Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kush na e solli Mehmet Akifin në Kosovë?
E shtune, 07.04.2018, 09:34 PM
Kush na e solli Mehmet Akifin në Kosovë?
Të ditur jo , të mençur jo, largpamës jo . Mbaslufta e regoi qartë se populli ynë nuk e kemi asnjërën nga të tri vetitë që i përmenda .E kam arsyen pse e them .
Kur Gyleni hapi shkolla shqipe në Kosovë ishim të pa ditur për të qenë të mençur që të shohim lagë qëllimin e tij. Hapja e shkollave private të Gylenit ashtu ndikoi në dobësimin e shkollës publike shqipe sa që pasojat poi shohim që sot , por do i ndjejmë edhe më shumë në një të ardhme jo fort të të largët.
Kjo çka shkrova më lartë është vetëm një hyrje e asaj që desha ta shtjelloj në temën e sotme.
Shumë simptomatike dhe me një simbolikë të madhe antshqiptare e posaçërisht antikosovare ishte emri i i këtij kompleksi shkollor që u instalua në Kosovë , Mehemet Akif . Pse mu Mehmeti i rrethit të Pejës të futet në mendjen endje të pa forcuar të fëmijëve tanë, ashtu e ashtu shumë të pa pjekur ?
Pse jo Sami Frashëri ? Pse jo Hoxha Tahsini ? edhe këta të dytë e kaluan jetën dhe vdiqën në Turqi dhe për Turqi , po ashtu si Mehmeti i Mulajve të rrethit të Pejës.
Mehmeti i Pejës ishte i biri i një mësuesi medreseje nga fshati Shushicë i Pejës dhe i një nëne me origjinë uzbeke, Mehmet Akif Ersoy (1873 – 1936) ka qenë një prej aktivistëve dhe militantëve kryesor në mileun intelektual të Stambollit kur Perandoria Osmane po i ngryste vitet e saj të fundit. Ku ishte ndryshimi në mes këtyre dhe pse u zgjodh Mehmeti ? Shikoni , nuk ishte e pa qëllimshme, dhe të qëllimit të keq.
Gyleni kishte menduar mirë se si të mashtroj këtë popull me « prirje » patriotike , e sidomos me fansa të mëdhenj për emrat shqiptar që vinin nga Turqia . Aso kohe vërshuan shkrimet , vërshuan lavdet , vërshuan simpoziumet që të na tregojnë se sa i « madh « ishte Mehmet Akifi .
Në kohën e formimit intelektual në Kosovë , viteve 1968- 1981 , kishim mësuar për Sami Frashërin dhe Hoxha Tahsinin , por askush nuk e kishte përmendur Mehmet Akifin . Ku qëndronte qëllimi i mendjeve të asaj kohe. psea ta nuk na kishin treguar që Mehmet Akifi kishte komponuar Hymnin Shtetëror të Turqisë dhe na flitshin që Hoxha Tahsini kishte themeluar Universitetin e parë turk dhe Samiu kishte bërë Enciklopedinë e parë turke , alfabetin latin turk etj.etj.
Pra pse u zgjodh Mehmet Pejani e jo Samiu apo ndonjë shqiptar tjetër i Turqisë ? Shumë thjeshtë , të përmendurit përveç që ishin turq isin edhe shqiptar , kurse Mehmeti ishte komplet turk dhe isalmik i fortë. ;dhe ky i duhej propagandës gyleniste për ne. Neve duhej mbushur mendja ndryshe , jo ashtu si na thoshin Rilindësit . Tek e fundit pse Mehmet Akifi nuk i takon grupit të rilindësve ?
Derisa rilindësit e kërkonin zgjimin kombëtar , Mehmet Mula i Sushicës me babën mejzin shkruante:
«Nuk e kuptoj se si, në vend të bashkimit nga Islami, ideja e separatizmit hyri në mendjen tuaj? A e futi djalli idenë e nacionalizmit në mendjen tuaj?” - kështu thirrte në shkrimet e tij, në thirrjet pasionante kundër nacionalizmit shqiptar siç e dëshmojnë edhe këto radhë:
“Nacionalizmi nuk është asgjë tjetër por një tërmet që do të rrëgjojë dhe shkatërrojë unitetin islamik që ka mbajtur bashkë kaq etnicitete e kombe të ndryshme nga njëra tjetra. Të harrohet ky realitet është një lajthim i përjetshëm. Kombi osman nuk mund të përparojë me nacionalizmin shqiptar apo atë arab».
E shihni pra , asgjë shqiptare nuk kishte nga ai.
Miku Salih Mehmeti në konica.al për islamistin e madh turk me origjinë nga Peja shkruan “Por stigmat e Ersoy-t ndaj nacionalizmit shqiptar do të shkonin edhe më tej. Në vitin 1913, ai boton një poemë elegjiake të titulluar «Jam shqiptar» por vargjet e saj sëmbojnë me urrejtje ndaj përpjekjes për pavarësi.
Poema në fjalë drejtohej kundër Isa Boletinit dhe parisë së Kosovës që i nisën kryengritjet anti-osmane. Pasi vjell një diarre fjalësh kundër Isa Boletinit, Ersoy e quan nacionalizmin shqiptar «kufr» (blasfemi), siç e dëshmojnë edhe vargjet:
«A nuk ishte populli juaj Islami/ Çka është kombi i juaj? Ju duhet t’i ktheheni popullit tuaj/ Çka është Shqipëria? A ka vend për të në sheriat? Të çosh përpara një tjetër grup është blasfemi».
Pa e zgjatur shumë pra , e kuptuat qëllimin e Gylenit për shkollat e tija në Kosovë, qëllime të cilat i ka edhe Erdoani .
E kam një lutje me një thënje ‘ Mos të mashtrohemi nga “ ëmbëlsirat “ turke!
Fahri Xharra, Gjakovë
07.04.18