Kulturë
Sali Frangu: Petulla me ujë
E diele, 25.02.2018, 11:03 AM
Petulla me ujë
Nga Sali Frangu
Ate dite vendosa ti bej gruas nje surprize, se te them te drejren
kisha kohe pa bere nje te tille. Jo se nuk dua te kuptohemi,
por per mungese mundesishe. Tjeter teme kjo. Pra siç u thashe u
ngrita me mendjen per te bere nje surprize. Te thjeshte por qe ta
habiste vertete e ta lumturonte, se te jemi te sinqerte surprizat
nuk behen vetem duke blere florinj e çanta te shtrenjta. Ka edhe
menyra me te thjeshta per surprizuar e lumturuar ata qe do. Dhe
si e vrava mendjen e vendosa do ti bej nje sahan me petulla te
mira si ato te gjyshes time. Po edhe ca mjalte te mire pishe e kemi
e keshtu do ta kenaqja e embelsoja. Pastaj... Po ti leme llafet ja
nisa menjehere punes. Se une jam skrupuloz nga e thens ne
te bere nuk le ne mes nje mal te tere. Zbrita tasin e madh ate
3 litroshin. Hodha miell dhe gjithe ingredientet ujin dhe filloi
perzjerja. Kisha marre lugen e madhe te drunjte ate qe gruaja
rralle e perdor. Kisha hedhur shume uje. I shtova ca miell. U trash
shume. Serish shtova uje. U hollua shume. Po kjo pune. Shto uje e
shto miell nuk po merja vesh çfare po beja. Tasi 3 litrosh u mbush
plot. Me ne fund mu duk sikur e qellova brumin. Po me gjithe
kete tas do beja petulla per gjithe pallatin. Po s’ka gje thashe
se kusurin e fus ne furre e ç’te dale te dale kuleçe a buke pak
rendesi ka. Rendesi kishin petullat surpriza ime. Me vrap tiganin
e madh ate qe eshte i thelle si tave. Menjehere mu kujtua Muka,
ne fshatin tone. Ai e kish emrin Muhedin po keshtu e therrisnin
te gjithe pas asaj ngjarje ku ai trumbetoi me te madhe se i bente
petullat me uje e kursente vaj. Dhe bente be e rrufe per kete.
Qe ahere te gjithe ne fshat kur benin petulla kujtonin “avazin e
Mukes”. Dhe mua mu kujtua per dreq. Te kursej ca vaj, se vetem
vaj ulliri kemu ne shtepi. Dhe e mbusha tiganin me dy gusht uje
sakaq. Si valoi mire me masen qe perdorte gruaja fillova te hedh
brumin gjithe gaz per kete arritje te madhe. Por... ç’te shoh brumi
u shperbe ne nje fare feje sa ne tigan u be nje lloj kolle qe edhe
Hysa (ustai i pllakave) do e kishte zili. E filloi te leshonte nje ere e
nje tym qe mos o zot!. Mos thashe mu dogj surpriza. Po dhe une
dreqi e mori me avazin e Mukes. Hap vlla internetin dhe i gjen te
gjitha. Ah more Muke, more Muke ç’na bere. Na dogje surprizen.
*Nga cikli “Avazi i Mukes”
-Per ZemraShqiptare,nga Tirana Shkurt 2018-