Mendime
Tuna Prekpalaj: Mos u ban si ora
E enjte, 12.07.2018, 08:20 PM
Mos u ban si ora, e cila nuk din se sa âsht ora. Ke guxim dhe kërko të vërtetën
Nga Tuna Prekpalaj
E vërteta, ashtu na mësojshin postmodernistët e mëdhej, âsht vetëm nji strukturë mashtruese, e cila mvaret plotsisht nga kandvështrimi personal, që âsht si subjekt i emocioneve të pakontrollueshme dhe i forcave të ndryshme. Kjo sentencë më më tha shum. Por, nga ana tjetër - e njoftova jehonën e zbehtë të filozofit të Denemarkës, Søren Kirkegard-it, i cili shum ma heret kishte vnu re se - në qoftë se subjektiviteti, mbrendësia e individit, âsht e vërteta – atëhere e vërteta âsht si përcaktim objektiv, pra, âsht si nji paradoks. Në kët mënyrë e vërteta paraqitet si nji gjâ fantastike. Por, si student, edhe unë isha tue u përballue me anën e hijes së zbeht me pyetje se çka âsht e vërteta. Atëhere nuk e gjeta përgjegjjen. Sikur Krishti që nuk ia dha përgjegjjen Pontius Pilatit, kur e pyeti se ¬¬çka âsht e vërteta. Kjo pyetje e shkurtë nuk mund të përgjegjet në mënyrë të shkurtë. Madje kjo pytje e Pilatit ishte si nji pyetje sakastike. E vërteta gjindet në mbrendsinë e çdo personi. Mirpo fatkeqësisht e vërteta subjektive kanalizohet nga botëkuptimet të cilat na i apsorbojm nga familja, shoqnija, feja, arsimi, ambijenti etj.
Me të gjithë seriozitet dhe bindje dua të tham se, nëse ne e shtrojm pyetjen mbi të vërtetën si e vërtetë të tillë, shpejt do të futemi në nji kategori të vleftave tradicionale metafizike, shoqnore, morale, etike, fetare etj. dhe poashtu do të futemi në sistemet që e kishin sjellë dhe akoma e sjellin botën në humnerën e të pa-vërtetës, intrizheve, mashtrimeve, informacioneve të rrejshme apo false (të cilat ose e përshkruejn dhe e interpretojn ma bukur se që âsht (E VëRTETA) ose e bajn sa ma të keqe, shum ma të keqe se në realitet âsht), egoiste, jonjerëzore, profituese, korrupte, dekadente, marresore. Në pjata na kanë fut ushqimrrena, dhe akoma na fusin ushqimrrena pa fund, tue na thanë se mbi ato qëndron ushqimi i mirë, ushqim në fjalën i vërtetë të domethanjes, se nuk duhet të shqetsohemi etj. Shitoret (këtu mendoj se shitësit i mallnave ushqimore janë utilitarista, që do të thot se e kan interesin e tyne per me u pasunue gjithnji e ma tepër. Malli duhet – pa prijashtim se a âsht natyror apo i kultivuem me insekticida ose hormone). Me këto ushqimrrena që prodhuesit na shesin janë tue na nxjerr dhe vazhdimisht po na nxjerrin sytë nga koka. Por edhe trupin na kan kontaminue me llojlloj xehërash. Për ate âsht ma se e nevojshme që të pyesim pa prâ e vazhdimisht se a âsht e vërtetë çka po thojn prodhuesit, journalistat, media në përgjithësi, religjionet, profesorat si të shkollave të mesme dhe të univerziteteve, njerëzit që janë analfabeta, por thoj se dinë – por nuk e din se s’din. Por, edhe nëse din, prapseprap na