Kulturë
Jusuf Zenunaj: Lumturinë ta gëzojë Partia!
E marte, 27.02.2018, 08:09 PM
Jusuf Zenunaj
LUMTURINË TA GËZOJË PARTIA !
Urime Pavërsia !
Këto fjalë zemre,
dhjetë vjet më parë
rridhnin të pastra
sikur uji në Gurrë të Drinit të Bardhë
Atë ditë bënte acar, po fjala Pavarësi,
në sytë e dardanëve shfaqte liri.
Sot në të parin dhjetëvjetor,
mjerim në sofër e n' oborr
dhe prapë themi : Atdhe, urime Pavarësia !
Lumturinë ta gëzojë Partia !
J. Z. 17 shkurt 2018
O FLAMUR KOMBËTAR !
Me dritërimin tënde u mësova
qysh në djep,
Me ty në beteja, në fushë e në thep.
Me dyzet trima çava rrethimin,
plagët i mora në ballëdimri.
Sot, në hyrje të kryeqytetit,
palet të valviten sikur valët e detit.
Nga rrethrrotullimi s'të largova shumë,
jo sa ariu që fle gjumë,
aq sa mjegulla i përshkon malet,
të mos të të shihnin miqtë as ndërkombëtarët !
Të hoqa nëpër terr ,
sërish të vura ditën,
për miq ndërroj traditën
se jam kryeministër.....
J.Z. shkurt 2018
S' KANË MBETUR SHUMË ORË !
Dita po afrohet,
turpi të rëndohet
me peshë sa bjeshka e deti,
edhe varret në kufi t'i falë Parlamenti !
S' kanë mbetur shumë orë
t'u themi lamtumirë
varre në Kullë,
varre në Çakorr !!!!
J.Z. 20 shkurt 2018