E shtune, 09.11.2024, 05:34 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Xharra: 'Miqësia' serbo-shqiptare sipas Mustafa Nanos?

E hene, 16.07.2018, 08:00 PM


Si duhet të jetë “ miqësia “ serbo-shqiptare sipas  Mustafa Nanos? Kjo “govne” e madhe shqiptare !

Shkruan Fahri Xharra

“Dua që Edi Rama të vijë dhe t’u thotë këtyre njerëzve, dëgjoni ju jeni këtu, jeni pjesë e Serbisë dhe do të jeni këtu gjithë kohën. Pra, bëni më të mirën, integrohuni këtu, në këtë botë. Harojeni Tiranën, domethënë, jeni shqiptarë, flisni shqip, duhet të ruani identitetin tuaj dhe duhet të jeni të informuar se çfarë ndodh në Tiranë dhe Prishtinë. Por, ju jeni këtu, jeni pjesë e botës serbe, jetoni këtu”- iu thotë Mustafa  Nano shqiptarëve të Lugines së Presheves, nga një takim i tij në Beograd .

“Ju përmendët programin tim televiziv, që titullohet “Provokacja” dhe unë kam zgjedhur një emër serb sepse doja të përcillja mesazhin se asgjë që i përket botës serbe nuk është e çuditshme për ne, shqiptarët, asgjë nuk është armiqësore për shqiptarët”, tha ai.  Fatos Lubonja i dytë.

Nanoja,  si Fatos Lubonja e thotë: ““Unë personalisht shoh më shumë të përbashkëta sesa dallime midis serbëve dhe shqiptarëve”, theksoi analisti Nano, duke shtuar se kur vjen në Beograd, ndihet si në shtëpi.”

“Serbët dhe bota e tyre më duket shumë e ngjashme me botën time. Asgjë në botë nuk është e ngjashme siç është bota e Shqipërisë me Serbinë. Dhe mendoj se kjo është mënyra se ku duhet të fokusohemi kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe serbët”, shtoi ai.

“Nuk e prisja që kjo konferencë të fokusohej kaq shumë te Kosova, sepse nëse fokusohemi te Kosova, e dimë të gjithë që Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura, ku nuk ka vend për të diskutuar dhe unë kam qenë më optimist përpara se të fillonte kjo konferencë, sesa jam tani”, e nisi fjalën e tij,”

Këto ishin disa fjali që i nxorra nga diskutimi “ i përzemërt i Mustafa  Nanos me vëllezërit e tij serb.

Nuk më duket aspak e çuditshme për këto që i lexova, pasi që duke i njohur rrjedhat mediatike në Shqipëri  ma kujtuan kohën e viteve të pas çlirimit të Shqiperisë nga Lufta e Dytë Botërore ; atëherë kur thurreshin hymne dhe lavdërime për “vëllezërit “ serb. Po atëherë kur legalizohej çdo veprim , vrasje, dëbim i shqiptarëve nga serbët dhe Jugosllavija.

Mustafa Nanos i pengoi rendi i dites me Kosoven ne te, dhe burri i botes nuk e foli as një fjalë si duhet. : » “Ajo që do më bënte më shumë optimist është që të kanalizohet diskutimi në një tjetër drejtim. Të mos fokusohet tek Kosova. E di që ky problem ekziston dhe e di se ky problem duhet të zgjidhet. Por, nëse fokusohemi në këtë çështje, ne do të mbetemi pengje të këtij debati dhe nuk do të bëjmë asgjë tjetër.

Edhe sikur t`ishte Rahman Morina gjallë, nuk do të  ishte aq “vëllazëror “ me serbët, po mjerë shqiptaria që i ka kukuvajkat në mesin e saj .

Unë mendoja që ndoshta mbaroi koha e Fatos Lubonjës, por ja që na doli në skenë Mustafa Nano , e i cili si Fatosi  Lubonja, apo thënë ndryshe  ku edhe ky do  ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:

-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,

-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën kohë me sllavët këtu ku janë “,

-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,

-“ të thuhej e të shkruhej se tokat  e banuara nga sllavët u populluan me një race  shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”

, -“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu  ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”, - “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke  vetem për  t`i kënaqur do apetite falso”,

-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,

-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete vetëm për t`iu kundervuar turkut”,

-“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej  botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,

- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante herë  për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,

- “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja, e formuar nga disa nën dialekte të saj”, -“ sikur që lindja e një shteti të ri  të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,

-“ sikur GJND-ja të  thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,

-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,

-“  sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”

- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,

_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,

- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,

-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?

Shqipëria e mjerë me këto “ govne “ në mesin e saj !

Fahri Xharra, 14.07.18

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora