E merkure, 06.11.2024, 05:00 AM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Arkimedi dhe Jorgo Nanidhi

E enjte, 08.03.2018, 08:11 PM


Arkimedi dhe Jorgo Nanidhi

Fragment nga kapitulli* i tretë i  novelës “Jorgo Nanidhi”

Nga Timo Mërkuri

Gjer më sot është thënë  që shpikjet më të mëdha të shkencës janë bërë rastësisht. Dhe si shëmbull për këtë citohet molla që ra mbi kokën e Njutonit dhe që rezultoi në zbulimin e ligjit të gravitetit. Këtë punën e Njutonit unë nuk e di dhe aq mirë, por duke qënë se në mbrojtje të tezës së rastësisë sillet si shëmbull edhe Arkimendi me “Eureka-n” e tij të famëshme, duke qënë se për Arkimedin unë disponoj dokumenta autentike, ssi dhe duke qënë se ka ngjashmëri me zbulimin e madh që bëri Jorgo Nanidhi  mbani vesh t’jua tregoj që nga fillimi të vërtetën.

Arkimedin e kishte gjetur belaja me gruan e tij, Krisanthullën, një bina një kuintalë e ca, më shumë e gjërë se e gjatë. Duke qënë e tillë, zinte gjithë krevatin dhe i ziu Arkimend kotej në një cep të tij, se s’kishte ku të shtrihej. Me qënë se nuk e zinte gjumi, rinte e bënte llogarira tërë natën. Por si i përgjumur që qe, nuk e vinte re që llogarirat nuk i shkruante mbi fletë defteri por mbi kurmin e Krisanthullës, shtresa e dhjamit të të cilës nuk lejonte të depërtonte deri te nervi ngacmimi i pendës me mellan. Vetkuptohet që mëngjeseve nuk i gjënte shënimet e natës, se domosdo Krisanthulla e tij, pasi zgjohej rrëndë rrëndë, vishej e pispillosej dhe shtrohej për të ngrënë e më pas niste varavingot nëpër Sirakuzë. Por kjo nuk i prishte punë pasi duke i shkruar i fiksonte në mëndje dhe s’kishte bir nëne t’ja nxirte që  andej.

Një natë dimri, duke shkruar mbi kurmin e Krisanthullës,  mbushi shpinën me formula, kofshët e vithet me llogaritje, por duke qënë se duhej të vazhdonte të vërtetonte tezat e tij, domosdo duhej të kthente të shoqen në shpinë, po kush e lëvizte atë bina vëndit. Atëherë tha atë fjalën e famëshme …Ah të kisha një levë dhe një pikë, do lëvizja botën…

Do ti që atë moment u zgjua Krisanthulla dhe e dëgjoi këtë fjalë. Por duke  qënë përgjumësh dhe pak e ndezur nga një ëndër që ende e përjetonte, e kuptoi si vazhdim të ëndrës fjalën plot dëshpërim të Arkimendit dhe i tha duke zgjatur duart drejt tij… Levën gjej Arkimedo, levën gjej ti se pikën ta jap unë… Dhe u kthye në shpinë të gërhiste. Nejse, Arkimedi vazhdoi llogaritjet dhe zbuloi po atë natë ligjin e famshën të masës.

Këtu le të ndalemi pak e të sqaropjmë nja dy gjëra. Mbreti i Sirakuzës Hieroni i II, ishte akuzuar nga senati se kishte përvehtësuar disa diamantë dhe një sasi nga ari që senati kishte vënë në dispozicion të mbretit për kurorën. Mbreti betohej që gjithë ari ishte derdhur në formën e kurorës, por me qënë se senatorët  nuk dinin ti bënin mirë llogaritë, nuk e besonin mbretin. Atëherë mbreti dhe senati thirën Arkimedin, si njeriu më i ditur i kohës dhe i ngarkuan detyrën që të gjente masën e kurorës mbretërore. Në rast se gënjente apo dështonte do dënohej me vdekje. Do ti që të gjitha formulat dhe llogaritë që Arkimendi kishte bërë  te Krisanthulla kishin dalur  shkencërisht të sakta. Kështu edhe llogaritja e masës së kurorës së mbretit, domosdo ishte e saktë.

Në mëngjez mendoi të bënte një banjë, të lahej e të lyhej, të vishej  si zotri, të mirte me vete defterë, pendë e mellan e të nisej drejt senatit, ku në prani të mbretit, me llogaritje e formula do vërtetonte që mbreti nuk kishte vjedhur. Tani kjo punë e vjedhjes apo mosvjedhjes së arit nga mbreti duhet marë me rezervë sepse, së pari mbreti ishte kushëriri i tij dhe si i tillë kishte imunitet familjar, së dyti mbreti ishte mbret dhe kishte në dorë edhe jetën e Arkimedit vetë. Kështu që domosdo kishte të drejtë mbreti.

Këtu zë fill keqkuptimi historik i Arkimedit dhe thirjes së tij “Eureka”. Siç ishte futur në fuçi me ujë të nxehtë dhe fërkohej me sfugjer, ju hapën poret e qelizave  dhe trupi filloi të ngrohej, të zgjatej e të tendosej. Kështu  duke u fërkuar me sfugjer  gjeti levën. Vërtet levë e vogël, po rëndësi ka që e gjeti. Befas ju kujtua gjithë jeta e shkuar, sa shumë kishte humbur duke u marë me formula e llogarira. Mbi të gjitha kishte humbur  Krisanthullën. Atë moment ju kujtua fjala e saj ….Levën gjej Arkimedo, se pikën ta jap unë….dhe u hodh përpjetë. Gjithë forca e tij shpirtërore e trupore u shndrua në një thirje…”Eureka”…, e gjeta Krisanthulla, e gjeta. Duke qënë se Krisnathulla ishte nisur për vizitën e përditëshme te zonjat e qytetit, Arkimendit i hyri frika se nuk do ta gjente dot të shoqen ti jipte lajmin e gëzueshëm të gjetjes së madhe. Ndaj u hodh nga fuçia dhe ashtu, gjysëm i mbuluar me shkumë sapuni, pasi rrëmbeu kurorën e mbretit, e cila ndodhej te skrivania e tij për tu matur dhe llogaritur, duke e mbajtur atë rastësisht në fund të barkut, u sul rrugëve të Sirakuzës duke thirur … Krisanthulla, Eureka…Eureka.

Rruga kalonte para ndërtesës së senatit, në shkallët e të cilit po ngjitej mbreti i shoqëruar nga disa senatorë, mbështetës së tij. Porsa dëgjuan thirjen , kthyen kokën dhe kur panë Arkimendion me kurorë në dorë, e keqkuptuan thirjen e tij ngazëllyese. Duke kujtuar se ai  ishte entusiazt për gjetjen e masës së kurorës dhe për pasojë, pafajësinë e mbretit, filluan dhe ata të brohorisnin….e gjeti, e gjeti. Mbreti vajti e përqafoi publikisht dhe filloi të mbante një fjalim aty te shkallët e senatit. Vetkuptohet pasi i hodhi Arkimedit mbi trup një pelerinë, gjest që u prit me duartrokitje  nga një pjesë e popullit dhe me protesta nga pjesa femërore e pranishme. Sa për mbledhjen e senatit, besoj e kuptoni që s’premtonte koha, sepse fjalimi i mbretit Hieron II  zgjati ca si shumë.

Do thoni ju, po ç’lidhje ka Arkimedi me Jorgo Nanidhin ose çfarë zbuloi Jorgo Nanidhi që ti ngjajë Arkimedit?

Duroni pak se jua sqaroj unë.

Jorgo Nanidhi, si nënkryetar i Bashkisë së qytetit tonë pranë liqenit punonte shumë. Ish kryetar kooperative, ish instruktor partie qe mësuar me punë. Që punonte shumë jam dhe unë dëshmitar. Shkruante fjalime, rraporte, analiza  e tërci vërci. Ama shkruante tërë ditën. Mezi priste të bëhej mbledhja e drejtorëve të Bashkisë të shpaloste platformat, idetë, propozimet e studimet e tij. Madje bënte edhe prova para pasqyrës për gjestilacionin që do shoqëronte ligjërimin.