duhet të pyetemi se a na kan tregue të vërtetën dhe - nëse âsht e vërtetë - a e tregojn tregimin deri në fund të fundit? Për shembull feja, e cila nga nji pjesë e madhe e njerëzimit konsiderohet si nji mjet për me i ndihmue njeriut për me u shmang nga paknaqësija me vetvetin, me shoqninë, me ate çka âsht dhe për t’i kapercye, për t’u shmang prej banaliteteve të jetës, prej problemeve që njeriun e kaplojn ktu mbi tokë, mos me u frigue nga vdekja, sse na do të ekzistojm edhe mbas vdekjes. Se, imagjinoje vdekjen si nji gja që të kaplon me mundime se mbas vdekjes nuk ekziston mâ. Katastrofë psiqike âsht kjo. Nana e grues time nuk beson se do të jeton mbas vdekjes. Por për te âsht konsekvenca se ka frigë të madhe me vdek. Kurse nana e ime, e cila vdiç në moshën 99 vjeçare, nuk pati frigënga vdekja. Përkundrazi, ajo më tha shpesh se i “ka ardh koha me vdek, por, nuk po vdeki”. Feja âsht kan ajo që ia ka dhan nji shpres të madhe. Shpresë si mbështetje në jetë (edhepse – ndoshta – nuk âsht shpresa e vërtetë – s’ka gajle!). Por – nga ana tjetër - shpesh ekstremizmi religjioz mbshtjellet në mënyrë të gabueshme si lamshi. Kjo ndodh, për shembull, në shtetet e islamizuem Irani dhe do shtete tjera Arabe që manuvrojnë me mënyren e tyne perfide, në mënyrë evidente, violente, eksplicite dhe të kjartë në politikë religjioze si të tillë e në gjuhën e tyne zyrtare arabe të Kuranit. Ata e kan si intencion që t’a muslimanizojnë botën, tue i përdorë disa besime të mbrapambetuna, me botëkuptime mesjetare, të cilët ekzistojshin në të kaluemen e largët dhe akoma ekzistojn me hirin e strukturave të pushtetit, të forcave të ndryshme shtetnore tue përdor dhunë e bërtitje josociale - gjâ që nënkuptonte dhe nënkupton akoma – në emën të Kuranit - mbajtjen e njerëzve nën pushtetin e tyne, nën gishtin e madh, nën qizmen e randë të pa-vërtetës, tue mos me i respektue të drejtat e njeriu. Predikuesit e Kuranit mendojn se e dinë se çka âsht e vërteta – por nuk e dinë. Ata mund të tham në nji mënyrë plastike se ata predikues fundamentalist u dasht “t’a sakrifikojn dituninë dhe të vërtetën, për me ia nshue vendin besimit.
Edhe rrenat e medijave ia gjujn pluhunin njerëzve në sy për mos me e pâ realitetin dhe për mos me e hulumtue të vërtetën si të tillë. Si shembull jetues dhe evident mund t’a përdori medijat e Serbisë. Lexova në nji gazetë holandeze “De Volkskrant”, ku shkruan se shumica e popullsisë serbe nuk e din se Kosova âsht shtet në veti dhe e pamvarun. Pra, shumica e serbëve nuk e din të vërtetën e Kosovës. Ata nuk mundohen t’a hulumtojn të vërtetën mbi Kosovën. Besojn akoma se Kosova âsht Serbi – por s’âsht Sërbi! Medijat serbe manipulojnë me të vërtetën dhe e mbajn ashtu popullin nën gishtin e madh... Kishte qenë mirë me e ditë se âsht koha e gazetarëve serbë që të dalin prej gzhojës rrenacake dhe t’a thoj hapras se Kosova âsht nji shtet në veti. E tjerë. Humnerën e thellë e cila gjindet mbas fjalës "e vërteta", dhe të cilën unë në rrugën e viteteve të maparshme, me frymën befasuese, e kam çpik dhe e kam kap fijen e të vërtetës me anën e disa filozofëve, të cilët mi kanë fut në kokë sytë (që të tjerët m’i kan nxjerr prej kokës) për me mujt me shikue objektivisht, me sytë e mi, pa syzat e ngjyrosuna. E mos me kanë mâ i burgosuni i kokave të tjerëve. Mos me i besue “turli baksuzi” që thot se e din të vërtetën – por s’e din! Na njerëzit jemi gjuejt në nji kohë dhe hapsinë të kufizueme. Për ate edhe shum e shum gjana nuk i dimi. Shpesh duhet me pas ndihmë apo shtetje në teori. Si për shembull teoria e relativitetit, teoria e evollucionit. Këto janë teori e jo dregime shkencore. Teoritë mund të janë të vërteta por edhe mund të janë jo-të-vërteta. Teoritë pra nuk janë të bazueme mbi shkencë. Mbi faktet shkencore. Por na njerëzit pshtetemi në llojlloj teori, sepse nuk dimi ma mirë. Sikurse në nji ujdhesë të të verbëve nji njeri me ni sy bahet mbret, prirës dhe udhëzues të banorëve të verbët të ujdhesës. Por disa teori religjioze (se religjioni nuk bazohet në eksperimentet shkencore) mund të jenë fatale për njeriun si njeri. Edhe, forma ma e keqe dhe e rrezikshme e despotizmit gjindet në tiraninë e pashpirt të ideve... Einsteini âsht nji prej teoriçpikësve (nji njeri me nji sy në botën e të verbëve). Ai pa ndihmën e filozofisë kur nuk kishte muejt me e çpik teorinë e relativitetit. Filozofia ia ka qel synin e ti. Filizofia âsht edhe ancilla scientiae (ndihmsja e shkencës) dhe – pos të tjerash - si ma e posaçmja, që mund të jep mundësi dhe forcë për me hy në nji dimenzion të ri të jetës. Me ndihmen e saj mund të arrihet diçka që gjindet përtej kufijve të të dukshmes dhe të pakapshmes. Shkurt: ti qel sytë dhe të jep guxim në çdo lami. Të ndihmon mos me u ba ora, që nuk âsht e vetëdijshme se sa âsht ora. Mandje të ndihmon me ndejt shtrembët, por me shikue si duhet dhe me fol drejt. E këto gjana nuk vin vetvetiu. Âsht kanë nevoja me bâ shum hulumtime me “njersë” në ballë, villens nollens (me dashje ose pa dashje).
Kjo kohë kontemporane âsht nji kohë ku njeriu – edhe nëse i ka të gjitha - nuk âsht i knaqun. Romantizmi te rinia po zhduket gjithnji e ma tepër. Interneti – edhe pse njimend deri dikund i ndihmon njeriut – ai ka prue me veti edhe gjâna negative. Askush nuk mendon për pasojat të cilat mund interneti be i bâ si në laminë shpirtnore, poashtu edhe trupore të njeriut. Tash kohët njimend kanë ndryshue. Këte e din gjithkush. Por nuk mirren kurfarë masash për me e çpik bârin që mund me i sherue “arritjet” shkencore dhe me ia shtyp kryet e konsekvencave fatale jetsësore. Interneti na shtron në pjatë shpesh informacione të panevojshme, informacioneve të rrejshme, false, informacione tendencioze dhe të vërteta që s’janë të vërteta. Kur erdh interneti, unë në fillim isha tan mbramjen tue hulumtue gjanaqë më interesojshin. Por, ndërkohë devijoshna në tema banale dhe në tema që nuk i kishna nevojë. Shkurt me thanë hupshna në nji lamë plotsisht tjetër. Kur shkojsha në shtrat me fjet, mendjojsha se ¬farë profiti kam pas gjat kohës që e kalova në internet, nuk ishte ma e madhe3 se topi i vogël i ping-ponit. E mbaj në mend kur e çpikën asbestin. Çdokush fliste mbi nji çpikje favolloze, të vlefshme: âsht rezistent kundër flakës, âsht i fort dhe praktik në jetën e njeriut. Shum kohë ma vonë – tash – e kan zbulue rrezikun e asbestit. Ai âsht i rrezikshëm për njeriun dhe - ashtu thuajn mjekët – se njerëzit duhet të largohen sa ma larg prej asbestit se mund te ketë pasoja të kqija shëndetësore. Njeriu modern në jetën e vet âsht në nji shëndrrim konstant. Edhe mnyraa e informacioneve ndrron basht ke njerëzit. Ashtu smartfoni âsht bâ si nji bisht i vazhdueshëm i vetëdijës së njeriut dhe nji dyrë hyese në nji botë tjetër. Por na tash për tawsh nuk e dimi se a jo botë asht njimend për ne njerëzit ose nuk asht e mirë për ne njerëzit. A nuk i shofim njerëzit si bubërrecat që presin nëpër stacionet e trenave ose të autobusave? Shumkush në këto vende - por edhe gjetiu - âsht tue shikue në atë mobilat. Unë i vquej ata njerëz që janë të mshelun me gzhojën e aparatit. Poashtu edhe në gzhojën e punës së tyne. Shumica – sikurse fëmijt e mi .Ata e mbajn smartfonin ditë e natë me veti: kur hajn në mëngjez, në sillë, në darkë, e kan mbi tavolinë. Janë në punë – e kan smartfonin. Flejn e kan smartfonin në tavolinën e vogël të dhomës së fjetjes. Janë të lirë – e kan me veti në zhep. Ky fenomen âsht ma se alarmues. I thash edhe fëmive të mi. Ata më than se uë jam me ide të vjetra. Kurse un u përgjegja se kvaliteti i jetës âsht ma kryesorja. E jo me qenë skllavi i aparatin tue e mbajt atë aparat ditë e natë me veti. Duhet të theksoj se unë nji prej të parëve në Holandë e kam ble mobilin. Isha në qytet tue u shetitë. Mobili xingërroi. Isha njizet minuta në telefon. Pjesa e kreut, ku e kisna ngjit mobilin, filloi me e fitue nji ndjenje të keqe dhe të papershkrueshme. Unë thash atëherë: ky fenomen nuk âsht i mirë. Qysh në fillim mobili ma ka trubullue trunin... kryet më dhimte dhe e nishna vetin të lodhun. E unë nuk kishna bâ asgjâ. Kurse profesorat univerzitarë ndihen të frustruem se studentët e tyne nuk janë në gjendje të koncentrohen në ligjerata ma tepër se 10 minuta. Krejt âsht pasoja e mobilit dhe të aparateve të ndryshme. Mirë e ka bâ Franca. Ligji i Francës rrepsisht e ndalon që fëmitë deri në moshën 7 vjeçare t’a përdorin mobilin. E tash janë que në kambë do pseudoshkencëtarë, të cilët thojn se mobili nuk âsht i rrezikshëm. Këta pseudoshkencëtarë jan të shitun për të holla, sepse “të hollat e qojn ujin përpjetë”, si që thot nji e thane shqiptare.
Âsht nji gjâ naive dhe mashtruese mos me bâ kritikë dhe mos me shikue se ku gjindet kvaliteti i jetës. Mvarsija e jonë nga aparatet digjitale stimulohet nga njerëzit të cilët kanë profit apo interes. T’a marim si shembull internetin në përgjithsi e Facebook-in në veçanti. Facebook-i përpiqej prej kohe në kohë me përshkrimin e vetvetit, dhe kthehej prap në ate çka ka thanë çpiksi dhe pronari i Facebook-it Zuckerberg, me sytë e tij të kaltërta, parlamentarëve amerikan se: Facebook-i don vetëm me e bâ të mundshe “lidhjen e njerëzve ndërmjet tyne”. Por Zuckerberg e përbini të vërtetën dhe nuk e shpalli të vërtetën se ai me anën e Facebook-it don me fitue shum të holla dhe me ate i robnon dhe i manipulon njerëzit. Këtë gj¬â relevante nuk e ceki. Në pyetjet e njihni faqën web dhe si mund ajo të jetë e besueshme? - shkroi Mark Zuckerberg në nji rast me këto fjalë: “Shpresa e ime âsht se këto lajme të përditësime mund të ndihmojnë në përmirësimin e kohës që kalojmë në Facebook”. Përgjegjjet e përdoruesit të Facebook-it për të dy pyetjet, megjithate, nuk janë të vetmet që i përcaktojnë prioritetet e lajmeve: për me i përcaktue prioritetet âsht kombinimi i opinioneve të përdoruesve me llogaritjet, që janë të bâme prej algoritmesh të Facebook-it dhe që janë të bazueme mbi elemente të ndryshme dhe të shumta, tue e përfshi numrin e like-ve dhe të pëlçimeve në Favebook. Si mund të konstatohet besueshmënia dhe e vërteta në shpalljen e lajmeve të medijave online? Çfare kompetenca duhet me pasë lexuesi për me muejt me e formue ose me bâ nji gjykim objektiv? Çfarë kontrollash duhet të bâhen për me konsiderue nji lajm njimend të vërtetë dhe të saktë? Me ia lejue milionave pjesëmarrësve të cektë, të përciptë, që në mënyrë të shpejt - mbas leximit të 30 sekondave - të gjykojn kvalitetin e lajmeve, do të jet rezultati i fundit, rezultati që derivon prej socil mediave dhe që mund të zhytet në botën e Ferrit të errët. E nëse nuk do të vnohet nji kontrollë e pamvarun internacionale mbi lajmet, atëherë do të dalin “fake news” (lajmet e rrejshëm) si kpurdhat mbas shiut.
Në vazdhim, na kemi nevojë për kadrat referencuese dhe për kadra me horizonte të reja dhe të gjâna, për kadra me vizione ma të mdhaja shkencore, të cilat janë në gjendje me i ndihmue njeriut në çdo aspekt. Njerëzimi kâ probleme gjigate, çka i përket sistemeve shoqnore dhe politike, kulturore dhe shëndetsore. Poashtu kemi nevojë edhe për diapazone tjera ma të gjâna për sigurinë, për përqëndrimin e materialeve që i përdorim në jetën e përditshme, për edukumin, punën e përditshme, për stilin e jetës ma të mirë, etj. Njerëzit nuk duhet të janë të mvarun nga mëshira e një bote kaotike pa asnji bazë apo pa kurrfar baze të mundësisë për zhvillimin e tyne personal, për justifikimet e tyne të natyrshme. Çdo njeri ka të drejt për me kanë i lumtun në jetë, pa prijashtik kush âsht ai. Na duhet të kërkojmë ndihmë nga qeveritë (që gjithnji e ma tepër po bin në gjum dhe krrasin – ditë e natë) për ushqimin e shëndetshëm e jo për ushqimin me xehër (të cilin e përdorim për çdo ditë), që del nga oasoja e insekticideve, për aplikacionet efektive të jetesës, për njohuni të reja që nuk bâjn dame shëndetsore, për diapazone të reja dhe për informacione të vërteta e jo informacione të mediave shtetnore dhe sociale që na sjellin shpesh dituni të rrejshme e informacione të panevojshme, të pavlefshme dhe të rrejshme.Të gjitha këto janë pa prâ tue e çrregullue tanë qenjen e njeriut e posaqërisht tue e trubbullue trunin e tij. E me të gjitha këto gjana shumica e njerëzve nuk âsht në gjendje me mendue si duhet dhe me qenë kritik sa duhet.
Më lejo, lexues i ndershëm, si prellud në këtë artikëll të flas edhe diçka mbi Kosovën. Kosova që e pranoi (me njersje dhe me derdhjen e gjakut) statusin si shtet, âsht nji sukses historik i madh. Kjo vlen të brohorisim me: Hurra!!! Kjo ka për shqiptarët – kuptohet - nji ndikim të fortë për me kanë entuziast dhe me thith forcë morale, për vazhdim dhe për konstruimin e shtetit si shtet. Kjo jep edhe krenari për arritjet favolloze dhe formidabile për kallitjen e identitetit kombëtar... Por, kjo nuk duhet të mbetet vetëm ketu. Nuk duhet të mbetet vetëm si germë e vdekun, si nji germë në libër ose diçka e tillë. Apo si pikë në fund të fjalisë. Duhet të vazhdohet rruga. E rruga âsht e gjat për me mrri nji demokraci si duhet. Në nji anë ideja e shqiptarëve mbi të vërtetën, në kontekstin e revolucionit shqiptarë dhe në anën tjetër - si pasojë, në nji shtet të ri “demokratik” nuk duhet të kërcnohet me furrje apo me premtimet e pamundshme (premtimet e maleve me âri, sikurse që na premtojn politikantët në fazën e votimeve). Qytetarët janë fakte dhe shifra të forta në shoqninë e Kosovës dhe të Shqipnisë. Na – si shqiptarë - duhet të kemi edhe matshmëri e t’i shikjojm gjânat relevante në mënyrë objektive. Populli s’ka nevojë për ari. T’a përdorim në kët kontekst prrallën greke mbi mbretin Midas, i cili deshti që krejt çka ai prek me duert e veta, të shëndrohet në ari. Dëshira e tij u plotësue. Tej edhe ushqimin që e muer, shëndrohej në ari. Ai vdiç nga uria, se nuk kishte buk me hanger. Populli nuk ka nevojë për premtime të maleve me âri. Populli ka hangër. Ka nevojë për bukë e kryp. Ka nevojë për gjanat tjera të nevojshme, sepse njeriu nuk jeton vetëm prej bukës. Populli si i tillë - e posaqënisht të ritë - kan edhe nevojë për punë. Në Kosovë e jo vetëm në Evropë ose gjetiu. E kur dikush ka hanër, ai s’ka nevojë për ari, por për bukë e gjana tjera të nevojshme për jetën e përditshme. Shqiptarët kan pâs prirje të vlefshme gjat kohnave të veshtirsinave jetsore e luftave gjat shekujve e shekujve me rradhë. Por, tash për tash mbi këtë temë nuk do te flasim. Shqiptarët i kan në thellsinë e qenjes së tyne parimet e mdhaja dhe moralin e kan të nalt dhe fortë. Këto duhet me i mbajt dhe me i kultivue gjithnji e ma tepër - sikurse lulet. Ato parime duhet me i nderue, se ato janë si nji kundër-helm i fuqishëm, efektiv dhe i besueshëm kundër intrizhave të ndryshme (si mbrenda shqiptarisë e poashtu edhe jasht shqiptarisë!), kundër stilit jetës mesjetor, kundër pa-ditunisë, ignorancës, kundër lajmjeve boshe dhe të tepërta qëjanë të pavlevfshme dhe të vërtetave që s’janë të vërteta. Këto po na kalbsojn trunin tonë të shëndoshë. Të kemi guxim, të shkojm përpara, të mbledhim energji, t’a zhvillojm shoqninë dhe t’i vnojm në praktikë idetë e nalta jetësore me opinione konstruktive, me bashkpunim, me respekt për njanitjetrin. T’a qojm shoqninë në nji nivel të nalt kulturor, shoqnor, shkencor. E jo me i pas parimet e Mesjetës, parimet destruktive. Jo me pasë gjelosi njani kundër tjetrit, por me i dhanë vullnet dhe kurajo njani tjetrit për me vazhdue me optimizëm e me u zhvillue si persona, me përparue – në emën të zhvillimit dhe prosperitetit të shqiptarëve. Me e prish apo me e thye (destruktue) nji vazë të luleve âsht leht, kurse me konstruue, me e marue nji vazë âsht vështirë. Se për t’a konsrtuue vazën duhet me e pasë së parit idejen se çfarë vaze do të mbarohet, mandej prej çfarë materiali do të mbarohet, çfarë forme duhet me e pasë, sa duhet me qenë e madhe, çfarë ngjyrash do t’i ketë, etj. Kurse me e thye, me e dekstruue, âsht shum leht. Vazën si të tillë mund t’a then në nji fraksion të disa sekondave. Ashtu ndodhë, prâ, edhe me shtetin si shtet dhe popullin si popull.
Le t’i tregojm botës se mundemi na vetë me i realizue parimet dhe konstruimin real të shtetit si nji shtet të civilizuem. Për këte duhet me i pervjelë krahët dhese duhet të jet vet në gjendje të punohet për ndërtimin e Kosovës dhe të Shqipnisë. Për zhvillimin dhe për ngritjen e shqiptarëve në nji nivel të nalt. Sikurse që bânën Gjermanët mbas luftës së II-ë Botnore. Vet e rindërtuan Gjermaninë me punën e tyne dhe me njersën e tyne.Të kemi shpresë. Se shpresa – thojn - jep jetë, se shpresa jep vullnet, jep entuziazëm, jep forcë morale e mentale, shpirtnore dhe trupore. Përpos ksaj, nëse ideja jonë primare e së vërtetës bazohet vetëm në të dhanat e pamend, atëherë konsekvenca do të jet – padyshim - e qartë.
Na duhet të kultivojm nji lloj guximi, i cili duhet të fitohet nga e vërteta. Ai na qel sytë dhe na drejton ka nji perspektivë plotësisht tjetër se që jemi mësue deri tash. Guxumi nuk âsht thjesht përfaqësimi i saktë i realitetit, por i referohet asaj që ende nuk âsht si nji realitet. Pra, guximi dhe e vërteta janë edhe si nji premtim. Ne duhet me pas edhe guxim. Guxim në emën të vërtetës. Me e thân të vërtetën edhepse ajo jep dhimbje. Kurse mbajtja e premtimit kërkon guxim. Pse guxim? Sepse personi që e flet të vërtetën dhe që e shpreh mendimin apo besimin e tij, e mer nji rrezik të caktuem. Ai duhet me pas guximi me mar rrezikue nëse e thot të vërtetën. Se e vërteta therr, nuk len `rahat´. Shum njerëz e kan dhanë jetën sepse kan pas guxim me e thân të vërtetën. Si për shembull Galileo Galilei. Ai pati guxim të madh dhe vdekjeprues kur tha se toka sillet rreth diellit e jo dielli rreth tokës, sikurse auktoritetët e Kishës Katolike atëherë mohojshin. Në shoqni (jo vetëm në Kosovë por edhe në tjera shtete) nji përqindje e analfabetave” gjinden në pozitat kogjo të nalta, kurse nji pjesë e inteligjencës shqiptare shetitet nëpër rrugët e shteteve e huja. Ata nuk mund të japin kontribute shtetit tyne me dituni që e kanë, me kapacitete dhe me bgazhin e randë që e kanë. Boll na kan kryp mendjen do “analfabetë dhe ignorantë, të cilët thojn me kambëngulje se e dinë të vërtetën – por nuk e dinë! Nuk e dinë se si duhet të udhëzohet populli. Boll mâ me udhëzuesit verbë apo qorra që i udhzojn njerëzit drejt shkatrrimit dhe katastrofës jetësore: mentale, shpirtnore, ekonomike, mizore! Ata dinë vetëm me vnu kryp në trunin e njerëzve. Ata e falsifikojn të vërtetën tue e vnu në praktikë brohoritjen e Leninit, i cili i tha shokëve të tij: “Shokë, shokë, rreni, rreni se nji herë kjo rrenë e jonë do të bahet e vërteta!