëtar “, thuhet në reagim.Sipas Këshillit këta dy ish – presidentë nuk kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar por në një aktivitet krejtësisht politik duke anuar në anën e presidentit Erdogan që është e palejueshme dhe e pamoralshme nga këndi i interesave strategjike të Kosovës.

A e dinë këta tre sejmen të Erdoganit se me të përfunduar kjo protestë për rikthimin e Neootomanizmit në trojet shqiptare menjëherë ambasadorët e shteteve perëndimore dhe ai i Amerikës kanë njoftuar Qeveritë e tyre për sjelljen e erdognistave të Kosovës.Këta tre sejmen të Erdoganit: Fatmir Sejdiu,Albin Kurti dhe Atifete Jahjaga me të madhe po brohorisin: Duam babën e jo shkabën. Duam baba Erdoganin e jo Gjergj Kastriotin, duam sulltan e jo shqiponjë dykrenare. E prapë Kosova kërkon liberalizime të vizave. E prapë Kosova thotë se fajin na e ka Brukseli..



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora