Kulturë
Azem Osmani: Pëllumbi s'është më postier
E hene, 12.03.2018, 07:00 PM
AZEM OSMANI
PELLUMBI S’ËSHTË MË POSTIER
-Cikël poetik-
HËNA
Binarëve të gjumit,
udhëtoj me tren
E ëndrrat m'shfaqen
Si me kinoprojektor;
vagoni i parë dokumentar natyre
i dyti film i Hiçkokut
i treti thithëse djersësh nga ankthi
Yjet ndezën sinjalin
gjumi ndalet në stacion
mbush lokomotivën me qetësi
vazhdon e s’ndalet më
deri në stacionin e fundit,
te zgjimit
Përjetimet e ditës,
më shkruan
skenarin e ëndrrave
e hëna ma bëri regjinë
Ajo, kujdestare e gjumit tim
flijohet në betejë me terrin
e katandiset në gjysmehënë
Per te rilindur me tuje
Te plote,një Hënë
SERENATA KORÇARE
Grumbuj siluetash
me hije të zbehura
nga fatet e jetës
marshojnë me hapa të breshkës
shiritave gjarpëror
drejt orbitave të shërimit
Një re e vetmuar në qiell
seç ndez dritën jeshile
Si tellall, i lajmit të bardhë
Marshimi ndalon...
Fytyrat pëlhura pikture
të kthyera nga qielli
shpresën ngjyrosin
me llavë vullkani
Marshimi sërish vazhdon...
Atje diku afër
errësira e zbehtë e tunelit vdes
verbëria seç flaket
nga vezullimat e rrënjëve të diturisë
Çupkat dhe çunat korçarë
margaritarë për pasqyrë
zëra të kthjelltë ujëvare,
tinguj shërues me serenata
terapi shërimi e ndjenjave të lënduara.
DASHURI PRANVERORE
Në perde rrezesh të lagura
gjysmëharqe ylberi defilojnë
puhizë pranverore vë gjethet në tango vallëzim
e fluturat me kaltërsi qiellore flirtojnë
po lulet... ku mbetën lulet?
vashat me kordele të purpurta ua vodhën bukurinë
e grerëzat rrëmbyeshëm thithin pjalm pistili
luleve u humbin virgjërinë
po dallëndyshet...pse erdhën pa ritme fluturimi?
duket sikur kanë rënë në dalldi
sodisin livadheve të blerta
djem e vasha të përhumbur në dashuri
ME ALFABETIN E SHPIRTIT
ma shkruaj tekstin
me alfabetin e shpirtit
qe këngën ta këndoj
Si ushtimat e bjeshkës
s'do ndalem
E gjer ne ngjirje,zeri të jehojë
eja
ma hidh në ballë
një pikë lot
që rrjedh
nga burim i vuajtjeve,
në lot gëzimi
Te ta kthej...
Vuajtjet përmes dallgëve
në shkëmbinj
t'i përplas
të ndahen copë-copë
si guaska deti;
Dhe ne, dorë-përdore
buzëmbrëmjeve
Gjurmet e këmbëve
si frymëzim t'i lëmë
Reres se lagur,
për poetë e piktorë
që frymzim të kenë
Dashurinë tonë..!
NË STOL
Në parkun e qytetit
ulur në nje stol rri
dielli eshte n’përgjumje
erë zefiri fryn,
dhe fletëzat e librit
m’i hedh në valëzim
"Kështjella" e Kadaresë
imagjinatë qëndrese m’krijon
kundruall meje një statujë
trimëri kohe më dëfton
Një çift i ri
Pas nje peme mbështetur,
gjethe dashurie numërojnë
një tjetër ulur në stolin përbri
buzët dhe puthjet shijojne...
Afër meje ca pleq,kuvendojnë
te tjere,
shah lozin,e belbëzojnë!
Luftëra në "Kështjellë" për liri
luftë dhe për t’ëmblën dashuri
luftë për mat në fusha shahu bardh e zi
PËLLUMBI S'ËSHTË MË POSTIER
djaloshi shkruan
mbi letër të bardhë
lavën e shpirtit te tij
e letra
ngopet me lot mallëngjimi
lëngu i buzëve
Dhe rëntgeni i gishtërinjve
mbi letrën e bardhë
Shkruajne,
mesazhe të koduara dashurie
pëllumbi me zemër
E n'kthetra mbanë
letrën e bardhë
fluturimthi përbiron kaltërsitë
e n'stacionin e pritjes
vasha mesazhin pranon
tani epokat u zbehën
kohë e ngjyrave virtuale erdhi
tastiera e djaloshit
mesazhe të zverdhura dërgon
E vasha mesazhin pranon
n’sekondë...
Eh!
Ç’kohe
I trishtuar,
pëllumbi i gjorë
LAPSI DHE LETRA E BARDHË
Unë e Ti ulur
n'livadhet e bjeshkëve ëmbëloshe
t'rrethuar nga margaritarë
përballë meje
Rrije, statujë frymëzimi
n'duar mbaja lapsin dhe letrën e bardhë
Vargje shkruaja per ty;
Befas, n’këmbë ngrihesh
E lapsin e hedhë n’tokë
letrën e grisë copë-copë;
Mermerin si puhize e embel
"buzët e Tua janë lapsi
e te miat, letra e bardhë,
eja me rrëmbim e ëmbël shkruaj,
E shpirtin ma ndiz zjarr"