“ Na muyten me rrena, prâ, edhe tash. Na duhet për çdo ditë të falenderohemi atyne që e kan dhanë jetën për të vërtetën. Për vërtetën, e cila nuk âsht aq e vogël – si që duket. Mandej duhet të bahen marrëdhëniet njerëzore njani tjetrin dhe me shkëmbime ditunije të vërtetë: si në laminë e kulturës, shkencës, poashtu edhe në laminë e ditunisë. Që fëmitë tonë, mbesat e nipat të msojn për formimin e vetvetit si pesonë. Nxanësit dhe studentët jo me msue vetëm për me e mar notën e mirë e mos me dit fare. Nxanësit mos me shkue në shkollë për arsimtarët, (ashtuqë arsimtarët t’a fitojnë rrogën) por – përkundrazi – arsimtarët me shkue në shkollë për nxanësit. Ata duhet me e pregadit nji bagazh ditunije të madhe për me e ia përcjell dituninë tjetërkujt. Mirpo, ata nuk mujn me dhanë ate çka nuk kan. `Nemo das quod non habes´ - qysh moti kan thanë latinët. Arsimtarët pra e lujn nji rrol të madh. Se arsimi âsht themeli dhe baza e shoqnisë! Nëse arsimi nuk âsht i mirë, atëherë leht mund të shkatrrohet shteti dhe shoqnia.Si shtëija. Nëse nuk ka temel të fortë, ajo rrënohet pa pritë e pa kujtue. Ditunia âsht vlefta ma e madhe për individin dhe shoqninë. Për ate serbët i kanë thanë njani tjetrit: “shqiptarit jepja oren e ârit, por dituninë mos ja jep! Se ashtu shqiptari do të hyp mbi krye!” Poashtu janë të vlefshëm edhe intelektualët. Roli i intelektualit âsht që përmes analizave që ai i ban në domenet me të cilat ai âsht i njohun, ai e ka si detyrë morale me e rishqyrtue vetveten dhe postulatet e ndryshme. Intelektualët duhet të kujdesohen që ndyshimet në shoqni të bahen sa ma shpejt – me me sugjerimet e tyne politikanve – si për shembull, zakonet, rregullat e ndryshme jetësore, mënyra e punës së institucioneve, etj. Intelektualët duhet të përpiqen dhe të përballohen me i ndrrue mënyrat e mbrapambetuna të jetës, të punës dhe të të menduarit. Intelektualët duhet t’a largojn status quo që e frenon zhvillimin shoqnor, signalimin fenomeneve dhe veseve negative, që janë të vendosuna nga njerëzit pakompetent. Dhe që nga ky riprogramim (ku kryen profesionin e tyne specifik), intelektualët duhet të marin pjesë në formimin e një vullneti politik (ku edhe ata duhet të luajë rolin e tyne të qytetarit) dhe – nëpërmjes kësaj – përmirësimin e shoqënisë, ku çdo njeri jeton si qytetar me barabarsi, i lumtun, si njeri me dignitet dhe prosperitet. Që jeta e njeriut të bahet si art. Me jetue në mënyrën e artit. Pse secili prej nesh nuk e ban jetën si nji punë arti? Pse kjo tavolinë e ime, kjo pikturë e mvarun në dhomë, kjo skulpturë në dhomën time të punës janë punë arti, kurse jeta e njeriut nuk konsiderohet si art? Jeta âsht art. E për me jetue në mënyrë artistike âsht nevoja me mbledh dhe me pas guxim. Me pasë edhe guxim për rrezikue. Pra, guxo me rrezikue! Kjo kërkon madhështinë e mendjes dhe të shpirtit për me e luejt lojën e së vërtetës. Për të luajt lojën e së vërtetës jo vetëm nga ana e teorive të folësit - por edhe nga ai që ka dëshirë për ndrrimin praktik, për ndrrim radikal – duhet me qenë i hapun dhe si shpuza absorbuese, si USB-stik-u i shprazët që ka hapsinë me u regjistrue dokumentat. E kurse mendja i përngjan parashutit, i cili nuk punon nëse nuk hapet.