Por siç ju thashë te kapitulli i mëparshëm, qysh kur mbajti atë diskutiomin e famshëm të ritjes së  të ardhurave nga taksat nëpërmjet rritjes së rendimentit të tyre , si rritja e rendimentit të misrit nëpërmjet mbjelljes së tij në kubik, përvojë që dikur e solli në qytet  shokun Jorgo, njerzit e morën vesh që ishte delino. Me xhentilencë kryetari i tha se kishte dalur nga tema. Kështu ndodhi që  sa herë  Jorgo Nanidhi kërkonte fjalën  në mbledhjen e drejtorëve, kryetari e prapësonte me shprehjen….Lerna o Jorgo se kemi punë.

Por siç ju thashë më parë dhe siç do ju them edhe më pas, Jorgo Nanidhi s’rinte dot pa shkruar e pa punë… Pasi askush nuk ja mirte në konsideratë analizat e studimet e tij, pasi edhe me letrat anonime që dërgonte sa andej këtej nuk qullosi gjë erdhi dhe u mbyll në vetvete burri i botës. I iku ajo ecja gjithë tangërllëk dhe hynte e dilte si hije e vetmuar në zyrë, ku s’kishte ç’të bënte. Mbeti vetëm se askush nuk e dëgjonte. Nuk thonë kot që paaftësia të lë  pa punë, por të lë edhe pa miq.

Një ditë, teksa rinte i trishtuar në vetminë e tij zyrtare dhe mendonte si ta vriste kohën, filloi instiktivisht ti bjerë tastierës së kompjuterit. Kompjuteri u hap dhe ajo që u çfaq në ekran e shahtisi. Një çift që lere lere, s’po jua them se ç’po bënin. Ai kishte dëgjuar për një faqe të tillë në internet, por e vërteta është se nuk e kishte gjetur. Në fakt nuk kishte kërkuar shumë sepse nuk e kishte besuar. Dhe ja ku i del papritur, pikërisht atë ditë që kishte humbur shpresat…..E gjeta…  klithi në heshtje. Pikërisht si Arkimedi kur thiri …Eureka… Jorgo Nanidhi klithi me gjithë trup e me gjithë shpirt, por jo me zë. A e kini dëgjaur shprehjen…heshtja  ulëritëse…E tillë ishte kjo klithmë e Jorgos që përmbante triumf e shpresë. Jorgo Nanidhi  me origjinë nga fshati Viagran, ardhur në qytet për tu bërë kuadër partie, i kishte mbushur mëndjen vehtes se ishte njeri i përkorë. Po këto që po shihte me sy ishin hatara. Atëherë tha atë fjalën e madhe që u përhap në gjithë vendin …Të zestë ne, qënkemi martuar me burra se gratë i ka marrë bota… Autorësia e kësaj fjale është e shokut Jorgo, kot përpiqen disa lebër ta përvehtësojnë. Ata le të venë të vjedhin dhën e dhi por jo fjalën e shokut Jorgo.

I ulur në kariken rotulluese Jorgo Nanidhi lëvizte mausin me dorën e djathtë nga një film në tjetrin. Dorën e majtë e futi në xhep dhe …

Dhe të sqarojmë lidhjen me Arkimedin. Të dy e thanë fjalën …Eureka…pavarësisht se njeri e tha greqisht në Sirakuzë dhe tjetri e tha shqip në qytetin tonë. Unë jam dëshmnitar që shoku Jorgo nuk e ka kopjuar nga Arkimedi këtë fjalë. Edhe veprimet janë të njëjta . Ndryshimi është vetëm te radha e tyre. Ja shikoni me vëmëndje, Arkimedi u fut në fuçi, u lag, u fërkua me sfugjer e me sapun dhe pastaj thiri “Eureka”. Jorgo Nanidhi  nëë fillim thiri “Eureka”, dmth …e gjeta…, pastaj u ul në karike, u fërkua, u lag…Pra janë veprime simetrike të dy njerëzve në kohë e vende të ndryshme. Simetri të tilla kanë  patur vetëm njerëzit e mëdhenj.

Eh sa simetri të tjera do lexoni për Jorgo Nanidhin tani e tutje.

*-Nga nënkapitulli “Kur shejtani flinte, pse e zgjove”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora